Rruga Korce - Erseke Archives - Albeu.com

Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Meta: Korrupsioni prioritet i qeverisë, në Shqipëri tenderat kontrollohen nga Rama
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë i pranishëm në rrugën Korçë-Ersekë, e cila është shembur për herë të dytë. Meta theksoi se korrupsioni ka qenë e mbetet prioritet i qeverisë së Edi Ramës. Meta shtoi se në Shqipëri tenderat dhe sfera të tjera kontrollohen nga Rama.

“Para 2 ditësh është shembur për herë të dytë rruga e re. Kjo është vepër që nuk ka lidhje me standardin e një rruge të sigurt, është një rrugë që mbart rreziqe për shoferët, qytetarët dhe pasagjerët. Të hetohet ndërtimi i rrugës Korçë-Ersekë. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin për qytetarët. Korrupsioni ka qenë dhe mbetet prioritet i qeverisë.

Në Shqipëri çdo tender kontrollohet nga Rama, në Shqipëri kilometri i një rruge të re kushton 5 herë më shtrenjtë se në vendet e rajonit, prandaj jemi në këto nivele në paga e pensione. Këtu gjithçka kontrollohet në fushën e prokurimeve nga Edi Rama. Edhe sferat e tjera kontrollohen nga Rama në bashkëpunim me eksportuesit. Në krye të rrugëve, PPP dhe të inceneratorëve është vetëm një njeri e ky është Edi Rama”, u shpreh Meta.

The post Shembja e rrugës Korçë-Ersekë, Meta: Korrupsioni prioritet i qeverisë, në Shqipëri tenderat kontrollohen nga Rama appeared first on Albeu.com.

“Skandali filloi me nisjen e rrugës Korçë-Ersekë”, inxhinieri: E kundërshtova projektin! Fituesi i paracaktuar
Dy ditë më parë, një pjesë e aksit të sapondërtuar Korçë – Ersekë u shemb.

Inxhinieri Gjeodet, Romeo Nazarko, tha se projekti i rrugës Korçë-Ersekë, ishte projektuar që në fillim gabim, pasi u ndryshua gjurma e projekti.

Ai tha në News 24 se e kishte denoncuar projektin që në nisje dhe se tenderi ishte paracaktuar.

“Nisja e këtij skandali filloi me nisjen e rrugës, i cili u ndryshua dhe u paraqit pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, një projekt i cili tregonte krejt të pavërteta nga çfarë paraqiste terreni. Si banor i zonës e njoh terrenin dhe më bëri përshtypje relacioni dhe më pas u njoha me gjurmën e re që ishte tërësisht e ndryshuar dhe mbi bazën e asaj gjurme ishin bërë investime nga banorët e zonës në harkun e 10 viteve.

Në zona periferike të Shqipërisë, siç është, Tropoja, Tepelena, Erseka nuk mund të bësh ndryshime të rrugës sepse në atë moment ke goditur ata banorë dhe bën që ata të largohen nga vendi. Projekti nuk paraqiste asgjë me realitetin dhe një projekt i keq solli këtë realitet që është sot. Pavarësisht se është rrëzuar një pjesë, sa herë të meremetohet sërish do të bjerë. Ajo është një urë e paqëndrueshme që nuk mund të mbajë veten e vet jo më transportin.

Alarmante ishte që në fillim, por ata nuk dëgjonin. Me preventivin që kanë depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik e justifikojnë koston. Ka gabime që vetë APP ka nxjerrë pas ankesës time të vazhdueshme, ku thoja mos e bëni kot tenderin se fituesi ishte paracaktuar dhe përgjigja që mora nga Agjencia e Prokurimit Publik, ishte që ne nuk kemi të drejtë të pengojmë një tender por ne mund të hetojmë pasi të shpallet fituesi. Ata e hetuan dhe nxorën mbi 20 shkelje dhe vendosën gjoba për punonjësit”, tha ai./albeu.com

The post “Skandali filloi me nisjen e rrugës Korçë-Ersekë”, inxhinieri: E kundërshtova projektin! Fituesi i paracaktuar appeared first on Albeu.com.

Rruga e re Korçë-Ersekë shpejtësia deri 80 km në orë, kostot më të larta se bypassi i Fierit 120 km në orë
Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Thesarit në Ministrinë e Financave tregojnë se rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra do të kushtojë 8,6 miliardë lekë ose 72 milionë euro.

Projektet fillestare për ndërtimin e këtij segmenti nuk ishin më shumë se 35 milionë euro ose 1 milionë euro për kilometër.

Sipas të dhënave zyrtare që burojnë nga dokumentet e prokurimeve rruga do të ketë një gjatësi të përgjithshme 35 kilometër me shpejtësi lëvizje 60-80 kilometër në orë, duke e shkurtuar distancën ndërmjet Korçës dhe Ersekës në vetëm 20 minuta.

Ndërkohë By-passi i Fierit me gjerësi 22 metra dhe gjatësi 22 kilometër ku shpejtësia e lëvizjes është 120 kilometër ka kushtuar 60 milionë euro (financim i huaj).

Intensiteti i punimeve për të përmirësuar infrastrukturën periferike të vendit po bëhet në një kohë që qendra e vendit po vuan nga mungesa e infrastrukturës, teksa rrugët ekzistuese janë në gjendje të mjerë nga demet që krijon lëvizshmëria e lartë e mjeteve ë këto akse.

Akse rrugore Fushë -Krujë -Tiranë, Tiranë -Durrës (autostrada dhe rruga dytësore e Ndroqit) përveçse janë të mbingarkuara me trafik janë plot gropa që shpesh bëhen shkak për aksident.

Gjithashtu rrugët që lidhin Aeroportin e Rinasit me pjesën tjetër të vendit nuk i përgjigjen fluksit të lëvizshmërisë. Sakaq qeveria i ka përqendruar financimet në Tunelin llogarisë, në rrugën Kardhiq -Delvinë, Qukës-Qafthanë dhe Ersekë -Korçë, ku kjo e fundit po kthehet në një gropë thithëse për fondet buxhetore, pavarësisht se ka vetëm rendësi turistike.

Qeveria ka kontraktuar kompaninë ANK për të ndërtuar 4 kilometra të aksit Ersekë-Korçë nëpërmjet lotit 2 të punimeve me vlerë 21 milionë euro. Rruga është e kategorisë C dhe nuk ka tunel, por kostot e ndërtimit të lotit të dytë i kanë kaluar të 5 milionë eurot për kilometër.

Ekspertët e sektorit rrugor pohojnë se rruga Korçe -Ersekë nuk justifikon rëndësinë strategjike për investimin që ka marrë.

Aksi aktual rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra vetëm 20 minuta.

Qeveria ka argumentuar se, ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka.

Deri më tani qeveria ka financuar 3.1 miliardë lekë për ndërtimin e këtij segmenti, teksa nevojiten për përfundimin e të gjitha punimeve edhe 5,4 miliardë lekë të tjera.

Kostot e ndërtimit të rrugëve në Shqipëri janë bërë problematike vitet e fundit, teksa Sekretariati i Komunitetit Europian i Transportit e vlerësoi problematike çështjen e kostove të ndërtimit të infrastrukturës rrugore në Shqipëri në një raport të fundit./Monitor

The post Rruga e re Korçë-Ersekë shpejtësia deri 80 km në orë, kostot më të larta se bypassi i Fierit 120 km në orë appeared first on Albeu.com.