rrjete Archives - Albeu.com

Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq, rastet që zbulojnë rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë
<html><head></head><body>

Arrestimet dhe dënimet e regjistruara deri tani në Kosovë për spiunazh kanë një element të përbashkët: dyshimet për lidhje me shërbimin sekret serb, BIA-n, për të cilën besohet se ka investuar prej vitesh në rekrutimin e bashkëpunëtorëve në vend.

Rasti më i fundit lidhet me Feim Salin, të cilit iu ndërpre dalja nga Kosova në pikën kufitare të Merdarës. Ai u arrestua më 13 gusht, nën dyshimin se kishte spiunuar për BIA-n serbe.

Më herët, për të njëjtën vepër penale ishte akuzuar edhe Hysri Selimi. Ish-pjesëtari i ISIS-it, në përfundim të procesit gjyqësor, kishte pranuar vetë se ishte pjesë e BIA-s serbe.

Një tjetër çështje për spiunazh mori fund me aktgjykim dënues në prill të vitit 2026. Ish-zyrtarja e OSBE-së, Jelena Gjukanoviq, u shpall fajtore dhe u dënua me gjashtë vjet burgim.

Feim Sali, Hysri Selimi dhe Jelena Gjukanoviq përbëjnë tri rastet e fundit në të cilat institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Kosovë janë angazhuar për dyshime të spiunazhit.

Avokati Arbër Jashari vlerëson se këto zhvillime dëshmojnë një përqendrim më të madh të institucioneve te kjo vepër penale gjatë viteve të fundit.

“Është për t’u inkurajuar që shteti i Kosovës, sidomos në tri vitet e fundit, ka pasë një përparim jashtëzakonisht të madh në luftimin e këtij lloji të kriminalitetit. Këtij lloji të kriminalitetit i cili më parë nuk ka qenë shumë i njohur. Ka qenë vetëm si vepër penale në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, por para vitit 2023 pothuajse shumë pak njerëz janë arrestuar, janë gjykuar e aq më pak dënuar për vepra të tilla penale dhe kjo tregon që ne si shtet ndoshta në të kaluarën nuk kemi qenë shumë vigjilentë ndaj këtij lloji të kriminalitetit”, thotë për Tëvë1 avokati Arber Jashari.

Sipas Jasharit, Kodi Penal i Republikës së Kosovës parashikon masa të ashpra për personat që kryejnë këtë vepër, ndërsa kohëzgjatja e dënimit varet nga mënyra e kryerjes.

“Varësisht prej formës së kryerjes së kësaj vepre, dënimi minimal mund të jetë 5 vjet, por maksimali mund të arrijë në 10, 12, e në raste të caktuara, në kohë luftash ose në gjendje jo të zakonshme, mund të variojë edhe me dënime shumë më të larta”, shprehet ai.

Informacionet që u dorëzohen personave të angazhuar në veprimtari spiunazhi konsiderohen të një rëndësie të veçantë për shtetin. Profesori Fatmir Çollaku thotë se përmes tyre shtetet armike mund të përfitojnë të dhëna që nuk janë publike dhe t’i përdorin kundër interesit kombëtar.

“Ato informacione te besueshme janë të interesit kombëtarë dhe ato informacione nëse servohen, jepen dikujt tjetër me qëllime te përfitimit çfarëdo qoftë natyre ai përfitim konsiderohet qe i ka bo dëm shtetit tonë dhe për këtë arsye ata persona dyshohen që janë kryer të këtyre veprave penale të spiunazhit dhe pa dyshim që janë të dëmshëm për sigurinë e Kosovës sepse shteti armik, shteti tjetër merr informacione qe s’janë publike dhe ku në bazë të cilave mund të krijojë një plan, skenarë me dëm të interesit nacional gjegjësisht në dëm të sigurisë nacionale”, thotë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se, përveç rasteve të publikuara tashmë, po heton edhe persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me spiunazhin dhe bashkëpunimin me BIA-n, shërbimin sekret serb.

</body></html>

The post Nga Fehim Sali te Jelena Gjukanoviq, rastet që zbulojnë rrjetet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Goli më “i çmendur”, nuk e di askush si hyri topi në rrjetë (VIDEO)
Të shënosh pa gjuajtur, kjo është “shpikja” e re për të shënuar. goli më “i çmendur” vjen nga Argjentina. Gjatë duelit mes Gimnasia  dhe Newells Carbonero as vetë nuk i ka besuar syve kur ka parë topin të kapërcente vijën fatale dhe të hynte në rrjetë.

Futbollisti kolumbian shërbehet bukur në zonë dhe duke i afruar portës përgatitet për të goditur topin. Por koha nuk i premton shumë teksa një prej mbrojtësve kundërshtarë i rrëshket menjëhrë në këmbë.

Por midis Carbonero-s, mbrotjësit dhe portierit që del përpara për të pritur gjuajtjen topi sërish shkon si me magji brenda portës. Një gol ky ku askush nuk e pa qartë sferën se si hyri në rrjetë, pavarësisht se në fund vlera e tij mban tre pikët për skuadrën e Gimnasia.

The post Goli më “i çmendur”, nuk e di askush si hyri topi në rrjetë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Facebook “me dorë të hekurt”, bllokon 1.3 miliard llogari të rreme
Facebook është rrjeti i parë social më i përdorur në botë.

Të shumta janë llogaritë dhe profilet false të cilat janë krijuar në këtë aplikcion.

Së fundmi Facebook bllokoi 1.3 miliard llogari të rreme dhe fshiu më shumë se 12 milion postime në lidhje me COVID-19 dhe vaksinat, të cilat ekspertët shëndetësorë në të gjithë botën i konsideruan si informacione të reme.

Këto inormacione janë konsideruar si të rreme dhe teori konspirative në lidhje me vaksinat e koronavirusit të cilat u përhapën në platformat e mediave sociale si Facebook dhe Twitter gjatë pandemisë.

Njoftimi nga Facebook i të dhënave mbi keqinformimin vjen në funksion të një auditimi nga Komiteti i Energjisë dhe Tregtisë i Dhomës së Përfaqësuesve të SH.B.A.-së mbi mënyrën se si platformat e teknologjisë, përfshirë Facebook-un, merren me keqinformimin./albeu.com/

The post Facebook “me dorë të hekurt”, bllokon 1.3 miliard llogari të rreme appeared first on Albeu.com.