rritja e cmimit Archives - Albeu.com

Ekziston rreziku për një recension ekonomik/ Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë të prekshme lehtësuese
Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare, që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore në tregun e karburanteve.

Në një reagim Konfindustria thekson se sipas vlerësimeve të modelit ekonomik shqiptar, një rritje me 30% e çmimit aktual të karburanteve do të prodhonte një efekt të drejtpërdrejtë inflacionist prej të paktën 6%, si dhe një tkurrje të Produktit të Përgjithshëm Bruto (PPB) në intervalin 2.8–3%.

Këta tregues, sipas Konfindustrisë, krijojnë një rrezik të qartë për kalimin e ekonomisë shqiptare në recesion gjatë periudhës 2026 dhe në vijim.

“Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës në Gjirin Persik, i kërkon ekzekutivit të veprojë pa vonesë në rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore të tashme në tregun e karburanteve. Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%. Sa më sipër krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 në vazhdim”, thuhet në reagim.

Konfindustria kërkon uljen e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat e automjeteve në nivelin mesatar rajonal, duke theksuar se Shqipëria nuk ka marrë ende masa lehtësuese efektive.

Po ashtu, propozohet kthimi i Bordit të Transparencës në një ent rregullator të përhershëm dhe krijimi i një operatori shtetëror në treg.

Reagimi:

Konfindustria kerkon rishikim te politikave fiskale dhe rregullatore ne tregun e karburanteve

Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës në Gjirin Persik, i kërkon ekzekutivit të veprojë pa vonesë në rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore të tashme në tregun e karburanteve. Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%. Sa më sipër krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 në vazhdim.

Së pari, kërkohet ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve të paktën në mesataren e sotme të shteteve të Rajonit.

Shqipëria është shteti i vetëm në rajon, që nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme lehtësuese për krizën e karburanteve.

Ndërhyrja me ulje 20% të vlerës së akcizës vetëm, kur çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë/litër është i pamjaftueshëm dhe i pakuptimtë. Thellimi i diferencës në kostot e karburanteve me shtetet konkurente tregëtare të Rajonit e më gjerë në kushtet e krizës, shton ndjeshëm rrezikun e falimentimeve për industritë, prodhimin vendor, bizneset si dhe goditje inflacioniste të shumëfishtë për qytetarët.

Së dyti, të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm profesional kundër spekullimeve në tregun kartel të sotëm.

Së treti, Konfindustria mbështet propozimin për krijimin e një operatori me kapital shtetëror në tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Tregu strategjik i karburanteve me një qarkullim real vjetor prej pothuaj 2 miliard dollarë dhe kap afër 10% të PPB.

The post Ekziston rreziku për një recension ekonomik/ Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria tre kërkesa ndaj qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë të prekshme lehtësuese appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të karburanteve/ Qeveria e Kosovës miraton projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet shëndetësore!
Këtë të premte, kabineti i kryeministrit Albin Kurti, i ka kaluar të premten projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet e detyrueshme shëndetësore, të cilat duhet të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për miratim para se të bëhen ligje.

Kjo është një përpjekje e re e Kurtit për t’i fuqizuar këto dy ligje, pasi Gjykata Kushtetuese ia kishte rrëzuar që të dyja gjatë mandatit të kaluar katërvjeçar.

Projektligji për çmimet tavan, i njohur si projektligji për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut, vjen po ashtu në një kohë kur rritja e madhe e çmimit të karburanteve në vend ka nxitur frikën për rritje zinxhir të çmimeve, sidomos atyre bazike.

Vetëm brenda pak javësh, çmimi i një litri naftë në pikat e karburanteve në Kosovë ka arritur deri në 1.79 euro, krahasuar me 1.33 euro sa ishte më 3 mars, tri ditë pas nisjes së sulmeve nga SHBA-ja dhe Izraeli kundër Iranit, informon REL.

Duke folur në mbledhjen e kabinetit të tij për këtë projektligj, Kurti tha:

“Po e sjellim për miratim këtë projektligj, i cili vjen si përgjigje e domosdoshme ndaj një realiteti e përvoje që qytetarët tanë e kanë përjetuar: rritje të papritura të çmimeve, paqartësi në treg dhe mungesë e mekanizmave për mbrojtje”.

Projektligji vendos një baraspeshë të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për ta mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme, sipas Kurtit.

Ligji për çmimet tavan ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2023, kur gjykata kishte theksuar se ai nuk ishte në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari – Lila, tha gjatë paraqitjes së projektligjit tha se në hartimin e tij e ka marrë parasysh rekomandimet e Kushtetueses.

Ajo tha se projektligji i ri përcakton dy lloje të masave të përkohshme: caktimin e marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar për produktet bazë.

Ligji i kaluar, tashmë i shpallur i pavlefshëm, i cilësonte produkte themelore: drithërat, bukën, miellin, orizin, pastat, vajin ushqimor të lulediellit, qumështin, kripën e kuzhinës, vezët e pulës, mishin e pulës, sheqerin kristalor, produktet e higjienës personale dhe lëndët e drurit për djegie.

Ligji për sigurimet shëndetësore

Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese në janar, pasi ajo gjeti se ky ligj ishte miratuar në mënyrë jokushtetuese.

Gjykata tha në vendimin e janarit se Kuvendi e miratoi atë më 5 dhjetor 2024 duke bërë shkeljeve procedurale gjatë procesit ligjbërës.

Duke e paraqitur projektligjin e ri të premten, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo është “një nga nismat më të rëndësishme për të ardhmen e shëndetësisë në vendin tonë”.

Ai tha se përmes këtij ligji do të themelohet një fond i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Kosovës.

Projektligji përfshin të gjithë popullatën e vendit, synon ofrimin e qasjes universale në shërbime themelore shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve, theksoi ai.

Ai parasheh edhe rregullimin e kontributeve për sigurimin shëndetësor si burim i financimit të kujdesit shëndetësor, i cili do të jetë shtesë mbi financimin e tanishëm nga buxheti i shtetit.

Kjo është një përpjekje 10-vjeçare për sjelljen e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor në vend.

Mungesa e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor besohet se i ka dëmtuar të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos shtresat e varfra të shoqërisë dhe grupet e cenueshme, si pensionistët dhe rastet sociale.

Shërbimet në institucionet publike shëndetësore në Kosovë ofrohen pa pagesë vetëm për kategori të caktuara, si fëmijët, pensionistët apo rastet sociale, ndërsa për të tjerët vlen bashkëpagesa për kujdes shëndetësor.

Shuma e saj varion – nga 1 deri në qindra euro – varësisht nga shërbimi që merr pacienti.

Për ato trajtime që nuk realizohen në institucionet publike, përgjegjësinë e mbulimit të kostove e ka Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, i cili menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë. Por procedurat burokratike, derisa pacientët t’i marrin mjetet e nevojshme, zgjasin me javë të tëra, e nganjëherë edhe muaj.

Prandaj, shumë qytetarë detyrohen t’i përballojnë vetë shpenzimet – qoftë në spitale private, qoftë jashtë shtetit.

Sigurime shëndetësore kanë vetëm ata që i marrin nga kompanitë private.

The post Rritja e çmimit të karburanteve/ Qeveria e Kosovës miraton projektligjet për çmimet tavan dhe për sigurimet shëndetësore! appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të karburanteve, qytetarët dynden drejt Maqedonisë: Shteti shqiptar të marrë masa
Rritja e çmimit të karburanteve në vend, po detyron gjithnjë e më shumë qytetarë shqiptarë të kërkojnë alternativa më ekonomike jashtë kufijve.

Një nga vendet kryesore mbetet Maqedonia e Veriut, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë Thanës, ku nafta tregtohet me çmime ndjeshëm më të ulëta.

Diferenca, e cila arrin deri në 60 lekë për litër, ka bërë që shumë drejtues mjetesh, veçanërisht nga zonat pranë kufirit, të udhëtojnë drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me karburant, duke ulur kostot mujore.

Qytetarët thonë se, për shkak të çmimeve të larta në vend, furnizimi në Maqedoninë e Veriut mbetet alternativa më e mirë.

Shtetas të Maqedonisë së Veriut, konfirmojnë se ndonëse çmimet kanë pësuar rritje në shtetin e tyrë ato mbeten më konkurruese krahasuar me Shqipërinë.

Ata shtojnë se kanë parë shumë shtetas shqiptarë që furnizohen në Maqedoni dhe madje bëjnë thirrje që shteti shqiptar të marrë masa.

Sot në Maqedoninë e Veriut, një litër naftë tregtohet rreth 90 denarë ose afërsisht 140 lekë të reja ndërsa në Shqipëri çmimi arrin deri në 220 lekë për litër.

Ky hendek i konsiderueshëm vijon të nxisë qytetarët shqiptarë të kalojnë kufirin për t’u furnizuar.

The post Rritja e çmimit të karburanteve, qytetarët dynden drejt Maqedonisë: Shteti shqiptar të marrë masa appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri, analiza e BIRN: Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?
Një përllogaritje e përciptë sugjeron se rritja e çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, mund t’i kushtojë Shqipërisë nga disa milionë në disa qindra milionë, në varësi të kohëzgjatjes së krizës.

Kjo nuk është një shifër shumë e lartë, në krahasim me koston e zakonshme të keqqeverisjes.

Çmimi i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tregun ndërkombëtar nga rreth 750 dollarë për ton, para nisjes së luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, në 1430 dollarë të hënën më 23 mars.

Me një rritje prej 48%, kostoja e karburatit është bërë një kokëçarje e madhe shtesë për të gjitha bizneset dhe konsumatorët.

Duke marrë parasysh se Shqipëria importoi 741 mijë tonë karburante gjatë vitit 2025, të cilat, para lufte kushtonin afërsisht 555 milionë dollarë ndërsa me çmimin aktual mund të kushtojnë pothuajse 1.1 miliardë dollarë, kostoja e përgjithshme e krizës për ekonominë shqiptare mundet të arrijë lehtësisht në gjysmë miliardi dollarë ose rreth 400 milionë euro, në rast se kriza zgjat një vit të tërë.

Kjo është një shifër e barazvlefshme me afërsisht 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, nëse ky do të jetë realiteti, rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit nuk do të jetë 3.6 për qind siç është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, por do të bjerë në 2.2 për qind.

Në një skenar të tillë, jo vetëm konsumatorëve dhe bizneseve, por edhe qeverisë do t’i duhet të marrë masa shtesë për të menaxhuar deficitin e papritur buxhetor, ose do të detyrohet të rrisë borxhin publik.

Qeveria ka parashikuar deficit buxhetor prej 64 miliardë lekësh, ose 2.3% të PBB-së dhe, nëse do të duhet të respektojë këtë përballë të ardhurave në rënia e rimit të rritjes ekonomike, atëherë do të duhet të kryejë shkurtime shpenzimesh.

Alternativa, mbajtja e shpenzimeve të larta përkundrejt të ardhurave më të pakta, do të thotë që qeveria do të duhet të marrë më shumë borxh publik, gjë që përkthehet në interesa më të larta dhe kosto më të lartë gjithashtu.

Gjithsesi, kjo është një llogaritje shumë e përciptë dhe nuk merr parasysh se ekonomia ndikohet nga shumë faktorë.

Një prej faktorëve, fjala vjen, është që, në varësi të rreshjeve të shiut dhe rrjedhimisht, prodhimit të energjisë nga hidrocentralet gjatë këtij viti, Shqipërisë mund t’i duhet të importojë sasi më të mëdha energjie për të mbuluar konsumin, me pasoja më të larta ekonomike, ose mundet që, nëse shirat janë të bollshëm, të përfitojë diçka nga shitja e tepricave të energjisë elektrike.

Për më tepër, kostoja më e lartë e naftës me gjasa do të shoqërohet me kosto më të larta të të gjitha çmimeve dhe me ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë, pra me efekte indirekte shtesë.

Nga ana tjetër, rritja e çmimit të karburanteve do të thotë njëkohësisht rënie e konsumit, sepse kërkesa nuk është tërësisht inelastike dhe shumë qytetarë mund të zgjedhin të udhëtojnë më pak ose të përdorin transportin publik, gjë që konvertohet në rënie të konsumit, rënie të importeve dhe rënie të kostos shtesë të krizës.

Lajmi kryesor është që kriza me gjasa nuk do të zgjasë shumë dhe tregjet e lëndëve të para dhe të aksioneve, po vënë bast se ajo mund të zgjidhet brenda pak javësh me pakësimin e bombardimeve amerikane dhe me rikthimin gradual të sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi tjetër i vlefshëm për shqiptarët është që, ndërsa kriza e naftës ka një kosto reale dhe të prekshme, kjo nuk ngjan aq e lartë se sa kostoja e zakonshme e keqqeverisjes.

Buxheti i shtetit parashikon të shpenzojë 887 miliardë lekë këtë vit, shifër kjo e barabartë me gati 8.9 miliardë euro. Afro 1.4 miliardë euro do të shkojnë për pagat dhe sigurimet shoqërore të 185 mijë të të punësuarve në sektorin publik, eficenca e të cilëve në punë me siguri shumë të lartë mund të thuhet se është negative.

Numri i të punësuarve është rritur gjatë viteve të fundit, dukshëm për efekt elektoral, me kosto të konsiderueshme.

Po kështu, pagat në sektorin publik u rritën para zgjedhjeve me një normë më të lartë se sa rritja ekonomike.

Për shembull, në vitin 2023, pagat në sektorin publik kushtuan 100 miliardë lekë ose 4.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa këtë vit pritet të kushtojnë 140 miliardë lekë ose 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Me pak fjalë, kostoja e shtimit të patronazhistëve për efekt elektoral na kushton çdo vit shumë më tepër nga sa na kushton kriza e naftës.

Pa folur më tutje për koston e manipulimit sistemik të prokurimeve publike në rrugë, që u pa te dosja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tenderë me vlerë qindramilionë euro rezultuan të manipuluar në kurriz të taksapaguesve.

Në këtë kontekst, ndërsa kriza e naftës është diçka përballë së cilës shqiptari nuk ka çfarë të bëjë veçse të paguajë koston që i bie detyrimisht të paguajë, koston e keqqeverisjes e ka vetë në dorë ta luftojë./BIRN

The post Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri, analiza e BIRN: Sa mund të na kushtojë kriza e naftës? appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit/ Jorida Tabaku: Tregu i karburanteve është lënë të zhvillohet si moçal, i kapur nga një pakicë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka reaguar për rritjen e çmimeve të karburanteve në Shqipëri, duke theksuar se kjo situatë nuk lidhet vetëm me zhvillimet ndërkombëtare, por me politikat e gabuara të qeverisë shqiptare.

Tabaku u shpreh se konflikti në Gjirin Persik ka krijuar presion në tregjet globale të energjisë, por shumë vende në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor po marrin masa për të frenuar rritjen e çmimeve dhe për të mbrojtur qytetarët.

Sipas saj, në Shqipëri situata është ndryshe, pasi çmimet rriten menjëherë sapo ka tensione ndërkombëtare, ndërkohë që qeveria nuk ndërhyn për të mbrojtur konsumatorët.

“Pse rriten çmimet menjëherë të nesërmen e një konflikti botëror? Sepse kjo situatë është përgatitur prej vitesh. Qeveria shqiptare e ka lënë tregun e karburanteve të zhvillohet si një moçal, i kapur nga një pakicë dhe pa konkurrencë reale”, u shpreh Tabaku.

Ajo theksoi se një nga arsyet kryesore të çmimeve të larta, është pesha e madhe e taksave në çmimin final të karburantit.

Sipas Tabakut, rreth 60% e çmimit të karburanteve në Shqipëri përbëhet nga taksat, duke e bërë këtë një barrë të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

Deputetja e PD shtoi gjithashtu, se problemi lidhet edhe me mungesën e kontrollit të tregut dhe me tolerimin e një strukture të mbyllur që pengon konkurrencën.

“Barra e parë janë taksat e larta. Barra e dytë është shteti që nuk kontrollon, shteti që hesht dhe që nuk lejon konkurrencën”, theksoi ajo.

Në përfundim, Tabaku deklaroi se rritja e çmimeve të karburanteve po transferohet drejtpërdrejt në ekonominë familjare të shqiptarëve dhe po rëndon koston e jetesës.

The post Rritja e çmimit/ Jorida Tabaku: Tregu i karburanteve është lënë të zhvillohet si moçal, i kapur nga një pakicë appeared first on Albeu.com.

Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme
Pas fillimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, edhe Shqipëria po përjeton efektin indirekt zinxhir të krijuar në tregjet globale nga përshpejtimi i rritjes së çmimeve të karburanteve, tarifave të transportit dhe pasigurisë për rezervime të reja në turizëm.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, duke iu referuar çmimeve të furnizimeve, shpjegon ndikimet nga situata e fundit në tregun global të naftës, të cilat sollën rritje të çmimeve me 4 lekë për litër për disa pika të furnizimit në vend.

“Ditën e premte, para sulmit, nafta e rafinuar u ble me 700 USD për ton. Pas sulmit, çmimi u rrit në 900 USD për ton. Pas mbylljes së rafinerisë ‘Ras Tanura’ në Arabinë Saudite, për shkak të një sulmi me dron, çmimi i naftës së rafinuar në bursat ndërkombëtare arriti 1,150 USD për ton”.

Sipas zotit Aliaj, kjo rritje prej 65% për naftën e rafinuar tregon qartë mungesën e produktit në tregun global.

Pas mbylljes së rafinerisë, tregut i mungojnë rreth 7 milionë fuçi naftë në ditë, apo rreth 6% e konsumit global, një fakt që ishte shkaku kryesor i reagimit të menjëhershëm të çmimeve në bursat ndërkombëtare.

Por shtrenjtimi i çmimit të naftës me pakicë nga 175 lekë për litër që shitej më parë në 182 lekë për litër, shkaktoi debat, ku shumë ekspertë e konsideruan rritjen abuzive, pasi kompanitë nuk kanë respektuar detyrimin e përdorimit të rezervës 90-ditore.

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve thotë se rezerva 90-ditore ekziston fizikisht, por e pambyllur në çmim, pasi çmimi i naftës së rezervës, përcaktohet në momentin e daljes nga zona doganore. Për rrjedhojë, çmimi llogaritet sipas vlerës së tregut.

“Keqkuptimi i madh ndaj operatorëve të tregtimit të karburanteve është për rezervën e sigurisë. Por operatorët prodhues dhe importues të karburanteve ngarkohen me ligj të mbajnë rezervë sa konsumi 90-ditor, që ka pasur secila kompani në vitin paraardhës.

Kompanitë vërtet e mbajnë këtë rezervë fizikisht, por për të kuptuar, nëse ka apo jo abuzim, dhe a kanë mundësi kompanitë që të mos lejojnë rritjen e çmimit, pa mbaruar kjo rezervë. Për të kuptuar dhe për të sqaruar këtë duhet të shihet si funksionon tregu botëror i naftës.

Karburantet botërisht kuotohen me çmim global dhe të gjitha sasitë fizike, të karburanteve janë të mbuluara me vlerë nga bursat në Londër dhe Nju Jork. Pra asnjë sasi nga asnjë kompani e botës nuk mund të mbahet në depozita me çmime të mbyllura, pasi ashtu siç çmimi i karburanteve ngrihet befasisht për faktorë të ndryshëm, po ashtu edhe bie dhe do të falimentonte gjithë kompanitë.

Prandaj karburantet kanë një çmim fizik që quhet ‘platts’ që kuotohet çdo moment gjatë orarit të punës dhe kundër vlerës së tij në bursë, të cilat kompensojnë njëra-tjetrën, për të mbajtur çmim në koherent.

Mjafton të marrësh kontratat e çdo kompanie kudo në botë, dhe në Shqipëri, të depozituara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, dhe në kontratë çmimi gjithmonë për karburantet përcaktohet në bursë me çmimin ‘platts’, ditën e hedhjes në treg të pakicës.

Me të njëjtën logjikë funksionojnë edhe rezervat, pasi edhe po të ketë mundësi kompania që ditën që fut rezervën në depo të fiksojë çmimin, ai mund të falimentonte, pasi çmimi siç rritet në një moment që janë të rralla, po ashtu bie, duke bërë të pamundur për të arkëtuar paratë me të cilat i ke blerë.

Prandaj rezervat njëlloj si gjithë karburanti, mbahen fizikisht me çmime të hapura, dhe çdo ditë i afrohet tregut të pakicës (stacionet e shpërndarjes), me çmimin koherent që vjen nga bursa e Londrës.

Në përfundim, kush do të sqarohet më tej për funksionimin e tregut të naftës, mund të marrë të dhënat pranë Drejtorisë së Doganave, historikisht për të gjithë periudhën, nëse kompanitë i kanë çmimet e mbyllura kur mbushin depozitat, apo kur nxjerrin nga depozitat çdo ditë drejt tregut të pakicës”, shpjegon Luigj Aliaj.

Për vitin 2025, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, u importua një sasi prej 740,8 mijë tonësh naftë. Krahasuar me vitin paraardhës, importet e naftës u rritën me 13%.

Shtrenjtimi i tarifave të transportit

Lufta në Iran po ndikon ndjeshëm edhe te çmimet e transportit detar dhe rrjedhimisht edhe në kostot e importit për Shqipërinë.

Pas shpërthimit të konfliktit, çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare u rritën ndjeshëm, duke sjellë rritje të menjëhershme të tarifave të transportit, si në tokë ashtu edhe në det nga operatorët vendas me 6 deri në 10%.

Operatorët detarë të mallrave rezultojnë të parët të goditur në kosto nga rritja e çmimit të naftës, që solli një ditë pas sulmit rritjen e tarifave me 10%, të transportit të mallrave nga Turqia, SHBA, Deti i Zi dhe Deti Mesdhe.

Artur Dedja, administrator i kompanisë “Dedja Shipping”, shpjegoi për “Monitor” se transporti detar brenda 3-mujorit të parë të 2026-s ka pasur shtrenjtim të njëpasnjëshëm të tarifave, për shkak të faktorëve klimatikë dhe të nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Transporti detar në rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi ka përjetuar luhatje të ndjeshme të tarifave që në fillim të vitit 2026. Në muajin shkurt, tarifat për transportin detar u rritën me 20%, për shkak të motit të keq, që ndikoi në të gjithë Mesdheun, ndërsa kishte filluar një periudhë e lehtë rënie pas përmirësimit të motit.

Me hyrjen e muajit mars, krahasimet vjetore për tremujorin e parë tregojnë një rritje mesatare të tarifave prej 10% në të gjithë rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi.

Nga fundjava e kaluar dhe në vijim, u regjistrua një rritje shtesë prej 10%, e nxitur nga frika e përhapur për konflikte, pas sulmeve të Iranit mbi rafineritë rajonale. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë të shkaktohet pasiguri dhe tension në tregjet e energjisë.

Gjatë fundjavës, Irani bëri thirrje në radio detare për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke përhapur frikë, edhe pse regjimi është në fazë rënie. Pritet që kjo rritje të qëndrojë për gjithë muajin, por me stabilizimin e situatës, transporti detar në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik do të normalizohet, ndërsa linjat drejt Lindjes së Largët do të bëhen më të shtrenjta”.

Z. Dedja parashikon se rritje të ndjeshme pritet të pësojnë edhe tarifat e transportit me Kinën.

“Kostoja e prodhimit dhe transportit detar nga Kina pritet të rritet mbi 50% gjatë vitit 2026, pas mungesës së furnizimeve nga Irani, i cili ishte një burim kyç nafte për Kinën, sidomos pas ndalimit të naftës nga Rusia dhe Venezuela. Kina mbetet e varur nga qymyri nga Australia dhe Indonezia, të cilët janë të kontrolluar nga bursat ndërkombëtare. Alternativa e vetme e qëndrueshme mbetet energjia diellore.

Në prill 2026, pritet një takim i rëndësishëm mes presidentit Donald Trump dhe presidentit të Kinës Xi Jiping, ku do të vendosen rregulla më të qarta tregtare, duke reduktuar ndikimin e Iranit si faktor i jashtëm në rajon”.

Sipas të dhënave të INSTAT për 2025 nëpërmjet transportit detar u transportuan 8,232 mijë tonë mallra. Krahasuar me 2024, volumi i mallrave të transportuara u rrit me 6%.

Përveç rritjes së çmimit, pasojat në zinxhirët globalë të furnizimit janë se shumë kompani transporti po devijojnë rrugët e anijeve për të shmangur rajonin, gjë që rrit kohën e dorëzimit dhe kostot operative.

“Ndikimi konkret për Shqipërinë janë tarifat e transportit detar: Importuesit shqiptarë po përballen me rritje të menjëhershme të kostove për mallrat e ardhura nga Azia dhe Lindja e Mesme, pasi rrugët kryesore kalojnë pranë rajonit të Hormuzit.

Çmimet e brendshme: Rritja e kostos së transportit dhe e karburantit pritet të reflektohet në çmimet e mallrave të konsumit në Shqipëri, sidomos për produktet e importuara.

Pasiguria e furnizimit: Përveç çmimeve, ka rrezik për vonesa në furnizime, duke ndikuar në sektorë si ndërtimi, ushqimi dhe energjia”, shpjegoi një nga drejtuesit e operatorëve detarë.

Drejtuesit e operatorëve për transportin e mallrave në rrugë detare në vend parashikojnë se nëse konflikti vazhdon dhe Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, tarifat e transportit detar mund të rriten edhe më shumë.

“Shqipëria, si vend importues, do të ndiejë presion të drejtpërdrejtë në çmimet e mallrave dhe stabilitetin e furnizimeve. Duke parë këtë situatë, mendoj se Shqipëria duhet të kërkojë alternativa për furnizim nga rajone më afër (p.sh. Europa Qendrore) për të zbutur ndikimin, ose të pranojë rritjen e kostove dhe të fokusohet te subvencionet e brendshme”, pohon një nga drejtuesit e kompanive të transportit detar.

Rritje ka pasur edhe për tarifat e transportit tokësor të mallrave. Prej disa ditësh, kompanitë e transportit të mallrave raportuan se kanë nisur të aplikojnë tarifa nga 6 deri në 10% më të larta se para nisjes së sulmeve.

“Rritja e çmimit të naftës ndikoi drejtpërdrejt në tarifat e transportit, të cilat në vend janë rritur nga 6 në 7%. Nafta përbën 60-70% të kostos totale të transportit, prandaj çdo rritje e saj ka efekt të madh për tarifat e transportit.

Në vendin tonë, rritja nuk është reflektuar në të njëjtën masë me rritjen e çmimit të naftës, pasi ekzistojnë pabarazi, konkurrencë e pandershme dhe inflacion”, pohoi më herët Rodolf Xhillari, administrator i kompanisë “Balkan Trans Albania”.

Tarifat e reja për transportin detar dhe tokësor pas rritjes

Tarifat e transportit detar për Durrës dhe Adriatik ndryshojnë sipas zonës dhe llojit të anijes. Për Coasters, që janë varka të vogla, tarifat për nisjen e anijeve nga Deti Marmara në Turqi drejt detit Adriatik në Durrës variojnë midis 23 dhe 25 USD për ton, nga Deti i Zi Lindor midis 31 dhe 33 USD për ton, ndërsa nga Mesdheu Lindor midis 27 dhe 30 USD për ton.

Për anijet Handy, që vijnë nga Deti i Zi për në Durrës, tarifat janë midis 21 dhe 23 USD për ton, ndërsa për linjat Handy nga bregu lindor i SHBA-së për Adriatik, tarifat luhaten midis 55 dhe 57 USD për ton.

Sa i përket Panamax nga bregu lindor i SHBA-së për Adriatik, tarifat janë midis 35 dhe 37 USD për ton. Në të gjitha rastet, shtrirja midis shifrave minimale dhe maksimale tregon luhatshmërinë e tarifave në tregun aktual.

Sipas të dhënave të marra nga operatorët, p.sh. tarifa për eksport mallrash nga Durrësi për Milano në rrugë tokësore varion nga 1500 euro në 1700 euro dhe importi nga Milano në Durrës 2500 euro. Pas rritjes së çmimeve, tarifat për eksport mallrash variojnë nga 1,600 deri në 1,800 euro për kamion dhe për import deri 2,700 euro.

Qarkullimi i mallrave nga importet, pesha e tregtisë me Izraelin dhe Iranin

Në vitin 2025 në vend u importuan një total mallrash me vlerë 887 miliardë lekë, sipas të dhënave të INSTAT.

Partnerët kryesorë për importin e mallrave në 2025 janë Italia dhe vendet e tjera të BE-së. Importet nga Italia, sipas të dhënave të INSTAT, përbënë 21% të totalit. Importet nga Kina zunë 13% të totalit, e ndjekur nga Turqia me 10% të totalit, mallrat nga Gjermania përbënë 7% të importeve, nga Spanja dhe SHBA, secila me nga 2% dhe importet nga Franca dhe Bullgaria, secila 1%.

Mallrat e importuara nga Izraeli ishin me vlerë rreth 2.7 miliardë lekë, duke përbërë 0.3% të peshës në totalin e importeve.

Importet nga Izraeli në 2025 përqendrohen kryesisht në sektorët e teknologjisë, energjetikës dhe produkteve kimike.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi kryesor i importeve është “Makineri dhe pajisjet elektrike dhe pjesët e tyre” me vlerë 1,6 miliardë lekë, duke përbërë 57% të totalit të importeve nga Izraeli.

“Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe produktet e distilimit të tyre” janë grupi i dytë më i rëndësishëm me vlerë 592 milionë lekë, duke përbërë 21.3% të totalit të importeve. Grupi i tretë më i rëndësishëm përfshin “Instrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografikë etj.” me 5%.

Në peshë të ulët mbeten edhe importet nga Irani. Totali i importeve nga Irani në vitin 2025 është rreth 2.9 miliardë lekë apo sa 0.3% e totalit të tyre.

Kategori kryesore importi nga Irani në vitin 2025 ishte grupi “Instrumentet dhe aparatet optike, fotografike, kinematografike, etj”, me vlerë 44,7 milionë lekë./Monitor

The post Nga rritja e çmimit të naftës te tarifat për transportin e mallrave me anije dhe kamionë, sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme appeared first on Albeu.com.

Kafeja me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord
Çmimet e kafesë dhe kakaos, po rriten me ritme të shpejta dhe dalëngadalë po e nxjerrin vendin tonë nga lista e destinacioneve me kosto të ulët, si për vendasit ashtu edhe për turistët.

Të dhënat e INSTAT, tregojnë se çmimet e kafesë, çajit dhe erëzave u rritën me 7.1% në tetor 2025, krahasuar me tetorin e vitit 2024.

Kjo ishte rritja më e fortë ndër të gjitha grupet e mallrave të konsumit bazë që merren në konsideratë për matjen e inflacionit.

Arsyet lidhen me disa faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. Faktorët kryesorë janë çmimet e larta të kafesë dhe çajit në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga kushtet ekstreme klimatike dhe prodhimi i reduktuar.

Sektori i kafesë në Brazil, një prej prodhuesve më të mëdhenj globalë, është përballur me thatësira të gjata, ngrica dhe reshje të pazakonta, që kanë ulur sipërfaqet e mbjella dhe rendimentet.

Po ashtu, India – një tjetër prodhues i madh i çajit – ka pësuar rënie të prodhimit me rreth 30% për shkak të temperaturave të larta dhe përmbytjeve.

Nga ana tjetër, konsumi po rritet ndjeshëm, sidomos në tregjet në zhvillim, si Kina dhe India, si për çajin ashtu edhe për kafenë. Prodhimi në ulje dhe kërkesa në rritje kanë çuar çmimet në nivele rekord.

Nisur nga këto zhvillime, tregjet ndërkombëtare kanë rritur spekulimet. Çmimet e kafesë ndodhen tashmë në nivele historike, edhe për shkak të pritshmërive për mungesë prodhimi, çka forcon më tej trendin e rritjes.

Analizat e fundit tregojnë gjithashtu se tarifat e imponuara nga SHBA për prodhuesit brazilianë kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve globale.

Kafeja është një produkt i importuar dhe çmimet e saj pasqyrohen plotësisht në tregun vendas.

Megjithatë, konkurrenca e fortë e bar-kafeve dhe stili i jetesës së shqiptarëve, të bazuar në konsumin jashtë shtëpisë, po frenojnë rritjen e shpejtë të çmimeve në tregun e brendshëm.

Nga faktorët e brendshëm, mungesa e fuqisë punëtorë, rritja e kostove nga pagat më të larta dhe konsumi nga turistët po shtyn çmimet drejt rritjes.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë viteve 2017–2018, çmimet e kafesë shënuan një ulje të vazhdueshme prej 2–3% në vit, çka tregonte periudhë stabiliteti apo rënie të kërkesës.

Nga viti 2019 deri në fillim të 2021, çmimet qëndruan në nivele të ulëta, me luhatje të vogla rritjeje, përpara se të nisnin një rritje të fortë dhe të menjëhershme gjatë vitit 2021.

Në këtë periudhë, ndikimet globale nga pandemia dhe më pas krizat e furnizimit shkaktuan shpërthim të çmimeve, me ritme që arritën kulmin në vitin 2022, rreth 8%.

Pas këtij kulmi, grafiku tregon një rënie të mprehtë gjatë vitit 2023, nën 2% dhe për pak kohë afër 0%, çka tregon stabilizim të tregut pas rritjes së fortë.

Megjithatë, nga mesi i vitit 2024 çmimet nisën sërish rritje të qëndrueshme, duke arritur 7.1% në tetor 2025.

Çmimet rriten, por shqiptarët nuk heqin dorë nga zakoni

Ndonëse çmimet kanë ardhur në rritje, të njëjtën tendenca ka pasur edhe konsumi, teksa zakoni i përditshmë për shumë shqiptarë është i vështirë për tu lënë, apo reduktuar.

Të dhënat e tjera të doganave tregojnë se për 10-mujorin, konsumi i kafesë arriti në 6.7 mijë tonë, me rritje prej 3.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë i konsumit, të paktën që nga viti 2018, kur Dogana raporton të dhënat.

Në këtë tendencë një ndikim të lartë vlerësohet të kenë dhënë edhe turistët./monitor

The post Kafeja me rritjen më të lartë të çmimit në tetor, por shqiptarët nuk heqin dorë, konsum rekord appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të transportit publik nga Bashkia Kamëz/ Erisa Xhixho: Qeverisja ka braktisur qytetarin dhe i ngarkon me kosto
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në “Facebook”, në lidhje me rritjen e çmimit e biletës së transportit publik nga bashkia Kamëz, nga 40 në 50 lekë.

Ajo u shpreh se qytetarët detyrohen të presin me orë të tëra në radhë për të marrë abone mujore, që u jep akses në një shërbim pa cilësi.

Xhixho shtoi se kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim.

Reagimi:

Të detyruar të presin me orë të tëra në radhë, pasi Bashkia Kamëz rriti çmimin e biletës së transportit publik. Nga 40 lekë që ishte, qytetarët e Kamzës duhet të paguajnë tashmë 50 lekë për biletën e autobusit.

Qindra qytetarë detyrohen të presin në radhë për abone mujore, që u jep atyre akses në një shërbim pa cilësi: mjete pa standarde, orë të tëra në trafik dhe vonesa të përditshme.

Të moshuar që rrinë me orë në radhë, për të kursyer pak nga pensionet e pamjaftueshme; nxënës e studentë që u duhet të lehësojnë sadopak kostot e transportit që duhej ta kishin falas.

Kjo është panorama më e qartë e një qeverisjeje që ka braktisur qytetarin, të cilin e ngarkon me kosto e taksa, por nuk i jep mbrapsht asnjë shërbim.

The post Rritja e çmimit të transportit publik nga Bashkia Kamëz/ Erisa Xhixho: Qeverisja ka braktisur qytetarin dhe i ngarkon me kosto appeared first on Albeu.com.

Pritet rritja e çmimit/ Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun e bukës
Autoritetit i Konkurrencës, njoftoi se ka vendosur nën monitorim tregtimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës, pas hyrjes në fuqi të vendimit nr. 72 datë 15.04.2024 të Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur se; nisur nga informacione mediatike në lidhje me njoftimin e furrave të bukës për rritjen e çmimit të bukës, më datë 1 nëntor ka filluar monitorimin e menjëhershëm në terren për evidentimin e çdo sjelljeje abuzuese në shkelje të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”.

Ligji nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi.

Autoriteti i Konkurrencës, ka kujtuar ndërmarrjet e prodhimit dhe tregtimit të bukës se, shkelja e ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.

Në muajin prill, Enti i Entit Rregullator të Energjisë, miratoi çmimet e reja të shitjes së energjisë elektrike për klientët furra buke dhe prodhim mielli që do të aplikohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU).

Për secilën kategori, është miratuar edhe çmimi i energjisë aktive në orar piku, që për periudhën 1 nëntor – 31 mars është 18:00-22:00, ndërsa për periudhën 1 prill – 31 tetor është 19:00-23:00.

Sipas vendimit të Bordit të ERE, për kategorinë e parë ku përfshihen furrë buke dhe prodhim mielli, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 7.6 lekë/kWh, ndërsa çmim në orar pik është 8.74 lekë për kWh.

Për kategorinë e dytë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 9.5 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 10.93 lekë/kWh.

Për kategorinë e tretë ku përfshihen subjektet furrë buke, produkte mielli shoqëruese, pastiçeri, shërbim kafe (ekspres), çmimi i shitjes së energjisë elektrike është 12 lekë/kWh, ndërsa çmimi në orar pik është 13.80 lekë/kWh./Monitor

The post Pritet rritja e çmimit/ Autoriteti i Konkurrencës vendos nën monitorim tregun e bukës appeared first on Albeu.com.

Rritet energjia elektrike? FSHU: Çmimi për konsumin mbi 800 kw/orë do të jetë 42 lekë për kw/orë
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU) ka aplikuar në ERE për tarifën e re të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kwh.

Sipas kësaj kërkese kostoja e energjisë elektrike mbi faqen 800 kwh do të jetë 42 lekë për kwh.

Në kërkesë thuhet se kjo rritje e energjisë do të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë që më pas do të ketë një vendimmarrje të dytë edhe në varësi të situatës meteorologjike.

Efekti financiar nga rritja e çmimit të energjisë 1,8 mld lekë.

The post Rritet energjia elektrike? FSHU: Çmimi për konsumin mbi 800 kw/orë do të jetë 42 lekë për kw/orë appeared first on Albeu.com.