rritja e cmimit te energjise Archives - Albeu.com

Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë? Kryeministri: Me ardhjen e verës duhet të rihapim diskutimin për fashën
Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se në verë do të rihapet diskutimi për fashën e energjisë elektrike, duke nënkuptuar kështu rritjen e çmimit të dritave.

Kreu i qeverisë theksoi se deri më tani rritjen e këtij çmimi e mbulon qeveria.

“Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës. Ka rënë çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar, por nuk është kthyer aty ku ishte. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin e plotë që të paguaj. Me ardhjen verës konsumi do të rritet dhe do të duhet të rihapim diskutimin e fashës. Sot për sot jemi në këto kushte që vazhdojmë të paguajnë. Nëse do të ishim duke pasur një ekonomi lënguese, ku merret një shifër aty dhe një shifër atje si ajo përralla e asaj species që donte të zbukurohej, atëherë sigurisht që kjo rritje pagash nuk mund të bëhet. Ekonomia është rritur, ndryshe nga çfarë është thënë”, tha Rama./Albeu.com/

The post Rama paralajmëron rritjen e çmimit të energjisë? Kryeministri: Me ardhjen e verës duhet të rihapim diskutimin për fashën appeared first on Albeu.com.

Rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë ndikoi negativisht te financat e OSHEE
Ndonëse vendi po kalon një situatë të vështirë energjetike, për shkak të thatësirës dhe rritjes së çmimeve në tregun ndërkombëtare, situata financiare e OSHEE Group, që prej dy vitesh u riorganizua duke ndarë shpërndarjen furnizuesin dhe furnizimin e tregut të lirë, është i qëndrueshëm.

Adrian Çela, administrator i OSHEE Group Sh.A pohon se ndarja ka krijuar mundësinë e ristrukturimit dhe qartësimit të detyrave, në plotësim të objektit të aktivitetit për çdo shoqëri. Çela e vë theksin te ulja e humbjeve, që ka zbritur në rreth 20%.

Megjithatë, rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë në 6-mujorin e dytë të vitit 2021 ndikoi negativisht te financat e OSHEE Group Sh.A, duke kaluar nga një fitim neto prej rreth 2.5 miliardë lekësh në 6-mujorin e parë në një humbje neto prej rreth 13.2 miliardë lekësh në fund të vitit.

Duke analizuar të dhënat e 8-mujorit 2022, z. Çela shton se ka rritje të të ardhurave në masën 17.53%, duke arritur në 57.9 miliardë lekë, ose 8.6 miliardë më tepër se viti 2021

Viti 2021 ishte viti i dytë i operimit të tre kompanive të ndara në pronësi të OSHEE Group. Si ka qenë ecuria e tyre dhe çfarë përmirësimi ka sjellë ndarja e kompanive në ecurinë e grupit?

Ndarja ka krijuar mundësinë e ristrukturimit dhe qartësimit të detyrave, në plotësim të objektit të aktivitetit për çdo shoqëri. Në veçanti, shërbimet korporative janë detajuar, duke rritur cilësinë dhe efikasitetin e kostove të evidentuara, duke përmirësuar transparencën e tyre.

Me kënaqësi deklaroj se treguesit kryesorë të vitit 2021 u realizuan brenda objektivave, madje në disa, janë tejkaluar. Këtu nuk kam parasysh vetëm zërat bazë Humbjet dhe Arkëtime, por edhe rezultatet në fushën e menaxhimit të strukturave, miratimi i tarifave të shërbimit për shoqërinë OSSH, në kuadër të ndarjes dhe funksionimit të grupit, nënshkrimi i marrëveshjeve financiare me partnerë ndërkombëtarë si BERZH dhe KfW, etj.

Përtej debateve politike, interpretimeve dhe keqinformimit në shumë raste, ne kemi shifrat, faktet që nuk lënë shteg për kundërshtime. T’i marrim me radhë… marrim nivelin e humbjeve. Viti 2021 u mbyll në nivelin 20.62%, nga 45.07% që ishin në 2013, ose e shprehur me vlera absolute: nëse në vitin 2013, humbnin në rrjetin elektrik të amortizuar, vidheshin ose nuk faturoheshin në total +3200 megavat/orë energji elektrike, sot ky tregues ka zbritur në 1.5 mijë megavat/orë.

Diferenca është e dukshme, falë punës jo vetëm me investimet, por edhe me organizimin e strukturave në terren, kontrollet e vazhdueshme dhe rritjen e kapaciteteve në sistemet e IT (smart grid/meter).

Padyshim që ka ende punë për të bërë dhe mirëkuptoj debatet për nivelin aktual të humbjeve se sa duhet të ishin, referuar planit të veprimit (16.5%??), por të mos harrojmë periudhën e pandemisë, kur është punuar me kapacitet jo të plotë, mungesa e reshjeve që solli rialokim të fondeve nga investimet drejt importeve të larta të energjisë.

Në vitet 2020-2021, realizimi i buxhetit për investimet në rrjetin elektrik ishte rreth 52%, pra i përgjysmuam, duke u fokusuar te sigurimi i energjisë elektrike dhe në garancinë e furnizimit të abonentëve pa asnjë ndërprerje.

Sot, niveli i humbjeve është pranë 20%, por ky tregues në disa zona të vendit është më i ulët. Rajonet Tiranë dhe Durrës, të cilët konsumojnë gati gjysmën e energjisë elektrike në nivel vendi, kanë nivel të humbjeve pranë 15,2%, dhe kjo nuk është pak, por histori suksesi, po të mendosh nga e nisëm.

Tirana humbiste +915,000 Mwh, sot është në nivelin 235,000 Mwh, dhe unë e konsideroj arritje dhe sfidë për të ardhmen, për të qenë në nivele edhe më të ulëta. Sikurse edhe Shkodrën muajt e fundit, e cila, për herë të parë në histori i ka ulur humbjet nën 30%. Në muajin gusht 2022 është në nivel humbje 27%. Në vitet 2013-2014, ishte në nivelet e 50-60% humbje.

Të ardhurat për shoqërinë janë rritur, si rrjedhojë e ndërgjegjësimit, kontrolleve dhe verifikimeve të vazhdueshme në terren. Sot malli “energji” vlerësohet, paguhet, pasi kemi normë arkëtimi 96% nga 75% para fillimit të reformës.

Në vitin 2021, totali i të ardhurave shënoi shifrën rreth 72 miliardë lekë, nga 35 miliardë në vitin 2013. Rritja e të ardhurave na mundësoi të përballojmë krizën e çmimeve të energjisë nga importet, të ruanim stabilitetin financiar, duke mos ndërprerë shërbimet në sektorë jetikë të rrjetit dhe IT, si dhe duke vijuar me pagesat ndaj të tretëve.

Edhe pse kishte vështirësi në likuiditet, OSHEE pagoi 7.2 miliardë lekë taksa në organet fiskale. Disiplina financiare, e nisur në vitin 2015, na mundësoi të ishim korrektë me pagesat, duke shlyer mbi 60 miliardë lekë (2014-2021) taksa në buxhetin e shtetit, respektimin e planit të rimëkëmbjes për detyrimet ndaj KESH dhe OST, madje duke i tejkaluar në 139% në periudha të caktuara, kurse shpenzimet operative u vendosën në shina, duke mbajtur ritmin 16.6% (2021) nga rreth 22% që zinte në buxhet në vitin 2011, etj.

Ndarja e shoqërisë ka mundësuar hapjen e mëtejshme të tregut të furnizimit me energji, duke lejuar kalimin për furnizim në kushtet e Tregut të Lirë të të gjithë klientëve në tensionin e mesëm 35 kV si dhe ata në tensionin e mesëm 20/10/6 kV, të cilët gjenden përkohësisht në kushtet e Furnizimit të Mundësisë së Fundit, sikurse e parashikon ligji.

Reforma e strukturimit ishte një kërkesë e ligjit 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike”, në kuadër të perspektivës së hapjes së tregut në furnizimin me energji elektrike, zhdukjes së pozitës monopol, si dhe mundësimit të kalimit tërësor të këtyre shërbimeve në Tregun e Lirë.

Sa i takon bilancit, rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë në 6-mujorin e dytë të vitit 2021 ndikoi negativisht te financat e OSHEE Group Sh.A, duke kaluar nga një fitim neto prej rreth 2.5 miliardë lekësh në 6-mujorin e parë në një humbje neto prej rreth 13.2 miliardë lekësh në fund të vitit.

Si paraqitet situata financiare e OSHEE gjatë vitit 2021, sa i takon shpenzimeve të përgjithshme të kompanisë, ato për blerjen e energjisë dhe bilanci final?

Rritja e jashtëzakonshme e çmimit të blerjes së energjisë në 6-mujorin e dytë bëri që shpenzimet për importet në vitin 2021 të ishin 20.3 miliardë lekë më të larta se ato të vitit 2020, si rezultat i të cilave, performanca financiare shënoi humbje prej rreth 13.2 miliardë lekësh.

Nga ana tjetër, shpenzimet e larta për blerjen e energjisë elektrike u amortizuan nga të tjerë tregues, që lidhen me aktivitetin e shoqërisë, në raport me 2020 dhe që ishin:

Ulja e nivelit të humbjeve

Rritja e të ardhurave me rreth 7%, ose rreth 4.3 miliardë lekë, për shkak të rritjes së konsumit të energjisë, si rrjedhojë e rritjes ekonomike të vendit

Ulja e shpenzimeve operative prej rreth 3.7 miliardë lekësh

Sa është aktualisht shuma e akumuluar e huamarrjes së OSHEE e marrë pas garancive të dhëna nga qeveria, për të siguruar energjinë, e cila ka kosto disa herë më të lartë sesa çmimi final që iu shitet konsumatorëve fundorë?

Shtesa e detyrimeve afatshkurtra, për shkak të huamarrjes me garanci buxhetore, në kushtet e vështirësive të likuiditetit që krijoi rritja e jashtëzakonshme e çmimeve, në fund të vitit 2021 ishte 7.87 miliardë lekë.

Natyrisht që, kostot për blerjen e energjisë elektrike ishin gati 4 herë më të mëdha, por diferenca u amortizua nga OSHEE Group, falë mirëmenaxhimit të situatës.

Në janar të këtij viti u nxorën në treg të lirë më shumë se 7500 biznese të lidhura në tension 20,10,6 kV. Në kushtet që flasim, si është menduar të vijojë plani i liberalizimit të tregut dhe cilat do të jenë hapat e radhës që do të merren?

Në zbatim të ligjit 43/2015, duke filluar nga 1 Janari 2022, dolën në treg të lirë të gjitha subjektet e lidhura në nivelin e tensionit 6/10/20 kV.

Në ndryshim nga dalja në treg e subjekteve të lidhura në nivel tensioni 35 kV, proces i zhvilluar gjatë periudhës 2018-2022 dhe gjatë të cilit, këto subjekte u përballën me çmimin e tregut të lirë, të cilat aktualisht janë në nivelin e rreth 35 lekë/kWh, dalja e subjekteve të lidhura në nivel tensioni 6/10/20 kV u shoqërua me politika mbështetëse çmimi.

Bazuar në kontratën KESH-FSHU dhe mbështetur në metodologjinë e miratuar nga ERE, çmimi me të cilin këto subjekte po furnizohen është aktualisht 18.3 lekë/kWh.

Nga ana e grupit, përmes Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), ndjekim me shumë kujdes procesin, të lidhura ngushtësisht me furnizimin me energji elektrike, procese të lidhura me sistemin e matjes, suport në kohë reale për çdo kërkese/ankese.

Përdoruesit me konsumin më të lartë janë të pajisur me matje inteligjente, ndërkohë vazhdon puna dhe projekte të ndryshme për pajisjen me matje inteligjente të pjesës së mbetur.

Bazuar në të dhënat e fundit, numri total i subjekteve të furnizuara në formatin FMF (Furnizuesi Mundësisë së Fundit) është 7,593 subjekte, me konsum total rreth 595,000 MWh dhe me vlerë faturimi rreth 15 miliardë lekë.

Vazhdimi i procesit të liberalizimit do të vijojë, bazuar në legjislacionin në fuqi. Subjektet në nivel tensioni 6/10/20 kanë të drejtë të vazhdojnë të furnizohen për 24 muaj, pra deri më 31 Dhjetor 2023 në formatin FMF, shërbim i ofruar nga FSHU/OSHEE grup Sh.A.

Gjatë kësaj periudhe, këto subjekte mund të dalin në treg të lirë dhe pas datës 1 Janar 2024, FSHU/OSHEE nuk ka më detyrim për furnizimin e tyre, me çmimin e përcaktuar, sipas metodologjisë së miratuar nga ERE.

Ndërkohë subjektet e lidhura në nivelin e tensionit TU 0.4 kv, bazuar në ligjin 43/2015 “Për sektorin e energjisë elektrike” kanë të drejtën e tyre të dalin në çdo kohë në treg të parregulluar, duke shlyer fillimisht detyrimet aktuale.

Rritja e kostove dhe çmimeve, në shumicën e segmenteve të tregut, duke përfshirë nga produktet e konsumit të përditshëm e deri tek elementet më periferike, ka vënë nën presion financat e familjeve dhe bizneseve. A e shihni këtë të reflektuar në ndonjë formë në aftësinë e tyre për të paguar faturat e energjisë?

Analiza që mund të bëjmë në lidhje me aftësinë paguese të segmentit Familjar dhe atij Privat të abonentëve të OSHEE-së lidhet me nivelin e arkëtimeve për 8-mujorin 2022, si në krahasim me vlerën e faturave, ashtu edhe në krahasim me arkëtimet e periudhës janar – gusht 2021.

Siç shihet edhe nga të dhënat, për kategorinë Familjar kemi rritje të arkëtimeve me rreth 1.3 miliardë lekë, krahasuar me 8-mujorin 2021 dhe rreth 101.3% të vlerës së energjisë së faturuar.

E njëjta analizë edhe për sa i përket segmentit Privat, arkëtimi i të cilit është në masën rreth 100% të vlerës së faturimit dhe rreth 5.2 miliardë lekë më shumë se 8-mujori 2022, ku efekt pati edhe ndryshimi i tarifave për abonentët në nivel tensioni TM 6/10/20kV.

Në këtë këndvështrim, aftësia paguese është e kënaqshme, por nuk duhet të harrohet edhe puna e vazhdueshme që bëhet me të gjithë abonentët për ruajtjen e nivelit të arkëtimeve, si në aspektin e njoftimeve mbi vlerën e faturës dhe afatet e pagesës, ashtu edhe në lidhje me veprimtarinë në terren për kontrollin e debitorëve dhe ndërprerjen në rastin e mospagesës së detyrimeve.

Çfarë po ndodh me planin e shlyerjes së borxhit që shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve kanë ndaj OSHEE, si po vijon angazhimi që u mor me një urdhër të përbashkët të ministrive?

Ecuria e detyrimeve të shoqërive ujësjellës – kanalizime (jobuxhetorë) është kritike dhe OSHEE Group po forcon gjithnjë e më shumë masat për rritjen e arkëtimit.

Në disa bashki ka përmirësim të gjendjes, tregohet korrektësi në pagesat e detyrimeve, megjithatë, panorama e përgjithshme paraqet një situatë, ku niveli i borxhit ndaj OSHEE ka arritur në rreth 24 miliardë lekë (nga të cilat, 11 miliardë lekë janë kamatëvonesa).

Detyrimet ndaj nesh, pra FSHU-së, rriten çdo vit me 1.4 miliardë lekë, kurse për vitin 2022, pritet të jetë më e lartë, për shkak të kalimit të disa shoqërive në status FMF, me tarifë më të lartë, vendosur nga ERE (18.8 lekë/kWh, nga 12 që ishte më parë).

Megjithatë, kemi shoqëri që nuk kanë detyrime, ose janë në marrëveshje për pagesat me këste, duke shlyer edhe detyrimet e prapambetura si UK Tiranë, UK Berat, UK Lezhë, UK Korçë dhe UK Pogradec. Sikurse kemi shoqëri që mundohen të mos krijojnë detyrime të reja, pra paguajnë vetëm faturën korente si Ujësjellës-Kanalizime Fier, Elbasan dhe Sarandë.

Disa shoqëri e paguajnë pjesërisht faturën si UK Durrës, 34% të faturës, UK Lushnjë, 58%, UK Shkodër, 59% apo dhe UK Vlorë, 64%. Ndërsa, mund të themi, kemi shoqëri në pikë kritike, të cilat nuk kanë asnjë mundësi pagese, si UK Cërrik, Patos, Kavajë, Kurbin, Selenicë, Tepelenë, Libohovë etj.

Çdo vit, nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës-Kanalizimeve janë shpërndarë fonde për të mbuluar detyrimet që ato kanë kundrejt FSHU, por gjatë këtij viti, nuk janë akorduar.

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A) ndjek të gjitha veprimet ligjore dhe rregullatore për mbledhjen e detyrimeve, ku në shumë raste, Arkëtimet ndiqen edhe me bllokime në Thesar, në rast të fondeve të alokuara nga buxheti, ose me anë të përmbarimit.

Si ka qenë ecuria e investimeve vitin e kaluar, por edhe këtë vit, duke pasur parasysh që, për shkak të gjendjes së emergjencës, ato kanë qenë të kufizuara vetëm në të domosdoshme?

Edhe pse në vështirësi, nuk kemi lënë pas dore investimet, me aq mundësi në dispozicion, për shkak të krizës globale të energjisë.

Sapo kemi përfunduar investime me rëndësi në rajonet Fier, Vorë, Korçë, Durrës, Lushnjë, etj., dhe presim të nisim zbatimin e dy projekteve madhore, siç janë ndërtimi i n/stacionit të ri në Kamzë, bashkë me rrjetin elektrik, kabina, etj., si dhe zhvendosja i n/st qendër të Tiranës, projektuar për t’u ndërtuar në nëntokë, të gjitha bashkë me financim të huaj.

Konkretisht, në vitin 2021, OSHEE Group realizoi 5.5 miliardë lekë investime të reja, bazuar mbi kontrata të lidhura nga dhjetori i 2020 e deri më 31 dhjetor 2021. Është tashmë e ditur se, prej fundit të vitit 2021 e deri në 6-mujorin e parë të 2022, ka pasur stanjacion të investimeve, për shkak të krizës energjetike në vend dhe në rajon.

Si rrjedhojë e krizës, shumica e investimeve që janë në proces realizimi në vitin 2022 janë të prejardhura nga kontratat e lidhura gjatë periudhës Janar – Tetor 2021, dhe kapin vlerën 5.2 miliardë lekë, ku 80% e kësaj vlere është realizuar tashmë dhe 20% e saj pritet të realizohet deri në fund të vitit 2022.

Duke e përmbledhur, në dy vitet e fundit 2021 – 2022, OSHEE Group Sh.A ka realizuar 10,6 miliardë lekë investime të reja në infrastrukturën e shpërndarjes së energjisë elektrike, ku përfshihen Linja TL, TM, TU, Rikonstruksione dhe Ndërtime Nënstacionesh të reja, si dhe investime në matje.

Si paraqiten treguesit për vitin 2022 dhe objektivat deri në fund të periudhës?

OSHEE Group ka vijuar zbatimin e detyrave për realizimin e objektivave bazë, që janë duke nisur nga furnizimi me energji elektrike pa asnjë ndërprerje, rritja e cilësisë së shërbimit në furnizim, ulja e nivelit të humbjeve, shoqëruar me rritjen e arkëtimeve, duke mos lënë mënjanë investimet e nisura në objekte me rëndësi në zona të caktuara të vendit.

Konkretisht, nëse analizojmë të dhënat e 8-mujorit 2022, kemi rritje të të Ardhurave në masën 17.53%, duke arritur në 57.9 miliardë lekë, ose 8.6 miliardë më tepër se viti 2021. Theksoj se norma e Arkëtimit (ndaj faturës pararendëse) është në nivelin 96%, nga 75% që ishte në vitin 2013, para fillimit të reformës.

Sa u takon detyrimeve, faturat e papaguara, ose borxhi i keq i gjetur deri në 2014-n, kur nisi reforma, sot ka zbritur në 39 miliardë lekë, nga 67.8 miliardë që ishte në fund të vitit 2014, pra është reduktuar me 42.10%, dhe ky rezultat ka ardhur si pasojë e ndjekjes së debitorëve nëpërmjet proceseve të vazhdueshme dhe riaktivizimit të akt-marrëveshjeve.

Ankesat për cilësi faturimi, tjetër tregues i punës së vazhdueshme në terren dhe verifikimit në objekt, paraqiten në rënie. Në raport me 8-mujorin e vitit të kaluar, sot numri i ankesave për keqfaturim është rreth 22% më i ulët dhe ky tregues zë 0.2% peshë në totalin e faturave të emetuara.

Të gjitha sa më lartë vijnë falë punës së bërë me reduktimin e nivelit të humbjeve. Muaji gusht 2022 regjistroi nivelin më të ulët historik të humbjeve në rang vendi: 16.81%. Për të kuptuar punën dhe mundin që është dashur, mjafton të rikujtojmë sa ishte niveli i tyre para nisjes së reformës: plot 45%.

Sot, në total, për të gjithë periudhën, kemi nivel humbjesh afër 20%, me synim për ta reduktuar më tej, nga 45,07% që ishin. Më pak humbje në rrjet, më shumë eficiencë në financat e shoqërisë, por edhe të buxhetit të shtetit, pasi më parë financohej për mbulimin e tyre rreth 100 milionë euro. Vetëm për 8-mujorin, i kemi reduktuar humbjet me afro 50 mijë MWh, që nëse do t’i konvertojmë me çmim mesatar tregu, janë rreth 20 milionë euro kursime.

Treguesit e performancës së grupit janë rrjedhojë e aktivitetit dinamik, kryesisht në terren. Janë realizuar rreth +240 mijë inspektime, ndërprerje të energjisë për debitor, verifikime në sistem matje, etj., dhe nëse do përfshinim inspektimet gjatë procesit të leximit/faturimit kemi në total 461,575 veprime në terren, të cilat realizohen nga sistemet e IT dhe rreth 250 ekipet në rang vendi.

Si paraqitet gjendja e detyrimeve të prapambetura që kompanitë e tjera publike të energjisë kanë ndaj jush?

Ka përmirësim në shlyerjen e detyrimeve të institucioneve buxhetore, ndërsa shlyerja e detyrimeve nga shoqëritë me kapital shtetëror (kryesisht Ujësjellës) është ende problematike.

Detyrimi i mbetur i institucioneve buxhetore për energjinë elektrike të faturuar në fund të muajit Gusht 2022 ishte 3.7 miliardë lekë (pa kamatëvonesa).

Detyrimi i mbetur i shoqërive publike me kapital shtetëror për energjinë elektrike të faturuar në fund të muajit Gusht 2022 ishte 20.5 miliardë lekë (pa kamatëvonesa).

Në kushtet e një tregu dinamik, siç është energjia, cili është apo do të jetë fokusi i shoqërisë OSHEE Group?

Në këto kushte, për vitin 2022 dhe në vazhdim, analiza e faktorëve me ndikim direkt në reduktimin e mëtejshëm të Humbjeve në rrjet tregon se rolin kryesor tashmë pritet ta luajnë investimet në Rrjetin e Shpërndarjes dhe ato kryesisht në Sisteme Matje Inteligjente, pasi faktorët e tjerë të lidhur me reformat dhe masat tekniko-organizative kanë arritur maturinë dhe nuk do të ishin të mjaftueshme.

Duke pasur parasysh edhe problemet sociale, me të cilat Shqipëria po përballet për shumë dekada, vlen të përmendet që shtrirja në shkallë të gjerë e Sistemeve Matëse Inteligjente do të ndihmonte në reduktimin e abuzimit me përdorimin e energjisë elektrike.

Në të njëjtën kohë, investimet në Smart Meter do të ndihmonin OSSH/OSHEE Grup SH.A, për t’u përballur me sfidat e së ardhmes, lidhur me sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm dhe cilësor me Energji Elektrike ndaj përdorueseve të rrjetit.

Strategjia për arritjen e objektivave dhe për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve në sektorin e energjisë, parashikon si hap të parë mbulimin me Smart Meter (Matës Inteligjentë) të rrjetit Core (të pikave transformuese nga Tensioni i Mesëm në Tension të Ulët).

Transparenca me konsumatorin është një tjetër fokus i punës sonë. Përveç reduktimit të Humbjeve në rrjet, përmirësime të tjera kryesore që investimet në Sisteme Matjeje Inteligjente do të sjellin janë:

ulja e kostove operacionale, lidhur me aktivitetin e leximit për pjesën e matësve në pikat e transformimit TM/TU

përftimin e të dhënave të sakta lidhur me Bilancin Energjetik dhe përllogaritjen e Humbjeve për rrjetin TM dhe TU, si dhe të treguesve të cilësisë SAIDI, SAIFI.

zgjerimin e bazës së të dhënave për planifikimin e investimeve dhe mirëmbajtjes

kontribuon në krijimin e kushteve për një liberalizimin të mëtejshëm të tregut, pasi i paraprin shtrirjes së sistemeve inteligjente të matjes deri te klienti fundor.

Të gjitha këto detyra ndiqen, duke pasur parasysh rekomandimet nga projektet e konsulencës, siç është projekti i financuar nga Banka Botërore mbi Asistencën Teknike për MIE, OSHEE dhe OST për zhvillimin e “Strategjisë së Matjes dhe Politikat Standarde për Sektorin Energjetik Shqiptar”, si dhe Projekti me KfW, lidhur me “Master Planin për Planet e Investimit dhe Zhvillimit të Rrjetit të Shpërndarjes”, pjesa mbi Koncept Dizajn/Projektin të Sistemit të Avancuar të Matjes (AMI conceptual design) zhvilluar nga konsulenti VPC GmbH./MONITOR/

The post Rritja e jashtëzakonshme e çmimit të energjisë në Tregun e Lirë ndikoi negativisht te financat e OSHEE appeared first on Albeu.com.

Rritja e çmimit të energjisë, Vasili: Varfëria shkon në ekstrem, detyron shqiptarët të largohen
Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë ku tha se kjo gjë falimenton biznesin dhe largon shqiptarët duke përmbushur planin që të fitojë qeveria dhe oligarkët.

Vasili po ashtu tha se “çmimi i energjisë, i cili është më i larti në Ballkan është një fakt flagrant që i nxjerr plotësisht bojën qeverisë së Edi Ramës, i cili kërkon të mbushë vendin me bangladeshas pa votë e pa gojë”

Postimi i plotë:

Rritja e Çmimit te energjise falimenton bisnesin dhe largon shqiptaret, plan qe te fitoje qeveria dhe oligarket !!

Çmimi i energjise shume me i larte se Kosova Maqedonia dhe Serbia eshte vertet nje fakt flagrant dhe qe i nxjerr plotesisht bojen qeverise se Edi Rames!

Rritja e çmendur e cmimit te energjise eshte nje plan i miremenduar i qeverise per te falimentuar ne mase bisnesin e vogel dhe te mesem ne interes te oligarkeve.

Oligarket ne Shqiperi ndryshe nga cdo vend ne bote ku zoterojne sektore te caktuar, ketu kane gjithshka qe nga vaji, sheqeri mielli e deri tek nafta aeroportet, hotelet, rruget, kompanite e sigurimeve e gjithshka.

Rritja e qellimshme e çmimit rrit ne ekstrem varferine dhe i detyron njerezit te largohen, kjo i mundeson qeverise mbushjen e vendit me skllever moderne qe vine nga te kater anet e botes.

Oligarket ne njeren ane dhe shpopullimi nga ana tjeter eshte ky plani afatgjate i Edi Rames, qe i smiliarda dhe mbushjen e Shqiperise me bangladeshas pa vote e pa goje.

Planet e zeza te qeverise jane mjaft te qarta eshte koha sot me shume se kurre per te thene: Mjaft më!

The post Rritja e çmimit të energjisë, Vasili: Varfëria shkon në ekstrem, detyron shqiptarët të largohen appeared first on Albeu.com.

SHIFRAT/ Sa familje do të preken vërtetë nga çmimi i ri i energjisë elektrike pas fashës 800 kWh
“Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kilovatorë në muaj dhe në tabelën që mund të shfaqet ne kemi bërë edhe një pasqyrim sesi janë të shpërndarë përqindja e konsumit sipas kilovatorëve për familje. Në ndërkohë, kjo 4% e abonentëve familjarë përbën 19% të volumit të konsumit vendas.”- deklaroi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku gjatë prezantimit të Paketës së Rezistencës Sociale, nga ku lajmëroi rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Ministrja sqaroi edhe se cili do të ishte çmimi për çdo kilovatorë mbi fashën 800 kwh energji dhe që do të aplikohen që prej muajit tetor.

“Pra, çdo kilovatorë mbi 800 kilovatorë, çmimi që do të aplikohet është 35 lekë për kilovatorë, plus 7 lekë tarifat e transmetimit dhe të shpërndarjes, një total prej 42 lekë.”- sqaroi më tej Balluku duke u kujdesur të mos përfshijë në çmimin e ri 20% e TVSH-së që e çon në fakt çmimin e 1 kwh energji në 50 lekë.

E thënë ndryshe, çdo familje që sot paguan mbi 9120 lekë energji elektrike në muaj (përfshi edhe TVSH-në) do të preket nga rritja e çmimit. Kemi parasysh se fatura më poshtë i përket muajit qershor, ku nevoja për shpenzim të energjisë për ngrohje/freskim është e papërfillshme.

Referuar të dhënave që ka bërë publike Ministria e Energjisë rritja e çmimit prek 4% ose rreth 48 mijë familje, pasi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh në muaj.

Faktoje ka siguruar të dhënat zyrtare të konsumit të energjisë elektrike për 6-mujorin e parë të vitit.

Konsumi familjar dhe strukturimi i tij sipas familjeve ne Shqiperi, 2022

Shitur klientëve familjarë 6m.I 2022             1.65 TwH

Konsumatorë familjarë gjithsej                     1.1 milionë

Konsumi vjetor sipas të dhënave të ERE për 1.1 milion kontrata me abonentët familjarë për vitin 2021 është 2.95 miliardë KwH, apo 2.950 kwh për kontratë (mesatarisht 230 kwh/muaj). Bazuar në këto të dhëna, të kryqëzuara me të dhëna indirekte nga raportimet në ERE të operatorëve, raportet e përpunuara nga vetë ERE, si dhe të dhëna të publikuara mbi strukturën e konsumit nga INSTAT rezulton se:

Rreth 310 mijë abonentë konsumojnë 200 Kwh/muaj (28%);

Rreth 470 mijë abonentë konsumojnë deri në 300 KWh/muaj(43%);

Rreth 235 mijë abonentë llogaritet të konsumojnë midis 300 – 800 Kwh/muaj (21%);

Rreth 85 mijë abonente llogaritet të konsumojnë mbi 800 Kwh/muaj (8%).

Burimi ( ERE, INSTAT,STATISTA)

Por një burim pranë Entit Rregullator të Energjisë në kushtet e anonimatit sqaron për Faktoje se shifra e të prekurve pritet të jetë shumë më e lartë në muajt e pikut; dhjetor, janar, shkurt dhe gusht. I njëjti burim shton se gjatë këtyre muajve konsumi i energjisë nga familjarët rritet ndjeshëm ndaj dhe shtrenjtimi i çmimit nga 9.5 lekë në 42 lekë (pa TVSH) do të prekë deri në 18 % të abonentëve familjarë.

Profili i konsumit të energjisë elektrike, raporti i Entit Rregullator tw Energjisw 2021

Eksperti për ekonominë Klodian Muço thotë se numri i familjeve që do të preken nga rritja e çmimit të energjisë është më i lartë nga sa deklarohet.

“Autoritetet thonë që janë vetëm 4% e familjeve, por problemi është se çfarë ndodh në periudhën e dimrit. Qeveria ka marrë një mesatare të viteve dhe muajve por është mesatarja e konsumit të dimrit ajo që bën diferencën. Ndaj, në këtë kuptim, përqindja e familjeve të prekura del më shumë se 4%.” – thekson Muço për Faktoje.

Edhe ish ministri i Ekonomisë, Zef Preçi sjell të njëjtin argument që rrëzon pretendimin e qeverisë mbi numrin e familjeve që do të paguajnë më shtrenjtë energjinë nga muaji tetor.

“Mesatarja nuk tregon gjë, madje mesatarja e fsheh realitetin nëse nuk e kupton se si është i shpërndarë konsumi sipas fashave në muajt e pikut. Shifra 4% është abuzive, nuk ka se si të jetë kaq pak. Tek realiteti të çon vetëm publikimi i të dhënave të konsumit të familjeve çdo muaj sipas fashave, duke përfshirë edhe faturimet zero. Dhe unë mendoj që numri është më i lartë nga sa thuhet, minimalisht preken ¼ e familjeve shqiptare.”- argumenton Preçi për Faktoje.

Në mënyrë që faturat e ‘kripura’ të energjisë t’i shkojnë një numri më të vogël familjesh, eksperti i energjisë Lorenc Gordani thotë se shtrenjtimi i faturës duhet të niste nga konsumi 900 kwh në muaj.

“Nëse çmimi rreth 50 lekë për çdo kWh mbi 800 është apo jo i drejtë do e vendosë ERE, duke parë kostot që do i paraqisin kompanitë. Nëse më pyesin mua lidhur me GDP, duhet të paktën 900 kWh. Mbetet që unë s’jam dakord që për atë pjesë që është mbi nevojat normale të vazhdojë të hiqet nga buxheti d.m.th. taksat që kush harxhon më shumë të vazhdojë ta harxhojë. E diskutueshme është përshembull të rritet për të gjithë, pasi nëse rritet për të gjithë do të thotë që rritet më pak (dmth ndikon më pak), sepse ulet pjesa e importit që do shkojë të rendojë vetëm mbi ata 800 kWh. Po për situatën që jemi zgjidhje të tjera s’ka: ose buxhet, ose rritje tarifash, ose mungesë energjie.”- thekson Gordani.

Ndërsa ish-drejtori juridik i Entit Rregullator të Energjisë, Edurard Elezi, përtej këtij diskutimi, thotë se deklaratat e qeverisë janë të paligjshme si dhe cënojnë pavarësinë e Entit Rregullator.

“Qeveria merr veprime për furnizimin me energji, mbështet kompanitë e veta me para, por nuk cakton tarifa. Këtë të fundit e cakton Enti Rregullator i Energjisë. Kompanitë publike duhet të aplikojnë tek ERE, këto aplikime bëhen publike. Pastaj Enti Rregullator i shqyrton të gjitha kostot që kanë kompanitë, planet e tyre dhe miratohet një tarifë fikse nga ky ent i pavarurur. Me ligj kështu është. – thotë Elezi për Faktoje duke shtuar se të dhënat për konsumin e familjeve duhet të ishin bërë publike nga ERE.

Por kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti sqaron për Faktoje se vendimi i qeverisë vjen në kushtet e një situatë të jashtëzakonshme dhe sipas tij është brenda kornizave ligjore.

“Do të mblidhet bordi dhe do të marrë një vendim vetëm për fashën mbi 800kwh energji. Pastaj mbi 800 kwh, natyrisht atë që ka rekomanduar edhe qeveria. Duhet të kuptojmë që jemi në kushtet e një situate të jashtëzakonshme ku predominojnë tashmë edhe vendimet e qeverisë dhe propozimet e saj. Brenda ligjit është dhe kjo. Kur shpallet një situatë e jashtëzakonshme qeveria merr detyrimin dhe atributin për të vendosur disa gjëra. Ne kemi qënë pjesëtarë të diskutimeve.”- thekson Ahmeti ndërkohë që ende nuk ka marrë zyrtarisht nga kompanitë kërkesat për tarifat e reja.

Referuar proceduarave të mëparshme, Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e OSHEE-së, do të dorëzojë një aplikim pranë ERE-s bashkë duke listuar arsyet e shtrenjtimit të energjisë së bashku me treguesit ekonomikë. Pas kësaj, Bordi i Entit Rregullator mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e OSHEE-së për të dalë me një vendim për çmimin, që mesa duket këtë herë është i vendosur ende pa kaluar këto hallka.

Nisur nga verifikimi i kryer, informacioni i grumbulluar dhe analiza ekspertëve, vendosëm që deklaratën e ministres Balluku se 4 % e popullësisë do të preken nga vendosja e fashës së energjisë, ta kategorizojmë të pavërtetë./abcnews.al/

The post SHIFRAT/ Sa familje do të preken vërtetë nga çmimi i ri i energjisë elektrike pas fashës 800 kWh appeared first on Albeu.com.

Si të kurseni energji elektrike, 10 këshilla që u nevojiten në mënyrë që të mbroni xhepin tuaj
Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë elektrike, në mënyrë që të mbroni xhepin tuaj nga fatura, por edhe për të mbrojtur xhepat tuaj nga fatura e fryrë, po ju japim disa këshilla.

Ndryshoni llambat e zakonshme dhe vendosni llamba ekologjike

Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Konsumojnë pak energji dhe janë të madhësive të ndryshme, gjithashtu janë 12 herë më afatgjate se ato të zakonshmet.

Izoloni ngrohësin e ujit

Izoloni muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet ‘kot’, pasi që shërben për të ngrohur hapësirën. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të ishte mirë t’i izoloni. Edhe pse mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare në fillim, por do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje më vonë.

Frigoriferi

Ky elektroshtepiak shumë i domosdoshëm për ne, është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Konsumon edhe me shumë së klima. Prandaj këshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij.

Kondicioneri

Shumë e nevojshme në ambientet familjare. Këshillohet që në dimër temperatura perfekte është 20 gradë Celsius.

Dushi

Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon, dhe kështu kurseni edhe energjin elektrike. Te termostati i dushit caktojeni temperaturën 50 gradë Celsius. Uji i fortë krijon smërç rreth rezistencës se dushit duke e ulur efiçencën e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj.

Kompjuteri

Fikeni kompjuterin nëse nuk do e përdorni për me shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit.. Ndërrojeni ekranin e vjetër te kompjuterit me një LCD, për të kursyer energji.

Ndryshoni ngrohësin e ujit

Teknologjia sa vjen dhe përparon, prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse e keni një të vjetër, merreni një tjetër me valvula termostatike.

Termoizolimi /Dopio xham për dritaret

Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara e lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji. Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një ambient familjar shkon për ngrohjen. Edhe në rastet e ftohjes së ambientit në verë, termoizolimi luan një rol shumë të rëndësishëm. Sa më mirë i izoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësinë apo freskinë.

Kurseni energjinë kur gatuani

Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi që do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të keni kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht.

Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake nëse nuk është e nevojshme

Aparatet shtëpiake sa janë ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të ishte mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe t’i fikni. Gjithashtu mos harroni t’i fikni dritat.

Sytë te etiketa

Përpara se të blini një pajisje të re shtëpiake, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë më kursimtare me konsumin e energjisë.

The post Si të kurseni energji elektrike, 10 këshilla që u nevojiten në mënyrë që të mbroni xhepin tuaj appeared first on Albeu.com.

Thellohet kriza e energjisë, në bursë rekord 709 euro/MWh në bazë, në rrezik furnizimi
Çmimet e energjisë kanë prekur një tjetër nivel të çmendur në Bursën e Hungarisë për datën 26 gusht duke regjistruar në bazë 708.9 euro/MWh dhe në pik 750 euro/MWh niveli më i lartë që nga nisja e krizës vitin e shkuar.

Në fasha orare rekordin e mbajti data 25 gusht ku për orën 20:00 një megavat/orë energji u tregtua rreth 850 euro/MWh. Prej mesit të gushtit çmimet kanë pasur vazhdimisht një tendencë rritëse duke tejkaluar nivelet që njiheshin më herët si kulminante në çmime dhe që ishin data 25 korrik që erdhi si rezultat i deklaratë për kufizimin e gazit rus në Europë dhe më herët në mars që ishte një përshkallëzim i efekteve pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.

Këto çmime mbeten gjithsesi më të ulëta sesa mesatarja e kësaj jave që është përkufizuar mes 600-750 euro/Mwh.

Kërcimi në këto nivele i çmimit të energjisë në bursa është një sinjal i pastër për situatën e vështirë që pritet të pasojë në vijim dhe burime nga kompanitë e energjisë konfirmojnë se në rrezik mund të vihet edhe furnizimi. Kjo bën sens në kushtet kur flasim për ekonomi të vogla ku bën pjesë edhe Shqipëria. Aktualisht vendi për shkak të çmimeve të larta në bursa ka bazuar furnizimin kryesor në prodhimin e kaskadës rezerva energjetike e të cilës po zbret me shpejtësi. Vetëm pak ditë më parë KESH deklaroi se po prodhohej nga kjo kaskadë rreth 17 mijë/MWh energji që përbën pak a shumë 70 për qind të konsumit ditor. Për shkak të çmimeve të larta KESH anuloi një procedurë blerjeje energjie me një afat 1 javor dhe i është kthyer sërish kërkesave në treg për një periudhë dy ditore me një procedurë të hapur në datë 25 korrik.

Ethet e krizës që sa vijnë dhe po bëhen më të forta kanë shtuar alarmin se nëse situate mbetet e ngjashme rreziku i vërtetë do të pasojë në javët në vijim ku problemi nuk do të jenë më çmimet e papërballueshme por sigurimi i energjisë ku disponueshmëria mbetet e limituar. Aktualisht shpenzimet për blerjen e energjisë kanë tejkaluar shumën e shpenzuar për importet e gjithë vitit të shkuar i cili ishte dhe viti kur nisi kriza e energjisë ndërkohë që mbetet e paqartë sesi do të përballohet në vijim nevoja për importe dhe si do të sigurohen paratë ku deri më tani instrumenti i përdorur ka qenë ai i garancive të dhëna nga shteti për kompanitë e sektorit.

Deri më tani qeveria ka deklaruar se do të vijojë me planin e saj të rishikimit të çmimit për konsumatorët familjarë që konsumojnë më shumë se 800 kwh ku çdo sasi mbi këtë limit do ta paguajnë me çmime tregu dhe paralelisht ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për uljen e konsumit por efektet e këtyre masave mbeten të panjohura./Monitor/

Burimi: Bursa e Hungarisë, përpunime të Monitor

The post Thellohet kriza e energjisë, në bursë rekord 709 euro/MWh në bazë, në rrezik furnizimi appeared first on Albeu.com.

S’ndalet rritja e çmimit të energjisë në Bursa, tejkalon 733 euro/MWh në oraret e pikut
Çmimet e energjisë në Bursën e Hungarisë nuk po ndalin rritjen. Të hënën ky çmim ishte 510 euro/MWH në bazë dhe 596 euro në pik.

Ky është çmimi rekord i arritur në pik që nga nisja e krizës vitin e shkuar nxitur më pas edhe nga lufta Rusi-Ukrainë (shiko grafikun: Çmimi i energjisë në pik dhe bazë, në Bursën e Hungarisë). Ndërkohë për datën 26 korrik çmimi i energjisë pësoi një ulje të lehtë me 1.8% në bazë por rritje me 0.18 për qind në pik në raport me një ditë më parë.

Në analizën e 24 orëve rezulton që për orë të caktuara në pik çmimi i energjisë të ketë arritur nivele të paimagjinueshme. Për shembull 1 MWh energji për orën 17:00 këtë të martë kushtonte 733 euro MWh.

Çmimet që nisën një rritje graduale mes 300-400 eurosh në bazë dhe me luhatje mbi këtë në pik në fillim të korrikut po kthehen në një shqetësim serioz në Europë. Problemi më i madh me të cilën po përballen vendet lidhet me paparashikueshmërinë e situatës se ku mund të ndalet rritja.

Shqipëria vijon të mbetet e ekspozuar ndaj çmimeve të larta të bursa për shkak të situatës problematike hidrike. KESH prej disa javësh po bazonte furnizimin në vend duke ruajtur një raport 50/50 për prodhimin dhe importin duke tentuar një përdorim konservator të kaskadës së Drinit për të ruajtur rezervën energjetike.

Por rritja e frikshme e çmimeve gjatë javëve të fundit dhe sidomos këto ditë ka bërë që Korporatat ë plotësojë shumicën e kërkesës që Furnizuesi i tregut të Lirë ka përmes prodhimit të kaskadë. Ky prodhim varion nga dita në ditë por referuar datës 25 korrik KESH prodhoi rreth 73 për qind të energjisë në kaskadën e Drinit ndërkohë që pjesa tjetër është blerë në tregun e parregulluar.

Importet e energjisë kanë arritur deri më tani afër nivelit që Shqipëria shpenzoi thuajse një vit më parë për gjithë vitin ndërkohë që qeveria ka sinjalizuar se importet mund të kërkojnë 500 milionë euro këtë vit teksa problem mbetet mundësia për të gjetur energji të disponueshme në treg.

Në panoramën e zymtë globale të energjisë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë deklaroi se tashmë rritja globale për energji është duke u ngadalësuar nxitur nga dobësia ekonomike dhe çmimet e larta. Ndërkohë që prodhimi nga burimet e rinovueshme po rritet më shpejt sesa kërkesa në 2022 duke çuar në një ulje të lehtë të emetimeve të karbonit pavarësisht se ka një rritje të përdorimit të qymyrit në Europë për shkak të krizës së gazit./N.Maho

Në ngjyrën Blu volumet e energjisë sipas fashave orare 00:00-24:00. Në ngjyrën gri ecuria e çmimeve sipas fashës. Në datën 26 korrik ora 17:00 një MWh energji është tregtuar me 733 euro/MWh./Monitor/

The post S’ndalet rritja e çmimit të energjisë në Bursa, tejkalon 733 euro/MWh në oraret e pikut appeared first on Albeu.com.

Ahmetaj “zbërthen” skemën: Kush kalon mbi 700 kë/h paguan më shumë, dijeni se nuk u harxhon lavatriçja
Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka prezantuar detaje nga projektligji i ri i qeverisë që pritet të miratohet në vijim.

Ahmetaj u shpreh se kush harxhon më shumë do të paguajë më shumë.

Pra ata që kalojnë fashën 700 kilovat energji elektrike, do ta paguajë me çmimin e tregut pa subvencionim nga shteti.

Ahmetaj theksoi se janë 5 % të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare që do të preken nga kjo skemë.

“Sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve nuk do të ketë rritje të energjisë. Ka një pjesë të vogël gati 5% e familjeve kalojnë mbi 700 kilovat. Dhe në konceptin e progresivitetit ato familje që harxhojnë më shumë se 700 kilovat do trajtohet më shumë. Familjet që harxhojnë nën 700 nuk ndryshon çmimi. Se ato familje që harxhojnë më shumë kanë kapacitet më të madh. Nuk harxhojnë kot. Jemi duke folur për kapacitet më të madh se ai normal. Nuk harxhojnë kot. Se nuk harxhon lavatricja dhe televizori. Këto familje do trajtohen me progresivitet.” tha Ahmetaj. /albeu.com/

The post Ahmetaj “zbërthen” skemën: Kush kalon mbi 700 kë/h paguan më shumë, dijeni se nuk u harxhon lavatriçja appeared first on Albeu.com.

Bekteshi siguron qytetarët: Nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka siguruar qytetarët, që në bazë të projektimeve nuk do të ketë rritje prej 10% të energjisë elektrike.

Megjithatë ka sqaruar se kjo do të mësohet nesër, kur edhe do të dihet çmimi final me të cilin ESM do të marrë pjesë në tenderin publik të EVN Home.

Kësisoj, Bekteshi ka hedhur poshtë edhe mundësinë e rritjes së energjisë elektrike edhe për 30%.

“Çmimin që do ta ofrojë ESM do të ndikojë edhe në çmimin final të energjisë elektrike. Nesër do të sillet vendim se me çfarë çmimi do të marrë pjesë ESM në tenderin publik të EVN Home dhe sipas të gjitha projektimeve, rritje prej 10% nuk do të ketë me çka hidhen poshtë të gjitha analizat e ekspertëve të energjetikës dhe të partive politike se do të ketë rritje prej 30%”, tha Bekteshi, transmeton TV21.

Ka shtuar, se është e vërtetë që kompanitë energjetike kanë kërkuar rritje të energjisë elektrike, “madje edhe 100%”, por kjo siç sqaron Bekteshi, “është gjetur mënyrë që t’u dilet në ndihmë qytetarëve dhe të mos ketë rritje të çmimit të energjisë në 6 muajt e ardhshëm”.

“Unë jam i bindur se as në qershor nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike. Flas për amvisëritë”, tha Brekteshi./TV21

The post Bekteshi siguron qytetarët: Nuk do të shtrenjtohet energjia elektrike appeared first on Albeu.com.

Arben Shkodra: Çmimi i energjisë do rrisë edhe ujin
Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve Arben Shkodra duke folur në “Log.” në ABC paralajmëroi edhe rritje të çmimit të ujit të ambalazhuar. Kjo tha ai pritet të ndodhë në rast të rritjes së energjisë elektrike pasi ambalazhimi do të bëhet duke përdorur energji elektrike të tarifuar më shumë se aktualisht.

“Në këto 30 vite nuk arritëm dot një politikë industriale. Sot nuk kemi një strategji për industrializimin e vendit. Serbia e di shumë mirë që nuk prodhon domate sa ne. Një industri e madhe e ambalazhimit të ujit në Francë krijon ekonomi shkalle duke investuar dhe duke pasur një çmim të ulët, Ne nuk arrijmë dot të kemi ekonomi shkalle.

Jemi vendi i dytë ose i tretë në Europë për ujëmbajtje dhe menaxhojmë 20-30% të atij uji. Ne investojmë sepse themi hajde se do ia dalim. Ne nuk prodhojmë. ¾ e kemi import. Dalin politikanë dhe flasin pse do rritet çmimi i ujit të ambalazhuar. Sepse ai ujë ambalazhohet me energji elektrike të ujit. Ti ujin nuk e merr në xhep e merr me shishe plastike”, deklaroi Shkodra.

Ai theksoi se duhet reflektim, pasi edhe vetë bizneset prodhuese në vend dëmtohen në rast të rritjes së çmimit, sepse produktet e importuara nga jashtë vijnë me kosto më të ulët për shkak të subvencioneve.

“Mendohet që ne duhet të reflektojmë ndaj çdo lloj ndryshimi që shkon në dëm të qytetarit. Nëse unë rris çmimet kuturu unë humbas tregun sepse një vend tjetër e sjell me çmime më të ulëta përmes subvencionimeve. Pse qumështi i Serbisë vjen më lirë se qumështi i prodhuar në Shqipëri. Sepse e subvencionon ai zotëria. Ne bazohemi te industrialistët që kanë para dhe marrin në bankë para.

Ne e kemi lënë biznesin e madh të liberalizuar të energjisë elektrike dhe nuk mund të mos reflektojë te kosto. Ne fatkeqësisht kemi çmime pak më të ulëta se BE por ne varemi nga lënda që marrim në BE. Ne nuk prodhojmë as llamarinë asgjë. Nuk ke nga shkon. Duhet të kuptojmë që strukturën ekonomike nuk e kemi të tillë që të përballojmë kriza dhe goditje. Ne jemi vend i vogël dhe nuk e krijojmë dot ekonominë e shkallës. Duhet të jemi zgjuar që të mos zhvillohemi kuturu por të kuptojmë potencialin që kemi. Ne nuk prodhojmë lëkurë. Një investitor shikon nëse ka apo jo interes”, deklaroi ai./abcnews.al

The post Arben Shkodra: Çmimi i energjisë do rrisë edhe ujin appeared first on Albeu.com.