Rroge Archives - Albeu.com

Çudira nga bota, nuk shkonte në punë prej 15 vitesh, paditi kompaninë pse nuk i rriti rrogën
Një punonjës i IBM-së me sëmundje terminale, paditi gjigantin e teknologjisë se nuk i ka rritur pagën prej 54,000 £ për 15 vitet që ishte në pushim mjekësor. Pas padisë, ai thekson se nuk kishte lakmi për para, por foli për frikën në lidhje me financat e familjes. Ian Clifford, 50 vjeç, u largua nga puna në vitin 2008 për arsye të shëndetit mendor dhe u diagnostikua me leuçemi të fazës së katërt në vitin 2012.

Atij i ishte garantuar se do të merrte 54,000 £ në vit deri në moshën 65 vjeç sipas planit shëndetësor të kompanisë – që do të thotë se ai do të fitonte më shumë se 1.5 milion £.

Por vitin e kaluar, ai paditi kompaninë për diskriminim të aftësisë së kufizuar, sepse IBM nuk rishikoi pagën e tij që nga viti 2013. Një gjykatë punësimi në Berkshire të Britanisë, hodhi poshtë kërkesën e tij ndërsa një gjykatës i tha zotit Clifford se atij i ishte dhënë një ‘përfitim shumë thelbësor’ dhe ‘trajtim i favorshëm’.

Duke folur për herë të parë që nga vendimi, Clifford tha se shansi që të jetojë pas 65-ve është shumë i pamundur, duke shtuar se donte të sigurohej që djali i tij të kishte kujdes financiar.

“Jam në kimioterapi dhe kam qenë për shumë vite dhe jam jashtëzakonisht i sëmurë,” tha ai për The Telegraph .

“Paga ndikon për borxhet, pensionin dhe gjithçka tjetër. Ishte më shumë për familjen time. Njerëzit mund të mendojnë, po, është bujare, por së pari ato shuma janë bruto dhe tatohen… Unë paguaj sigurim kombëtar për ato shuma. Unë kam një djalë në universitet”, theksoi ai.

Clifford filloi të punojë për kompaninë amerikane të softuerit Lotus Development në vitin 2000, pesë vjet pasi u ble nga IBM për rreth 3 miliardë paund. Ai përfundoi në ‘pushim mjekësor’ në shtator të vitit 2008 deri në vitin 2013, kur ngriti një ankesë, duke protestuar se nuk kishte marrë rritje rroge dhe as pagë pushimi në atë periudhë pesëvjeçare.

Në prill 2013, IBM ofroi një ‘marrëveshje kompromisi’ e cila lejoi që zoti Clifford të vihej në planin e aftësisë së kufizuar të kompanisë, i cili parandalon një person që nuk është në gjendje të punojë të pushohet nga puna. Sipas planit, punonjësit mbeten në listën e pagave dhe nuk janë ‘të detyruar’ të punojnë. Ata kanë një ‘të drejtë’ – deri në shërim, pension ose vdekje – të paguhen 75 për qind të të ardhurave të tyre të dakorduara. Plani u fiksua për më shumë se 30 vjet derisa ai të arrijë 65 vjeç, moshën e pensionit.

The post Çudira nga bota, nuk shkonte në punë prej 15 vitesh, paditi kompaninë pse nuk i rriti rrogën appeared first on Albeu.com.

Më pak të paguarit! Shqiptarët konsumojmë më pak se të gjithë qytetarët europianë
Një shqiptar paguhet sa një e treta e pagës së një evropiani. Kështu e përkufizon Eurostat nivelin e të ardhurave në vendin tonë. Shqipëria është në vendin e parafundit për pagat, më keq se në është vetëm Bosnje Hercegovina, një shtet që u shkatërrua nga lufta e gjatë etnike dhe ende vuan përçarjen.

Ndërkohë në konsum Shqipëria është në vendin e fundit porsa i përket duke u renditur kështu poshtë Bosnjës. Në krahasim me fqinjët mbetemi mbrapa teksa Mali i Zi, Maqedonia e Veriu dhe Serbia po i afrohen mesataren së pagave në vendet e Bashkimit Europian.

Shqipëria edhe pse ka një ndër rëniet ekonomike më të ulëta në rajon gjatë vitit pandemik të 2020-ës kjo nuk është përkthyer në mirëqenie për popullsinë, që do të thotë se ekonomia jonë ka probleme të thella strukturore dhe paraja shpërndahet në mënyrë të pabarabartë. Paraja lëviz, por më së shumti në duart e një grupi të vogël personash.

Ish-ministri i financave Arben Malaj mendon se politika është duke ndjekur vendimet e gabuara në termin afatgjatë për të ndryshuar këtë panoramë:

Edhe pse Shqipëria e rriti pagën mesatare gjatë 2020-ës, kjo nuk u përkthye në fuqi blerëse për konsumatorët , ndërsa edhe rritja e nivelit të pagës minimale nuk dha efektet e duhura. /tch

The post Më pak të paguarit! Shqiptarët konsumojmë më pak se të gjithë qytetarët europianë appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi i veçantë i Tevez: Me rrogën e parë bleva 10 shtëpi për të afërmit
Carlos Tevez  ka karrierë mjaft të pasur nw futboll, ku arritur të luaj me skuadra të mëdha europiane si Juventus, Manchester City dhe Manchester United.

Por ka qenë vet sulmuesi Tevez i cili foli për transferimin e tij nga Boca Juniors kur nisi karrierën tek brazilianët e Corinthaisit në vitin 2005. 37 vjeçari u shpreh se rrogën e parë që mori bleu 10 shpi për xhaxhallarët e tij dhe tezet për t’i larguar ata nga varfëria dhe lagja problematike e Buenos Aires.

“Kur mora rrogën e parë dhe fitimet e para kur nënshkrova për Corinthiasin vendosa të blej dhjetë shtëpi dhe mora të gjithë xhaxhallarët dhe tezet e mia nga një lagje e varfër për t’i transferuar dikur tjetër.

Mbaj mend që vendosa të bëja një festë të vogël në oborrin e shtëpisë time për të festuar transferimin tim. Askush prej tyre nuk e kishte ide se çfarë kisha bërë. Gjatë darkës unë nxora çelësat e shtëpive dhe ua dhashë atyre, ata nuk mund të besonin se çfarë unë kisha arritur të bëja. Ishin vërtet të befasuar dhe të lumtur. Ndihesha krenar që isha në gjendje t’i lumturoja ata’’, u shpreh ‘’Apashi’’.

The post Rrëfimi i veçantë i Tevez: Me rrogën e parë bleva 10 shtëpi për të afërmit appeared first on Albeu.com.