rritje e cmimeve Archives - Albeu.com

Kriza në Detin e Kuq pritet të rrisë disa çmime në Kosovë
Çmimet e disa produkteve në Kosovë ka rrezik të rriten sërish, për shkak të krizës në Detin e Kuq.

Shumë kompani detare i kanë ndaluar anijet e tyre të mallrave që të lundrojnë në këtë det dhe i kanë naviguar në drejtime të tjera më të gjata, për shkak të sulmeve të rebelëve të Huthit kundër tyre.

Për pasojë, kompanisë “Elkos Group” nga Kosova i duhet të paguajë deri në 6.000 euro më shumë për një kontejner prej 25 tonelatash që i vjen nga Kina.

“Nga dy mijë në tetë mijë euro është rritur kostoja e transportit detar”, thotë pronari Ramiz Kelmendi për Radion Evropa e Lirë (REL).

Edhe vende të tjera kanë paralajmëruar tashmë se përballen me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të kësaj krize.

Si ka nisur kriza?

Rebelët e Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë filluar t’i sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq me raketa dhe dronë në fund të vitit të kaluar, përkatësisht pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe grupit të shpallur terrorist nga SHBA-ja, Hamas.

Sulmet kanë vazhduar, pavarësisht ndërhyrjes së fuqive perëndimore kundër rebelëve të Huthit, në fillim të këtij muaji.

Ato e kanë penguar transportin detar në Kanalin e Suezit, që është rruga më e shpejtë detare midis Azisë dhe Evropës dhe përmes së cilës kalon rreth 15 për qind e tregtisë detare globale.

Rrjedhimisht, disa nga kompanitë më të mëdha të transportit detar i kanë ridrejtuar anijet në një rrugë shumë më të gjatë përreth Afrikës.

Vonesa deri në tri javë

Kelmendi thotë se, përpara krizës, janë dashur deri në dyzet ditë kohë për pranimin e një kontejneri në portin e Selanikut në Greqi ose në atë të Durrësit në Shqipëri – “tani duhen deri në 60 ditë”.

“Ne kemi marrëveshje njëvjeçare me kompanitë atje [në Kinë] dhe ato duhet të zbatohen… Nuk kemi ndërprerë asnjë dërgesë, vetëm se ka vonesa dhe e paguajmë më shtrenjtë transportin… Dërgesat përmbajnë lëndë të parë për linjat prodhuese dhe produkte finale, si teknikë e bardhë dhe pajisje elektronike”, thotë Kelmendi.

Kompania e tij është ndër distributorët më të mëdhenj të autorizuar në Kosovë të dhjetëra markave ndërkombëtare.

Kelmendi thotë se rritja e kostos së transportit, tash për tash, nuk vërehet te konsumatorët, sepse “po punojmë me fitim minimal”.

“…por, nëse kjo situatë zgjat, mund të ketë ndryshim të çmimeve në tregun e Kosovës”, paralajmëron ai.

Me vonesa në marrjen e dërgesave nga Azia në Kosovë është përballur edhe kompania transportuese e mallrave dhe logjistikës “Pro Transport”, me qendër në Prishtinë.

Pronari Faton Demaj tregon për Radion Evropa e Lirë se disa kontejnerë me produkte si lodra, tekstil dhe vegla pune, që janë porositur nga firmat kosovare qysh nga fundi i nëntorit, nuk kanë arritur ende.

“Kjo, automatikisht, rrit çmimet e produkteve në treg”, thotë ai.

Demaj tregon se i ka njoftuar tashmë klientët se do të ketë ngritje të konsiderueshme të çmimit të transportit, por nuk specifikon më shumë.

“Çdo informatë që e marrim nga linjat detare, në formë të shkruar ua dërgojmë kompanive me të cilat bashkëpunojmë. Mundohemi t’i informojmë me kohë”, thotë ai.

Sa importon Kosova nga Kina?

Kosova varet nga importi i produkteve të huaja, si nga vendet fqinje, ato të Bashkimit Evropian dhe më larg.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se, vitin e kaluar, vendi ka importuar produkte në vlerë prej 5.8 miliardë eurosh.

Vlera e eksporteve, ndërkaq, mbetet nën një miliard euro.

Kosova, sipas BQK-së, rreth 10 për qind të tregtisë së jashtme e bën me Kinën.

Në vitin 2022, vlera e importit nga Kina ka qenë 548 milionë euro, ndërsa në periudhën janar-shtator të vitit 2023 ka qenë 460 milionë.

Për tre muajt e fundit të vitit 2023, Radio Evropa e Lirë ka siguruar të dhëna nga Doganat e Kosovës, sipas të cilave, Kosova ka importuar nga Kina mallra në vlerë prej 189 milionë eurosh.

Nëse të dhënat e dy muajve të fundit të vitit 2023 – kur edhe ka nisur kriza në Detin e Kuq – krahasohen me dy muajt e fundit të vitit 2022, del se vlera e importeve nga Kina ka qenë më e lartë.

Sipas Doganave të Kosovës, në nëntor dhe dhjetor 2022 janë importuar mbi 90 milionë euro produkte, ndërsa në nëntor dhe dhjetor 2023 mbi 124 milionë.

Në mesin e mallrave të importuara nga Kina ka pasur: makina të kondicionimit të ajrit, koncentrat kromi, vegla pune, pjesë plotësuese elektronike të makinave, telefona të mençur, dyshekë prej materialeve të ndryshme, artikuj prej plastike, tekstil e të tjera.

Pasoja të pashmangshme

Kosova, sikurse edhe vende të tjera në botë, është përballur me rritje të çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, viteve të fundit. Kjo, pasi lufta e Rusisë me Ukrainën ka nxitur inflacionin, duke i rritur veçanërisht çmimet e naftës dhe të ushqimeve.

Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se edhe pasojat e krizës në Detin e Kuq do të jenë të pashmangshme për Kosovën, meqë vendi importon nga Kina.

Sipas tij, pritet të ketë rritje të çmimeve të disa produkteve, por “e mira e gjithë kësaj është se mallrat ushqimore, Kosova nuk i importon në sasi të madhe nga Kina dhe shtetet aziatike”.

Prej atij rajoni, India është e dyta, pas Kinës, që eksporton në Kosovë.

“Shpresoj që, së paku, të mos ketë ngritje të mëtejshme të çmimeve të produkteve të konsumit të përditshëm, përfshirë këtu ushqimin dhe pijet joalkoolike”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Pjesën më të madhe të produkteve ushqimore, Kosova e importon nga vendet përreth dhe ato të BE-së.

Edhe një ndër fqinjët e saj, Maqedonia e Veriut, ka paralajmëruar përmes Dhomës së saj të Tregtisë për rritjen e çmimeve të produkteve, si pasojë e krizës në Detin e Kuq.

Këtë javë, nënkryetari i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, i cili mbikëqyr ekonominë e 27 vendeve të BE-së, tha se blloku përballet me rrezikun e rritjes së çmimeve të konsumit dhe ngadalësimit të rritjes ekonomike, për shkak të ndërprerjeve të transportit detar përmes Detit të Kuq.

Ai tha se trafiku i transportit detar përmes këtij deti ka rënë për 22 për qind në një muaj, si pasojë e sulmeve të rebelëve të Huthit./rel

The post Kriza në Detin e Kuq pritet të rrisë disa çmime në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Korrik – shtator, kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, por çmimet disafish më shumë
Kostot e ndërtimit të banesave pësuan rritje vjetore me 7.2% në tremujorin e tretë të vitit 2022, raportoi sot INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,2%.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 15,5%, pasuar nga grupet, “Shpenzime materiale” me 8,0%, “Kosto të tjera” me 7,9%, “Shpenzime për paga” me 4,6%, “Shpenzime makinerie” me 4,4% dhe “Shpenzime transporti” me 2,3%.

Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 8,8%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 8,2% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 6,2%.

Ndryshimet tremujore të grupeve kryesore: indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi rritje me 1,5%, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime materiale” me 2,1%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga”, “Shpenzime makinerie”, “Shpenzime energjie” me 1,4% secila, “Shpenzime transporti” dhe “Kosto të tjera” përkatësisht me 0,7% secila.

Sakaq çmimet e banesave në gjysmën e parë të vitit janë rritur disa herë më shumë se kostot.

Sipas indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë 6-mujorit i 2022 është rritur me 28.4% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 39% në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë 6-mujore e këtij indeksi që prej vitit 2013, kur Banka e Shqipërisë nisi llogaritjen e tij.

Në raport me periudhën bazë, indeksi i çmimeve të banesave është rritur me afërsisht 110%.

Rritja e 6-mujorit të parë të vitit u përcaktua sidomos nga rritja e vëllimit të shitjeve të kryera në zonën e Tiranës, e cila përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit. indeksi i çmimeve për shitjet në kryeqytet regjistroi një rritje prej 28.5% ndaj periudhës paraardhëse dhe rreth 40% ndaj një viti më parë.

Sipas agjentëve, rritja e çmimeve ka ardhur nga rritja e kërkesës dhe e kostove të ndërtimit.

Pritjet për të ardhmen paraqiten pozitive pavarësisht pasigurive të lidhura me situatën e përgjithshme ekonomike. Agjentët kanë pritje pozitive për ecurinë e tregut në territorin ku ata veprojnë për të ardhmen afatshkurtër dhe për periudhën më afatgjatë (deri në dy vjet).

Në parashikimet e tyre, agjentët presin gjithashtu rritje të çmimeve të pronave të paluajtshme për banesat dhe pronat tregtare.

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

Burim: INSTAT

The post Korrik – shtator, kostot e ndërtimit të banesave u rritën me 7.2%, por çmimet disafish më shumë appeared first on Albeu.com.

“Frika” nga shtrenjtimi i energjisë, shqiptarët blejnë batanije, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket
Kriza e kostos së jetesës ka goditur rëndë konsumatorët në vendin tonë në vitin 2022. Fatura mesatare vjetore e ushqimeve parashikohet të rritet më shumë, çmimet e benzinës dhe karburantit të naftës kanë arritur nivelet më të larta. Megjithatë, në muajt e fundit mbizotërojnë diskutimet e rritjes së çmimit të faturave të energjisë.

Në fakt, energjia po gërvisht vetëm sipërfaqen e krizës së kostos së jetesës. Por si kanë reaguar konsumatorët në Shqipëri ndaj krizës së kostos së jetesës?

Si përgjigje, buxhetet e familjeve po ndryshojnë, me nevojat bazë si energjia, transporti dhe ushqimi që zënë një pjesë më të madhe.

Paratë e vendosura për kursime dhe shpenzimet e luksit janë shkurtuar në mënyrë drastike – një prirje e cila pritet të vazhdojë. Konsumatorët po blejnë sasi më të vogla, ose po shtyjnë blerjet. Shumica po u drejtohen zbritjeve ose markave më të përballueshme.

Nga vëzhgimet në treg vihet re se shqiptarët kanë përshtatur sjelljen në të gjitha fushat e shpenzimeve që nga fillimi i vitit 2022, kryesisht kur bëhet fjalë për energjinë, ushqimin dhe udhëtimet, por edhe aktivitetet sociale dhe, madje, edhe kujdesin shëndetësor.

Ndërsa familjet me të ardhura më të ulëta janë goditur më së shumti dhe po ndryshojnë sjelljen në një numër më të lartë se popullsia mesatare, duhet theksuar se edhe në mesin e konsumatorëve me të ardhura mbi mesataren, shumë prej tyre po ndryshojnë sjelljen.

Burimi: INSTAT

Konsumi në shtëpi

Këtë vjeshtë kanë nisur të ndryshojnë zakonet e konsumit në fushën e shpenzimeve për shtëpinë dhe energjinë.

Për shembull, shumë qytetarë deklarojnë se do të shmangin sa të munden ngrohjen për të kursyer energji, ose do të fikin apo do të shmangin pajisje si ekspresi i kafesë, thekësen e bukës, mikrovalën, për të kursyer energjinë elektrike.

Sipas tyre, ndryshimi i lajmërimeve për vendosjen apo jo të fashës së energjisë, nxit më tepër nevojën për kursim, në rast se diçka tjetër ndryshon rrugës.

Në një vëzhgim në disa karburante në kryeqytet (“Kastrati” pranë kompleksit “Deliorgji”, karburanti “Braka” në Selitë dhe “Eida” në TEG) vihet re rritje e kërkesës për gaz. Subjektet thonë se qytetarët kryesisht kërkojnë mjete alternative për gatim.

Përfaqësues të “Aladini Shop” shprehen se është rritur kërkesa për priza ekonomike, të cilat u vendosen burimeve ekzistuese në shtëpitë e qytetarëve dhe reduktojnë deri në 50% energjinë elektrike.

Kërkesat, sipas tyre, mendohet të jenë më të larta, duke marrë në konsideratë se po afrohen festat e fundvitit dhe familjarët vënë dritat në pemën e Krishtlindjes.

Nga “GjejeVetë” thonë se një produkt i cili ka tejkaluar pritshmëritë ka qenë një pajisje dushi, e cila zëvendëson dushet ekzistuese dhe që ngroh-ftoh ujin në kohë të shpejtë dhe me një reduktim të energjisë së konsumuar deri në 50%. Duke marrë në konsideratë që produkti kushton 2990 lekë, kushton më pak se zëvendësimi i bolierit.

Nga “Globe”, dyqan shitjesh me pakicë elektroshtëpiake, deklarohet se kërkesat e qytetarëve për zëvendësim të elektroshtëpiakeve kanë qenë të larta. Sipas tyre, nisën që në muajt e verës. “Ne ofrojmë mundësinë e sjelljes së elektroshtëpiakeve ekzistuese, vlerësimit të tyre dhe blerjen e një pajisje elektroshtëpiake të re, me shtimin e një vlere relativisht të ulët.

Kjo gjë ka pasur interes, kryesisht në zëvendësime sobash, kondicionerësh dhe bolierësh me eficiencë energjie A+++. Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve, është pozitive”, – shprehen përfaqësuese shitjesh pranë “Globe”.

Nga “Comodita Home” dhe “Ozdilek”, si dhe në një vëzhgim në Tregun Çam, deklarohet rritje e kërkesave për batanije.

Dikur ka pasur interes për batanijet elektrike, por këtë vit, sipas tyre, s’ka pasur kërkesa për të tillë, për shkak të çmimeve që mund të ndryshonin në konsumin e energjisë. Të pyetur a ka pasur rritje çmimi ky produkt, na informojnë se çmimet e artikujve shtëpiakë janë në nivelet e një viti më parë, me ndryshime të vogla në produktet e importit.

Nga “Mobileri Europa” deklarojnë se ka pasur rritje të kërkesave për të ndryshuar dritaret e shtëpive, sidomos në pallate apo shtëpi private që janë ndërtime përpara vitit 2000. Sipas tyre, çmimet e dritareve plastike kanë qenë në një nivel prej 160-200 eurosh për dritare dhe eficienca e tyre, krahasuar me dritare duralumini, është e lartë.

Përfaqësues të kompanisë “Roefix” shprehen se kanë pasur kërkesa të larta për shërbime termoizolimi. Sipas tyre, kryesisht të brendshme në pallate, sepse marrja e lejeve për shërbime të jashtme është më e komplikuar. Ndërsa në shtëpitë private, kërkohen më shumë të jashtme.

Kjo metodë, sipas tyre, kursen energjinë në maksimum dhe gjithashtu rrit vlerën e pronës, në rast se pronarët duan ta shesin në një të ardhme të afërt.

Si po ndryshon konsumi

Për shembull, shumë qytetarë deklarojnë se do të shmangin sa të munden ngrohjen për të kursyer energji, ose do të fikin apo do të shmangin pajisje si ekspresi i kafesë, thekësen e bukës, mikrovalën, për të kursyer energjinë elektrike. Sipas tyre, ndryshimi i lajmërimeve për vendosjen apo jo të fashës së energjisë, nxit më tepër nevojën për kursim, në rast se diçka tjetër ndryshon rrugës.

Ushqimet

Duke vëzhguar çmimet më të larta, konsumatorët vazhdojnë të reduktojnë produktet jothelbësore. Privimet kanë prekur të gjithë familjen, duke shkurtuar disa shpenzime, ushqime dhe pije, blerje dhe shpenzime shtëpiake. Edhe shpenzimet e supermarketeve janë shkurtuar.

Të pyetur për “Monitor”, qytetarë të ndryshëm në rrugët e Tiranës deklarojnë kanë filluar të blejnë marka me çmime më të ulëta në supermarkete dhe të reduktojmë ushqimet jothelbësore. “Jemi drejtuar te makaronat, orizi më i lirë.

Mish marrim në thertore, kryesisht të grirë. Qumështi, bulmetet, janë shtrenjtuar, i marrim kur i kemi të domosdoshme. Ndonjëherë s’kemi më para për fruta, pasi blejmë perimet që duhen patjetër”, – thotë një zonjë rreth të 60-ave, në dalje të një supermarketi në kryeqytet.

Një në pesë persona të pyetur në dalje të disa supermarketeve të lagjeve “21 Dhjetori” dhe Rruga e Kavajës, pohojnë se po blejnë më pak peshk ose mish.

Ankesa e buxhetit të familjes, INSTAT

Udhëtimet

Agjenci të ndryshme udhëtimi shprehen se ka ndryshuar sjellja e të interesuarve për udhëtime. Duke marrë shkas nga afrimi i festave të Nëntorit, kanë pasur interes të lartë në vendet e rajonit, në oferta kryesisht 3-4 ditore.

Nga “Ilirida Travel” pohohet se në resorte malore në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut apo Kosovë, çmimet kanë qenë thuajse të një niveli me vitin e shkuar dhe qytetarët mendojnë se, ofertat 3-ditore me transport, ushqim e lehtësi të tjera janë tejet në favorshme, edhe se sa qëndrimi në shtëpi për të njëjtën periudhë ditësh pushimi.

Agjenci të tjera deklarojnë se qytetarët po shmangin përdorimin e makinës së tyre, për shkak të rritjes së çmimit të karburantit.

Një e treta e paketave kërkohet me transport sa i përket rajonit. Gjithashtu kanë qenë të leverdishme dhe të kërkuara, kryesisht për qytetet italiane fluturime të lira nëpërmjet linjave ajrore ekonomike.

Burimi: INSTAT

Arsyet

Ka shumë arsye pse faturat e energjisë elektrike janë më të larta këto ditë. Ne jemi ende duke u marrë me çështje të zinxhirit të furnizimit nga pandemia që vazhdon, konflikti gjeopolitik po ndikon në çmimet e energjisë dhe ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta.

Të gjitha kanë efekt në faturën e energjisë, qoftë me rritje të konsumit apo çmim të rritur. Për shembull, me më shumë njerëz që rifillojnë udhëtimet e kohës së lirë dhe bizneset kthehen në funksionimin normal, kërkesa për energji është rritur. Ashtu si shumë sektorë, kompanitë e energjisë po luftojnë për të gjetur materiale dhe fuqi punëtore të nevojshme për të përmbushur kërkesën, prandaj, rrisin çmimet.

Por ka një arsye tjetër, shpesh të papritur për fatura më të larta elektrike: tarifa më të larta për atë konsumin shtesë. Me llojet e ndryshme të sendeve shtëpiake, sa më shumë të blini, aq më shumë kurseni për njësi – prandaj, kjo është logjika e blerjeve me shumicë.

Por energjia elektrike është ndryshe. Një tjetër arsye pse fatura juaj e energjisë elektrike mund të jetë e lartë është se po shpenzoni shumë energji. Sipas “Connect4Climate”, rreth 35% e konsumit të energjisë së banesave shpërdorohet.

Barometri

Barometri vjetor i përballueshmërisë së Eurokonsumatorëve, i publikuar në fillim të këtij viti, tregoi tashmë pesimizëm të madh dhe perspektivë të zymtë për financat e konsumatorit, pasi inflacioni në rritje, kriza e vazhdueshme e Covid-19 dhe çmimet e energjisë filluan të godasin vendin.

Që atëherë, efektet shkatërruese të luftës në Ukrainë kanë shtuar edhe më shumë presion mbi çmimet. Euroconsumers ka publikuar rezultatet e një tjetër sondazhi në shkallë të gjerë, të kryer në vendet e pesë organizatave anëtare të tij (Belgjikë, Portugali, Itali, Spanjë dhe Brazil), që tregon se si konsumatorët po përshtaten me këtë realitet (të ri).

Ai zbuloi se shumica e të anketuarve tashmë kanë ndryshuar ndjeshëm sjelljen e tyre – kryesisht në fushat e energjisë, ushqimit dhe lëvizshmërisë. Dhe e ardhmja nuk duket e ndritur, pasi një numër shqetësues i të anketuarve treguan se nuk u ka mbetur asnjë marzh apo kursim për t’u marrë me rritjen e çmimeve në të ardhmen.

Duke vëzhguar çmimet më të larta, konsumatorët vazhdojnë të reduktojnë produktet jothelbësore. Privimet kanë prekur të gjithë familjen, duke shkurtuar disa shpenzime, ushqime dhe pije, blerje dhe shpenzime shtëpiake. Edhe shpenzimet e supermarketeve janë shkurtuar./Monitor

The post “Frika” nga shtrenjtimi i energjisë, shqiptarët blejnë batanije, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket appeared first on Albeu.com.

Duma përplaset me Denajn në komision: E keni matur sa është rritur çmimi?
Deputetja demokrate Grida Duma ka debatuar me ish-ministren Anila Denaj në Komisionin e Punës, teksa po diskutohet për aktin normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022”.

Duma ka thënë se ky akt rrezikon të bëhet klientelist, ndërsa Denaj tha se ajo nuk pengon dot asnjë kontratë që ka lidhje me punësimin e qytetareve.

Debati:

Duma: Këtë hekur dhe këtë çimento e marrin me klientelizëm oligarkët e qeverisë dhe ndihmën nuk e marrin qyetetarët? Ju nuk e lini dot zërin e njerëzve të heshtë se keni pushtet ekonomik.

Denaj –zv/ministrit: A mund të na sillni përgjigje për numrin e të punësuarve. Për paketën sociale ulemi herë tjetër e flasim.

Duma: Këtu ndahemi në Anila. Paketa e dytë të shkojë te oligarkët. Nuk është paketë ajo. E keni matur sa është rritur çmimi?

Denaj: Ne sot po diskutojmë akt normativ që nuk është i pari në kohë krize.

Duma: I cili rrezikon të jetë klientelist.

Denaj: Ju nuk e pengoni dot një komision. Ne sot do ta kalojmë. Ky diskutim mbaron sot. Nuk mund të mbani peng asnjë kontratë me qytetarët që ka lidhje me punësimin.

Bejtja: Duke iu referuar numrit total të kontratave që është rreth 300, nuk kemi informacion të plotë nga bashkitë, janë disa mijëra punonjës që preken nga këto kontrata. Efekti është goxha i rëndësishëm, do ishte efekt negativ nëse kontratat do të stoponin

The post Duma përplaset me Denajn në komision: E keni matur sa është rritur çmimi? appeared first on Albeu.com.

Bukë e bërë vetë, më pak dreka jashtë, si po e ndryshon rritja e çmimeve konsumin
Importuesit e produkteve ushqimore parashikojnë që shitjet të bien deri në 50% nga mbingopja e konsumatorit me vaj, miell, oriz dhe konserva, për shkak të rritjes së çmimeve dhe mungesës së produkteve në treg. Në furrat e bukës, prodhimi është ulur 20% nga gatimi i bukës në shtëpi. Të pasurit heqin dorë nga bizhuteritë. Konsumi në bare dhe restorante ka rënë, fillon kursimi dhe te nafta. Rritja e çmimeve pritet të thellojë varfërinë

Paniku nga mungesa e furnizimeve në treg me produkte ushqimore preku të gjithë zinxhirin tregtar. Rritja e çmimeve për produktet ushqimore nisi që në maj të vitit të kaluar, por fillimi i luftës Rusi-Ukrainë solli valën e re të rritjes së çmimeve, si dhe shtoi shqetësimin e importuesve, supermarketeve dhe konsumatorit për mungesë të mallrave.

Për shkak të kësaj situate, shumë njësi tregtare dhe konsumatorë krijuan rezerva ushqimore. Blerjet e konsumatorëve rritën shitjet në supermarkete nga 10 deri në 40%.

Aktualisht sipas rrjeteve të supermarketeve më të mëdha në vend, kërkesa për mallrat e shportës është stabilizuar, por mbingopja e konsumatorit me produkte ushqimore do të ndikojë te shitjet e tyre. Për muajin mars, supermarketet parashikojnë rënie të shitjeve.

Genti Çela, drejtori i shitjeve në terren në distributorin “Marketing and Distribution” sh.a., tha për “Monitor” se në javët e para, konsumatori pati tendencën për të krijuar rezerva ushqimore për produktet si miell, vaj apo oriz, por aktualisht kërkesa është stabilizuar. Çela pohon se në këtë periudhë u vu re krijimi i stoqeve nga supermarketet për një periudhë 2-3-mujore, për shkak të rrezikut për mungesën e furnizimeve.

Shitjet janë rikthyer në normalitet edhe për rrjetin e supermarketeve “Big Market” dhe “Conad”. Përfaqësues nga “Big Market” pohuan për “Monitor” se prej një jave, kërkesa për produkte ushqimore është stabilizuar. Konsumatori, sipas tyre, vijon të shpenzojë në të njëjtën sasi si më parë.

“Në fillim të rritjes së çmimeve, konsumatori i ndikuar nga paniku, krijoi rezerva ushqimore kryesisht për produkte si miell, vaj dhe makarona. Në këtë periudhë kërkesa u rrit 30 deri në 40%. Aktualisht nuk ka ndryshim të konsumit, është kthyer gjithçka në normalitet”.

Për shkak të rritjes së çmimeve dhe vështirësive në furnizime, supermarketet krijuan rezerva 4 deri në 5-mujore. “Nuk parashikohet të ketë vështirësi për furnizimin e tregut me produkte të shportës, përveç vajit që pritet të ketë mungesë në treg”, nënvizuan përfaqësues të “Big Market”.

Burime nga rrjeti i supermarketeve “Conad” thanë se aktualisht kërkesa është stabilizuar, ndërsa tendenca e konsumatorit për të krijuar stok ushqimor ishte në javët e para pas fillimit të luftës. “Shitjet në këtë periudhë u rritën 10%, nuk e kaluan nivelin e pandemisë, që në karantinë u rritën 60%.

Në këtë periudhë, konsumatori krijoi rezerva më tepër nga paniku për mungesë të furnizimeve në treg, pasi rritja e çmimeve ndodhi më vonë. U blenë më tepër produkte ushqimore si: vaji, mielli, sheqeri dhe konservat. Aktualisht kërkesa është stabilizuar, konsumatori vijon të blejë si më parë.

Nuk është vënë re të ketë rritje të kërkesës për produktet më të lira. Pritet që rritja e kërkesës nga krijimi i rezervave ushqimore të ndikojë për një ulje të lehtë të shitjeve në muajin mars”.

Blerjet nga paniku, konsumatorët krijuan rezerva vjetore të vajit

Konsumatori i krijoi rezervat më të larta me blerjen e vajit ushqimor, që ka pasur shtrenjtimin më të lartë të çmimit (rritja 48,5%) dhe pritet që për stinën e verës të ketë mungesë të këtij produkti në treg. Sipas administratorit të kompanisë “Olim”, Aredi Sado, blerjet ishin abuzive, pasi shkatërruan zinxhirin tregtar.

“Të gjithë operatorët e vajit në tregun shqiptar dispononin një stok të caktuar dhe e gjithë sasia u ble në mënyrë abuzive nga konsumatori. Stoqet mesatare të Shqipërisë për vajin e lulediellit mesatarisht nuk zgjasin më tepër se një muaj.

Vaji është një produkt i shtrenjtë dhe është e pamundur të mbash depozita në sasi të larta. I ndikuar edhe nga paniku i rritjes së çmimit, konsumatori krijoi depozita vjetore vaji në shtëpi, ndërkohë që konsumi mesatar i vajit të lulediellit është 1 litër për frymë në muaj.

Kjo shkaktoi deformim të zinxhirit tregtar. Edhe nëse do të këtë furnizime me vaj luledielli nga mbingopja e tregut, shitjet do të bien 50%”.

Ulet 20% prodhimi në furra nga gatimi i bukës në shtëpi

Për periudhën 2021-2022, çmimi i bukës është rritur 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar, ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë. Në mesin e muajit mars, çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë.

Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti. Rritja e çmimit në 120 lekë pritet të reflektohet shumë shpejt në të gjithë tregun.

Sipas kryetarit të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, Gëzim Peshkëpia, furrat e bukës nuk po punojnë me 100% kapacitet, për shkak të rritjes së çmimit. Rënia e prodhimit është ndikuar nga shtimi i prodhimit të bukës në shtëpi. “Pas rritjes së çmimit të miellit në furrat e bukës, kapaciteti prodhues është reduktuar nga 80 deri në 85%.

Arsyeja është që shumë konsumatorë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të miellit dhe të bukës, nisin që këtë produkt ta gatuajnë në shtëpitë e tyre. Pra blerjen në furrat e bukës e zëvendësuan me blerjen e miellit për gatim të bukës apo petullave në shtëpi. Rënia e kapacitetit të furrave të bukës është më e lartë në zonat rurale, pasi janë më të familjarizuar me prodhimin e bukës në shtëpi”.

Peshkopia thekson se tendenca e blerjes së miellit u ndikua më tepër nga paniku i konsumatorit jo vetëm për shtrenjtimin e çmimit, por edhe për shkak të frikës për mungesën e miellit në treg. “Shumë familje nisën të blinin 1 apo 2 thasë me miell.

Por kjo nuk është zgjidhje, pasi mielli në kushte familjare nuk mund të ruhet me afat më tepër se një muaj. Një familje me 3-4 persona i nevojiten të harxhojë 1 kg e gjysmë miell për përgatitjen e 2 bukëve. Me sasinë e 100 kg miell që përmban 1 thes arrin të prodhosh bukë në shtëpi për një tepër se një muaj”, thotë z. Peshkopia.

Në muajin gusht 2021, rritja e çmimit të miellit nga 50 lekë në 55 lekë për kg solli rritje të çmimit të bukës në të gjithë tregun 14%. Për muajin mars, çmimi i miellit arriti në 80-85 kg, duke sjellë rritje të çmimit të bukës në të gjithë tregun edhe me 20%.

Rritja e çmimit të miellit fillimisht u ndikua nga shtrenjtimi i grurit, për shkak të mungesës së prodhimit. Në muajin tetor të 2021, çmimi i grurit të importit u rrit nga 220 dollarë në 360 dollarë për ton i zhdoganuar. Fillimi i luftës ekspozoi më tepër çmimin e bukës dhe grurit.

Sipas INSTAT, rreth gjysma e sasive vjetore të grurit (46%) që importon Shqipëria, vjen nga Rusia, ndërsa nga Ukraina erdhi 4% për vitin 2021.

Si do të ndryshojë konsumi i vajit të lulediellit

Sipas të dhënave të doganave, importet e vajit të lulediellit në 2021 u rritën 8% më shumë se në vitin 2020. Importet për grupin “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” sipas INSTAT, pësuan rënie të lehtë 3% për 2021 në raport me 2020.

Importet e “Vajra dhe dhjamëra kafshore apo vegjetale” nga Rusia u rritën me 10% në vitin 2021 në krahasim me një vit më parë, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënie 7%.

Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli. Furnizues të tjerë, por në sasi më të vogël, janë shtete të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia.

Përveç shtrenjtimit të çmimit, operatorët paralajmërojnë se mungesa e vajit të lulediellit pritet të ndryshojë konsumin. “Në disa vende, shtrenjtimi i vajit të lulediellit do të zëvendësohet me konsumin e vajit të ullirit edhe pse vaji i lulediellit do të kërkohet për përdorim skuqje.

Kjo pritet të ndodhë edhe në Shqipëri. Në vendet e varfra, që nuk e njohin vajin e ullirit do të zëvendësohet me produkte të tjera siç është margarina apo vaji i sojës”, thotë përfaqësuesi i kompanisë “Olim”, Aredi Sado. Sipërmarrësit e vajit ushqimor ngrenë si shqetësim edhe informalitetin në tregun e shitjes së vajit, i cili preku shumë konsumatorë për shkak të panikut.

Tregtarë të vegjël të importit të vajit të ambalazhuar nga Maqedonia e Veriut pohuan për “Monitor” se këtë javë kanë nisur ndërprerja e furnizimeve nga ky shtet, për shkak të ofertës së ulët në treg të vajit dhe krijimit të rezervave nga vendet importuese.

Burimi: Doganat

Do të rikthehet tradita e përdorimit të vajit të ullirit për gatim

Shtrenjtimi i vajit të lulediellit (48,5%) për muajin mars krahasuar me shkurtin do të kthejë masivisht traditën e përdorimit të vajit të ullirit sipas kryetares së Shoqatës së Prodhuesve, Silvana Ponari.

Mbiprodhimi i 2020-s është ende i pashitur nga fermerët dhe konsumatori është në afatet optimale të konsumit të tij. Në vitin 2020, prodhimi i vajit të ullirit ishte 2,6% më shumë se në 2019, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë. Në raport me 2013, prodhimi i vajit u rrit 94%.

“Për sezonin tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2020 (sipas vitit bujqësor kjo është periudha e mbledhjes së ullirit, ndërsa shitjet filluan nga janari 2021) u arrit superprodhim i vajit të ullirit, i cili nuk ishte arritur që prej vitit 1963, periudha më e begatë për vajin e ullirit.

Në situatën kur çmimi i vajit të lulediellit ka pasur rritje të lartë, për konsumatorin është më e leverdishme dhe e shëndetshme të konsumojë për gatim vajin e ullirit. Çmimi i shitjes së vajit të ullirit nga fermerët është 500 deri 600 lekë për litër.

Mbiprodhimi i 2020-s është ende stok në shtëpitë e fermerëve i pashitur, ndërsa kompanitë e tregtimit të vajit të ullirit nuk kanë rezerva.

Kjo sasi është e mjaftueshme për të përballuar nevojat e konsumatorit. Afati i përdorimit të vajit të ullirit është deri në 24 muaj pas prodhimit. Mendoj që shumë shpejt, nëse nuk abuzohet me çmimin e shitjes së vajit të ullirit, ky produkt do të zëvendësojë përdorimin e vajit të lulediellit, pasi është më i leverdishëm në kosto dhe cilësi”, thotë znj. Ponari.

Kryetarja e Shoqatës së Prodhuesve të Vajit të Ullirit, thotë se duke qenë se jemi në fund të muajit mars dhe prodhimi i vajit të ullirit vjen në tetor janë vetëm pesë muaj për t’u përballuar. “Nuk është nevoja për panik, por të gjejmë alternativën e çdo ushqimi të prodhuar në vend.

Në këtë lloj mënyre përkrahet edhe rritja e prodhuesve vendas dhe jemi më të sigurt në rast të luhatje të tregjeve ndërkombëtare. Si mund t’u japim fermerëve nismën e duhur për të mbjellë misër. Kemi humbur afatin e grurit, por jemi në kohën e duhur për të mbjellë misër” – nënvizon znj. Pinari.

Deri tani, rritja e çmimeve të produkteve bazë të shportës ka ulur përdorimin e vajit të ullirit. Operatorët e tregut thonë se kjo ka ndikuar për rënien e shitjeve 20%. Prodhuesit paralajmërojnë se rritja e çmimeve të produkteve ushqimore do të thellojë rënien e shitjeve të vajit të ullirit deri në 50%. Për muajin mars, vaji i ullirit të sallatës u shtrenjtua 10% në tregun e pakicës.

Në dyqanet e tregtimit të produkteve ushqimore, vaj i ullirit për sallatë u shit 320 lekë nga 290 lekë për litër në muajin shkurt. Prodhuesit kryesorë të vajit të ullirit pohuan se rritja për këtë produkt është ndikuar nga shtrenjtimi i vajit të lulediellit, që është pjesë e formulës për vajin e ullirit të sallatës.

Në rritjen e çmimit ka ndikuar edhe shtrenjtimi i materialit plastik të ambalazhimit në tregjet e huaja, tapave dhe energjisë elektrike.

Burimi: Ministria e Bujqësisë

Baret dhe restorantet, ulet konsumi

Konsumi në bare dhe restorante është ulur. Përfaqësuesi i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se tkurrja e konsumit ka ardhur nga rritja e çmimeve të shportës. Në këto struktura shërbimi, çmimet sipas tij nuk kanë ndryshuar.

“Konsumatori po tregohet i kujdesshëm në shpenzime për shkak të rritjes së çmimeve, që duket se do të vazhdojë. Për pasojë, klientët kanë tkurrur shpenzimet”.

Konsumi në këto struktura shërbimi pati rënie edhe vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Përfaqësuesit e Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve nënvizuan se Covid-19 për baret dhe restorantet për vitin 2021 krijoi një model të ri të sjelljes së klientit, pasi shumica e tyre u mësuan të konsumojnë kafenë dhe vaktin kryesor në zyra dhe shtëpi dhe për këtë arsye konsumi ra ndjeshëm.

Rritja e çmimeve të ushqimeve ka rritur presionin për shtrenjtimin e çmimeve në bare dhe restorante. Enri Jahaj pohon se pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve kryesore, ndryshimi nuk është reflektuar te produktet finale, pasi kostoja është amortizuar nga subjektet e shërbimit.

Jahaj thotë se situata do të jetë e përkohshme dhe paralajmëron rritjen e çmimeve për bare dhe restorante, duke nisur që nga shtrenjtimi i kafesë.

“Aktualisht çmimet e produkteve ushqimore janë rritur 20 deri në 30% apo deri në 40% siç është produkti i vajit të lulediellit që përdoret në sasi të lartë në fast food. Rritja e produkteve bazë nuk është reflektuar te çmimet finale të bareve dhe restoranteve.

Produktet jetike siç është uji dhe kafeja, pavarësisht se plastika është rritur, në bare nuk kanë ndryshuar. Shtrenjtimi i produkteve është amortizuar nga fitimet e bizneseve. Sot është më e leverdishme të konsumosh vaktin e drekës (për 2 persona) në restorant sesa në shtëpi.

Pandryshueshmëria e çmimeve do të jetë e përkohshme, pasi dhe bizneset nuk do të kenë më mundësi të mbajnë koston e rritjes të çmimeve. Edhe kostoja e bizneseve informale është amortizuar nga bizneset e licencuara. Pra kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë.

Çmimi i kafesë do të arrijë 1 euro, ndërsa baret që tregtojnë kafe me çmim 50 lekë, kryesisht të lagjeve, nuk do të arrijnë të mbijetojnë, do të mbyllen”, nënvizon Jahaj.

Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit. Vetëm në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor ka 18% të të punësuarve në biznesin e vogël.

Ndërtimi nxit kërkesën për mobilie

Mobiliet e importuara nga jashtë për vitin 2021 u rritën 24% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të doganave. Edhe importet e lëndëve drusore në 2021 u rritën 21% më shumë se me periudhën para krizës nga pandemia, sipas të dhënave të doganave.

Në raport me 2020, importet janë 27% më shumë. Për shkak të pandemisë dhe zbatimit të karantinës në 2020, importet e lëndëve drusore ishin 5% më pak se në 2019.

Rritja e kostove të prodhimit për shkak të shtrenjtimit të lëndës drusore dhe materialeve të tjera ka ndikuar te rritja e çmimeve të mobilieve nga shtatori i vitit të kaluar 30 deri në 40%, por çmimet e larta nuk e kanë frenuar kërkesën. Arsyeja kryesore e rritjes së kërkesës vijon të jetë sektori i ndërtimit.

Dritan Cacaj nga “Trin Mobileri”, tha se ka kërkesë shumë të lartë dhe më pak produkte. “Kjo po favorizon importin e mobilieve të gatshme nga jashtë, sidomos nga Italia. Ne punojmë për individë me të ardhura të mesme dhe të larta dhe nga kjo kategori, kërkesa vazhdon të jetë e lartë.

Blerjet po bëhen më shumë për mobilim të apartamenteve të reja, si blerje të shtëpisë të dytë. Kërkesa është nxitur edhe nga ndërtimet e reja. Efekti zinxhir i zhvillimit aktual të ndërtimit garanton kërkesën edhe për 15 vite të tjera për sektorin e mobilieve”, veçon z. Cacaj.

Edhe përfaqësues të kompanisë “Delta Group” thanë për “Monitor” se kërkesa për mobilie është e lartë për shkak të shtimit të ndërtimeve të reja në Tiranë.

“Kërkesa për mobilie këtë vit është 7-10% më shumë se në vitin 2021, e ndikuar nga sektorët e ndërtimit dhe turizmi. Në Tiranë janë hapur shumë kantiere të reja ndërtimi, të cilat kanë rritur kërkesën për mobilie. Te rritja e kërkesës, efekte pozitive ka dhënë edhe zhvillimi i sektorit të turizmit me ngritjen e hoteleve të reja dhe programi i rindërtimit.

Interesi për të blerë mobilie, në këtë periudhë është i lartë, si nga familjarët dhe bizneset. Vihet re që nga vit në vit, konsumatori ka shtuar kërkesën për mobilie të huaja, sidomos ato italiane. Për këtë vit shfaqet një tendencë në rritje e familjarëve për blerjen e kuzhinës italiane.

Po ashtu është rritur shumë kërkesa për mobilimin e bareve. Këtë vit është rritur numri i bareve të reja, sidomos ato të hapura brenda rezidencave të reja të banimit. Edhe ngritja e komplekseve të reja të vilave ka favorizuar kërkesën për mobilim”.

Në këtë periudhë, edhe importuesit e mobilieve po përballen me rritjen e tarifave të transportit të importit dhe të çmimeve për furnizimet e reja. “Delta Home”, pjesë e “Delta Group” importon marka mobiliesh nga Italia, Gjermania dhe Franca.

“Në Europë, nga ku furnizohemi me mobilie, çmimet janë rritur 3-22% më shumë. Deri tani nuk kemi pasur vështirësi për të gjetur produktet apo vonesa në furnizime. Shqetësuese është rritja e lartë e tarifave të transportit. Nga janari 2022, tarifa minimale e transportit për Italinë është rritur 35%.

Shtimi i kostos nuk është reflektuar te produktet e konsumatorit, pasi është amortizuar te marzhet e fitimit. Tregu shqiptar është i vogël dhe e ka të pamundur të përthithë rritjen e çmimeve”, thanë përfaqësues nga sektori i shitjeve.

Burimi: Doganat

The post Bukë e bërë vetë, më pak dreka jashtë, si po e ndryshon rritja e çmimeve konsumin appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës, rritet çmimi i biletës së autobusëve Tiranë – Durrës
Rritja e çmimit të naftës ka sjellë edhe rritjen e çmimit të biletës së transportit të udhëtarëve në autobusët e linjës Durrës-Tiranë.

Gazetarja e Abc, Ajgena Korbi, raporton se çmimin i biletës së udhëtarëve është rritur me 500 lekë të vjetra, duke shkuar në 2 mijë lek nga 1500 që ka qenë më parë.

Sipas gazetares Korbi rritje të çmimit të biletës pati edhe gjatë pandemisë, me 300 lekë, ndërkohë që justifikimi në atë periudhë nga ana e drejtuesve ishte përgjysmimi i kapacitetit, por edhe kur situata ndryshoi çmimi mbeti i palëvizur.

Durrësi ka numrin më të madh të studentëve të cilët bëjnë çdo ditë rrugën drejt kryeqytetit dhe anasjelltas.

Ndërkohë që me 500 lekë është rritur edhe çmimi i biletës së autobusëve të linjës Elbasan-Tiranë.

The post Rritja e çmimit të naftës, rritet çmimi i biletës së autobusëve Tiranë – Durrës appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimeve “fryu” eksportet shqiptare për janarin
Eksportet e nisën me një rritje të ndjeshme vitin 2022.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për muajin janar Shqipëria eksportoi mallra në vlerën e 35 miliardë lekëve, në rritje me 47.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vlera e eksporteve për janarin 2022 përfaqëson gjithashtu një rekord historik për këtë periudhë të vitit.

Kontributin kryesor në rritjen e eksporteve për muajin janar e ka dhënë grupi “Minerale, lëndë djegëse, energji”, me pothuajse një të katërtën e shtesës së eksporteve krahasuar me një vit më parë. Në vlerë, eksportet e këtij grupi arritën në 9.4 miliardë lekë, me një rritje prej 162% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky fakt tregon se rritja e lartë e vlerës eksporteve për muajin janar mund të jetë e lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve energjetike dhe lëndëve të para, sidomos të naftës bruto. Rritje të lartë të eksporteve shënoi edhe grupi “Materiale ndërtimi dhe metale”, me 55% më shumë krahasuar me janarin e vitit të kaluar. Edhe në këtë grup besohet se rritja e çmimeve ka dhënë një ndikim të konsiderueshëm. Rritje me ritme të larta shënoi edhe grupi i produkteve ushqimore, me 28% më shumë se një vit më parë. Grupi “Tekstile dhe këpucë” regjistroi rritje të eksporteve me 8.2%, por ngelet ende grupi me peshën kryesore në eksporte, me afërsisht 29% të totalit.

Tregjet kryesore të eksporteve edhe për janarin ishin vendet e Bashkimit Europian, me 76% të vlerës totale të tyre. Italia ngelet partneri kryesor në eksporte, me 47% të totalit të tyre. Eksportet drejt Italisë për janarin u rritën me 38%. Rritje edhe më të lartë shënuan eksportet drejt Gjermanisë, që u zgjeruan me 3.4 herë krahasuar me një vit më parë dhe përbënin më shumë se 10% të eksporteve totale për janarin.

Edhe importet shënuan një rritje të ndjeshme, me 21% më shumë krahasuar me një vit më parë dhe prekën vlerën totale të 55 miliardë lekëve. Ndikimin kryesor në rritjen e importeve e dhanë grupet “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Minerale, lëndë djegëse, energji” dhe “Ushqime, pije, duhan”. Grupet me peshën kryesore në improte për janarin “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, me 19% të totalit, i ndjekur nga “Materiale ndërtimi e metale”, me 17%, Ushqime, pije, duhan, me 16.5% dhe “Minerale lëndë djegëse, energji” me 15%.

Edhe tek importet struktura e rritjes sipas grupmallrave dëshmon një ndikim të lartë të rritjes së çmimeve në vlerat e përgjithshme të këmbimeve tregtare.

Megjithatë, të paktën për janarin, rritja e eksporteve me ritme ndjeshëm më të larta se importet bëri që deficiti tregtar të ngushtohej. Sipas INSTAT, deficiti preku vlerën e 20 miliardë lekëve, në rënie me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Deri tani, efekti i rritjes së çmimeve në tregje për bilancin tregtar të Shqipërisë kishte qenë negativ. Për vitin 2021, deficiti tregtar u zgjerua me gati 30%, me një tendencë rritëse sidomos në muajt e fundit të vitit. /Monitor

Burimi: INSTAT

The post Rritja e çmimeve “fryu” eksportet shqiptare për janarin appeared first on Albeu.com.

Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Rritja e çmimit të bukës dhe karburantit dhe më pas paralajmërimi për rritjen e energjisë elektrike ka bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në shesh për të protestuar.

Me pankarta në duar, ata janë mbledhur para Kryeministrisë duke u shprehur kndër këtyre vendimeve, pasi pagat janë shumë të ulëta dhe nuk mund të përballojnë shpenzimet.

“Populli ka dalë për bukën e gojës, unë për vetë ditë natë do të protestoj, jam në hall të madh, jam pensioniste, të dal të lyp? Me batanije ngrohem në dimër, me rritjen që ka filluar që muaj më parë që nga vaji dhe sheqeri dhe buka së fundmi po bëhemi edhe më keq, ne shtresa e varfër kemi shumë probleme”, tha një pensionistë në protestë./albeu.com

The post Nis protesta kundër rritjes së çmimeve, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë appeared first on Albeu.com.