rritja pensioneve Archives - Albeu.com

Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Jorida Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet (VIDEO)
Këtë të mërkurë, përmes një video në llogarinë e saj personale në “Facebook”, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj premtimeve të ripërsëritura të Edi Ramës për “vitin e pensionistëve” dhe rritjen e paralajmëruar të pensioneve në buxhetin e ri të shtetit.

Tabaku ka ironizuar premtimet e përsëritura prej 13 vitesh të Ramës, duke i cilëson si një tallje me të moshuarit shqiptarë.

“Sipas Kryeministrit, pensionet do të rriten me 1,800 lekë në qytet dhe 600 lekë në fshat. Kjo do të thotë vetëm 60 lekë në ditë, një kafe në qytet apo 20 lekë në fshat. Çfarë mund të bëjë një pensionist me një kafe më shumë në ditë”? – shprehet Tabaku.

Gjithashtu, Tabaku thekson se pensionistët janë ndër shtresat më të goditura nga kriza ekonomike dhe inflacioni, me çmime të rritura me 30 deri në 60 për qind për produktet bazë të jetesës, barnat dhe shpenzimet e përditshme.

“Pas gjithë këtyre rritjeve, qeveria ofron një lëmoshë, jo një zgjidhje. Pensionet sot janë lëmoshë, jo politikë sociale. Shqipëria ka nevojë për një skemë të re, të qëndrueshme dhe me dinjitet për të moshuarit e saj”, thekson ajo.

Më tej, Tabaku shprehet se reforma e pensioneve duhet të marrë në konsideratë shpopullimin, emigracionin dhe plakjen e popullsisë, duke e trajtuar çdo qytetar me dinjitet dhe jo me fjalë boshe.

“Qeveria mund të shpërndajë kafe falas, por nuk mund të blejë dinjitetin e pensionistëve”, përfundoi Tabaku.

The post Rama tha se do rrisë pensionet, ironzion Jorida Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi vendimi, nga 1 tetori pensionet do indeksohen 2,5%, ja kategoritë që përfitojnë
Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve në masën 2,5%. Rritja, hyn në fuqi më 1 tetor 2025. Nga indeksimi në total, do të përfitojnë 721,398 pensionistë.

Numri i pensionistëve që marrin pension pleqërie, është 607,567 pensionistë, 65,926 përfitojnë pension invaliditeti dhe 47,905 përfitojnë pensione familjare.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, indeksimin e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit të cilat ndahen: a) 1 106 000 000 lekë (një miliard e njëqind e gjashtë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve; b) 34 000 000 (tridhjetë e katër milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

Vendimi i plotë:

Indeksimin, në masën 2.5 për qind, të:

a) pensioneve të caktuara sipas ligjeve nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, dhe nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

b) pensioneve sociale, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

c) shtesës mujore, të përfituar me vendimin nr. 326, datë 21.6.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e trajtimit të invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”;

ç) pensioneve të caktuara me dekretin nr. 758, datë 1.2.1994, të Presidentit të Republikës, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”;

d) shtesës mbi pension, të dhënë sipas nenit 33, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

dh) shtesave mbi pension, të dhëna sipas neneve 38, 39 dhe 48, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 24, të ligjit nr. 4171, datë 13.6.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;

e) pensioneve të caktuara dhe të rillogaritura me ligjin nr. 10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara me nenin 21, të këtij ligji;

ë) trajtimeve të veçanta financiare të familjeve të pilotëve fluturues, të caktuara sipas ligjeve nr. 8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar, dhe nr. 9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues, në pension”, të ndryshuar;

f) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë, lundrues të nëndetëseve dhe palombarëve të forcave detare në pension”;

g) trajtimeve të veçanta financiare të punonjësve të minierave, të caktuara sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar; gj) pensioneve të pleqërisë të punonjësve të minierave, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”;

h) trajtimeve të veçanta financiare, të caktuara sipas ligjit nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;

i) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”;

j) pensioneve suplementare, të caktuara sipas ligjit nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;

k) shpërblimit të caktuar sipas ligjit nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar”, të ndryshuar;

l) pensioneve shtetërore të posaçme, të caktuara në përputhje me nenin 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; ll) përfitimeve të caktuara sipas ligjit nr. 29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”;

m) trajtimeve të veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a dhe 5/1/b, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

n) trajtimit financiar, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr. 129/2021, “Për statusin ‘Fëmijë në përkujdesje të Republikës’”.

nj) shtesës mujore mbi pensionin e invaliditetit, si përfitim paaftësie, sipas vendimit nr. 869, datë 18.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr. 7889, datë 14.12.1994, ‘Statusi i invalidit’, të ndryshuar”.

Indeksimin, sipas përcaktimeve të pikës 1, të këtij vendimi, e përfitojnë edhe pensionet që do të caktohen nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes të së drejtës së pensionit të jetë deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit, të caktuara sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me përjashtim të pensioneve të caktuara në përputhje me paragrafin e dytë, të nenit 96, të këtij ligji, si dhe pensionet e pleqërisë të punonjësve të minierave në nëntokë, të caktuara me ligjin nr. 150/2014, që kanë datë fillimi të së drejtës deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, nga data 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 18 335 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj dhe më shumë se 36 670 (tridhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë) lekë në muaj.

Pensionet e plota të pleqërisë, pensionet e plota të invaliditetit, të caktuara në përputhje me ligjin nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, si dhe sipas paragrafit të dytë, të nenit 96, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me datë fillimi deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, nga data 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 12 554 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) lekë në muaj, por jo më shumë se 18 335 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj.

Pensionet e parakohshme, të caktuara sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, të ndryshuar, me datë fillimi nga 1.10.2025 e në vazhdim, nuk do të jenë më pak se 18 335 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e tridhjetë e pesë) lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve, sipas ligjeve nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nr. 4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, nr. 4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, si dhe nr. 150/2014, datë 6.11.2014, të caktuara me datë të fillimit të pensionit deri më 31.12.2014, përfshirë edhe këtë datë, përveç pensionit të indeksuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, dhe nr. 17, datë 20.1.2007, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, në atë masë që i kanë përfituar deri në datën 30.9.2025, përfshirë edhe këtë datë.

Kompensimet për të ardhura mujore minimale, në masën dhe kriteret e përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 21.6.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; dhe nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, do t’i marrin edhe ata persona që do të përfitojnë pensione të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.10.2025 e në vazhdim, me kusht që shuma e pensionit mujor të parakohshëm plus kompensimin e të ardhurave të jetë deri në 19 985 (nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e pesë) lekë në muaj.

Përfituesit e pensioneve, sipas shkronjave “a”, “e”, “gj”, të pikës 1, të këtij vendimi, me datë fillimi të pensionit deri më 31.12.2014, dhe përfituesit e pensioneve të parakohshme sipas ligjit nr. 10142, datë 15.5.2009, krahas pensionit dhe kompensimeve, sipas përcaktimeve në pikat 6 dhe 7, të këtij vendimi, do të marrin edhe kompensimet sipas masës dhe kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.

Përfituesit e pensionit familjar, përveç pensionit të caktuar sipas dispozitave të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, do të marrin edhe kompensimet për të ardhurat dhe për ndryshimin e çmimeve, sipas kritereve të përcaktuara në vendimet e Këshillit të Ministrave; nr. 763, datë 27.12.2006, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”; nr. 415, datë 27.4.2009, “Për rritjen e pensioneve”; nr. 474, datë 30.6.2010, “Për rritjen e pensioneve”, nr. 138, datë 31.3.1994, “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”; nr. 471, datë 15.7.1996, “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, dhe udhëzimeve në zbatim të tij, me kusht që pensioni që kishte apo i takonte mbajtësit të familjes të jetë llogaritur sipas dispozitave ligjore në fuqi deri më 31.12.2014.

Masa e pensionit të plotë social, duke filluar nga data 1.10.2025 e në vazhdim, do të jetë 9 953 (nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë. Shuma bazë e pensionit, e përcaktuar sipas pikës 2, të nenit 32, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për personat që plotësojnë periudhën e sigurimit sipas përcaktimeve të nenit 92, të këtij ligji, duke filluar nga data 1.10.2025 e në vazhdim, do të jetë 9 953 (nëntë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tre) lekë.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1 140 000 000 (një miliard e njëqind e dyzet milionë) lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të vitit të cilat ndahen: a) 1 106 000 000 lekë (një miliard e njëqind e gjashtë milionë) lekë, për mbulimin e pagesave të përfitimeve; b) 34 000 000 (tridhjetë e katër milionë) lekë, për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.

Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.10.2025./ Monitor

The post Hyn në fuqi vendimi, nga 1 tetori pensionet do indeksohen 2,5%, ja kategoritë që përfitojnë appeared first on Albeu.com.

Pensionet do të rriten nga tetori, ja sa lekë në muaj do jetë shtesa nga indeksimi
Indeksimi i pensioneve këtë tetor, pritet të jetë shumë më i ulët krahasuar me vitet e kaluara. Ato do të rriten në masën 2.5%, po aq sa ka qenë rritja e përgjithshme e çmimeve në treg përgjatë vitit të fundit.

Kjo do të thotë se një i moshuar që përfiton 25000 lekë në muaj, nga tetori do të marrë 25 600 lekë.

Vendimi pritet të kalojë për miratim këtë javë, ku sipas llogaritjeve të përgjithshme, pensioni mesatar në qytet do të rritet rreth 500 lekë, ndërsa ai në fshat rreth 300 lekë.

Indeksimi i pensioneve kryhet çdo vit dhe u jep të moshuarve një shtesë parash, për të mbuluar shpenzimet që dalin nga rritja e çmimit të ushqimeve në treg.

Në tetor 2023, pensionet u indeksuan në masën 8,6%, ndërsa në 2024, ato u rritën në masën 4,1%.

Kujtojmë se në sistemin e sigurimeve shoqërore, janë 720 mijë të moshuar që përfitojnë pensione pleqërie apo lloje të tjera pensionesh.

The post Pensionet do të rriten nga tetori, ja sa lekë në muaj do jetë shtesa nga indeksimi appeared first on Albeu.com.

Nuk ka rritje pensionesh, por indeksim, flet eksperti Enriko Ceko: Ja si bëhet përllogaritja
Prej 1 tetorit, mbi 791 mijë pensionistët përfitojnë nga indeksimi me 4.1% bazuar në llogaritjen e INSTAT të indeksit mesatar vjetor të muajit gusht 2024 për mallrat e shportës.

Eksperti i ekonomisë Enriko Ceko, teksa ishte i ftuar në Vila24, sqaroi për shikuesit se nuk kemi të bëjmë me rritje pensionesh por indeksim, duke zbuluar dhe shtresat që përfitojnë nga kjo skemë.

“VKM-ja për të rritur pensionit, vendim që meqë çmimet e vitit që kaloi u rritën me 4.1 përqind, aq do të rritet edhe pensioni.

Nëse do kemi një VKM për rritjen e pensionet, kjo do të ishte e mirëpritur.

Në përgjithësi pensionet në vend janë të ulëta. Para viteve ’90 pensioni ishte 70 përqind e pagës që kishe para daljes në pension”, u shpreh ai.

The post Nuk ka rritje pensionesh, por indeksim, flet eksperti Enriko Ceko: Ja si bëhet përllogaritja appeared first on Albeu.com.