rrugeve Archives - Albeu.com

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen
Policia ka marrë masat për garantimin e mbarëvajtjes së protestës së thirrur nga Partia Demokratike, ditën e sotme në orën 18:00 para Kryeministrisë.

Mbi 1000 efektivë do të jenë në terren dhe në gatishmëri, ku përveç forcave të rendit, Forcave Kombëtare të Sigurisë dhe RENEA-s, do të ketë edhe agjentë civilë.

Duke nisur që prej orës 23:45, të së enjtes nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Në rast bllokimi, Policia e Tiranës, ka marrë masat për të devijuar qarkullimin e automjeteve përmes rrugëve alternative.

Policia u bën apel qytetarëve, që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

The post Sot protesta e PD para Kryeministrisë, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Zhvillohet sot “Maratona e Tiranës”, ja zonat ku kufizohet qarkullimi i automjeteve
Ditën e sotme, qarkullimi i automjeteve në disa zona të Tiranës, do të jetë i kufizuar për shkak të organizimit të aktivitetit “Maratona e Tiranës 2025”.

Policia njoftin se do të ketë kufizim të qarkullimit të automjeteve nga ora 08:00 deri në 16:00, në zonat/segmentet rrugore: sheshi “Nënë Tereza”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e “Durrësit”, Rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” (nga ura e Gjykatës deri te ura e “Taiwan”), bulevardi “Bajram Curri” (nga ura e Gjykatës së Rrethit deri te ura e “Taiwan”), rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Gjithashtu, informojmë se për të garantuar mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, itinerari i mjeteve të transportit urban, do të pezullohet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, si dhe në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, nga ora 08:00 deri në 16:00, të datës 19.10.2025.

Më tej, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjikë dhe atyre për transport pasagjerësh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas), në brendësi të Unazës së Madhe, më datë 19.10.2025, nga ora 08:00 deri në 16:00.

Informojmë se qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe i Policisë së Shtetit, do të vijojë normalisht në të gjitha itineraret e lartpërmendura.

Policia e Tiranës, fton qytetarët që të shmangin lëvizjen me mjete, në zonat ku do të ketë kufizime, të përdorin rrugë alternative dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë, në terren.

The post Zhvillohet sot “Maratona e Tiranës”, ja zonat ku kufizohet qarkullimi i automjeteve appeared first on Albeu.com.

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen të shtunën dhe të dielën
Maratona e Tiranës, vjen sërish këtë vit me edicionin e saj të nëntë, më 19 tetor 2025. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve.

Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, do të nisë nga ora 08.00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00.

Ndërkohë, në datë 18 tetor 2025, do të zhvillohet aktiviteti sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

Plani i plotë i masave:

1. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona Fan Run”, duke filluar nga sheshi “Nënë Tereza” dhe vijuar deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në krah me instalacionin “Reja”, në datën 18.10.2025 nga ora 09:00 deri në orën 11:00.

1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

Në rrugët “Lek Dukagjini”, rruga “Ibrahim Rugova”, rruga “Abdyl Frashëri” dhe rruga “Papa Gjon Pali II”.

Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

1.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse në të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë Kristal Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe I/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” devijon te sheshi “Willson” për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri” “Myslym Shyri” “Ibrahim Rugova” bulevardi “Gjergj Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar – Yzberisht – Qendër” devijon te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek Kafe “Flora” – rruga “Mine Peza” – mrruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia” – “Zogu I” -rruga “Fortuzi” – ruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 5/B “Institut – Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” – bulevardin “Zogu I”- rruga “Fortuzi” –rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” – rrugën “Ismail Qemali” – bulevardin “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën “Ismail Qemali” – rrugën “Papa Gjon Pali II” – bulevardi “Bajram Curri” – rruga e “Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

Linja 10/B “Qendër – Mihal Grameno -Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – Rruga “Fortuzi” – rruga “Mine Peza”.

Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër bulevardi “Zogu I” – rruga “Fortuzi” rruga “Mine Peza” – Unazë – rruga “5 Maji”.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e ““Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOВ).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

1.3. Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

2. Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen dhe organizimin e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiranës 2025”, në datën 19.10.2025 nga ora 08:00 deri në orën 16:00, sipas segmenteve rrugore si më poshtë:

Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombiť”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit”, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, bulevardin “Bulevardi i Ri”, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taiwan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

2.1.Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëlidhur kësaj urdhërese, si më poshtë vijon:

Në Unazën e Mesme përveç segmentit ura e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri tek Rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, ruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga ura te shkolla teknologjike deri te kryqëzimí “21 Dhjetori. ruga “Vaso Pasha”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, ruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Willson” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime te detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas.

Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I”.

Në kryqëzimin e bulevardit “Zogu l” me rugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.

Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.

Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frashëri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Pjetër Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

2.2.Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë – Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2- Kristal – Qendër – Stacioni i Trenit – Allias” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar-Yzberisht-Qendër” devijon te kryqëzimi “21 Djetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 4 “Qendër – QTU – Megatek – City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 5 /A “Ish Kombinati i Autotraktorëve – Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 5 /B “Institut – Qendër” devijon në sheshin “Karl Topia”.

Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon në bulevardin “Zogu I”

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – Teg” devijon te rruga e “Elbasanit” rrethrotullimi “Qyteti Studenti”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 10/A “Marteniteti i Ri – Qendër – Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re – Sharrë” devijon te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja 12/B “5 Maji – Sharrë” devijon nga “Zogu I” te kryqëzimi “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 15 “Kombinat – Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (kryqëzimi “21 Dhjetori”) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa ТОВ).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.

2.3. Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, Teknologjike dhe Transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 19.10.2025 nga ora 08.00 — 16.00.

2.4.Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjithë itineraret e mësipërm.

The post Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen të shtunën dhe të dielën appeared first on Albeu.com.

Sot samiti i SEECP/ Policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve
Në kuadër të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja pjesëmarrëse në Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), Policia e Tiranës, ka hartuar një plan të detajuar masash për menaxhimin e qarkullimit në kryeqytet.

Për shkak të zhvillimit të aktivitetit të nivelit të lartë, të kryesuar nga Presidentët e vendeve pjesëmarrëse, më datë 16 Qershor 2025, do të ketë kufizime dhe bllokime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore.

Policia e Tiranës, kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për mbarëvajtjen e këtij eventi të rëndësishëm ndërkombëtar dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

Qytetarët këshillohen të shmangin këto akse dhe të përdorin rrugë alternative gjatë ditës së sotme.

Njoftimi:

Në kuadër të planit të masave të marra për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së lëvizjes së delegacioneve të huaja, të kryesuara nga Presidentët përkatës, me rastin e zhvillimit të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore #SEECP, ju informojmë se më datë 16.06.2025, do të ketë bllokime dhe kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore, konkretisht:

Në ardhje të delegacioneve: Aeroporti i Rinasit– Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Unaza e Re – Rrethrrotullimi i Saukut – Rruga e Elbasanit– Rruga “George W Bush” – Rruga “Urani Pano”-Rruga “Dervish Hima”.

Në largim të delegacioneve:  Rruga “George W Bush” – Rruga e Elbasanit– Rrethrrotullimi i Saukut –

Unaza e Re – Sheshi “Shqiponja” – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Aeroporti i Rinasit.

Gjithashtu, po me datë 16.06.2025, gjatë zhvillimit të aktivitetit, do të ketë ndalim të përkohshëm të qarkullimit, parkimit të automjeteve si dhe lëvizjes të këmbësorëve, në rrugën “Ludovik Shllaku” dhe Rrugën e DIbrës.

Orari i kufizimeve do të varet nga mbërritja e delegacioneve në Aeroportin e Rinasit.

Policia e Tiranë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve për kufizimet e përkohshme.

Bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm për garantimin e një eventi kaq të rëndësishëm për vendin dhe për ruajtjen e rendit e sigurisë publike.

The post Sot samiti i SEECP/ Policia plan masash, ja akset ku kufizohet qarkullimi i mjeteve appeared first on Albeu.com.

Zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen
Në kuadër të zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, i cili do të mbahet në Tiranë, autoritetet kanë njoftuar për bllokime rrugore më 5 qershor 2025.

Sipas njoftimit, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, do të bllokohen disa akse rrugore në qytet për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë eventit.

Banorët dhe drejtuesit e automjeteve apelohen të marrin parasysh këto kufizime dhe të planifikojnë itineraret e tyre përkatëse në mënyrë që të shmangin vonesat dhe vështirësitë në qarkullim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim

Me rastin e zhvillimit të Festivalit Ndërkombëtar të Arkitekturës “Bread & Heart Festival”, në Tiranë, më datë 05.06.2025, nga ora 22:00 deri në orën 23:30 të datës 06.06.2025, ju informojmë se do të bllokohen akset:

nga Ura e Dajtit deri te kryqëzimi i Ministrisë së Brendshme me bashkinë e Tiranës;

”Myslym Shyri”; “Ibrahim Rugova”; bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rruga “Abdi Toptani” deri te rruga “George W. Bush”.

Gjithashtu, do të bllokohen vendqëndrimet e autobusëve, në rrugën “28 Nëntori”, pas godinës së TOB.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, për zbatimin e këtyre masave, të cilat kanë si qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe mbarëvajtjen e Festivalit.

The post Zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Arkitekturës në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Përmbytja e rrugëve në Tiranë, qytetarja përpiqet të pastrojë vetë pusetën pranë rrugës “Myslym Shyri”
Moti i keq ka përfshirë sot pjesën më të madhe të vendit, duke u shoqëruar me reshje intensive shiu dhe erë të fortë.

Situatë e rënduar është paraqitur edhe në Tiranë, ku pranë rrugës “Myslym Shyri” një grua është parë duke e lëvizur vetë kapakun e pusetës së kanalizimeve, me qëllim që të mos bllokohej dhe rrjedha e ujërave të shkarkohej aty pa prekur zonën ku jeton.

Në fakt kjo është një detyrë që duhet bërë nga punonjësit e mirëmbajtjes dhe ujësjellës-kanalizimeve të bashkisë.

Veç këtij rasti, raportime për probleme me qarkullimi nga prezenca e ujit në rrugë ka patur dhe në zona të tjera të Tiranës gjatë ditës së sotme.

The post Përmbytja e rrugëve në Tiranë, qytetarja përpiqet të pastrojë vetë pusetën pranë rrugës “Myslym Shyri” appeared first on Albeu.com.

Maratona e Tiranës/ Rrugët që bllokohen dhe si devijohet qarkullimi i mjeteve
Ditën e sotme, do të mbahet Maratona e Tiranës, ku këtë herë është viti i 8 që zhvillohet. Për këtë shkak, Policia e Tiranës në bashkëpunim me Bashkinë, do të bllokojnë një pjesë të mirë të rrugëve të kryeqyteti.

Më konkretisht, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset rrugore:

Sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.

Në zbatim të planit të masave, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.

Në të gjitha akset rrugore të përmendura mësipër do të ndalohet:

– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;

– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;

– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.

Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëngjitur kësaj urdhërese si më poshtë:

-Në Unazën e Mesme përveç segmentit Ura e Gjykatës Rrethit Tiranë deri tek rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga “Ura Teknologjike” deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Wilison” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I.

Në kryqëzimin e bulevardit ‘‘Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.

Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.

Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës ‘Pjetrë Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë:

Linja Nr. 1/A “Selitë- Kristal -Qendër- Stacioni i Trenit -Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit- Kristal –Qendër- Stacioni i Trenit- Allias” pezullohet i përkohësisht.

Linja Nr. 2 “Teg -Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht- Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr.4 “Qendër- QTU- Megatek -City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 5/A Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 5/B “Institut- Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” .

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër- Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër- Sanatorium-Teg” devijon te rruga e “Elbasanit”-rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.

Linja Nr. 9″Qyteti Studenti -Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri- Qendër -Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re- Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja 12/B “5 Maji-Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 15 “Kombinat-Kinostudio” të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe nga ora 08.00 -16.00.

The post Maratona e Tiranës/ Rrugët që bllokohen dhe si devijohet qarkullimi i mjeteve appeared first on Albeu.com.