rritja e taksave Archives - Albeu.com

Analiza e BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh
Qeveria shqiptare ka premtuar uljen e akcizës së naftës “me 20%”, ndërsa ministri i Financave, deklaroi të hënën se ulja do të aktivizohet vetëm pasi çmimi të arrijë në 220 lekë për litër.

Të dy deklaratat bëjnë me dije dy gjëra elementare: Qeveria nuk e ka seriozisht menaxhimin e ekonomisë dhe hë për hë është e përqendruar te fjalët boshe dhe, e dyta, rritja e taksave është ku e ku punë më e lehtë se sa ulja e tyre.

Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premtimin për uljen e akcizës së karburanteve “me 20%” për të pakësuar pasojat e krizës së shkaktuar nga lufta që SHBA dhe Izraeli po bëjnë kundër Iranit.

Por pas dhjetë ditësh, Ministri i Financave deklaroi se qeveria, jo vetëm që nuk e ka kryer premtimin e dhënë, por ka ndër mend të aktivizojë një politikë të tillë vetëm nëse çmimi i karburanteve rritet në mbi 220 lekë për litër.

Shqiptimi jo i detajuar i premtimit të 20 marsit për uljen e akcizës “me 20%”, si dhe pragu i vendosur nga Petrit Malaj në masën 220 lekë për litër, sugjeron se qeveria nuk e ka seriozisht punën e menaxhimit të një krize dhe se premtimi i saj për ulje akcize është i ngjashëm me renderët e aeroporteve, hekurudhave dhe rrugëve që nuk ekzistojnë në realitet.

Çmimi i karburanteve kryesore të përdorura në Shqipëri, naftë dhe benzinë, ishte 170 lekë para krizës ndërsa është luhatur në 180-210 lekë gjatë krizës. Nëse do të presim që çmimi të shkojë 220 lekë para se të veprojmë, kjo do të thotë se çmimi të rritet me 40 lekë, ose me 25%.

Përdorimi i uljes së taksave për të pakësuar pasojat e krizës për bizneset dhe qytetarët, pra për ekonominë, nuk është një politikë populiste dhe është, me gjasa, neutrale në të ardhurat buxhetore.

Me pak fjalë, qeveria është duke arkëtuar sot e të gjithë ditën, të ardhura shtesë nga rritja e çmimit të karburanteve. Kur çmimi është 170 lekë, TVSH e paguar nga qytetarët është 28.3 lekë.

Kur çmimi është 210 lekë, TVSH rritet në 35 lekë. Deri sa çmimi të shkojë 220 lekë, TVSh e paguar nga qytetarët është rritur në gati 37 lekë. Me pak fjalë, nëse qeveria ul akcizën “me 20%”, atëherë kjo do të thotë se qeveria nuk është se “po vuan”; ajo nuk është se po detyrohet të ulë numrin e patronazhistëve parazitarë në borderotë e shtetit, as nuk ka nevojë të ulë dozën e manipulimit të prokurimeve publike.

Ajo thjeshtë po u akordon qytetarëve taksat shtesë të krijuara nga rritja e çmimit. Qytetarët sërish do të paguajnë çmim më të lartë se sa më parë, por qeveria nuk do të jetë përfituese neto nga kriza. Në këtë kontekst, vendosja e një pragu abuziv në masën 220 lekë për litër, lejon qeverinë që të përfitojë nga rritja e çmimeve në kurriz të qytetarëve dhe bizneseve.

Problemi kyç, dhe ai që tregon se qeveria nuk e ka seriozisht menaxhimin e krizës, është në faktin që, duke premtuar ulje me 20% të akcizës pasi çmimi të arrijë 220 lekë për litër, qeveria rrezikon të bëjë më shumë dëm se sa të vijë në ndihmë të qytetarëve.

Duhet të rikthehemi në vitin 2014 për të kuptuar se pse, ulja e akcizës në mënyrë të papritur “me 20%” rrezikon të bllokojë një treg kyç për një mall të domosdoshëm si akciza.

Në vitin 2014, qeveria socialiste, si pjesë e premtimeve të saj populiste paraelektorale, hoqi TVSH-në mbi ilaçet. Duhet ta keni parasysh që në atë kohë, Shqipëria kishte Tatim mbi Vlerën e Shtuar në masën 10% mbi medikamentet, shumica e të cilave janë të importuara.

Heqja e TVSH-së së ilaçeve ishte me efekt të papërfillshëm për qytetarët sepse në Republikën e Shqipërisë, shumica dërrmuese e ilaçeve paguhen nga taksapaguesi përmes skemës kombëtare të sigurimeve shëndetësore. Një pjesë shumë e vogël, fjala vjen, ndonjë aspirinë apo paracetamol, paguhet nga xhepi dhe kjo nuk ka rëndësi në situatën e përgjithshme. Por telashi që ndodhi ishte që, kur importuesit dhe farmacitë mësuan se TVSh do të hiqet, ndërsa prisnin që ajo të hiqej, ndaluan pothuajse të gjithë aktivitetin për shkak të nevojës për të shmangur rrezikun e shitjeve të ilaçeve të blera me TVSH, pa TVSH, pra me humbje.

Njerëzit mbetën pa ilaçe ndërsa prisnin që makineria burrokratike e qeverisë të vihej në punë. Shqipëria ka gjasa të përjetojë një krizë të ngjashme në rast se, çmimi rritet në mbi 220 lekë për litër dhe qeveria ul akcizën, siç e ka premtuar, me 20%.

Operatorët e tregut, fitimet e të cilëve janë në rendin e 2 lekëve për litër, ka gjasa do të ndërpresin furnizimin ndërsa shohin se çfarë do të bëjë qeveria, për shkakun e thjeshtë se, fitimi i tyre, 2 lekë për litër, është katër herë më i ulët se sa akciza që premtohet të ulet.

Për rrjedhojë, në vend që të ulë çmimin e karburanteve dhe të pakësojë efektet e krizës në ekonomi, ka gjasa që qeveria do të lë qytetarët dhe bizneset pa naftë.

Rritja e taksave është një ushtrim krahësimisht më i lehtë. Për shembull, qeveria rriti “taksën e qarkullimit” mbi karburantet në vitet 2024 e 2015 me nga 10 lekë për litër çdo herë.

Ndërsa prisnin hyrjen në fuqi të taksës së re, importuesit shtuan importet me qëllim që të mund të shisnin naftë të importuar me taksat e vjetra, përkundrejt çmimeve me taksat e reja. Ndërsa fitimet spekulative ishin të stërmëdha, së paku nuk kishte mungesa në treg, si në rastin e ilaçeve.

Rrjedhimisht është shumë e logjishme, si në drejtim të menaxhimit të krizës ashtu edhe në drejtim të shmangies së mungesave në treg, që qeveria të mos presë rritjen e çmimit në 220 lekë për të vepruar, por të veprojë sa më gradualisht të jetë e mundur.

Me pak fjalë, në vend që të “ulë akcizën me 20%” kur çmimi të kapërcejë 220 lekë për litër, ajo duhet të ulë akcizën me 2% kur çmimi të arrijë 175 lekë, me 2% të tjera kur të shkojë 180 lekë, me 2% të tjera kur të shkojë 185 lekë, e me radhë. Për shkak se çmimi ka shkuar sakaq 200 e kusur lekë, qeveria bën mirë që të shohë frekuencën e importeve të karburanteve për të llogaritur se në çfarë mase, gradacioni i uljes së çmimeve do të mund të absorbohet më lehtë nga tregu.

Por nëse sheh se ekspertët e qeverisë ishin aq të paaftë sa llogaritën gabim kostot e karburanteve dhe u detyruan të ribëjnë llogaritë kur u kërcënuan për bllokim të tregut nga importuesit, gjasat që logjika elementare ekonomike do të jetë përcaktuese në politikëbërje janë jashtëzakonisht shumë të ulëta./Reporter.al

The post Analiza e BIRN: Të rrisësh taksat është ku e ku më e lehtë se sa t’i ulësh appeared first on Albeu.com.

Analiza e Tabakut: Rritja e taksave dhe kapja e tregjeve po rëndojnë xhepat e qytetarëve
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj mbi arsyet pse shqiptarët sot blejnë më pak dhe paguajnë më shumë.

Sipas saj, të ardhurat e disponueshme të qytetarëve kanë rënë ndjeshëm gjatë viteve të fundit, duke e bërë Shqipërinë vendin ku qytetarët kanë më pak para në xhepat e tyre sesa dhjetë vite më parë.

“Çmimet janë rritur në stratosferë për çdo produkt, nga ato vendase deri te ato të importit. Këto çmime po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po zbrazin tavolinat e tyre”, tha Tabaku.

Ajo identifikoi dy arsye kryesore për këtë situatë:

Rritja e taksave: “Taksa socialiste ka shtuar një kosto prej 20% në çdo sektor dhe produkt,” theksoi deputetja, duke nënkuptuar se politika fiskale aktuale po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Kapja e tregjeve: “Tregjet sot janë të kapura; ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimet. Ekziston një marrëveshje për çmimet dhe konsumatori është ai që vuan në fund”, vazhdoi ajo, duke sugjeruar se mungesa e konkurrencës po çon në çmime më të larta.

“Çmimet janë rritur në stratosferë për çdo produkt, nga ato vendase deri te ato të importit. Këto çmime po rëndojnë xhepat e qytetarëve dhe po zbrazin tavolinat e tyre”, tha Tabaku.

Ajo identifikoi dy arsye kryesore për këtë situatë:

Rritja e taksave: “Taksa socialiste ka shtuar një kosto prej 20% në çdo sektor dhe produkt”, theksoi deputetja, duke nënkuptuar se politika fiskale aktuale po ndikon negativisht në fuqinë blerëse të qytetarëve.

Kapja e tregjeve: “Tregjet sot janë të kapura; ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimet. Ekziston një marrëveshje për çmimet dhe konsumatori është ai që vuan në fund”, vazhdoi ajo, duke sugjeruar se mungesa e konkurrencës po çon në çmime më të larta.

E para janë taksat,taksa socialiste e cila sot në cdo sektor e në cdo produkt ka rritur një kosto prej 20% shtesë.

Dhe e dyta lidhet me kapjen e tregjeve. Tregjet sot janë të kapura,ka vetëm pak kompani që ofrojnë shërbimin, ka një marrëveshje për cmimet dhe ai që vuan në fund është sigurisht konsumatori.

Sot sigurisht cdo produkt që mund ta blesh që nga sigurimet tek karburanti, tek produktet ushqimore, tek vaji,orizi ,tek kosi, sot janë me cmime pothuajse 80% më të larta.

Ato të importit nga vendet ku vijnë por njëkohësisht ka shumë produkte shqiptare që shiten në raftet e supermarketeve.

Këto tregje të kapura janë arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot blejnë më pak, shpenzojnë më pak me cmime më të larta.

Këtë situatë duhet të ndryshojmë, këtë sistem duhet të clirojmë sigurisht në mbrojtje dhe në dobi të konsumatorëve”, përfundoi Jorida Tabaku.

The post Analiza e Tabakut: Rritja e taksave dhe kapja e tregjeve po rëndojnë xhepat e qytetarëve appeared first on Albeu.com.

Qeveria tërhiqet nga strategjia afatmesme që parashikonte rritje taksash; Çfarë sjell ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat
Viti që vjen nuk pritet të jetë i lehtë për ekonominë vendase.

Çmimet mbeten të larta, nuk dihet si do të shkojë situata me energjinë dhe çmimet, ndërkohë që qeveria është e detyruar që të ndjekë një politikë të shtrënguar fiskale për të ulur borxhin, teksa përballet me rritjen e normave të interesit për shërbimin e tij.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, në një intervistë për “Monitor”, pohon viti 2022 është sfidues përsa i përket projektimit të buxhetit. Ajo shton se në buxhetin e vitit të ardhshëm janë mbi 13 miliardë lekë shtesë që lidhen me vendimet për rritjen e pagave, pensioneve dhe ndihmës ekonomike. Ndërkohë për të amortizuar rritjen e normës së interesave dhe shtrirjen e këtij efekti në afatin e gjatë, për momentin financat janë përqendruar në emetimin e borxhit afatshkurtër.

Në 2021-n, deri tani qeveria ka shpenzuar 24 miliardë lekë për të subvencionuar energjinë dhe kanë mbetur edhe 4 miliardë lekë, që vlerësohen se janë të mjaftueshme deri në fund të vitit.

Ibrahimaj thotë se qeveria është tërhequr nga strategjia afatmesme e të ardhurave, që parashikonte disa rritje taksash dhe heqje përjashtimesh fiskale, pasi nuk është ky momenti i duhur. Ndryshimi më i madh vitin e ardhshëm është ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, i cili parashikon ndryshimin e tatimit vetëm për subjektet fizike, që janë profesionistë të lirë.

Sa ka qenë deri tani mbështetja që është dhënë nga qeveria për energjinë?

Një nga politikat kryesore të qeverisë shqiptare gjatë këtij viti përsa i përket mbështetjes buxhetore në përballimin e krizës ka qenë mbështetja për rritjen e kostove të blerjes së energjisë elektrike. Ndonëse në periudha të caktuara çmimet e importit të energjisë elektrike janë rritur deri në 10-fish, qeveria shqiptare vendosi të mbajë të pandryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorin dhe për pjesën më të madhe të bizneseve, që janë të lidhura me tension të ulët dhe në tension të mesëm. Kjo ishte pesha dhe barra më e madhe që buxheti i shtetit përballoi gjatë këtij viti. Deri tani janë injektuar në sektorin e energjisë elektrike 24 miliardë lekë dhe mbeten për u injektuar edhe 4 miliardë lekë të tjera, të cilat janë parashikuar në buxhet deri në fund të vitit.

Mbështetja për energjinë elektrike në fakt ka qenë një peshë e madhe për buxhetin, por nga ana tjetër ka qenë një lehtësim në kushtet e një krize ekonomike. Kjo ka bërë që buxhetet e familjeve të mos preken nga rrija e çmimeve të energjisë elektrike, duke ndikuar në mënyrë indirekte në konsumin total të popullatës. Nga ana tjetër, kjo ka bërë që kostot e prodhimit të mos rriten duke ndikuar në mënyrë indirekte në rritjen e çmimeve të konsumit, pra në inflacionin e përgjithshëm të vendit, i cili ka rezultuar më i ulët se vendet e rajonit dhe gjithashtu vendet e BE-së.

Çfarë do të ndodhë nëse do të duhen më shumë se 4 miliardë lekë deri në fund të vitit për të mbështetur energjisë?

Ne nuk parashikojmë që të ketë nevojë për një mbështetje shtesë, përveç atyre që kemi parashikuar deri në fund të vitit. Sigurisht kjo është e lidhur me kushtet klimatike, dhe me nivelin e reshjeve që do të bien, sigurisht dhe me çmimet ndërkombëtare të çmimit të energjisë elektrike, por në parashikimet tona të momentit ne kemi vendosur mbështetjen e duhur dhe do të përballojmë këtë vit me mbështetjen e parashikuar.

Qeveria është në proces të hartimit të buxhetit të vitit të ardhshëm. Cilat do të jenë prioritet e tij?

Viti i ardhshëm, sigurisht është sfidues përsa i përket projektimit të buxhetit. Nga njëra anë kemi peshën e vendimeve që sapo morëm për rritjen e pagave, për rritjen e pensioneve, për rritjen e ndihmës ekonomike, të cilat janë mbi 13 miliardë lekë, që janë shtesë në shpenzimet e shtetit për vitin e ardhshëm. Ndërkohë ka një pikëpyetje për çështjen e mbështetjes së energjisë elektrike. Ne kemi marrë disa masa qoftë për diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike, duke parashikuar që vitin e ardhshëm prodhimi i termocentraleve lundruese në portin e Vlorës që do të përbëjë një mbështetje dhe një prodhim shtesë të energjisë.

Por nga ana tjetër duhet të shohim efektin e masave të e marra përsa i përket ndryshimeve të çmimeve të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kWh, që ndonëse u shty edhe për këtë muaj, mund të merret në muajt në vijim,j pasi ndikon në konsumin e përgjithshëm, në shpenzimet e përgjithshme për energjinë elektrike dhe ndikon gjithashtu në mentalitetin e kursimit.

Cikli në rritje i normave të interesit po ndikon dhe në koston e shërbimit të borxhit të qeverisë. Si parashikohet efekti në buxhet?

Kostoja e borxhit sigurisht që do të jetë e rritur. Në fakt borxhi që merret tani ndikon më tepër kostot e borxhit për të gjitha vitet në vijim, pra nuk ndikon direkt kostot e borxhit për vitin e ardhshëm. Për momentin Ministria e Financave iu është përgjigjur nevojave dhe kërkesës së tregut, duke emetuar një numër më të lartë të bonove dhe obligacioneve afatshkurtër. Pra kostoja e borxhit do të ndikohet në masën që ne kemi shtuar financimin për instrumente afatshkurtër. Do të ketë një rritje në krahasim me vitin e ardhshëm. Ne ende nuk e kemi përfunduar projektimin e buxhetit për vitin 2023, por sigurisht do të ketë një rritje e cila do të vijojë edhe në vitet në vijim edhe nëse normat e interesat do të ngadalësohen në vitet 2024 apo 2025, pasi pjesa më e madhe e borxhit është në terma afatmesëm dhe afat gjatë.

Duke pasur parasysh që qeveria pritet të ndjekë një politikë të shtrënguar fiskale për të mbajtur borxhin nën kontroll, citë pritet të jenë elementët që do të nxisin rritjen ekonomike vitin e ardhshëm?

Ne do të vijojmë të kryejmë ato investime që janë prioritare dhe që janë të domosdoshme për nxitjen e ekonomisë. Ne kemi filluar disa procese të cilat do të vijojnë të japin nxitje në ekonomi. Këtë vit kemi vendosur të mbështesim sektorët prioritarë, të energjisë elektrike. Gjithashtu do të vijomë edhe me projektet infrastrukturore, pasi janë elemente kyç që do të ndikojmë jo vetëm vitin e ardhshëm por edhe në vitet në vijim, si psh projekti i Skavicës. Pritet që të fillojnë punimet për Marinën në Durrës, i cili është një projekt madhor që do të ndikojë në ekonominë e vendit. Pra ne do të vijojmë më projektet e mëdha infrastrukturore të cilat prej kohësh janë planifikuar.

Në politikat fiskale çfarë do të ndryshojë?

Gjatë vitit të ardhshëm planifikojmë që të fillojmë zbatimin të ligjit të ri të Tatimit mbi të Ardhurat, i cili është një element shtesë në drejtim të konsolidimit të financave publike dhe të reformës fiskale që ne tashmë kemi filluar prej vitesh. Por sigurisht do të jetë e lidhur edhe në bashkëpunim me disa procese të miradministrimit fiskal, qoftë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ashtu edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me qëllim optimizmin e atyre instrumenteve që ne kemi aktualisht. Nuk do të vijojmë me strategjinë afatmesme të të ardhurave, pasi mendojmë që në një moment krize është e vështirë dhe e pamundur që të rrisësh taksat apo edhe të heqësh përjashtime të taksave duke qenë se duhet të kujdesemi për t’i dhënë frymë biznesit për të mos pasur ngadalësim të rritjes ekonomike.

Strategjia afatmesme

Nuk do të vijojmë me strategjinë afatmesme të të ardhurave, pasi mendojmë që në një moment krize është e vështirë dhe e pamundur që të rrisësh taksat apo edhe të heqësh përjashtime të taksave duke qenë se duhet të kujdesemi për t’i dhënë frymë biznesit për të mos pasur ngadalësim të rritjes ekonomike.

U krijua një paqartësi në draftin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Taksimi progresiv do të zbatohet vetëm për të vetë punësuarit, apo për të gjithë pronarët e subjekteve të vogla?

U krijua një amulli nga mos leximi i qartë i ligjit, dhe nën nenin e fundit të ligjit të dispozitave kalimtare kemi bërë të qartë që të gjitha politikat tona për përjashtimin e tatimit mbi të ardhurave deri ën vitin 2029 do të vijojnë dhe gjithashtu dhe përjashtimet e tjera përsa i përket sektorit të IT-së apo sektorë të tjerë që janë menduar të incentivohen nëpërmjet politikës fiskale. Nga ana tjetër ne do të eliminojmë nga ky përjashtim vetëm për kategorinë e personave fizikë, do të jetë një kategori e cila do të jetë e limituar për persona fizikë profesionistë të lirë. Ne jemi duke hartuar aktet ligjore, të cilat në momentin që ligji do të kalojë në qeveri do të jenë të disponueshme për publikun e gjerë.

Pra ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat nuk do të heqë përjashtimet që ne kemi për biznesin e mesëm dhe të vogël, por vetëm për personat fizike që janë profesione të lira.

Ligji i ri

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat nuk do të heqë përjashtimet që ne kemi për biznesin e mesëm dhe të vogël, por vetëm për personat fizike që janë profesione të lira./MONITOR/

The post Qeveria tërhiqet nga strategjia afatmesme që parashikonte rritje taksash; Çfarë sjell ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat appeared first on Albeu.com.