rruga drejt be Archives - Albeu.com

Rruga e Turqisë për në BE është tashmë e mbyllur
Nga Francesco De Palo “Formiche.net”

Përktheu Alket Goce – AlbEu

E kam të vështirë ta besoj se Turqia do të ndalë kërcënimet ndaj Greqisë dhe Qipros apo të pezullojë bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën. Kështu shprehet Giorgios Tzogopoulos, pedagog në Institutin Evropian të Nisës dhe bashkëpunëtor në Qendrën Begin Sadat për Studime Strategjike.

Në këtë intervistë ai reflekton mbi lëvizjet e fundit të Erdogan në Vilnius, qasjes me liberale ndaj NATO-s dhe kërkesave që u ka bërë homologëve për integrimin në BE. Që të gjitha të diktuara nga vetëdija se Turqia beson në veçantinë e rrugës së saj në politikën e jashtme.

Turqi-NATO-Suedi: Çfarë dëshiron vërtet Erdogan?

Bisedat duken të jenë të dyanshme, midis Turqisë dhe Suedisë. Në fakt ato janë shumë më të gjera dhe pasqyrojnë interesin e presidentit Erdogan për të negociuar me Shtetet e Bashkuara për një sërë çështjesh, nga situata në Mesdheun Lindor, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, deri tek e ardhmja e ekonomisë turke dhe thellësia e bashkëpunimit turko-amerikan në mbrojtje.

Kjo nuk do të thotë se nuk është domethënëse përmbajtja e negociatave turko-suedeze, siç përcaktohet në memorandumin trepalësh të qershorit 2022 (bashkë me Finlandën).

Natyrisht, nëse Uashingtoni dhe Ankaraja bien dakord për një model të përgjithshëm bashkëpunimi, do të jetë e natyrshme që Stokholmi dhe Ankaraja të ndjekin këtë shembull. Dhe kjo është ajo që po ndodh aktualisht në Vilnius, ndonëse duhet të presim për rezultatet përfundimtare.

Pas lidhjeve të tij të forta me Rusinë, Kinën dhe Iranin, pse po kërkon tani anëtarësimin në BE?

Turqia beson në veçantësinë e politikës së saj të jashtme. Pra ajo synon të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të bashkëpunojë me Perëndimin dhe Lindjen sipas interesave të

saj strategjike. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga këto marifete, por ajo nuk ka domosdoshmërisht aftësinë për të ndikuar tek Turqia siç bëri gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë.

Nga ana e saj, Ankaraja po kërkon mënyrat për të fuqizuar ekonominë e saj kombëtare, dhe po i sheh me shqetësim rreziqet nga shkëputja e saj e mëparshme nga Perëndimi. Prandaj Erdogan po përpiqet të riafrohet me SHBA-në dhe BE-në. Natyrisht, rruga për në BE është pothuajse plotësisht e mbyllur.

Referencat për anëtarësimin në BE, mund të shërbejnë vetëm për të kënaqur opinionin publik turk. Diskutimet e vazhdueshme midis Ankarasë dhe Brukselit, po fokusohen aktualisht në fushat ku mund të ekzistojë bashkëpunimi. Për shembull në modernizimin e bashkimit doganor, krijimin e stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe menaxhimin e krizës së refugjatëve. Ata nuk krijojnë iluzione për anëtarësimin e Turqisë në BE.

A ka gjasa që ndërmjetësimi për luftën në Ukrainë të jetë i njëanshëm në favor të Moskës?

Ekzistojnë 2 lexime të ndryshme për këtë çështje. Disa thonë se Turqia rrezikon unitetin e NATO-s. Ndërsa të tjerë argumentojnë se pozicioni i balancuar i Turqisë krijon disa mundësi për të pasur një bashkëbisedues të Rusisë brenda Aleancës. Në analizën time, problemi për Perëndimin shkon përtej Turqisë.

Shumë vende të botës, duke përfshirë ata më të mëdhenjtë për nga popullsia, Kina dhe India, preferojnë gjithashtu të mos marrin anë në luftën që po ndodh në Ukrainë. Dhe kjo paraqet pengesa serioze për izolimin e Rusisë në sistemin ndërkombëtar dhe maksimizimin e efektivitetit të sanksioneve.

A përbën një rrezik gjeopolitik shitja e avionëve amerikanë F16 tek Turqia?

Për mendimin tim, pyetja nuk është nëse Turqia i merr apo jo avionët luftarakë F-16. Por

nëse Turqia vepron si një vend tipik dhe i besueshëm anëtar i NATO-s. Në rast se Shtetet e Bashkuara gjejnë një mënyrë për ta lidhur shitjen e luftëtarëve F-16 me përshtatjen e politikës së jashtme turke me prioritetet e NATO-s, atëherë kjo shitje ndoshta do të jetë e dobishme. Nëse SHBA-të nuk e bëjnë këtë, atëherë shitja e avionëve do të jetë problematike. Unë personalisht e kam të vështirë ta besoj se Turqinë do t`i ndalë kërcënimet ndaj Greqisë dhe Republikës së Qipros, apo të ndërpresë bashkëpunimin me Rusinë dhe Kinën.

Por Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka që është e mundur për ta penguar Ankaranë që të shkëputet plotësisht nga Perëndimi. Më pas, taktikat turke të pazareve do të japin rezultatet e tyre, dhe kjo do të krijojë një precedent të keq për praktikat diplomatike në Perëndim.

Nisma e Brezit dhe Rrugës (BRI) po e shndërron Turqinë në një port të madh kinez në Mesdhe. Sa ndikon e gjitha kjo në panoramën e përgjithshme?

Kina po zbaton një politikë të jashtme dhe ekonomike shumë inteligjente dhe të kujdesshme, dhe kjo është shumë e dukshme në Mesdhe. Turqia nuk është një vend anëtar i BE-së, dhe kjo do të thotë se kompanitë kineze e kanë shumë më të lehtë të investojnë atje.

Për shembull, në Turqi nuk do të ketë kurrë një debat të ngjashëm me dilemën me të cilën përballet Italia në lidhje me pjesëmarrjen e saj në BRI. Marrëdhëniet Kinë-Turqi janë të forta dhe kontributi i bankave dhe bizneseve kineze në ekonominë turke po evoluon me shpejtësi. Por unë mendoj se ne duhet të shohim panoramën e madhe, që ka të bëjë me praninë e përgjithshme të Kinës në Mesdhe. Kina po luan me kartën e ndërlidhjes. Turqia është një partnere e rëndësishme. Por nga pikëpamja kineze, ajo është një hallkë në zinxhirin e nismës BRI./albeu.com

The post Rruga e Turqisë për në BE është tashmë e mbyllur appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e të gjitha partive politike
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një individi, një qeverie apo një partie politike, por janë përgjegjësi e të gjitha subjekteve politike.

Sepse, sipas Kovaçevskit, kjo do të përshpejtonte rrugën drejt BE-së.

“Ne jemi koalicion që ka për qëllim anëtarësimin në BE, një nga vendimet që na pret në atë rrugën janë dhe ndryshimet kushtetuese, me qëllim përmbushjen e obligimeve të cilat dalin nga konkluzionet të cilat Kuvendi i miratoi me shumicë votash gjatë muajit korrik të viti të kaluar dhe të cilat janë pjesë e kornizës negociuese me 27 vendet anëtare të BE-së… Ndryshimet kushtetuese nuk janë proces i një personi, as i një partie politike, e as një qeverie por janë proces për gjithë shoqërinë që do të mundësojnë integrimin e vendit tonë në BE”, deklaroi Kovaçevski.

“Procedura për ndryshimet kushtetuese po udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë, me grupin e ekspertëve ku do të marrin pjesë shumë ekspert, unë kam thënë se duhet të marrin pjesë edhe ekspert të propozuar nga opozita. Më pas procesi duhet të vazhdoj në Kuvend në Komisionin për Ndryshime Kushtetuese të cilin e udhëheq kryetari i Kuvendit”, shtoi ai.

The post Kovaçevski: Ndryshimet kushtetuese janë përgjegjësi e të gjitha partive politike appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski flet për rrezikun më të madh të vendit në rrugën drejt BE-së
Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, deklaroi sot se partia “E Majta” dhe lideri i saj Dimitar Apasiev janë rreziku më i madh për përparimin e vendit drejt Bashkimit Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me euro-deputeten Irace Garcia Perez, Kovaçevski tha:

“Rreziku më i madh për rrugën tonë drejt së ardhmes evropiane qëndron tek një parti politike, e cila ka një politikë anti-evropiane, anti-NATO dhe anti-integruese. Është “E Majta” dhe presidenti i saj, Dimitar Apasiev, që njëherit po mbajë peng edhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski”, tha Kovaçevski.

The post Kovaçevski flet për rrezikun më të madh të vendit në rrugën drejt BE-së appeared first on Albeu.com.

Mos-hapja e negociatave për Shqipërinë, Xhafaj: Lajm i keq për të gjithë, BE eci sërish në drejtim qorr
“Europa e pabesë! A duhet sfiduar”, kjo ka qenë tema e emisionit “Log.” në Abc e gazetarit Endri Xhafo mbrëmjen e së enjtes.

Lidhur me këtë temë deputeti socialist Etjen Xhafaj, deklaroi se kjo ishte diçka që pritej, pasi siç dihej Bullgaria kishte probleme të forta politike brenda vetes, gjë që bëri që mos arrinin dakordësinë për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që solli edhe “djegien” e Shqipërisë nga procesi i hapjes së negociatave.

Ai tha se ky ishte një lajm i keq për të gjithë, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për vetë Europën.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Cili është komenti juaj për këtë që ndodhi?

Xhafaj: Komenti besoj është ai që keni patur dhe ju javën e kaluar, ishte diçka e pritshme, diçka fatkeqe, edhe për atë që kishte ky Samit që ka të bëjë jo vetëm me Ballkanin Perëndimor, apo Ukrainën, por sigurisht me nevojën për të patur një qëndrim unision për atë që po ndodh në Europë. Kishte shpresë të madhe që të tregohej një vullnet mjaft pozitiv, por fatkeqësisht ishte një lajm i keq për të gjithë. Ishte një tjetër ecje në të njëjtin drejtim qorr./abcnews.al

The post Mos-hapja e negociatave për Shqipërinë, Xhafaj: Lajm i keq për të gjithë, BE eci sërish në drejtim qorr appeared first on Albeu.com.