Rrjetet Sociale Archives - Albeu.com
Pse “seen” në rrjetet sociale po ndikon te njerëzit, shpjegimi i neurologut Arianit Zajmi
Lënia në “seen” në rrjetet sociale po prek në mënyrë të përgjithshme njerëzit.
Në emisionin “Ora Shtatë”, neurologu Arianit Zajmi sqaroi arsyet pse ky fenomen po u shkakton zhgënjim njerëzve, transmeton klankosova.tv.
“Sa i përket seen-it, unë e konsideroj si një kosto që duhet paguar në shekullin XXI, nëse dëshiron të njohësh një person online. Nuk mund të njohësh njerëz në rrjete sociale pa u përballur me këtë, sepse është krejtësisht e pashmangshme. ‘Seen’ mund të jetë edhe një vendim për të mos pasur më interesim për atë person”, tha neurologu.
</body></html>
The post Pse “seen” në rrjetet sociale po ndikon te njerëzit, shpjegimi i neurologut Arianit Zajmi appeared first on Albeu.com.
Studimi: Shumë të rritur postojnë online me shpresën që t’i vërejë ish-partneri
Ndarjet sentimentale shpesh i shtyjnë njerëzit drejt sjelljeve të pazakonta. Shumë vetë do ta pranonin, edhe me pak siklet, se kanë kontrolluar ish-partnerin në Spotify vetëm për të kuptuar çfarë muzike po dëgjonte, si një mënyrë për të ndier ende një lloj afërsie. Po ashtu, nuk mungojnë as historitë në Instagram të publikuara me mendimin se ish-i mund të shohë sa mirë po ecën jeta pa të.
Nëse e gjeni veten në këtë përshkrim, nuk jeni vetëm. Një anketë e fundit e zhvilluar nga aplikacioni Hint tregon se shumica e të rriturve vazhdojnë ta imagjinojnë ish-partnerin si vëzhgues të jetës së tyre edhe pasi lidhja ka marrë fund, shkruan Vice.
Sipas të dhënave të sondazhit, 74% e pjesëmarrësve kanë menduar se si do të reagonte ish-i i tyre ndaj një vendimi të rëndësishëm jetësor, ndërsa 68% kanë imagjinuar çfarë do të mendonte ai ose ajo për një sukses personal. Po ashtu, 59% thanë se kanë publikuar diçka në internet me shpresën se ish-partneri do ta shihte, ndërsa 52% pranuan se një arritje e kanë ndjekur pjesërisht edhe për t’i lënë mbresë një ish-i.
Megjithëse orientimi i vendimeve të jetës sipas perceptimit të një ish-partneri nuk konsiderohet zgjedhja më e shëndetshme, një sjellje e tillë mbetet më pak problematike sesa ndjekja pas ose përgjërimi i vazhdueshëm për një mundësi të dytë.
Pasi dikush ka qenë pjesë e jetës sonë për muaj apo vite, është krejt normale që ai person të zërë një vend të rëndësishëm në rutinën e përditshme dhe në mënyrën si marrim vendime. Fundi i një lidhjeje mund të shoqërohet edhe me simptoma të ngjashme me varësinë. Partnerët shpesh bëhen shokët tanë më të afërt dhe mbështetja më e fortë, ndaj është e kuptueshme që vazhdojmë të kemi dëshirë të ndajmë me ta momentet më të rëndësishme. Ky është një zakon që nuk zhduket lehtë.
Kjo mund të ndihmojë për të kuptuar pse 48% e të anketuarve thanë se e përfytyrojnë ish-partnerin si njeriun e parë me të cilin do të ndanin një arritje të madhe, në vend të dikujt nga jeta e tyre e tanishme. Sipas studimit, imagjinata shpesh i mban njerëzit të lidhur me ish-partnerët edhe kur kontaktet kanë ndërprerë, duke krijuar kështu një “audiencë të imagjinuar” dhe duke vepruar sikur jeta po jetohet për vëmendjen e tyre.
“Në shumë raste, njerëzit nuk po përpiqen të pajtohen me ish-partnerët e tyre”, shpjegon Kirill Liakh, drejtor i aplikacionit Hint. “Në fakt, ata po përpiqen ta portretizojnë veten në një dritë të re për personin që dikur kishte autoritet emocional mbi ta.”
Rrjetet sociale, ndërkaq, e vështirësojnë edhe më shumë këtë proces. Vëzhgimi i vazhdueshëm i jetës së një ish-i ushqen kureshtjen dhe krijon një ndjenjë të rreme lidhjeje, e cila mund të mos ekzistojë më në realitet. Sipas anketës, 61% e të pyeturve besojnë se mediat sociale e bëjnë më të vështirë shkëputjen përfundimtare emocionale nga ish-partneri.
“Njerëzit shpesh e mendojnë kapërcimin e një ndarjeje si një mënyrë të pastër emocionale, por kujtesa rrallë funksionon kaq mirë”, thotë Liakh. “Një ish-partner mund të zhduket nga jeta e përditshme e dikujt dhe të mbetet ende një masë me të cilën një person gjykon ndryshimet e veta.”
Kjo vërehet sidomos në platforma si Instagram dhe Snapchat, ku është shumë e lehtë ose të ndjekësh ish-partnerin, ose të publikosh përmbajtje duke menduar posaçërisht për të. Le të jemi të sinqertë: sa herë është postuar një foto nga një takim, një selfie seksi apo lajmi për një sukses, me shpresën e fshehtë që ish-i ta vërë re? Ndoshta kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme e publikimit, por pa dyshim ka shërbyer si shtysë shtesë.
Shumë njerëz nuk do ta pranojnë hapur se kanë vepruar kështu, ndërsa disa mund të mos jenë as plotësisht të vetëdijshëm për motivet e tyre. Edhe pse ka nga ata që ndoshta e kanë lënë pas këtë sjellje, mbetet krejt njerëzore të kërkosh vëmendjen e dikujt që dikur ishte qendra e botës sate. Megjithatë, thelbi është që jeta të mos udhëhiqet vetëm nga dëshira për miratim prej një personi që nuk bën më pjesë në të. /Klankosova.tv
The post Studimi: Shumë të rritur postojnë online me shpresën që t’i vërejë ish-partneri appeared first on Albeu.com.
“Do ta votoja me shumë kënaqësi…”/ Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç është domosdoshmëri
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se të rinjtë dhe fëmijët janë grupi më i ekspozuar ndaj rrezikut të drogës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai theksoi nevojën për rritjen e sigurisë brenda dhe përreth shkollave.
Gjithashtu Balla u shpreh se është detyrim i Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendshme dhe i të gjithë aktorëve të tjerë institucionalë të forcojnë masat për mbrojtjen e fëmijëve nga shpërndarja e lëndëve narkotike.
“Do ta votoja me shumë kënaqësi një vendim për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç, një praktikë që po ndiqet nga vende që marrin përgjegjësi si Franca, Spanja dhe Australia”, u shpreh Balla.
The post “Do ta votoja me shumë kënaqësi…”/ Balla: Ndalimi i rrjeteve sociale për fëmijët nën 16 vjeç është domosdoshmëri appeared first on Albeu.com.
Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15-vjeç nga fundi i tetorit
Ndalimi i aksesit në mediat sociale nga të miturit nën moshën 15-vjeç, si dhe bllokimi i të miturve nën moshën 18-vjeç nga shfletimi i platformave të basteve online dhe shitjes së produkteve të duhanit, parashikohet në planin që po përgatit qeveria greke së fundmi.
Siç theksojnë burime qeveritare për “Protothema”, Greqia do të jetë gati deri në fund të tetorit të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre.
Më herët, ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 16-vjeç (nga 10 tetori) dhe platformat e takimeve online me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi seksual.
Kurse tani edhe BE po përgatit diçka të ngjashme.
Me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen që deklaroi se “Franca, Spanja, Greqia, Danimarka dhe Italia, po testojnë planin e Komisionit për të zbatuar verifikimin e moshës në aplikacionet e tyre kombëtare”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në program.
Ai u shpreh ndër të tjera se; “po shqyrtojmë ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga mosha 16 vjeç e poshtë, siç bëhet në Australi”.
The post Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15-vjeç nga fundi i tetorit appeared first on Albeu.com.
Kod i ri etik për mësuesit/ Nga veshja deri te rrjetet sociale, ndryshojnë rregullat në arsim
Çdo mësues i sistemit arsimor parauniversitar, do të duhet të zbatojë rregulla të reja gjatë punës në institucionet arsimore si dhe jashtë shkollës.
Ministria e Arsimit, ka hartuar Kodin e ri të etikës që detyron stafin mësimor të kenë rol me integritet, përgjegjshmëri dhe maturi edhe në rrjetet e tyre sociale.
Në paraqitje publike, ju kërkohet që postimet si foto dhe video të jenë në përputhje me etikën profesionale dhe të mos cenohet imazhin edukativ.
“Praktikat më të mira evropiane theksojnë rëndësinë e një kornize të qartë etike, që ndihmon mësuesit të përballen me sfidat profesionale me integritet, sidomos në një realitet arsimor që transformohet me ritme të shpejta nga teknologjia. Mësuesi kujdeset që ndërveprimi në rrjete dhe platforma sociale të mbështetet gjithmonë në standardet etike të komunikimit në publik. Mësuesi ruan figurën e tij si model edukues, edhe jashtë mjedisit të punës, nxit etikën dhe sjellje të përgjegjshme në mjediset e institucionit arsimor paraunversitar, jashtë tij si edhe në internet, duke i mësuar dhe edukuar nxënësit rreth përdorimit të sigurt të platformave”, sipas Kodit të Etikës së Ministrisë të Arsimit.
Kujdes ju kërkohet edhe për veshjen në punë. Mësuesit duhet të shfaqen në mjediset arsimore në zbatim të Kodit të etikës me një veshje të rregullt, të pastër dhe profesionale në përputhje me normat e shkollës, ku do të ndalohen aksesorët që bien në sy e bëjnë zhurmë.
“Përdorimi i stolive (bizhuteri) dhe elementeve shtesë në veshje duhet të jetë i kujdesshëm dhe i përshtatshëm për mjedisin shkollor, duke shmangur stolitë (bizhuteritë) e mëdha, me ngjyra të forta ose që shkaktojnë tinguj, të cilat mund të tërheqin vëmendjen apo shpërqendrojnë nxënësit gjatë procesit mësimor”, sipas Kodit të Etikës së Ministrisë të Arsimit.
Në nenin 5 të kodit të etikës, përcaktohet që mësuesi gjatë komunikimit me nxënësit, duhet të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e nxënësve dhe të jetë model i sjelljes dhe i zgjidhjeve paqësore në marrëdhëniet me nxënësit dhe të gjithë të tjerët.
Gjithashtu, mësuesit me përvojë në arsim do të duhet të mbështesin mësuesit e rinj dhe t’i trajnojnë.
The post Kod i ri etik për mësuesit/ Nga veshja deri te rrjetet sociale, ndryshojnë rregullat në arsim appeared first on Albeu.com.
Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave shqiptarë të rrjeteve sociale, sa kushtojnë postimet dhe faktorët që ndikojnë në pagesë
Në një Shqipëri ku çdo cep i “Instagram-it” ndriçon me dritat LED të “haulit” të fundit apo me filtrin e një dite “perfekte”, influencuesit kanë marrë një status që dikur u rezervohej vetëm VIP-ave klasikë.
Me një telefon në dorë dhe një audiencë të ndërtuar mbi një algoritëm, ata janë kthyer në motorë ekonomikë që prodhojnë të ardhura të konsiderueshme, tashmë edhe në objekt vëzhgimi të Administratës Tatimore…
Në rrjetet sociale shqiptare, çdo mëngjes fillon me një ”story”. Një kafe në dritë të mëngjesit, një “unboxing”, një urim me zë të ëmbël për ndjekësit, një bashkëpunim i koduar si dashuri e sinqertë për një produkt të ri.
Në sipërfaqe, ky është një ritual modern, një formë komunikimi e përditshme, intime dhe e padëmshme. Por pas këtij rrëfimi minimalist fshihet një realitet financiar shumë më i madh sesa duket: një ekonomi në hije, që funksionon nëpërmjet shikimeve, pëlqimeve dhe një audience që konvertohet në të ardhura të ndjeshme.
Në Shqipëri, ku shumica e të rinjve janë përdorues aktivë të rrjeteve sociale dhe ku tregu reklamues dixhital është rritur me mbi 25 për qind çdo vit pas pandemisë, fenomeni i influencuesve nuk është më një trend i pakicës, por një pjesë qendrore e mënyrës sesi konsumohet, reklamohet dhe shitet gjithçka, nga kremi për fytyrën te mendimi për veten.
Dhe po, shitet edhe “mendja”! Dhe megjithatë, për vite me radhë, këto të ardhura nuk janë përfshirë në logjikën fiskale të shtetit, duke krijuar një vakum të rrezikshëm: nga njëra anë kemi qytetarë që fitojnë dhjetëra mijë euro në vit; nga ana tjetër, një shtet që deri dje nuk dinte as ku t’i kërkonte.
Në njoftimin e disa muajve më parë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, i bazuar në verifikime me bankat, thuhej se mbi 33 milionë euro janë gjeneruar nga individët nëpërmjet platformave dixhitale si Meta, Facebook, YouTube, Google, etj.
Shifra është zyrtare, por në të vërtetë nuk përfaqëson të gjithë tregun, ajo është vetëm maja e një ajsbergu të të ardhurave të pamatshme, të cilat, për shkak të natyrës së decentralizuar dhe të paformalizuar të sektorit, nuk janë as të dokumentuara, as të kontrolluara.
Ky realitet po ndryshon. Për herë të parë, individët që gjenerojnë të ardhura nga platformat sociale janë ftuar të deklarojnë fitimet e tyre në formularin vjetor DIVA 2024.
E nëse për shumicën e profesionistëve të lirë, kjo datë ishte e pritur dhe e pranuar, për shumë influencues ajo përfaqësonte një dilemë ekzistenciale: të pranojnë se janë biznese dhe të hyjnë në sistem, apo të vijojnë të qëndrojnë në hijen e famës, pa llogari e pa përgjegjësi.
Anaid Kaloti, themelues i platformës “SHET Industry”, që ndjek nga afër zhvillimet e tregjeve kreative, shprehet se aktualisht, menaxhimi bëhet nga agjenci të mirëfillta, por edhe formalizimi total i tregut është çështje kohe.
“Ne jemi dëshmitarë të një realiteti të ri ekonomik që po e sfidon modelin tradicional të sipërmarrjes. Kur të ardhurat e një vajze që publikon një video ‘morning routine’ kalojnë të ardhurat e një biznesi të vogël që paguan qiranë, sigurimet dhe taksat, shteti nuk mund të mbyllë më sytë. E njëjta logjikë duhet të vlejë për të gjithë: nëse fiton, kontribuo”, – thotë ai.
Influencuesit janë bërë motorët më të fuqishëm të komunikimit tregtar dhe shpesh edhe kulturor. Ata ndikojnë në vendimet për blerje, në vlerat që promovohen, në mënyrën si të rinjtë e shohin veten, suksesin, trupin, modën dhe identitetin.
Dhe këtë ndikim e ushtrojnë pa ndonjë mbikëqyrje institucionale, pa trajnime për përgjegjësi sociale, pa etikë të detyrueshme. Ata janë një media alternative me ndikim masiv, por pa strukturë llogaridhënieje.
Tomi Kallanxhi, themelues i “Big Media Expert”, e artikulon më drejtpërdrejt këtë boshllëk: “Në çdo treg serioz, influencuesit nuk janë thjesht persona me shumë ndjekës, ata janë subjekte tregtare.
Ata kanë marrëveshje, kontrata, detyrime ligjore. Në Shqipëri, ndodh e kundërta. Fama perceptohet si e mjaftueshme për të justifikuar të ardhura të pamatshme. Kjo ka deformuar mënyrën sesi shihet puna, suksesi dhe përgjegjësia. Ka deformuar edhe tregun e agjencive të marketingut dixhital, jo të gjitha janë të formalizuara”, – pohon ai.
Problemi është se shumë influencues nuk janë thjesht të pandërgjegjshëm; ata funksionojnë në një ekosistem ku informaliteti është normë.
Pagesat për bashkëpunime shpesh bëhen “cash” ose përmes platformave të pallogaritura në sistemin tatimor shqiptar.
Një pjesë e tyre edhe me shkëmbime klering. Asnjë kontratë, asnjë faturë, asnjë deklarim. Po a është influenceri shqiptar shpesh viktimë e një sistemi të ndërtuar për të nxitur fshehjen dhe jo transparencën?
Në vendet perëndimore, ky është një debat i kaluar. Franca, Italia, Gjermania e kanë përfshirë prej kohësh industrinë dixhitale në sistemin e vet të tatimeve dhe së drejtës së punës.
Sipas ligjit të ri të 2024 të Bashkimit Europian, influencuesit janë të detyruar të etiketojnë qartë përmbajtjen e sponsorizuar, të deklarojnë partneritetet tregtare dhe të paguajnë kontribute sociale si çdo profesionist tjetër i pavarur. Në Shqipëri, kjo etikë është ende larg, duke qenë një sektor shumë i ri dhe i pastrukturuar.
Formalizimi i kësaj industrie nuk duhet të fillojë me frikë, por me edukim, thotë për “Monitor”, Selami Xhepa, ekspert i ekonomisë. Sipas tij, shteti nuk mund të vijë me gjoba pa ofruar më parë mjete për orientim dhe strukturim.
“Këta individë duhet të kuptojnë si të hapin një NIPT, si të lëshojnë një faturë, si të bëjnë vetëdeklarim online, si të përfshihen në skemat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Në të kundërt, çdo përpjekje për të përfshirë këtë sektor në sistemin tatimor do të dështojë dhe do të kthehet në një betejë kulturore, ku fama përplaset me burokracinë, dhe ku viktimizimi mediatik mbizotëron mbi logjikën fiskale”, – thotë z. Xhepa.
Anaid Kaloti, thekson se pagesa që merr një influencues nuk përcaktohet vetëm nga numri i ndjekësve, por nga një kombinim faktorësh që lidhen me korrektësinë ndaj publikut dhe mënyrën e komunikimit me të.
Ai nënvizon se ka rëndësi nëse një person është thjesht figurë publike apo ndërvepron realisht me audiencën, duke ndarë momente nga jeta e përditshme, si veshje, gatime, pushime apo evente të ndryshme.
Këto elemente e bëjnë marrëdhënien me ndjekësit më të afërt dhe më autentike, duke rritur vlerën e influencuesit në sytë e bizneseve.
Sipas tij, një tjetër tregues i rëndësishëm është analiza e numrave, që përfshin jo vetëm ndjekësit, por edhe nivelin e angazhimit, shikueshmërinë dhe ndikimin real që ka influencuesi në audiencë.
Këto matje ndihmojnë markat të kuptojnë nëse investimi në një bashkëpunim është i justifikuar dhe cilat janë përfitimet që mund të marrin në këmbim.
Z. Kaloti shton se figurat publike, veçanërisht ata që janë të mirënjohur në ekranet mediatike, zakonisht paguhen më shumë.
Arsyeja, sipas tij, lidhet me imazhin që kanë ndërtuar dhe reputacionin e tyre të konsoliduar, i cili e bën më të lehtë për markat të lidhin produktin ose shërbimin e tyre me një figurë të besueshme dhe të njohur nga një audiencë e gjerë.
Sipas Tomi Kallanxhit, drejtues i “Big Media Expert”, tregu i influencuesve në Shqipëri ka evoluar dukshëm me kalimin e kohës. Agjencitë aktualisht luajnë rol kyç si urë ndërmjet influencuesve dhe kompanive, duke strukturuar bashkëpunimet dhe duke ndihmuar në profesionalizimin e lidhjeve mes palëve.
Ai thekson se marketingu dixhital tashmë ka marrë pjesën më të madhe të “tortës” nga ai tradicional, kompanitë janë gjithnjë e më shumë të orientuara drejt këtij modeli.
Për këtë arsye, format e bashkëpunimit janë zhvilluar në paketa që përfshijnë story, postime dhe reels në Instagram, dhe pagesat variojnë nga 50 euro për një foto deri në mbi 5 000 euro për paketë.
Sipas z. Kallanxhi, pagesat nuk varen nga numri i ndjekësve, por nga reagimet që influencuesi gjeneron, specifikisht nga sa herë postimet u shfaqen ndjekësve në ekran gjatë një muaji.
Gjithashtu, është thelbësore që produkti të pasqyrojë audiencën e influencuesit; p.sh., një modele nuk është e përshtatshme për reklamimin e produktit për bebe, pasi audiencat duhet të përputhen për të maksimizuar efektivitetin, përfundon ai.
Pagesat për influencerët në Shqipëri
Foto e vetme në Instagram
Shpesh përdoret për promovime të shpejta dhe të drejtpërdrejta të produkteve ose shërbimeve. Çmimi fillon nga 50 euro dhe rritet në varësi të audiencës dhe nivelit të angazhimit.
Story të sponsorizuar
Një nga format më popullore, pasi lejon komunikim të shpejtë dhe interaktiv me ndjekësit. Pagesat variojnë zakonisht nga 50 deri në 150 euro për një story, me mundësi shtesë nëse përfshihet edhe link drejt produktit ose një seri storiesh.
Reels / Video të shkurtra
Shërbejnë për të treguar produktin në veprim, duke gjeneruar më shumë shikueshmëri organike. Çmimi zakonisht është 100 deri në 500 euro, në varësi të idesë kreative, kohëzgjatjes së videos dhe cilësisë së prodhimit.
Paketa të plota (postime + reels + story)
Për fushata të strukturuara marketingu, kompanitë zgjedhin paketa të kombinuara që ofrojnë ekspozim të vazhdueshëm. Këto paketa mund të arrijnë mbi 5 000 euro, sidomos kur përfshihet një figurë publike e njohur ose kur bashkëpunimi zgjat për disa javë.
Faktorët që ndikojnë në pagesë
Çmimet nuk varen vetëm nga numri i ndjekësve, por më shumë nga angazhimi real që gjeneron influencuesi (pëlqime, komente, shpërndarje) dhe përputhja e produktit me audiencën e tij. Një audiencë e përfshirë dhe e besueshme është çelësi për një bashkëpunim të suksesshëm./ Monitor
The post Nga “like” te ligji, audienca 33 milionë euro e VIP-ave shqiptarë të rrjeteve sociale, sa kushtojnë postimet dhe faktorët që ndikojnë në pagesë appeared first on Albeu.com.
Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale
Ministria e Drejtësisë ka publikuar draftin e plotë për Kodin e ri Penal, ku janë parashikuar një sërë ndryshimesh ligjore.
Drafti i Kodit të ri Penal në nenin 842 për “Përdorimin e paligjshëm të imazhit”, lidhur me keqpërdorimin e imazhit të një personi tjetër për të hapur një profil të rremë në rrjetet sociale apo në çdo faqe tjetër, do të dënohet me gjobë dhe me 3 vite burg.
Për këto raste, ndjekja penale fillon vetëm kur bën denoncim viktima ose avokati, dhe pushohet kur heq dorë pala e dëmtuar.
“1. Përdorimi i imazhit të një personi për të bërë njoftime ose për të hapur profile të rreme në rrjetet sociale, faqet e kontaktit ose në çdo mjet tjetër komunikimi publik, pa pëlqimin e mbajtësit të imazhit, kur i shkakton këtij të fundit gjendje ngacmimi, përndjekjeje ose poshtërimi, dënohet me gjobe ose me burgim deri ne tre vjet.
2. Ndjekja penale për veprën penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me heqjen dorë prej tij” – thuhet në draftin e Kodit të ri Penal.
The post Drafti i Kodit të Ri Penal: 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.
Ilirjan Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale
Ditën e sotme, një konferencë për gazetarët në kuadër të zgjedhjeve elektorale të 11 majit, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka bërë të ditur se në zonat e Vorës dhe Njësisë 10 në Tiranë, ku që nga zgjedhjet e 2023 votohet në mënyrë elektronike, janë ngritur qendrat e testimit të votimit.
Më tej, Celibashi ka folur për votimin në diasporë, ku ka thënë se 62% e zgjedhësve të regjistruar e kanë marrë zarfin dhe kanë votuar 12.5% e tyre.
Sipas tij, janë konstatuar raste të shpërndarjes me vonesë të zarfave në Greqi, ku Celibashi ka bërë të ditur se KQZ ka kontaktuar kompaninë private të shpërndarjes, për të pasur në vëmendje situatën.
“Zgjedhësit që e kanë marrë në dorë zarfin janë 154.770, pra 62% e zgjedhësve e kanë marrë dokumentacionin zgjedhor. Kanë mbërritur deri tani në KQZ 19.025 zarfa votimi, deri në fund të ditës do të jenë 22 mijë, që përbëjnë 12.5% të votuesve. Problematika me shpërndarjen e zarfave të votimit është më e madhe në Greqi, sipas raportimeve, ku kemi kontaktuar kompaninë për ta pasur në vëmendje situatën”,-tha Celibashi.
Më tej, Celibashi ka folur për komunikimin e KQZ-së me SPAK mbi hetimet lidhur me problematika zgjedhore.
Ai tha se me SPAK kanë komunikim të vazhdueshëm dhe për raste konkrete. Sipas informacionit që disponon, Celibashi ka nisur një numër procedimesh që SPAK është duke i ndjekur.
“Jemi në komunikim të vazhdueshëm. Kemi pasur një komunikim për një çështje konkrete. Ndërkohë, në një komunikim të sotëm, SPAK mund ta bëjë vetë me dije që janë një numër procedimesh të cilat janë duke i ndjekur. Bazuar edhe në denoncimet e subjekteve zgjedhore dhe në raste të bërë të ditura në media”,-tha Celibashi.
Nga ana tjetër, Celibashi ka sqaruar edhe një rast ku një votues ka bërë të ditur se ka shkuar zarfi i votimit në diasporë pa fletëvotimi. Sipas Celibashit, një rast i tillë mund të jetë spekulim nga ana e zgjedhësit.
“Ka pasur një rast ku zgjedhësi ka bërë të ditur se i ka shkuar zarfi pa fletën e votimit. Në fakt, lidhur me këtë rast ne nuk kemi asnjë fakt nëse është gabim i KQZ-së apo spekulim i zgjedhësit, por nëse do të jetë spekulim, sërish nuk mund të keqpërdoret edhe nëse i dërgojmë një fletë të dytë, sepse elementët e sigurisë nuk e lejojnë që të regjistrohet si një votim i bërë dy herë.”-tha Celibashi.
Nga ana tjetër, Celibashi është ndalur edhe tek rastet e atyre votuesve që kanë publikuar votën e tyre, ku ai thekson se publikimi i votës është një vepër penale. Komisioneri u ka bërë thirrje partive politike që të mos inkurajojnë këto veprime te votuesit e tyre.
“E ribëjmë me dije dhe njëherë se fotografimi i votës dhe ajo çka po bëjnë ata në rrjetet sociale, në gjykimin tim, përbën një vepër penale, por nuk jam unë autoriteti që vendos për këtë çështje. Unë e shoh si një veprim që e klasifikoj si vepër penale. Është i ndaluar rreptësisht publikimi i votës.”-tha më tej ai.
The post Ilirjan Celibashi: Ata që publikojnë votën në rrjetet sociale po kryejnë një vepër penale appeared first on Albeu.com.
Me shifrën shokuese, Egli Tako shpallet ‘mbretëresha’ për këtë javë
Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.
Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…
Joz Marku i cili u rikthye në shtëpi para disa javësh ka fituar 1 mijë ndjekës, duke shkuar nga 48.9 K në 49.8 K. Ndërkohë, edhe Loredana Brati ka patur një rritje me 3 mijë ndjekës, teksa tashmë numëron 52.1 K nga 49 K.
Rozana Radi e cila disa javë më parë mbante fronin, sot është rritur me 3 mijë ndjekës, nga 428 K në 431 K ndjekës. Me po të njejtin numër ndjekësish është shtuar edhe Gjesti i cili nga 484 K shkoi në 487 K ndjekës.
Plot 8 mijë ndjekës ka fituar Danja, nga 92.8 K në 101 K ndjekës.
Me shifrën shokuese prej 143 K, Egli Tako ka shkuar nga 205 K ndjekës në 348 K ndjekës. Këtë rritje e ka komentuar edhe Aldor Nini në “Big Brother Radio” duke e quajtur anormale.
The post Me shifrën shokuese, Egli Tako shpallet ‘mbretëresha’ për këtë javë appeared first on Albeu.com.
“The Guardian”: Rama fajëson rrjetet sociale për nxitjen e dhunës
Prestigjiozja britanike “The Guardian”, ka publikuar një artikulli ku raporton kërkesën e qeverisë shqiptare për të mbyllur për një vit platformën e rrjetit social “TikTok”.
Sipas prestigjiozes britanike, ky vendim vjen pas vrasjes së 14-vjeçarit muajin e kaluar, që ngjalli frikën mbi ndikimin e mediave sociale te fëmijët.
Për kryeministrin, kjo është pjesë e një plani më të gjerë për t’i bërë shkollat ​​më të sigurta, pas takimeve me grupet e prindërve dhe mësuesit nga i gjithë vendi.
“Për një vit, do ta mbyllim për të gjithë. Nuk do të ketë TikTok në Shqipëri”, tha Rama.
TikTok, i kërkuar të komentojë të shtunën, kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të goditur me thikë. Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë se autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe në fakt, raportet e shumta kanë konfirmuar se videot që çuan në këtë incident që po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.
Rama ka fajësuar mediat sociale, dhe TikTok në veçanti, për nxitjen e dhunës mes të rinjve brenda dhe jashtë shkollës, vijon The Guardian.
Po ashtu, ka pasur shqetësime në rritje nga prindërit pas raportimeve të fëmijëve që marrin thika dhe sende të tjera në shkollë për t’i përdorur në grindje ose raste ngacmimi të nxitura nga historitë që ata shohin në TikTok.
Po ashtu, britanikja përmend edhe zërat kundër këtij vendimi.
“Vendimi diktatorial për të mbyllur platformën e mediave sociale TikTok … është një akt i rëndë kundër lirisë së fjalës dhe demokracisë”, citon The Guardian deputeten Ina Zhupa.
The post “The Guardian”: Rama fajëson rrjetet sociale për nxitjen e dhunës appeared first on Albeu.com.