rritja çmimit të naftës Archives - Albeu.com

Rritja e çmimit të naftës/ Nga dita e nesërme reduktohet me 40% flota e mjeteve të transportit publik: S’kanë miratuar asnjë skemë kompensimi
Sektori i transportit publik në vend ka hyrë në një situatë të rënduar financiare, ndërsa operatorët kanë paralajmëruar masa të forta që pritet të ndikojnë drejtpërdrejt në lëvizjen e qytetarëve.

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban njoftojnë se, pavarësisht problematikave të ngritura prej javësh dhe takimit të zhvilluar më 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete mbështetëse për sektorin.

Në deklaratë theksohet se nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, nuk ka një plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare dhe nuk është përcaktuar asnjë afat për ndërhyrje institucionale.

Po ashtu, sipas tyre, nuk ka nisur as procesi i rishikimit të elementeve fiskale që ndikojnë në kostot operative, si akciza, taksa e qarkullimit apo TVSH.

Operatorët e transportit shprehen se kjo mungesë reagimi ka përkeqësuar ndjeshëm situatën ekonomike të sektorit, duke i vendosur në vështirësi serioze për vijimin e aktivitetit.

Si pasojë, duke filluar nga nesër, transportuesit publikë do të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim me 40%, si masë e detyruar për përballimin e situatës emergjente.

Në njoftim u bëhet thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe planifikim të udhëtimeve, duke theksuar se vendimi nuk vjen si zgjedhje e operatorëve, por si pasojë e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat deklarojnë se mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim me institucionet, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e krizës në sektorin e transportit publik.

Deklarata e plotë:

SHOQATA E TRANSPORTIT

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban informojnë qytetarët se, pavarësisht problematikës së ngritur prej javësh dhe takimit të zhvilluar më datë 01.04.2026 me institucionet përgjegjëse, deri në këtë moment nuk është marrë asnjë masë konkrete

mbështetëse për sektorin e transportit publik.

Kështu konstatojmë se:

a) Nuk është miratuar asnjë skemë kompensimi për rritjen e çmimit të karburantit, pavarësisht kërkesës së përsëritur të operatorëve;

b) Nuk ka një vendim zyrtar apo plan veprimi për lehtësimin e barrës financiare të sektorit;

c) Nuk është dhënë asnjë afat konkret për ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse;

d) Nuk ka nisur asnjë proces për rishikimin ee elementeve fiskale që ndikojnë drejtpërdrejt në kostot operative (akcizë, taksë qarkullimi, TVSH).

Kjo mungesë reagimi dhe veprimi konkret ka përkeqësuar ndjeshëm situatën financiare të operatorëve,

të cilët ndodhen tashmë në kushte tejet të vështira për të përballuar vazhdimin e aktivitetit.

Për pasojë, ju bëjmë me dije se, duke filluar nga nesër do të reduktojmë numrin e mjeteve në qarkullim duke e ulur me 40% flotën në shërbimin e transportit publik, si një masë e detyruar për përballimin e kësaj situate emergjente.

U bëjmë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe të parashikojnë kohën e udhëtimit, duke theksuar

se kjo situatë nuk vjen si rezultat i vullnetit të operatorëve, por si pasojë direkte e mungesës së ndërhyrjes institucionale në kohë.

Shoqatat mbeten të hapura për dialog dhe bashkëpunim, por theksojnë nevojën për ndërhyrje të menjëhershme dhe efektive.

The post Rritja e çmimit të naftës/ Nga dita e nesërme reduktohet me 40% flota e mjeteve të transportit publik: S’kanë miratuar asnjë skemë kompensimi appeared first on Albeu.com.

Luhatjet e çmimit të naftës, rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë
Rritja e çmimit të naftës në vend, ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në transportin ndërqytetas në Korçë. Së fundmi, është shënuar një tjetër rritje e çmimit të biletave në linjën Korçë-Tiranë.

Nga 7 mijë lekë, bileta ka shkuar në 8 mijë lekë, ndërsa për një udhëtim vajtje-ardhje qytetarët duhet të paguajnë 16 mijë lekë.

Qytetarët shprehen se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Ata theksojnë se rritja e vazhdueshme e çmimeve, jo vetëm të biletave por edhe të produkteve të përditshme, po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët përballen me një rritje të tillë. Më herët, çmimet e biletave u shtuan edhe për shkak të problemeve në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas, që ndikuan në kohën dhe shpenzimet e transportit.

Pavarësisht kësaj situateve ata thonë se janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja të tjera jetike, duke mos pasur alternativa të tjera.

Operatorët e transportit jashtë kamerave e justifikojnë këtë rritje me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit, duke theksuar se kostot e shërbimit janë rritur ndjeshëm.

The post Luhatjet e çmimit të naftës, rritet bileta për transportin publik Korçë-Tiranë, qytetarët: Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë appeared first on Albeu.com.