rritja qirave Archives - Albeu.com

Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë?
Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie. Megjithëse çmimet e qirave në vitet e fundit janë rritur, duke ndjekur tendencat në rritje të çmimeve të shitjes dhe të shtyra sidomos nga kërkesa në rritje për qira ditore që ka sjellë turizmi, masa e kthimit nga investimi ngelet e dobët në raport me standardet referuese të kthimit nga investimi në prona.

Sipas të dhënave të AirDNA, për 6-mujorin 2026 e ardhura mujore nga qiradhënia për pronat e listuara në AirBNB në Tiranë ishte 765 euro në muaj ose 9180 euro në vit, në terma bruto.

Ndërkohë, sipas indeksit Keydata Albania, çmimi mesatar i shitjes në Tiranë në mesin e këtij viti ka arritur në 2100 euro për m2.

Në rast se vlerën e një apartamenti e llogarisim për një sipërfaqe mesatare, prej rreth 80 m2, çmimi i blerjes do të rezultonte rreth 168 mijë euro (pa llogaritur shpenzimet e mobilimit).

Mbi këto shifra, kthimi vjetor nga qiraja rezulton rreth 5.5%, por gjithmonë i vlerësuar në terma bruto. Nëse do të merrnim parasysh shpenzimet e mobilimit të banesës dhe më tej të mirëmbajtjes, taksat, kostot, si edhe amortizimin e ndërtesës dhe mobilimit, kthimi neto do të ishte ndjeshëm më i ulët se 5%.

Mbi shifrat e mësipërme, koha e kthimit bruto nga investimi nëpërmjet qiradhënies do të ishte minimalisht 19 vjet. Sipas standardeve globale, koha optimale e kthimit nga investimi në një pronë nëpërmjet qiradhënies është 12 deri në 15 vjet.

Bazuar në vlerësimet e mësipërme, mund të arrihet në konkluzionin se kthimi nga qiradhënia në tregun e banesave në Shqipëri nuk është shumë tërheqës.

Për krahasim, aktualisht yield-i i obligacioneve 20-vjeçare të qeverisë shqiptare është 6.5%, ndërsa ai i obligacioneve 15-vjeçare është 6.22%, me tendencë në rritje. Yield-et e instrumenteve financiare me rrezik zero janë më të larta se kthimi mesatar bruto nga investimi nëpërmjet qiradhënies së një banese./Monitor

The post Qiratë rriten, por fitimi mbetet i dobët/ Sa vite duhen për të rikuperuar paratë nga një apartament në Tiranë? appeared first on Albeu.com.