rrush Archives - Albeu.com

Në pikun e sezonit të gripit, ja ushqimet dhe pijet që duhet të keni në vëmendje
Të gjithë këto ditë flasin për gripin, simptomat e tij, nga hundët e bllokuara te dobësia fizike, mungesa e oreksit dhe gjithçka tjetër që lidhet me virozat e stinës. Por, mjekët thonë që disa ushqime dhe pije kanë goxha efekt në metabolizëm, çka më pas çon në përmirësim të gjendjes suaj shëndetësore.

Produkte të pasura me vitaminë C, zink, magnez, acide yndyrore omega-3, fruta dhe perime dhe një listë me disa gjëra që duhet t’i shtoni në regjimin tuaj ushqimor.

Nëse doni të shpëtoni nga virozat ose të paktën ta kaloni me simptoma më të lehta, ja ushqimet dhe pijet që duhet të konsumoni çdo ditë.

#1 Ananasi

Si një nga burimet më të mira natyrale të vitaminës C, ananasi (dhe lëngu i ananasit) mund të jenë një ide e shkëlqyer për të shpëtuar nga sinuset e bllokuara dhe gjendjen gripale. Jo vetëm i freskët, edhe ananasi i ngrirë sjell të njëjtat përfitime për shëndetin.

#2 Hudhra

Mjafton ngrënia e hudhrave, si një agjent i fuqishëm anti-inflamator, antibakterial dhe antiviral, duke ndihmuar në luftimin e shkaqeve kryesore gripale.

#3 Supë pule

Pak gjëra janë kaq të shijshme sa një tas i ngrohtë me supë pule, sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit. Ekspertët thonë se avulli i supës mund të lehtësojë simptomat e hundëve të bllokuara me shpejt se uji i nxehtë.

#4 Mjalti

Përtej të qenit një ëmbëlsues natyral dhe i shijshëm, mjalti është ilaç për shumë sëmundje sepse ka veti anti-oksiduese, anti-inflamatore, antivirale dhe antibakteriale.

#5 Prodhime deti

Dihet që deti ka një “pasuri” nënujore që mund të konsumohet në tryezë, por disa janë veçanërisht të dobishme për gjendjen e gripit dhe hundët e bllokuara. Midhjet, gaforret janë një nga burimet më të mira dietike të zinkut, ndërsa sardelet, açuget, salmoni, trofta dhe toni janë të pasura me acide yndyrore omega-3, të gjitha shumë të vlefshme për të luftuar gripin.

#6 Xhinxheri

Xhinxheri në formë çaji apo i futur në një gotë me ujë të nxehtë ndihmon në qetësimin e dhimbjes së fytit dhe zhbllokimin e hundëve.

#7 Çaji

Avulli i çdo çaji zbut mukozën e hundës, ndërsa në varësi të përbërësve që shtoni apo llojit të çajit që pini, ju mund të reduktoni inflamacionin.

#8 Rrushi

Të gjitha agrumet janë burime fantastike të vitaminës C pasi rrisin imunitetin. Por, rrushi është i pasur me acid salicilik që ndikon direkt në lehtësimin e gjendjes gripale dhe hundëve të bllokuara.

#9 Specat djegës

Së fundi, specat djegës janë ato që përmbyllin listën e ushqimeve dhe pije që duhet të konsumohen sa herë jeni me grip. Kapsaicina është përbërësi aktiv i specave djegës që zhbllokon gjendjen gjatë gripit stinor duke sjellë përmirësim të ndjeshëm.

The post Në pikun e sezonit të gripit, ja ushqimet dhe pijet që duhet të keni në vëmendje appeared first on Albeu.com.

“Fëmija kishte puls, por nuk ia doli”, si ndodhi tragjedia me 3-vjeçarin që u mbyt nga rrushi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ishullin Tinos ditën e djeshme. Një 3-vjeçar humbi jetën pasi dyshohet se u mbyt me rrush.

Ai dha frymën e fundit në Qendrën Shëndetësore pasi u transportua me rrugë të bllokuara të frymëmarrjes nga një rrush që kishte gëlltitur.

Ishte ora 8:30 e mëngjesit të së martës, kur babai i fëmijës kuptoi se fëmija nuk mund të merrte frymë pasi kishte ngrënë rrushin.

Duke mos pasur kohë për të reaguar ai ka marrë djalin e tij dhe e ka dërguar në Komisariatin e Policisë së ishullit që ndodhet pranë shtëpisë së familjes.

Aty policia, e cila ka njohuri për ndihmën e parë, bëri përpjekje për reanimim duke i hequr dy kokrra rrush nga goja por fëmija nuk merrte frymë.

Menjëherë e kanë futur 3-vjeçarin në makinën e patrullës dhe e kanë çuar në Qendrën Shëndetësore të ishullit, ku mjekët kanë arritur t’i heqin një copë tjetër rrushi.

Por, për fat të keq, një kokërr i ishte future në trake.

Siç shpjegon për protothema.gr presidenti i Qendrës Shëndetësore Tinos: “Fatkeqësisht, ka kaluar një kohë e vlefshme. Në këto raste ajo që bëhet duhet bërë në 4 minutat e para. Ai erdhi tek ne në 9:02 të mëngjesit. Ai ka ardhur në qendrën shëndetësore pa marrë frymë. Ai kishte puls, por nuk mundi të shpëtohej me gjithë përpjekjet e mjekëve, pediatrit, kardiologut dhe dy mjekëve të fshatit. I hoqën një kokërr nga fyti, por kishte një tjetër, të ngulitur në nivelin e trakesë që nuk dilte dot. Përpjekjet e shpëtimit ishin bërë tashmë nga Policia e cila është trajnuar për ndihmën e parë. Ata nxorën dy kokrra rrush por ai ende nuk merrte frymë”, thotë zoti Vassilakis.

Trupi i pajetë i fëmijës fatkeq u transportua me anije në Pire, për t’iu nënshtruar një autopsie, ndërkohë që Policia e Tinos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e tragjedisë./Albeu.com

The post “Fëmija kishte puls, por nuk ia doli”, si ndodhi tragjedia me 3-vjeçarin që u mbyt nga rrushi appeared first on Albeu.com.

Jo vetëm për t’u ngrënë, ja për çfarë tjetër mund ta përdorni rrushin
Përveçse është një nga frutat primare, rrushi shërben edhe për përdorim të jashtëm pasi ka një shumëllojshmëri efektesh të dobishme. Duke u kthyer pas, zbulojmë se në disa vende evropiane rrënjët e tij janë përdorur për të kuruar sëmundje të ndryshme të lëkurës si dhe çrregullimet në sy. Gjithashtu rrënjët e tij kanë shërbyer si gjakndalës në rastet e hemorragjisë së jashtme, por edhe për të lehtësuar dhimbjen lokale nga djegiet. Sot, fruta e rrushit dhe farat e tij përdoren gjerësisht në shumë trajtime anti-plakje, përkujdesje ndaj fytyrës, trupit dhe flokëve. Në shumë SPA madje ofrohen trajtime të shumëllojshme me rrush për fytyrën dhe trupin. Ja disa nga përdorimet e tij:

Pastrim fytyre

Lëngu i rrushit është një nga pastruesit më të mirë që mund të përdoren për fytyrën. Pastroheni rrushin dhe me tulin bëni një masazh të lehtë në fytyrë. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët, të rrjedhshëm.

Për fytyrën, pas ekspozimit në diell

1 filxhan kokrra rrushi

1 lugë mjaltë

1 e verdhë veze

Pasi të shtypni rrushin përziejeni me mjaltin dhe me të verdhën e vezës. Vendoseni këtë maskë në fytyrë të pastër për 15 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Për rrudhat

Në pjesët e fytyrës që janë shfaqur rrudhat, vetëm me tulin e rrushit masazhoni dhe lëreni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Përsëriteni këtë procedurë sa më shpesh të keni mundësi, duke mos harruar të pini shumë ujë gjatë ditës, të hani shumë fruta dhe perime dhe të flini të paktën 8 orë në ditë.

Fytyra juaj do të rigjallërohet.

The post Jo vetëm për t’u ngrënë, ja për çfarë tjetër mund ta përdorni rrushin appeared first on Albeu.com.

Pse duhet të hani 40 kokrra rrush në ditë
Në vend të patatinave apo ndonjë ushqimi tjetër të shpejtë për të kaluar kohën, zgjidhni rrushin. Sipas një studimi të ri, fruti i shijshëm ka vetinë të ulë rrezikun për atak ose infarkt në zemër.

Arsyeja e gjithë kësaj janë vlerat ushqyese me të cilat rrushi është i ngopur. I quajtur edhe “superushqim”, në të gjenden lëndë që ulin kolesterolin dhe rrisin florën e zorrëve.

Një skuadër shkencëtarësh studioi 19 njerëz të grupmoshave 21-55 vjeç që iu kërkua të konsumonin rreth 40 kokrra rrush në ditë. Brenda një muaji, mikrobioma e zorrëve të tyre tregoi një diferencë të madhe të shtimit të baktereve të mira. Në gjak, kolesteroli tregoi vlera 8% më të ulëta dhe vlerat të rritura të një bakteri që djeg sheqernat dhe kolesterolin.

Sigurisht, studimi nuk sugjeron që të hani rrush për t’u ngopur, por është gjithnjë më mirë se sa një pako me ushqime të procesuara.

The post Pse duhet të hani 40 kokrra rrush në ditë appeared first on Albeu.com.

Frutat e stinës që janë ideale për humbjen e peshës
Nëse doni të detoksifikoheni pas pushimeve, atëherë gjithçka që duhet të bëni është të ripërcaktoni dietën tuaj dhe të përfshini në të ushqime që konsiderohen ideale, në mënyrë që të lehtësoni të gjithë përpjekjen tuaj për humbje peshe.

Cilat janë këto ushqime? Zbulojini duke lexuar më poshtë!

Shega

Shega është e pasur me vitamina C, K, E, acid folik, minerale dhe antioksidantë, kontribuon në funksionimin e duhur të zemrës dhe ul kolesterolin. Konsumimi i përditshëm i një gote me lëng shege, mbron trupin dhe kontribuon efektivisht në anti-plakje. Ajo gjithashtu mbulon 40% të sasisë së vitaminës C dhe 25% të acidit folik që një i rritur ka nevojë çdo ditë. Është gjithashtu e pasur me vitamina A, C dhe E, hekur, kalium, fibra dhe ka një përmbajtje të ulët kalori.

Mollët

Sipas ekspertëve, mollët janë të pasura me fibra, vitamina C dhe K, ndërsa janë një “mburojë” mbrojtëse në parandalimin e kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë, por edhe në zvogëlimin e kolesterolit të keq. Studimet kanë treguar gjithashtu se ngrënia e të paktën dy mollëve në javë zvogëlon rrezikun e astmës dhe diabetit të tipit 2, duke rritur shëndetin e mushkërive. Në kohën e dietës, mollët janë një meze e lehtë e shëndetshme për çdo orë të ditës pasi nuk e ngarkojnë trupin me kalori të panevojshme.

Rrushi

Përmbajtja kalorike e rrushit nuk ndryshon ndjeshëm nga ajo e frutave të tjerë. Në mënyrë indikative, 15-20 lëkurë rrushi përmbajnë 12.3 g. sheqerna dhe 70 kalori – sa një portokall i vogël. Në të njëjtën kohë, studime të shumta kanë gjetur se antioksidantët e fuqishëm që gjenden në rrush, të quajtur flavonoide, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke relaksuar enët e gjakut dhe qarkullimin dhe qarkullimin e gjakut.

Dardhat

Dardhat janë një burim i shkëlqyer i fibrave të tretshme në ujë. Që do të thotë se konsumimi i tyre në periudha diete është një ushqim ideal për djegien e yndyrës, e cila është e përqendruar në pjesë të ndryshme të trupit. Ato përmbajnë gjithashtu vitamina A, B1, B2, C, E, acid folik dhe niacinë. Dardhat janë të pasura edhe me bakër, fosfor dhe kalium dhe në sasi më të vogla në kalcium, klor, hekur, magnez, natrium dhe squfur dhe kanë pak kalori. Ato konsiderohen fruta hipoallergjike që janë të pasura me fibra dhe kështu kontribuojnë në ndjenjën e ngopjes./albeu.com

The post Frutat e stinës që janë ideale për humbjen e peshës appeared first on Albeu.com.