rrjoll Archives - Albeu.com

VIDEO/ Protesta kundër resortit në Rrjoll, banorët “çajnë” rrethimin dhe futen në kantier
Banorët e Baks-Rrjollit në zonën e Velipojës kanë dalë sërish në protestë, pas rrethimit me gardh hekuri, të një trualli ku pritet të ndërtohet një resort turistik.

Ata kundërshtojnë vijimin e punimeve, duke pretenduar se toka është pronë e tyre dhe se është përvetësuar në mënyrë të paligjshme.

Pasi kanë çarë një pjesë të rrethimit të vendosur nga firma e ndërtimit, banorët janë futur në kantier, ndërsa kanë vijuar përplasjet me policinë.

Madje në disa momente ka pasur dhe përplasje mes tyre, dhe akuza nga banorët se janë shtyrë nga punonjësit e rendit. “Ju erdhi fundi hajdutëve” , ishte një nga thirrjet që lëshuan protestuesit.

Prej afro një viti, banorët e zonës kanë ngritur akuza se një ish-zyrtar i Kadastrës së Shkodrës ka ndryshuar dokumentacionin e pronësisë, duke tjetërsuar certifikatat dhe më pas duke ia kaluar truallin investitorit që po zhvillon projektin për resort në vijën bregdetare të Velipojës.

Situata është tensionuar që prej janarit të këtij viti, kur firma ndërtuese nisi punimet për sistemimin e terrenit me mjete të rënda.

Që atëherë, banorët kanë protestuar pothuajse çdo ditë, duke kundërshtuar prezencën e kompanisë në zonë dhe duke kërkuar ndalimin e punimeve.

Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as përplasjet fizike mes banorëve dhe punonjësve të kompanisë, si dhe me rojet private të angazhuara nga investitori.

Çështja, sipas banorëve, ndodhet edhe në ndjekje nga Prokuroria e Shkodrës, por pavarësisht kësaj, ata thonë se ndërhyrjet në territor nuk janë ndalur.

Paralelisht, prej rreth dy javësh, një pjesë e banorëve janë bërë pjesë edhe e protestave masive në Tiranë, ku pritet t’i bashkohen sërish sot.

“Ne jemi fëmijët e Rrjollit, toka jonë nuk preket”, “Rrjolli është shtëpia jonë, mos na e merrni të ardhmen”, , janë disa nga  pankartat që banorët mbajnë në duar teksa protestojnë për pronat e tyre.

Banorët janë përplasur edhe me policinë, të cilët kanë tentuar të ndalojnë qytetarë që donin të hiqnin gardhin metalik me të cilin është rrethuar prej disa ditësh trualli ku do të ndërtohet resorti.

The post VIDEO/ Protesta kundër resortit në Rrjoll, banorët “çajnë” rrethimin dhe futen në kantier appeared first on Albeu.com.

Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë të tjerë
Prej më shumë se gjashtë javësh vijon protesta e banorëve të Rrjollit kundër punimeve për ndërtimin e një resorti luksoz nga kompania Blue Gorgo. Edhe këtë të shtunë që përkon me festën e Ditës së Verës, përveç vetë banorëve të zonës, pjesë e protestës u bënë edhe qytetarë të ardhur nga vende të tjera në mbështetje të tyre.

Me mbërritjen e protestuesve pranë kantierit të punimeve, forcat e policisë formuan menjëherë një perimetër sigurie për të mos lejuar afrimin e tyre. Gjatë këtij momenti nuk munguan tensionet dhe përplasjet mes protestuesve dhe uniformave blu, ndërsa disa banorë u shoqëruan në polici.

Banorët pretendojnë se gjatë ndërhyrjes janë ushtruar edhe akte dhune ndaj tyre nga policia, duke theksuar se në këtë rast autoritetet po mbështesin interesat e kompanisë ndërtuese dhe jo qytetarët e thjeshtë. Pavarësisht situatës së krijuar, banorët shprehen të vendosur të vijojnë protestat çdo ditë deri në ndërprerjen e punimeve për resortin që, sipas tyre, cenon pronat dhe mjedisin e zonës.

The post Kundër resortit! S’ka festë për ta, banorët e Rrjollit sërish në protestë, iu bashkohen dhe qytetarë të tjerë appeared first on Albeu.com.

Përshkallëzon protesta në Rrjoll/ Policia private grushte, shkelma dhe shkopa gome drejt banorëve, ata kundërpërgjigjen (VIDEO)
Zona e Baks-Rrjollit në Velipojë, u shndërrua këtë të shtunë në një vatër tensioni, ku banorët u përplasën sërish me punonjësit e kompanisë së ndërtimit dhe të sigurisë private, të cilët nuk i lejuan të futeshin në trojet për të cilat pretendojnë pronësinë.

Sipas banorëve, punonjës të një kompanie sigurie private, të kontraktuar nga investitori, ndërhynë për t’i penguar ata të hynin në pronat që pretendojnë se u përkasin prej brezash.

Përplasja degradoi në përdorimin e shkopinjve të gomës dhe sendeve të forta. Nga ana tjetër, gjatë tensioneve, banorët dëmtuan me sende të forta ekskavatorët e firmës së ndërtimit.

Banorët pretendojnë se dokumentet e pronësisë, janë tjetërsuar nga një person i tretë dhe më pas janë shitur tek biznesmeni që synon të ndërtojë një resort turistik në zonë.

Çështja ndodhet aktualisht në procese gjyqësore, ndërsa, sipas tyre, kompania ka vijuar punimet për rrethimin e truallit, pavarësisht konfliktit ligjor.

Protesta e banorëve ka hyrë në ditën e 27-të radhazi. Gjatë kësaj periudhe, janë shoqëruar disa persona nga Policia e Shkodrës, por Prokuroria e Shkodrës i ka cilësuar disa prej këtyre shoqërimeve si të pavlefshme.

Një ditë më parë, gjatë protestës, dy persona përfunduan në spital me lëndime në trup. Po ashtu, një 17-vjeçar dyshohet se është goditur disa herë me grushte nga një punonjës sigurie private i veshur me uniformë të ngjashme me atë të Policisë së Shtetit.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa banorët paralajmërojnë vijimin e protestave deri në zgjidhjen e konfliktit të pronësisë.

The post Përshkallëzon protesta në Rrjoll/ Policia private grushte, shkelma dhe shkopa gome drejt banorëve, ata kundërpërgjigjen (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Përplasje në Rrjoll të Velipojës për resortin turistik/ Banorët bllokojnë punimet, akuza për grabitje pronash
Banorët e Rrjollit në Velipojë u përplasën me forcat e policisë ndërsa tentojnë të ndalojnë punën për një resort turistik që pretendojnë se po ndërtohet mbi tokat që u kanë grabitur.

Duke kundërshtuar projektin që sipas tyre cenon pronat private dhe po realizohet pa transparencë ligjore, banorët drejtojnë gishtin nga një Fatmir Shpellza, ish-zyrtar i Kadastrës, që sipas tyre ka falsifikuar dokumentet dhe pronën e trashëguar brez pas brezi e ka vënë në emrin e tij e më pas ia ka shitur biznesmenit Bashkim Ulaj.

Pas përplasjeve të ashpra me policinë, banorët arritën të pengojnë fadromat dhe makinat e kompanisë ndërtuese, duke pamundësuar vijimin e punimeve.

Banorët pretendojnë se kanë dokuemtet e pronësisë dhe të trashëgimisë, por autoritetet kanë pranuar ato të ish-zyrtarit të Kadastrës, duke u marrë kështu pronën shekullore.

Projekti i kundërshtuar parashikon ndërtimin e një kompleksi të madh turistik në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh në zonën ranore të Velipojës.

Më herët banorët e Rrjollit kanë protestuar edhe para Kuvendit ndërsa kanë kërkuar që SPAK te hetojë pretendimet e tyre për grabitjen e pronës.

The post Përplasje në Rrjoll të Velipojës për resortin turistik/ Banorët bllokojnë punimet, akuza për grabitje pronash appeared first on Albeu.com.

Boçi: Lironi banorët e Baks Rrjoll, policia nuk ka të drejtë t’i arrestojë
Deputeti Luçiano Boçi, njëherësh i deleguari politik i PD në Shkodër, ka reaguar në lidhje me arrestimet e banorëve të Baks Rrjolit që janë në mbrojtje të pronës së tyre.

Reagimi i Luçiano Boçit:

Policia e shtetit nuk mund të jetë arrestuesja e qytetarëve që protestojnë.

Banorët e Baks Rrjoll-it kanë të drejtën e tyre të kërkojnë marrëveshje, sikurse të ndjekin hapat ligjorë për pretendimet pronësore.

Çdo akt dhune ndaj tyre është i patolerueshëm.

Çdo qytetar i ndaluar dhe i arrestuar duhet të lirohet menjëherë.

The post Boçi: Lironi banorët e Baks Rrjoll, policia nuk ka të drejtë t’i arrestojë appeared first on Albeu.com.