Rrjedhja e dokumenteve të SHBA-së Archives - Albeu.com

Çfarë dihet për dokumentet e Pentagonit?
Ka kaluar më pak se një javë që kur u bë e ditur se dokumente jashtëzakonisht të klasifikuara ushtarake për luftën në Ukrainë kanë dalë në publik, duke shtyrë Pentagonin që të reagojë shpejt për të vënë nën kontroll dëmin e shkaktuar, për të siguruar aleatët dhe për të vlerësuar përmasat e kësaj rrjedhjeje të dokumenteve.

Informacionet që rrodhën publikisht kanë vënë në pah dobësitë në aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës dhe kanë shfaqur vlerësime private nga aleatët për një sërë çështjesh të inteligjencës, duke ngritur pikëpyetje nëse publikimi i këtyre dokumenteve e ka dëmtuar besimin e aleatëve për të ndarë informacione me SHBA-në apo nëse do të kenë ndikim në planet e Ukrainës për të intensifikuar luftën kundër Rusisë gjatë kësaj pranvere.

Në përgjithësi, rrjedhja e dokumenteve paraqet “një rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare”, tha për gazetarët një zëdhënës i Pentagonit më 10 prill.

Më poshtë mund të mësoni se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë, çfarë dihet për ato dhe për ndikimin e mundshëm që mund të ketë kjo rrjedhje dokumentesh.

Çfarë janë dokumentet që rrodhën në publik?

Dokumentet e klasifikuara – autenticitetin e së cilave zyrtarët amerikanë nuk e kanë verifikuar – që kanë të bëjnë me një sërë çështjesh, si pozicionet e ushtrisë ukrainase, për mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe çështje të tjera të ndjeshme, përfshirë edhe se në çfarë rrethanash presidenti rus, Vladimir Putin, mund të përdorë armë bërthamore.

Nuk ka një përgjigje të qartë se sa dokumente kanë rrjedhur në publik. Associated Press ka parë afërsisht 50 dokumente, por disa vlerësime thonë se numri i përgjithshëm i tyre mund të arrijë në qindra.

Prej ku dolën këto dokumente?

Askush nuk e di përgjigjen e saktë në këtë pyetje, madje as shefi i Pentagonit.

“Ato [dokumentet] dolën online, se ku apo kush kishte qasje në to, nuk e dimë. Thjesht, nuk e dimë”, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjatë një konference për media më 11 prill. “Ne do të vazhdojmë të hetojmë dhe nuk do të lëmë gur pa lëvizur derisa të gjejmë burimin dhe përmasën e gjithë kësaj”.

Ka shumë gjasa që rrjedhja e dokumenteve të ketë nisur në faqen e quajtur Discord.

Discord është një platformë e mediave sociale mjaft e popullarizuar në mesin e personave që luajnë lojëra online. Në faqen e Discord mund të publikohen mesazhe zanore, video, tekst për grupe të ndryshme. Kjo platformë e përshkruan veten si vend “ku ju mund t’i përkisni një klubi shkollor, një grupi të lojërave apo komunitetit botëror të artit”.

Në një prej këtyre forumeve, që fillimisht u krijua për të diskutuar për një sërë temash, anëtarët debatonin për luftën në Ukrainë. Sipas një anëtari të kësaj bisede, një anëtar i paidentifikuar postoi dokumente që pretendoi se ishin të klasifikuara, fillimisht duke shkruar mendimet e tij për to, e disa muaj më pas, postoi fotografi të dokumenteve.

Personi, që tha se ishte anëtar i forumit, i tha Associated Press se një tjetër person, i identifikuar online vetëm si “Lucca” postoi dokumente në biseda të ndryshme në Discord. Prej aty, dokumentet duket se janë shpërndarë, derisa u ranë në dorë edhe mediave.

Shumë detaje të kësaj ngjarjeje nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur. Dhe, zyrtarët e lartë amerikanë e kanë pranuar publikisht se ata ende po mundohen të gjejnë përgjigje për këto çështje.

Çfarë është zbuluar?

Rrjedhja e këtyre dokumenteve ka vënë në pah se sa afër SHBA-ja monitoron se si aleatët e saj dhe miqtë e saj ndërveprojnë me Rusinë dhe Kinën. Zyrtarët në disa shtete kanë mohuar ose hedhur poshtë pretendimet që kanë dalë nga këto dokumente.

AP-ja ka raportuar se si inteligjenca amerikane ka marrë informacione nga operativët rusë se si ata po ndërtonin raporte më të ngushta me Emiratet e Bashkuara Arabe – një shtet i pasur me naftë në Lindjen e Mesme, që është nikoqir i strukturave të rëndësishme ushtarake amerikane. Emiratet i kanë mohuar këto pretendime, duke thënë se janë “krejtësisht të rreme”.

Të hënën, Washington Post raportoi se presidenti i Egjiptit urdhëroi vartësit e tij që në mënyrë të fshehtë të përgatisnin dërgimin e deri 40.000 raketave në Rusi, teksa lufta në Ukrainë po vazhdon. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Egjiptit tha se shteti i tij mban “qëndrimin e mospërfshirjes në këtë krizë dhe është i përkushtuar që të mbajë distancë të barabartë me të dyja palët”.

Dokumente të tjera që rrodhën në publik trajtojnë shqetësimet e pretenduara se liderët e Koresë së Jugut ishin hezitues për të dërguar municione artilerie në Ukrainë dhe se shërbimi i spiunimit të Izraelit, Mossad, kishte kundërshtuar reformën në drejtësi të kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Agjencitë amerikane të inteligjencës – që kanë një buxhet vjetor prej 90 miliardë dollarësh – kanë fuqi të mëdha sa i përket përgjimit të komunikimeve, operacioneve të spiunimit dhe monitorimit përmes satelitëve. Rezultatet e këtyre fuqive rrallëherë shihen në publik, edhe në formë shumë të kufizuar.

Përgjigjja e SHBA-së

Pentagoni ka nisur një vlerësim të brendshëm lidhur me ndikimin që mund të ketë rrjedhja e dokumenteve në sigurinë kombëtare. Ky vlerësim po udhëhiqet nga Milancy D. Harris, zëvendësnënsekretari i Mbrojtjes për Inteligjencë dhe Siguri, tha një zyrtar i mbrojtjes për AP-në. Në ekipin që po bën vlerësimin e brendshëm bëjnë pjesë edhe përfaqësues nga zyrat për çështje legjislative, politika, këshillime ligjore dhe të Shtabit të Përbashkët, tha ky zyrtar.

Pentagoni shpejt ka ndërmarrë hapa për të ulur numrin e personave që kanë pasur qasje në përditësimet e bëra për këtë çështje, tha një zyrtar tjetër i Mbrojtjes. Të dy zyrtarët amerikanë folën në kushte anonimiteti. Zyrtarët e Pentagonit po ashtu po monitorojnë nga afër nëse dokumentet që rrodhën në publik “po postohen sërish dhe nëse po amplifikohen”, tha Chris Meagher, asistent për marrëdhënie me publikun i sekretarit të Mbrojtjes.

Ndaras, Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim penal lidhur me atë se si këto dokumente u morën në posedim dhe si rrodhën në publik.

Drejtori i CIA-s, William Burns, duke folur të martën për rrjedhjen e dokumenteve, tha se kjo ngjarje është “jashtëzakonisht e pafat”.

“Është një çështje që Qeveria amerikane e merr me shumë seriozitet”, tha ai gjatë deklaratave të bëra në Universitetin Rice. “Pentagoni dhe Departamenti i Drejtësisë kanë nisur hetime mjaft intensive për të sqaruar këtë ngjarje”.

Cili është ndikimi?

Zyrtarë të lartë ushtarakë kanë kontaktuar aleatët për të biseduar për këtë çështje. Këto janë përfshirë edhe biseda “në nivele të larta për t’i siguruar ata se përkushtimi ynë në ruajtjen e inteligjencës dhe besnikërisë ndaj bashkëpunimit tonë të sigurisë. Këto biseda kanë nisur që nga fundjava dhe po vazhdojnë”, tha Meagher.

Zyrtarët amerikanë ka të ngjarë që të përballen me më shumë pyetje kur të udhëtojnë javën e ardhshme në Gjermani për të marrë pjesë në takimin e ri të grupit të kontaktit. Në Gjermani do të takohen përfaqësuesit e mbi 50 shteteve për të koordinuar ndihmën ushtarake dhe ndihmën tjetër për Ukrainën. Por, rrjedhja e dokumenteve nuk pritet të ketë ndikim në këtë takim apo në vullnetin e aleatëve për të vazhduar ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes për AP-në, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak se kjo çështje është e ndjeshme.

“Mendoj se shumë aleatë me gjasë do të jenë më kureshtarë të dinë pse ndodhi kjo”, tha Chris Skaluba, drejtor i nismës për siguri transatlantike në Këshillin e Atlantikut. Duke pasur parasysh nivelin e lartë të sigurisë që kërkohet për të pasur qasje në informacione të tilla, rrjedhja e këtyre dokumenteve ngre pyetje se kush “mund të ketë pasur në agjendë që t’i publikojë ato” dhe nëse qëllimi ishte për të minuar mbështetjen për Ukrainën, tha Skaluba.

Austin tha të martën se ka kontaktuar homologun e tij nga Koreja e Jugut, ministrin e Mbrojtjes, Lee Jong-sup, për të diskutuar për dokumentet e publikuara, disa prej të cilave ishin veçmas të ndjeshme për Seulin, sepse në to përshkruheshin operacionit të vëzhgimit që SHBA-ja kishte bërë ndaj aleatëve. Në dokumente janë dhënë detaje lidhur me hezitimin e Koresë së Jugut për t’i dhënë municion Ukrainës.

Dy shefat e mbrojtjes janë pajtuar se “një numër i konsiderueshëm” i dokumenteve që rrodhën në publik janë të fabrikuara, tha për mediat Kim Tae-hyo, zëvendësdrejtor për siguri kombëtare. Ai tha se aleanca midis dy shteteve nuk do të ndikohet nga çfarëdo rrjedhje informacionesh dhe se Koreja e Jugut do të kërkojë që të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në.

Si Austin ashtu edhe sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kanë biseduar me homologët e tyre ukrainas. Austin ka sugjeruar se rrjedhja e dokumenteve nuk do të ketë ndikim në planet e Ukrainës për ofensivën e saj pranverore.

Strategjia e Ukrainës “nuk do të udhëhiqet nga ndonjë plan specifik. Pikë së pari, ata kanë një plan të mirë, por vetëm presidenti [ukrainas Volodymyr] Zelensky dhe lidershipi i tij e dinë realisht të gjitha detajet e atij plani”, tha Austin.

Për çështjet e tjera të ndjeshme që janë pjesë e dokumenteve, sikurse mungesa e municioneve të Ukrainës për mbrojtje ajrore, mungesa e municioneve ka qenë një informacion që është ditur dhe ka qenë një prej arsyeve se pse liderët ushtarakë amerikanë u kanë bërë thirrje aleatëve që të furnizojnë Kievin me çfarëdo sistemi që kanë, sikurse sistemet Iris-T, të cilat Gjermania është zotuar se do t’ia dërgojë Ukrainës dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore të prodhimit amerikan Hawk, që Spanja ka thënë se do t’i dërgojë në Kiev.

“Bërja publike e mungesës së sistemeve kundërajrore mund ta kënaqë Rusinë. Por, nëse kjo u jep shtysë partnerëve të Ukrainës për të përshpejtuar dërgesat e raketave dhe armëve të tjera të mbrojtjes ajrore, Kievi do të jetë mirënjohës. Ka shumë të njohura dhe të panjohura lidhur me përmasat e ndikimit që mund të kenë këto rrjedhje dokumentesh në mbështetjen politike të SHBA-së për Ukrainën”, tha Ben Barry, hulumtues i lartë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, me seli në Londër.

The post Çfarë dihet për dokumentet e Pentagonit? appeared first on Albeu.com.

Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të SHBA-së, për të na mashtruar
Dokumentet jashtëzakonisht të ndjeshme që kanë rrjedhur në internet mund të jenë një lëvizje e Shteteve të Bashkuara për të “mashtruar” Rusinë, tha zëvendësministri i Jashtëm rus.

“Ka gjasa që është interesante për dikë që t’i shikojë këto dokumente, nëse vërtetë janë dokumente ose mund të jenë të rreme, apo mund të jenë rrjedhje të qëllimshme”, tha Sergei Ryabkov për agjencitë ruse të lajmeve.

“Pasi që SHBA-ja është palë në konfliktin [në Ukrainë] dhe në thelb po zhvillon një luftë hibride kundër nesh, ka gjasa që teknike të tilla po përdoren për të mashtruar kundërshtaren e tyre, Federatën Ruse”, shtoi ai.

Dokumentet që kanë rrjedhur në publik – gjë që ka nxitur nisjen e hetimeve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë – përfshijnë informacione të klasifikuara lidhur me luftën e Ukrainës kundër forcave ruse, por edhe vlerësime sekrete të SHBA-së për aleatët e saj.

Në një prej dokumenteve që është analizuar nga AFP, theksohen shqetësimet e SHBA-së lidhur me kapacitetin e Ukrainës për të vazhduar mbrojtjen ndaj sulmeve ruse, përderisa Washington Post ka raportuar se në dokumente tjera janë shprehur dyshime lidhur me suksesin e ofensivës së re që forcat e Kievit pritet të nisin.

Gazeta Guardian ka raportuar se në një dokument thuhet se zyrtarët amerikanë kanë vlerësuar se në një pikë në Ukrainë kanë qenë aktivë 97 forca speciale nga shtetet e NATO-s, përfshirë 50 trupa britanike.

Reuters ka raportuar se Serbia – shteti i vetëm në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës – nuk ka pranuar të trajnojë trupat ukrainase, por është zotuar se do t’i ofrojë ose veçse i ka dërguar armë Ukrainës.

Dhjetëra dokumente – disa prej të cilave thonë se SHBA-ja ka spiunuar aleatët e partnerët, përfshirë Izraelin, Korenë e Jugut dhe Ukrainën – janë shpërndarë në Twitter, Telegram, Discord dhe në faqe të tjera ditët e fundit, edhe pse disa prej dokumenteve të tjera kanë qarkulluar online për një kohë.

The post Rusia: Rrjedhja e dokumenteve të SHBA-së, për të na mashtruar appeared first on Albeu.com.