rritja Archives - Albeu.com

Qëndrimi i Ramës, cinik dhe i pashpirt, Berisha: Nuk përgjysmon barrën fiskale për çmimin e naftës! Tallet me pensionistët, do marrin shtesë vetëm 2 kg domate
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Rama pasi sipas tij, “qëndrim cinik dhe të pashpirt” ndaj qytetarëve, duke u ndalur te çmimi i lartë i naftës dhe trajtimi i pensionistëve.

Berisha deklaroi në komunikimin e përjavshëm publik me qytetarët, se qeveria refuzon të ulë barrën fiskale mbi karburantet, duke bërë që çmimi i naftës në vend të mbetet shumë i lartë. Sipas tij, kjo situatë rëndohet nga taksat e larta dhe jo vetëm nga zhvillimet ndërkombëtare.

Ai kritikoi gjithashtu, heqjen e subvencioneve për fermerët, duke paralajmëruar pasoja në bujqësi dhe rrezik për falimentime.

Në të njëjtën linjë, Berisha u shpreh se qeveria po “tallet me pensionistët”, duke pretenduar se mbështetja për ta është minimale dhe e pamjaftueshme për përballimin e kostos së jetesës.

Berisha: Java që kaloi me këtë qeverisje ishte një javë ndëshkimi për shqiptarët. Qeveria e Edi Ramës, në dallim nga çdo qeveri tjetër në botë mbajti qëndrim cinik ndaj rritjes së çmimit të lart në botë të naftës. Nafta 224 lekë, për litër shënoi çmimin rekord botëror. Jo se nafta u rrit kaq shumë për luftës në Lindjen e Mesme, por prej ngarkesës së lartë fioskale për taksën e lartë që u merr qytetarëve për çdo litër.

Jo vetëm që refuzon të përgjysmojë barrën fiskale, që çmimi të arrijë në këto nivele. Njoftoi këto ditë se do heqë dhe subvencionet për fermerët. Miliarderët që marrin miliona litra nafta me yahte në Durrës, e marrin litrën me 60 lek, fermeri e merri 220 lek litrin. Sipërfaqe mijëra hektarë do mbeten të djerra, do falimentojnë. Qëndrim cinik i pashpirt, siç është dhe pashpirt qëndrimi ndaj pensionistëve. Ja mbajti bonusin që në janar. U jep shumicë dërrmuese 2 kg domate në shtesë mujore. Tallje e re për pensionistët. Të cilët e bëjnë ata që nuk kanë më ndjenja.

The post Qëndrimi i Ramës, cinik dhe i pashpirt, Berisha: Nuk përgjysmon barrën fiskale për çmimin e naftës! Tallet me pensionistët, do marrin shtesë vetëm 2 kg domate appeared first on Albeu.com.

Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por…
Çmimi i Platts Gasoil CIF (USD/TON), një çmim reference ndërkombëtar për naftën (diesel/gasoil) që përdoret në tregtinë globale, arriti në 1617 dollarë për ton ditën e djeshme dhe do të reflektohet sot në Dogana në vend, sipas burimeve nga dogana.

Në bazë të këtij çmimi taksohet nafta dhe vlera vetëm e taksave në doganë arrin 105 litër. Në bazë të këtij çmimi bëhet dhe zhdoganimi i naftës nga operatorët vendas, sipas shpjegimeve të tyre, pavarësisht se kur është blerë.

Vetëm në një ditë, çmimi është rritur me rreth 195 dollarë, pasi në datën 2 mars Platts ishte 1420 dollarë (shiko grafikun).

Rritja e fundit erdhi pas pasigurive të luftës dhe deklaratave kontradiktore të presidentit amerikan Trump. Duke qenë se është fundjavë dhe pashkë, ky çmim pritet të jetë për të paktën katër ditë.

Sipas të dhënave të deritanishme të ecurisë së Platts dhe çmimit të naftës në vend, të analizuara nga Monitor, çdo 100 dollarë rritje në bursa përkthehet në rreth 6-8 lekë në vend. Psh, nga data 27 shkurt, kur Platts ishte 763 dollarë, ai arriti në 1435 dollarë 27 mars, ose 672 dollarë më shumë. Për të njëjtën periudhë, nafta në vend u rrit nga rreth 170-173 lekë mesatarisht në 218 lekë, ose 45-48 lekë më shumë.

Bordi ka njoftuar operatorët se do të mblidhet ditën e sotme.

Aktualisht nafta tregtohet me 218 lekë dhe pritet që të shkojë përtej kufirit të 220 lekëve, që automatikisht aktivizon uljen me 20% të akcizës së naftës, sipas vendimit të qeverisë.

Akciza sot pa TVSh është 39.4 lekë dhe efekti i kësaj uljeje pritet të jetë vetëm rreth 8 lekë pa TVSH dhe 9.5 lekë, përfshirë TVSH-në, duke mos arritur të amortizojë as rritjen e ditës së fundit të naftës në Bursa.

Operatorët kanë pohuar më herët se vetëm ulja e barrës fiskale mund të amortizojë rritjen e çmimit të naftës.

Në Shqipëri, elementi që shton më shumë barrën fiskale është taksa e qarkullimit prej 27 lekë për litër. Akciza është fikse, 39.4 lekë për litër dhe 3 lekë është taksa e karbonit.

Mbi këto llogaritet TVSH-ja, që është 20% mbi çmimin final (përfshirë taksat e tjera), ndryshe nga rajoni që TVSH nuk e ngarkon mbi taksat e tjera./Monitor

The post Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish sot çmimin e naftës, mund të ulet akciza, por… appeared first on Albeu.com.

Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës për karburantet nuk merr vendime arbitrarisht, ulja rrezikon kapacitetet e furnizimit
Në podkastin e tij “Flasim”, kryeministri Edi Rama, foli në lidhje me çmimin e karburanteve në vend dhe rolin e Bordit të Transparencës.

Sipas kreut te qeverisë, Bordi nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por po ashtu theksoi se çmimi nuk mund të ulet duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit.

Rama u shpreh gjithashtu se, sipas dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi i Transparencës reflektoi menjëherë edhe uljen e çmimit në vend, duke bërë atë që ka detyrë të bëjë: përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit.

“Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se ky mekanizëm lidh drejtpërdrejt çmimet në Shqipëri me lëvizjet në tregjet ndërkombëtare dhe jo me vendime të njëanshme të operatorëve vendas.

Kjo do të thotë që, në varësi nga lëvizja e çmimit në bursë, bordi qëndron vijimësisht në anën e konsumatorëve, e drejtuesve të mjeteve, e qytetarëve dhe ruan kufijtë e qartë mes çmimit të rritur objektivisht si rezultat i lëvizjes në tregun ndërkombëtar, prej ku edhe importohet nafta në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, abuzivitetit që, në këto raste, nëse gjen shesh, bën gjithmonë përshesh.

E theksoj edhe njëherë, Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve”, tha Rama.

Sipas tij, roli i Bordit të Transparencës është të sigurojë transparencë dhe, nga ana tjetër, të jetë gjithmonë në vëmendje për të mos lejuar edhe shkelje të vendimeve të tij, të cilat pastaj shoqërohen me masa të menjëhershme deri në pezullimin e aktivitetit për operatorët që nuk respektojnë rregullat.

“Deri tani duket se gjithçka funksionon ashtu siç duhet, por do të bëjmë çmos që, deri në përfundim të kësaj situate që nuk varet aspak nga ne, gjithçka të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët”, tha Rama.

The post Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës për karburantet nuk merr vendime arbitrarisht, ulja rrezikon kapacitetet e furnizimit appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të naftës/ Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit
Radha e automjeteve është shtuar në pikën e karburantit në Tuz, në kufi me pikën doganore të Murriqanit, që lidh Malin e Zi me Shqipërinë.

Pjesa më e madhe e banorëve aty rrotull kalojnë kufirin dhe furnizohen me naftë, pasi ajo është shumë më e lirë se në Shqipëri.

Një litër naftë tregtohej dje në mal të Zi me 1.57 euro, ndërsa në Shqipëri 214 lekë, ose 2.2 euro me kursin e ditës.

Me 2 mijë lekë, në Shqipëri mund të blesh 9.3 litra naftë, ndërsa në Mal të Zi, me të njëjtën shumë, nëse e këmben merr gati 21 euro dhe blen 13.1 litra, ose 42% më shumë.

Diferenca në çmim është aq e lartë, sa ia vlen dhe koha e shpenzuar po karburanti i shpenzuar tepër për rrugën deri në kufi.

Jo vetëm banorët e zonës aty rrotull, edhe qytetarët e Shkodrës e kanë kthyer Malin e Zi në një destinacion të preferuar. Koçi, së bashku me bashkëshorten çdo dy javë shkojnë në Podgoricë.

Rrugës, ata e mbushin serbatorin plot, por nuk mjaftohen me kaq, bëjnë furnizimet me ushqime në supermarkete.

Një kavanoz kos kushton 1.3 euro, ndërsa i njëjti në Shqipëri kushton 70% më shtrenjtë. Qumështi po ashtu është më i lirë, mielli, vaji, produktet e konservuara gjithashtu.

Mbi të gjitha, ata pohojnë se përveçse më të lira, produktet janë dhe më cilësore. Të dhënat e Eurostat tregojnë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë njëlloj me mesataren europiane (98.7% e mesatares europiane), ndërsa në Maqedoninë e Veriut sa 73% e mesatares europiane dhe në Mal të Zi sa 82.6%. (të dhënat e fundit janë për vitin 2024, nuk ka info për Kosovën).

Qumështi, djathi dhe vezët kushtojnë madje 31.5% më shtrenjtë se mesatarja europiane.

Askush nuk e ka matur se sa po humb ekonomia shqiptare si rrjedhojë e diferencave të çmimit me vendet kufitare, që po zhvendosin konsumin si të karburantit ashtu dhe të produkteve të tjera në vendet fqinjë, si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ky fenomen potencialisht përkthehet në humbje të të ardhurave fiskale, tkurrje të konsumit të brendshëm, presion mbi bizneset vendase dhe një kontribut më të ulët në rritjen e PBB-së, për shkak të transferimit të shpenzimeve jashtë ekonomisë shqiptare, që nëse nuk do të kishte diferenca çmimesh do të mbeteshin në vend.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare.

Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Shoqata e llogarit këtë konsum të humbur me kalimet në zona kufitare të mjeteve ditore, së dyti me numrin e turistëve e kamionëve që hynë e dalin me targa të huaja dhe furnizohen.

Së treti, bëhet një llogaritje me numrin e makinave në zonat kufitare dhe konsumin në këto zona krahasuar me të njëjtin numër makinash në zonat e brendshme, si dhe me infon se sa shesin në ditë pikat e karburantit afër kufirit tonë me tre shtetet.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend.

Duke konvertuar 500 ton në litra, me një çmim mesatar prej 1.5-1.6 euro për litër, llogaritet se nga Shqipëria po dalin aktualisht rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e karburanteve në vendet fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit.

Ndërsa çmimet më të shtrenjta të ushqimeve lidhen me mungesën e konkurrueshmërise dhe varësinë e lartë nga importi, duke e kthyer ekonominë në një supermarket të madh, për naftën, një nga arsyet kryesore lidhet me barrën e lartë të taksave që paguhet për çdo litër.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, në Shqipëri ësht 2.2 euro/litër.

Në vlerë, sa herë që ble një litër karburant, çdo përdorues makine në Shqipëri, paguan dy herë më shumë taksa sesa banorët e Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut.

Shteti mund të arkëtojë gati njëlloj, nëse ul taksat dhe rrit konsumin

Nëse çmimet do të ishin në nivele të ngjashme me rajonin, konsumi do të përqendrohej në vend dhe do të rritej me 25-30%, duke arritur afër 1 milion ton në vit. Kjo rritje e konsumit, pa dyshim do të kompensonte uljen e barrës fiskale mbi naftën.

Në 2025-n, me konsumin aktual prej 740 mijë ton në vit dhe çmim mesatar 175 lekë për litër, vlerësohet se shqiptarët paguan rreth 1.5 miliardë euro për të blerë naftën, gjysma e të cilës janë taksa. Këtë vit, nëse taksimi nuk ndryshon dhe konsumi mbetet i njëjtë, shpenzimi do të arrijë në 1.7-1.8 miliardë euro në vit, me një çmim mesatar midis 200-214 lekë për litër, nga i cili shteti do të arkëtonte gjysmën (rreth 900 milionë euro).

Nëse do të hiqej p.sh taksa e qarkullimit, që e lehtëson naftën me 30 lekë për litër, psh me një çmim prej 180 lekë për litër, konsumi do të rritej në 2.1 miliardë euro dhe shteti do arkëtonte 40%, apo rreth 850 milionë euro, duke rikuperuar ndjeshëm humbjen nga heqja e taksës së qarkullimit./Monitor

The post Rritja e çmimit të naftës/ Shqipërisë po i ikin të paktën një milion euro në ditë nga blerja e karburantit jashtë vendit appeared first on Albeu.com.

Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale, aplikimet hapen më 1 Prill
Për të lehtësuar bizneset pas rritjes së pagës minimale, qeveria do të zbatojë sërish skemën e dhënies së kompensimit me qëllim mbulimin e shtesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punonjësit me pagë minimale.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, u miratua vendimi “Pёr caktimin e rregullave, kritereve dhe masёs për kompensimin e kontributeve të punëdhënësit për koston shtesë, që krijohet si rezultat i rritjes së pagës minimale”.

Sipas vendimit, kompensimi financiar jepet në masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, 16.7%, llogaritur mbi diferencën e pagës së çdo punonjësi me pagë bruto, në fashën nga 40 000 lekë deri në 49 999 lekë në shtator 2025, me pagën 50 000 lekë.

Kompensimi financiar jepet mbi shumën mesatare të fondit që do të përfitonte për punonjës, në rast mosreduktimi të numrit të punonjësve,

Kompensimi do të mbulojë këtë shtesë për periudhën janar–shtator 2026.

Aplikimet për kompensim do të kryhen nëpërmjet platformës e-Albania. Sipas vendimit, subjektet aplikojnë në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit “e-Albania” për periudhën që kërkojnë kompensim, duke filluar nga data 1 prill 2026 deri më 31 tetor 2026.

Në shkallë vendi, paga minimale nga 1 janari 2026 u rrit me 10 mijë lekë, duke arritur në 50 mijë lekë.

Vendimi

PЁRCAKTIMIN E RREGULLAVE, KRITEREVE DHE MASЁS PËR KOMPENSIMIN E KONTRIBUTEVE TË PUNËDHËNËSIT PËR KOSTON SHTESË, QË KRIJOHET SI REZULTAT I RRITJES SË PAGËS MINIMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 11, të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënie kompensimi financiar çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit për subjektet që preken nga rritja e pagës minimale.

2. Subjektet përfituese të kompensimit financiar duhet të ushtrojnë aktivitet në të gjithë sektorët ekonomikë të nomenklaturës së veprimtarive ekonomike dhe të plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi.

3. Kompensimi financiar llogaritet dhe jepet bazuar në numrin maksimal të të punësuarve me fashën e pagës bruto, nga 40 000 (dyzet mijë) lekë deri në 49 999 (dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë, që figurojnë në listëpagesën e deklaruar në organet tatimore për muajin shtator 2025, për përditësimin më të fundit të bërë gjatë vitit 2025.

4. Kompensimi financiar për subjektet jepet çdo muaj, për periudhën kontributive janar–shtator 2026, nga Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (DRAKPA), ku kanë adresën e vendit, në të cilin zhvillohet pjesa kryesore e veprimtarisë tregtare.

5. Subjektet me të drejtë aplikimi duhet të plotësojnë kriteret, si më poshtë vijon:

a) Të mos kenë një punonjës në total të regjistruar në listëpagesë;

b) Të mos jenë subjekte në pronësi shtetërore apo ente publike;

c) Të mos jenë subjekte të regjistruara në statusin e sigurimeve si:

i. i vetëpunësuar (i vetëm);

ii. i vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes;

iii. i vetëpunësuar pa punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.

ç) Të mos kenë detyrime (principal) ndaj organeve tatimore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në momentin e aplikimit.

6. Subjektet aplikojnë në mënyrë elektronike nëpërmjet portalit “e-Albania” për periudhën që kërkojnë kompensim, duke filluar nga data 1 prill 2026 deri më 31 tetor 2026.

7. Kompensimi financiar jepet në masën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, 16.7%, llogaritur mbi diferencën e pagës së çdo punonjësi me pagë bruto, nga 40 000 (dyzet mijë) lekë deri në 49 999 (dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë në shtator 2025, me pagën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

8. Për subjektet, të cilat në muajin që kërkojnë kompensim kanë reduktuar numrin e punonjësve totalë në më pak se numri i punonjësve me pagë bruto, nga 40 000 (dyzet mijë) lekë deri në 49 999 (dyzet e nëntë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë në shtator 2025, kompensimi financiar jepet mbi shumën mesatare të fondit që do të përfitonte për punonjës, në rast mosreduktimi të numrit të punonjësve, sipas pikës 1, të këtij kreu, shumëzuar me numrin aktual të punonjësve në total.

9. Verifikimi i aplikimit kryhet nëpërmjet ndërveprimit elektronik të sistemeve dhe shpërndarja për përfituesit e këtij vendimi bëhet nga drejtoritë rajonale të AKPA-s.

10. Për kryerjen e kompensimit financiar, DRAKPA-ja urdhëron pagesën çdo muaj pranë strukturës së thesarit në degë, brenda 10-ditëshit të parë të muajit, për të gjitha kërkesat e muajit paraardhës. Kryhen aq urdhërpagesa sa janë bankat e nivelit të dytë (BND), me të cilat operojnë subjektet përfituese të kompensimit financiar. Pagesa urdhërohet në llogarinë tranzitore të pagave në BND për shumën totale të subjekteve përfituese në atë bankë dhe paralelisht DRAKPA-ja dërgon në BND listën e subjekteve përfituesve në bankën përkatëse me të dhënat e llogarisë bankare dhe shumën e kompensimit për çdo subjekt.

11. Efekti financiar për periudhën janar – shtator 2026 përballohet nga buxheti i shtetit, miratuar për vitin 2026, në programin “Tregu i punës”, për Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit.

12. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për zbatimin e këtij vendimi./Monitor

The post Kompensim 16.7% për kontributet pas rritjes së pagës minimale, aplikimet hapen më 1 Prill appeared first on Albeu.com.

Mbështetja për pensionistët/ Kryeministri Rama: Fond prej 167 milion euro për gjyshet dhe gjyshërit, vazhdon rritja çdo muaj
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në podcastin “Flasim”, bëri të ditur se rreth 167 milionë euro janë depozituar në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve.

Kreu i shtetit theksoi se qeveria do të vazhdojë rritjen e përmuajshme për gjyshërit dhe gjyshet në vend, si një premtim që do të mbahet.

“Depozitimi i rreth 167 milionë euro në Llogarinë Speciale të Fondit të Pensioneve

Këtë javë është kryer edhe një transferim i rëndësishëm financiar që lidhet drejtpërdrejt me të ardhmen e sistemit të pensioneve dhe me ccka jemi zotuar për gjyshet dhe gjyshërit e kësaj republike.

Sikundër e kishim paralajmëruar, fondet e kursyera buxhetore të vitit 2025 do të depozitoheshin në Fondin e Veçantë të Pensioneve pranë Bankës së Shqipërisë, gjë që sapo është bërë në një shumë prej 167 milionë euro.

Transferimi i këtyre 167 milionë eurove në këtë fond e rrit kapacitetin e sistemit për të përballuar, qoftë ato që janë zotime të marra gërmë për gërmë, shifër për shifër dhe muaj për muaj e vit për vit ndaj pensionistëve, por edhe detyrimet afatgjata duke garantuar kështu rritjen e premtuar të pagave mujore për pensionistët, si dhe qëndrueshmërinë e sistemit”, tha Rama.

The post Mbështetja për pensionistët/ Kryeministri Rama: Fond prej 167 milion euro për gjyshet dhe gjyshërit, vazhdon rritja çdo muaj appeared first on Albeu.com.

Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare
Kontratat paramartesore po dalin nga hija e luksit dhe po hyjnë në jetën e përditshme të çifteve urbane, si shenjë e një ekonomie më personale.

Në kushtet ku në vitin 2024, 1 në 3 martesa përfunduan në divorc, kush i bën kontratat paramartesore në Shqipëri dhe a është ende një tabu?

Nga Deada Hyka

Në një kohë kur dashuria deklarohet në Instagram, pasuria matet në metra katrorë dhe divorci ka pushuar së qeni fundi i botës, çiftet po zbulojnë se romantizmi nuk e përjashton planifikimin. Përkundrazi.

Kontrata paramartesore, dikur e konsideruar si një fyerje ndaj ndjenjave, po shfaqet sot si aspekt i ri i martesës moderne. Jo për të parashikuar ndarjen, por për ta bërë bashkimin më të menaxhueshëm.

Në Shqipëri, kontratat paramartesore po hyjnë ngadalë në fjalorin e çifteve moderne, jo si një shenjë ftohtësie apo mosbesimi, por si reflektim i një epoke që ka mësuar se dashuria nuk e zëvendëson nevojën për qartësi.

Ajo që dikur dukej si një zakon tipik për elitat perëndimore apo për martesat e famshme që përfundojnë në gjykata, sot po shihet gjithnjë e më shumë si një akt racionaliteti, një mënyrë për të negociuar të ardhmen përpara se emocionet ta bëjnë të pamundur arsyen.

Në vendin tonë, ideja e kontratës paramartesore ende përplaset me një kulturë që e sheh martesën si një marrëveshje morale dhe jo juridike.

Megjithatë, realiteti ka filluar të ndryshojë. Çiftet martohen më vonë, shpesh pasi kanë ndërtuar pasuri, biznese, prona ose karriera të pavarura.

Gratë janë më të integruara ekonomikisht, burrat më të ekspozuar ndaj riskut financiar, ndërsa divorci ka humbur statusin e tij si tabu absolute.

Në këtë kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet më si një parashikim i dështimit, por si një formë sigurimi emocional dhe ekonomik.

Ligjërisht, Shqipëria e njeh këtë instrument. Kodi i Familjes lejon çiftet të zgjedhin regjimin pasuror përmes një kontrate të lidhur para ose gjatë martesës, duke dalë nga modeli standard i bashkësisë ligjore të pasurisë.

Pavarësisht kësaj hapësire ligjore, praktika mbetet e kufizuar. Kontratat paramartesore janë ende përjashtim, jo rregull, dhe përdoren kryesisht nga individë me interesa të qarta ekonomike, si sipërmarrës, emigrantë të kthyer me pasuri të krijuara jashtë vendit, apo persona që hyjnë në martesë të dytë.

Ajo që po ndryshon nuk është vetëm numri i kontratave, por diskursi rreth tyre. Në bisedat private dhe në zyrat e avokatëve, ideja e “rregullimit të gjërave që në fillim” po fiton terren. Frika se një kontratë e tillë, cenon romantikën po zëvendësohet nga bindja se paqartësia është shumë më e rrezikshme se transparenca.

Në një shoqëri ku konfliktet pas divorcit shpesh zgjasin me vite dhe përfshijnë familje të tëra, prona, biznese dhe fëmijë, kontrata paramartesore po shihet si një mënyrë për të kufizuar dëmin, jo për ta institucionalizuar ndarjen.

Kush po i përdor dhe pse

Në Shqipëri, martesa po humbet gradualisht statusin e saj si territor i paprekshëm nga logjika juridike dhe po shndërrohet, gjithnjë e më shumë, në një marrëdhënie që kërkon qartësi edhe përtej emocioneve.

Rritja e divorceve, fuqizimi ekonomik i grave, pasuritë e krijuara para martesës dhe përvoja gjithnjë e më e shpeshtë e martesave të dyta po e shtyjnë një pjesë të çifteve shqiptare të mendojnë përpara se të martohen jo vetëm për ceremoninë, por edhe për pasojat ligjore të bashkëjetesës.

Në këtë kontekst, kontratat paramartesore, dikur të konsideruara thuajse blasfemi sociale, po gjejnë ngadalë vend në realitetin urban shqiptar.

“Po vërehet një ndryshim gradual, veçanërisht në qytetet e mëdha”, shprehet avokatja Greta Smoqi, duke theksuar se, megjithatë, kontrata paramartesore vazhdon të mbetet tabu për një pjesë të shoqërisë.

Sipas saj, kjo lidhet drejtpërdrejt me traditën dhe me mënyrën se si martesa perceptohet ende si një akt thellësisht emocional, ku çdo përpjekje për ta rregulluar ligjërisht shihet si mungesë besimi.

Tensioni mes dashurisë dhe ligjit është ndoshta arsyeja kryesore pse kontratat paramartesore po ecin më shpejt në Tiranë dhe qytete të mëdha sesa në zonat më tradicionale të vendit.

Profilizimi i çifteve që kërkojnë një kontratë paramartesore është mjaft i qartë. “Kryesisht janë çifte me nivel më të lartë arsimor, biznese aktive, pasuri të krijuara para martesës, ose martesa të dyta”, thotë znj. Smoqi.

Në shumë raste bëhet fjalë për individë që kanë ndërtuar një bazë ekonomike përpara martesës dhe kërkojnë ta mbrojnë atë, jo domosdoshmërisht nga partneri, por nga pasiguritë që mund të sjellë e ardhmja.

Martesat e dyta, në veçanti, janë më pragmatike: përvoja e mëparshme e ndarjes e bën planifikimin ligjor të duket më pak si cinizëm dhe më shumë si domosdoshmëri.

Edhe pse nuk ka statistika zyrtare të detajuara për numrin e kontratave paramartesore të nënshkruara çdo vit, perceptimi në praktikën ligjore është i qartë.

“Ka një rritje të dukshme krahasuar me një dekadë më parë”, pohon avokatja, duke shtuar se informimi më i madh ligjor dhe përballja e drejtpërdrejtë me pasojat e divorceve kanë ndikuar ndjeshëm në këtë prirje.

Çiftet sot janë më të vetëdijshme për pasurinë, borxhet, përgjegjësitë dhe për faktin se ndarja nuk është më një përjashtim i rrallë, por një realitet i zakonshëm shoqëror.

Megjithatë, kontrata paramartesore vazhdon të vuajë nga një sërë keqkuptimesh.

“Keqkuptimi kryesor është se kontrata paramartesore nënkupton mungesë dashurie ose besimi”, shpjegon znj. Smoqi. Një tjetër ide e gabuar, sipas saj, është se kjo kontratë u përket vetëm njerëzve shumë të pasur.

Në realitet, ajo është një instrument ligjor që mund të shërbejë për çdo çift që dëshiron të ketë qartësi mbi regjimin pasuror, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

Paradoksi shqiptar qëndron në faktin se çiftet shpesh hyjnë në marrëdhënie financiare shumë më komplekse pa asnjë dokument, ndërkohë që një kontratë e thjeshtë shihet si shenjë ftohtësie.

Në rast divorci, pesha reale e kontratës paramartesore bëhet e dukshme. “Kontratat janë juridikisht të qëndrueshme nëse janë hartuar sipas ligjit, me transparencë dhe pa cenuar të drejta themelore”, thekson avokatja.

Problemet lindin zakonisht jo nga vetë ekzistenca e kontratës, por nga formulimet e paqarta ose nga mungesa e informimit të plotë në momentin e nënshkrimit.

Në disa raste, presioni emocional ose dëshira për ta mbyllur shpejt procesin martesor çon në nënshkrime që më pas kontestohen.

Në një realitet ligjor që po modernizohet gradualisht, kontrata paramartesore po përpiqet të zhvishet nga stigma morale.

“Në kontekstin ligjor modern shqiptar, ajo duhet parë si një instrument normal planifikimi financiar dhe ligjor”, përfundon znj. Smoqi, duke theksuar se synimi i saj është të garantojë siguri për të dy bashkëshortët dhe të reduktojë konfliktet në rast ndarjeje.

Pyetja që mbetet e hapur është nëse shoqëria shqiptare është gati ta pranojë këtë qasje si shenjë pjekurie dhe jo si mungesë ndjenjash, apo nëse kontrata paramartesore do të mbetet ende për një kohë të gjatë privilegj i një elite urbane më të informuar.

Dashuria në epokën e kapitalit personal

Martesa nuk është më hyrje në jetë, por një kapitull i ndërmjetëm, që vjen pasi individët kanë kaluar një fazë të gjatë ndërtimi personal dhe profesional.

Avokatët që merren me të drejtën familjare vërejnë se çiftet po martohen gjithnjë e më shpesh në mosha më të pjekura se më parë, zakonisht pasi kanë mbyllur ciklin e studimeve, kanë ndërtuar karrierë, kanë marrë kredi afatgjata, kanë hapur biznese ose kanë krijuar një bazë të qëndrueshme pasurore.

Martesa, në këtë kuptim, nuk shërben më si pikënisje ekonomike, por si bashkim i dy individëve që tashmë kanë histori financiare të veçanta.

Kjo prirje ndryshon thellësisht ekuilibrat brenda marrëdhënies. Partnerët hyjnë në martesë jo nga nevoja ekonomike, por nga zgjedhja, duke ruajtur një nivel autonomie që në brezat e mëparshëm ishte i pazakontë. Pasuria e krijuar përpara martesës, qoftë një apartament, një biznes, kursime apo detyrime financiare, sjell me vete edhe nevojën për qartësi juridike.

Në këtë kontekst, kontrata paramartesore nuk shihet më si shenjë mosbesimi apo si paradhomë e ndarjes, por si një instrument racional për të përcaktuar kufijtë financiarë dhe për të mbrojtur investimet individuale të bëra përpara lidhjes.

Sipas praktikës së avokatëve, këto kontrata pasqyrojnë një ndryshim i cili ka zhvendosur idenë e një partneriteti të ndërtuar mbi varësi, por mbi dy autonomi që zgjedhin të bashkëjetojnë.

Avokatja Nexhi Beqiraj, thotë se është rritur interesimi për kontratat paramartesore, edhe pse ende nuk flasim për shifra masive.

“Kam komunikuar edhe me noterë, vitet e fundit kërkesat janë shtuar sidomos në qytetet e mëdha dhe në çiftet ku të dy partnerët janë ekonomikisht aktivë. Ky interesim lidhet me disa faktorë. Së pari, rritja e pasurisë private dhe e sipërmarrjes individuale.

Së dyti, rritja e divorceve që ka krijuar më shumë vetëdije për pasojat financiare të ndarjes. Dhe së treti, ndryshimi kulturor ku pasuria po shihet më pak si tabu emocionale dhe më shumë si çështje që kërkon rregullim racional që në fillim të martesës”, – thotë avokatja.

Sa i përket zgjidhjes së divorceve, avokatët janë pothuajse unanimë që kontratat paramartesore e bëjnë procesin shumë më të qartë dhe më pak konfliktual.

Kur ka një marrëveshje të shkruar që përcakton se çfarë është pasuri personale dhe çfarë është e përbashkët, shmangen betejat e gjata gjyqësore dhe interpretimet subjektive. Në këtë kuptim, kontrata nuk e nxit divorcin, por e menaxhon atë nëse ndodh.

Nuk janë vetëm persona VIP që u drejtohen këtyre kontratave. Sigurisht që figura publike, sipërmarrës, njerëz me biznese ose pasuri të trashëguara janë më të ekspozuar dhe priren t’i përdorin.

Por avokatët po shohin gjithnjë e më shumë edhe profesionistë të rinj, gra që kanë ndërtuar karrierë dhe pasuri të tyre, ose çifte ku njëri partner ka kredi, biznes apo detyrime financiare që kërkojnë qartësi ligjore.

Nga tabu emocionale në instrument racional

Për një kohë të gjatë, kontratat para martesës janë parë si ftesë për dështim, si një akt që minon romantikën përpara se ajo të nisë. Por narrativa po ndryshon gradualisht. Ato po flasin më pak për mosbesim dhe më shumë për transparencë, duke reflektuar një shoqëri që po mëson ta artikulojë konfliktin përpara se ai të shpërthejë.

Në vend që çështjet e pasurisë, detyrimeve dhe përgjegjësive të lihen në heshtje, ato po diskutohen hapur, si pjesë e një marrëveshjeje të ndërgjegjshme mes dy individëve.

Sociologia Marsida Simo e sheh këtë zhvendosje si tregues të një pjekurie sociale në rritje.

“Kontrata paramartesore nuk është fundi i dashurisë, por shenjë se marrëdhënia po ndërtohet mbi dialog dhe jo mbi supozime emocionale”, shprehet ajo. Sipas znj.

Simo, brezat më të rinj po e shohin martesën jo si sakrificë totale të vetes, por si bashkëjetesë mes dy identiteteve të plota, edhe në aspektin ekonomik.

Në një shoqëri ku divorci është gjithnjë e më i zakonshëm dhe më pak dramatik, logjika po hyn në marrëdhënie jo si armik i dashurisë, por si mbrojtës i saj.

“Kur rregullat janë të qarta që në fillim, edhe ndarjet, nëse ndodhin, janë më pak traumatike dhe më pak shkatërruese, sidomos për gratë”, thekson znj.

Simo, duke e lidhur këtë instrument edhe me dimensionin e drejtësisë gjinore dhe balancës së pushtetit brenda çiftit.

Megjithatë, pengesat mbeten të forta. Mungesa e kulturës juridike, perceptimi se një kontratë e tillë është ofenduese për partnerin dhe pasiguria mbi mënyrën se si do të interpretohej nga gjykatat, e mbajnë këtë praktikë ende në periferi.

Shqipëria nuk ka ende një jurisprudencë të konsoliduar mbi kontratat paramartesore, duke i bërë ato më shumë një akt besimi sesa një garanci absolute. Edhe kjo, sipas znj. Simo, është pjesë e tranzicionit shoqëror. “Shoqëritë nuk e përqafojnë racionalitetin emocional menjëherë. Ai vjen gradualisht, përmes debatit dhe normalizimit”, përfundon ajo.

Si nisi?

Marrëveshjet paramartesore kanë ekzistuar prej vitesh, duke filluar që nga kohërat e hershme të Egjiptit të lashtë. Ketubah, një kontratë martesore e lashtë hebraike, daton mbi 2,000 vjet më parë, e cila ishte një nga dokumentet e para ligjore që u jepte mbrojtje dhe të drejta ligjore grave të sapomartuara.

Marrëveshjet paramartesore janë përdorur kryesisht si një mënyrë për të siguruar që gratë të merrnin një pjesë të pronës, në rast të një divorci ose vdekjes së burrit të tyre.

Por, ndërsa shoqëria ndryshon, të pasurit janë bërë përfaqësuesit e marrëveshjeve moderne paramartesore, si një mënyrë për të shpërndarë me të drejtë asetet nëse ndodh një divorc.

Megjithatë, kohët e fundit, ka pasur një rritje të nënshkrimit të kontratave paramartesore nga brezi i mijëvjeçarit.

Vendimet financiare

Në kontekstin shqiptar, ku ende ekziston një traditë ku asetet shpesh menaxhohen ose kontrollohen nga njëra palë dhe vendimet financiare mund të ndikohen nga normat sociale dhe presioni kulturor, kontratat paramartesore shërbejnë si një shtresë mbrojtëse që rrit autonominë ekonomike të individëve.

Për më tepër, ato mund të luajnë një rol në parandalimin e konflikteve të mundshme pas ndarjes ose divorcit, duke ofruar një kuadër të qartë për ndarjen e pasurive.

Në këtë mënyrë, këto marrëveshje nuk janë thjesht dokumente ligjore, por instrumente që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e drejtësisë sociale dhe në promovimin e barazisë gjinore në një shoqëri ku praktikat tradicionale shpesh favorizojnë njëra palë mbi tjetrën.

Fakte

Sot në Shqipëri, rreth 1 në 3 martesa përfundon në divorc. Kjo do të thotë se martesa nuk është më vetëm premtim emocional, por edhe një risk financiar.

Në shumicën e divorceve konfliktuale, sherri kryesor nuk është tradhtia, por pasuria: shtëpia, biznesi, kreditë.

Avokatët thonë se një kontratë paramartesore mund ta shkurtojë një proces divorci nga vite në muaj, sepse nuk negociohet nga e para çfarë është e kujt.

Kontrata paramartesore po përdoret gjithnjë e më shumë nga gra ekonomikisht të pavarura, jo vetëm nga burra me pasuri.

Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijë martesa në vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qëndrueshëm gjatë viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijë në vit, përpara se të nisë një rënie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shënon minimumin historik me vetëm 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit të fillimit të viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht një efekt demografik apo ekonomik, por një ndryshim të thellë në zgjedhjet sociale, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin gjithnjë e më të madh për të formalizuar lidhjet në martesë.

Sakaq, edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tre dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti në minimumin historik prej 5.9 në vitin 1997, divorci nisi një ngjitje të pandalshme gjatë viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje për 1 000 martesa që pas vitit 2018.

Raportimi më i fundit tregon se viti 2024 shënon një rekord absolut prej 29.8 divorceve për 1 000 martesa, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim.

Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale, vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokatja Nexhi Beqiri, shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të dyzetat, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave./Monitor

The post Nga ndjenja te kontrata, si po rriten marrëveshjet paramartesore te çiftet shqiptare appeared first on Albeu.com.

Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën/ Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave
A e keni vënë re se edhe pse mund të merrni më shumë para, në fund të muajit ato ju dalin gjithmonë e më pak?!

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat.

Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.

Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025.

Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 70 mijë lekë.

Paga nominale mesatare mujore bruto në Shqipëri nga viti 2014 në 2025 është rritur ndjeshëm, po nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me përmirësim të fuqisë reale blerëse te të punësuarve, përkundrazi.

Pagat nominale dhe ajo reale kishin diferenca të balancuara para pandemisë, por më pas hendeku erdhi në zgjerim nga rritja e çmimeve, sidomos në qira dhe ushqime.

Paga nominale u rrit ndjeshëm, nga rreth 60 mijë lekë në vitin 2022 në mbi 83 mijë lekë në vitin 2024 dhe fillim 2025. Megjithatë, paga reale rritet shumë më ngadalë dhe në disa tremujorë madje shënon rënie krahasuar me ritmin e pagës nominale.

Raporti i pagës reale ndaj pagës nominale bie në mënyrë të vazhdueshme, duke zbritur nga rreth 94% në fillim të vitit 2022 në rreth 83–83% në vitet 2024–2025.

Kjo tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e rritjes së pagave po gërryhet nga inflacioni.

Ndonëse punonjësit marrin paga nominalisht shumë më të larta sot krahasuar me një dekadë më parë, por fuqia reale blerëse e këtyre pagave është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Pagat më larta nuk kanë arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që përfitimi real për të punësuarit të jetë më i ulët sesa sugjeron rritja nominale e të ardhurave.

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./ Monitor

The post Paga reale mesatare sot vlen 140 euro më pak se në 2020-ën/ Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave appeared first on Albeu.com.

Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj
Qiratë ishin grupi me rritjen më të lartë të çmimeve në muajin nëntor 2025, me 6.7 për qind duke forcuar më tej tendencën që nisi nga vera e këtij viti. Ato ishin  përbërësi kryesor i inflacionit në nëntor, duke zhvendosur ushqimet.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë për një trend rritës të fortë gjatë vjeshtës 2025 që po vazhdon. Ekspertët e lidhin ecurinë ë e shtrenjtimit të qirave me një seri faktorësh që lidhen me kërkesën dhe ofertën.

Kryesorja lidhet me faktin se rritja e çmimeve të banesave ka bërë të papërballueshëm blerjen e një apartamenti të ri për shumicën e të punësuarve. Kur blerja e një shtëpie bëhet më e shtrenjtë, njerëzit detyrohen të qëndrojnë më gjatë me qira ose të kërkojnë shtëpi me qira në vend që të blejnë. Kjo rrit numrin e qiraxhinjve dhe për pasojë çmimet ngrihen. Edhe pronarët që kanë kredi të shtrenjta shpesh rrisin qiranë për të mbuluar pagesat e tyre mujore.

Gjithashtu kërkesa për qira po përballet me një presion në rritje për vizitorët e huaj. Shqipëria është atraktive për turistët edhe për shkak se çmimet e qirave ditore janë të lira, me vetëm 50 euro nata në zonën e qendrës. Dhënia me qira ditore e shumë apartamenteve për turistët ka çuar në rritjen e çmimeve për qiratë afatgjata jashtë trendëve normale.

Ekspertët e tregut pohojnë se një pjesë e apartamenteve të shituara janë bosh dhe përdoren vetëm pak ditë në vit nga emigrantët dhe huajt, duke bërë që të mos hidhen në tregun e qirave.

Familjet me buxhete të kufizuara po e shtyjnë blerjen e shtëpisë dhe detyrohen të paguajnë qira gjithnjë e më të larta, ndërsa agjentët imobiliarë pohojnë se edhe në zonat periferike janë të pakta apartamentet me çmime të lira.

Agjentët e tregut të qirasë nënvizojnë se shumë pak prona listohen me çmime 300–350 euro, kryesisht në periferitë “Astir” ose “Fresku”, të cilat merren menjëherë nga qiramarrësit.

Në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit. Të dhënat nga agjencitë e pasurive të patundshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Për banesa 2+1, çmimi mesatar arriti në 1,800 euro në muaj. Krahasuar me vjet çmimet u rritën me 13%.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti 650 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet e qirasë janë rritur me 16%.  Për apartamentet 2+1, çmimi i qirasë ka arritur 900 euro apo 6% më shumë se 2024.

Në Rrugën e Elbasanit, çmimi i qirave për apartamentet 1+1 është 700 euro në muaj në 2025 apo rreth 8% më shumë se vjet. Rritje të ndjeshme në këtë zonë kanë shënuar qiratë për prona 2+1.

Qiratë për apartamentet 1+1 në zonën e Komunës së Parisit vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtat nivele si gjatë vitit 2024, mesatarisht rreth 650 euro në muaj. Për apartamentet 2+1, çmimet e qirave arritën 800 euro në muaj apo 14% më shumë se në vitin 2024.

Ndryshime çmimesh janë shënuar edhe për qiratë në zonën e Liqenit Artificial. Çmimet e qirave për apartamente 1+1 arritën në 900 euro në muaj. Krahasuar me vjet, çmimet u rritën 13%. Për apartamentet 2+1, çmimet arritën në 1,400 euro në muaj, nga 1,200 euro në muaj që ishin vjet. Krahasuar me vjet, çmimet janë shtrenjtuar 17%.

Në kontrast, turistët që marrin me qira për periudha afatshkurtra, mund të gjejnë shtëpi me qira në kryeqytet përmes platformave online edhe në 40-60 euro/ditë, shumë më lirë sesa në kryeqytete të njohura europiane, ku mesatarisht në ditë duhet të paguajnë më shumë se 100 euro.

Të dhënat e AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb, bënë të ditur se në fund të 2024-s, në gjithë vendin kishte rreth 21 mijë njësi të listuara, nga të cilat rreth 3 mijë në Tiranë.

Inflacioni i përgjithshëm ka luajtur gjithashtu rol. Kostoja e materialeve të ndërtimit, taksat, shërbimet dhe mirëmbajtja e banesave është rritur, dhe pronarët e transferojnë këtë rritje tek qiramarrësit. Në disa qytete, situata rëndohet edhe nga përdorimi i shumë apartamenteve për qira afatshkurtër turistike, të cilat janë më fitimprurëse.

Edhe në  vijim çmimet e qirave pritet të vijojnë rritjen për shkak të kërkesës së lartë, dhe mungesës së ofertës të përballueshme.

Nëse qeveria dhe bashkitë nuk ndërhyjnë duke promovuar ndërtim banesash me çmime të përballueshme dhe të aplikohen politika për banesa sociale barra për qiramarrësit nuk do të lehtësohet, përndryshe rritja do të jetë edhe me agresive lajmërojnë aktorët e tregut./Monitor

The post Merr fund epoka e qirave të lira, arsyet e shtrenjtimit, sa (shumë) duhet të paguani në një muaj appeared first on Albeu.com.

Kryeministri Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale 500 euro, subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë, ja sa punonjës do të përfitojnë
Këtë të mërkurë, kryeministri Edi Rama, ka dhënë lajmin se nga data 1 Janar 2026, do të rritet paga minimale për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Gjithashtu, Rama theksoi se 307.850 punonjës do marrin pagën minimale prej 500 euro paga, e cila sipas tij në fund të mandatit 4-vjeçar do të shkojë në 700 euro.

Rama u shpreh se;  “qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”.

“Pjesën e luanit në projektbuxhetin 2026 që ka shkuar në Parlament e zënë pensionet për të cilët e nisim vitin e ardhshëm me 100 mln euro shtesë përveç indeksimit.

Por, nga 1 janari 2026 do rritet edhe paga minimale për 307.850 punonjës që do marrin shumën e premtuar 500 euro paga minimale, e cila do të jetë e para, por jo e vetmja e këtij mandati, ku paga minimale do të arrijë 700 euro.

Qeveria do të subvencionojë për një periudhë 9 mujore me 90 mln euro edhe shtesën e kostove të sigurimeve për të punësuarit në sektorin privat”, tha Rama.

The post Kryeministri Rama: Nga 1 janari 2026 paga minimale 500 euro, subvencionim i kostove për sektorin privat 9 muajt e parë,  ja sa punonjës do të përfitojnë appeared first on Albeu.com.