rritja e numrit te emigranteve shqiptare Archives - Albeu.com

Rritet “frikshëm” numri i shqiptarëve që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe
Numri i shqiptarëve që janë larguar nga vendi në drejtim të Britanisë së Madhe me gomone është rritur ndjeshëm.

Lajmin e bën të ditur qeveria shqiptare, sipas të cilës shifrat janë vërtet shqetësuese.

“Pranvera dhe vera favorizon për shkak të detit, se kjo periudhë është shqetësuese këtë vit, La Manshin vitin e kaluar e kanë kaluar vetëm 23”, u shpreh zv.ministri i Brendshëm.

Zëvendësministri i Brendshëm Andi Mahila paraqiti shifra shqetësuese të atyre që kanë hyrë në Angli ilegalisht gjatë një viti para deputetëve të komisionit parlamentar të ligjeve.

“Qershor 2021 – 2022 emigrantë të paligjshëm të mbërritur në Britaninë e Madhe janë 12 e 700 e 47 ulje prej 2% para pandemisë.”

Opozita mendon se numri është më i lartë ndërsa tha se grupet kriminale të trafikut të qenieve njerëzore kanë gjetur rrugë të reja emigrimi drejt Britanisë së Madhe. Pas pyetjes së demokratit Oerd Bylykbashi autoritetet shqiptare treguan se janë në dijeni.

“Të gjithë i kemi parë ato jo vetëm videot e grupeve tona kriminale që bëjnë publicitet por dhe politikanë të zëshëm në Angli që vënë gishtin tek fakti që 6 nga 10 që kapen atje janë nga Shqipëria. A jeni në dijeni që përveç kapërcimit të kufirit të paligjshëm mes BE dhe MB ka nisur të përdoret dhe kufiri i butë mes Irlandës së Veriut dhe MB?”

“Deklaratat e politikanëve anglezë apo ato që media britanike ka nxjerrë bën fjalë për 4 nga 10, jo 6 në 10 që dhe ajo është kundërshtuar po prapë nga ta. Një herë u tha 40% pastaj kaloi në 17%. Por natyrisht për pjesën e shfrytëzimit të një linje tjetër nga Irlanda e Veriut, patjetër që kemi informacion. Jemi në dijeni, kjo është lufta ndaj bëhet dhe bashkëpunimi i strukturave, shteteve”,.

“Ka pasur tendenca qoftë përmes rrjeteve sociale për të angazhuar grupet kriminale për të marrë një numër më të madh e për të rritur fitimet e tyre.”

Deklaratat u bënë gjatë diskutimit të memorandumit të mirëkuptimit mes qeverisë shqiptare asaj të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin.

Marrëveshja kaloi në komision me votat e mazhorancës dhe opozitës.

The post Rritet “frikshëm” numri i shqiptarëve që largohen me gomone drejt Britanisë së Madhe appeared first on Albeu.com.