rritje e pasurise Archives - Albeu.com

Fitorja e zgjedhjeve/ Trumpit i rritet pasuria me një miliard dollarë, ata që vunë bast kundër tij humbën 420 mln dollarë
Donald Trump jo vetëm që fitoi Shtëpinë e Bardhë, por që nga mëngjesi i sotëm ai është më i pasur me më shumë se një miliard dollarë, sepse aksionet e kompanisë së republikanit, “Trump Media” u rritën me 35 për qind brenda natës, duke e rritur vlerën e tregut të kompanisë në nëntë miliardë dollarë.

Ish-presidenti amerikan, është pronari shumicës së aksioneve të kompanisë, rrjet social konservator me të ardhura minimale, raporton CNN.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ka 114.75 milionë aksione, të cilat kapin vlerën prej 5.3 miliardë dollarëve dhe ishin me vlerë 3.9 miliardë dollarë, kur tregtimi përfundoi në prag të ditës së zgjedhjeve.

Sigurisht, shton CNN, është një fitim në letër, sepse në praktikë do ta kishte të vështirë që 78-vjeçari të shiste kaq shumë aksione pa u ulur çmimi i tyre.

Për muaj të tërë, Trump Media, ka shërbyer si një përfaqësues për mënyrën se si tregtarët parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve.

Kur shanset e republikanin po binin, aksionet e kompanisë ranë në nivele rekord të ulëta dhe në muajin shtator arritën pikën më të ulët. Në periudhën midis 23 shtatorit dhe fundit të tetorit, Trump Media trefishoi vlerën.

Nga ana tjetër, sipas një raporti të publikuar të mërkurën nga firma analitike financiare S3 Partners, investitorët që vunë baste kundër Trump Media & Technology Group (DJT.O), kanë humbur 420 milionë dollarë që kur bursa filloi të gjurmonte shanset për zgjedhjet e Donald Trump, shkruan Reuters.

Republikani Trump, 78-vjeç, rimori Shtëpinë e Bardhë të mërkurën me një fitore gjithëpërfshirëse ndaj kandidates demokrate Kamala Harris.

Në gjashtë javët para fitores së Trump, aksionet e Trump Media u rritën me 196%.

Trump Media & Technology Group operon Truth Social, një faqe e mediave sociale dhe shërbim transmetimi.

Vetë Trump, është aksioneri më i madh i kompanisë.

Të martën mbrëma, qindra fansa të aksioneve u mblodhën në një festë për vëzhgimin e zgjedhjeve, në platformën e ndarjes së videove në internet Rumble.

The post Fitorja e zgjedhjeve/ Trumpit i rritet pasuria me një miliard dollarë, ata që vunë bast kundër tij humbën 420 mln dollarë appeared first on Albeu.com.