rritja Çmimeve Archives - Albeu.com

Jorida Tabaku: Çmimet janë rritur me mbi 34%, familjet shqiptare mbyllin muajin me borxh, korrupsioni po rëndon koston e jetesës!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si shpërndahen paratë publike.

Në videon e publikuar në rubrikën “Këndi i Javës”, ajo krahasoi vështirësitë e familjeve që jetojnë me pagë me përfitimet që, sipas saj, u shkojnë një rrethi të privilegjuar pranë pushtetit.

Tabaku tha se fillimi i shkollës, u ka shtuar familjeve shpenzime prej 11 mijë deri në 40 mijë lekësh për çdo fëmijë. Këto kosto, sipas saj, i shtohen ushqimit, qirasë, transportit dhe energjisë në një kohë kur pagat nuk po e përballojnë rritjen e çmimeve.

Duke iu referuar llogaritjeve, deputetja tha se një familjeje me dy paga minimale i shkon rreth 90% e të ardhurave për ushqimet bazë dhe qiranë.

Për të mbuluar shpenzimet e tjera, sipas saj, familja mund ta mbyllë muajin me rreth 43 mijë lekë borxh. Ajo solli edhe shembullin e një familjeje me të ardhura mujore prej rreth 130 mijë lekësh, për të cilën llogariti një mungesë prej rreth 9 mijë lekësh në fund të muajit.

“Ky është realiteti i familjeve shqiptare që jetojnë me pagën e tyre”, u shpreh Tabaku. Ajo e cilësoi korrupsionin si një barrë që përfundon te qytetarët dhe kërkoi ndryshimin e një sistemi që, sipas saj, favorizon pakicën ndërsa varfëron familjet shqiptare.

Fjala e plotë:

Kjo ishte java e parë e shkollës dhe, për shumë familje, erdhi me shpenzime të shtuara. Përgatitja e një fëmije për në shkollë u ka kushtuar familjeve nga 11 mijë deri në 40 mijë lekë. Kjo është një kosto që vazhdon të rritet gjatë vitit dhe i shtohet barrës së përditshme të jetesës.

Prandaj ia vlen të flasim për pagat dhe të kuptojmë se si ia del një familje shqiptare me të ardhurat që ka sot. Kush e bën vetë pazarin e di sa e vështirë është të mbyllësh muajin me një pagë të zakonshme, kur përballesh me çmimet e ushqimeve, transportin, shpenzimet e fëmijëve në shkollë, energjinë dhe qiranë.

Këtu ka një problem real. Mesatarisht, rreth 40% e të ardhurave shkon për ushqimet bazë, ndërsa qiraja ose kësti i kredisë mund të marrë edhe 50–60% të tyre.

Marrim shembullin e një familjeje me dy paga minimale. Pothuajse 90% e të ardhurave të saj shpenzohet që në fillim për ushqim dhe qira. Sipas llogaritjeve që kemi bërë, kjo familje mund ta mbyllë muajin me një mungesë prej rreth 43 mijë lekësh, të cilën duhet ta mbulojë duke marrë borxh. Nëse të dhënat që kemi janë të sakta, rreth një në katër familje jeton me pagë minimale.

Le të marrim edhe shembullin e një familjeje me të ardhura mujore prej rreth 130 mijë lekësh. Edhe për të, shpenzimet e muajit i tejkalojnë të ardhurat me rreth 9 mijë lekë. Sipas këtyre llogaritjeve, vetëm një familje me të ardhura rreth 150 mijë lekë në muaj arrin të ketë një shumë të mbetur në fund.

Kjo është historia e përmuajshme e familjeve shqiptare që jetojnë me pagën e tyre. Ato nuk kanë akses te tenderët, koncesionet apo favoret ekonomike që, sipas nesh, ndahen pranë pushtetit. Ato përballen me rritjen e çmimeve, të qirave dhe të çmimeve të apartamenteve.

Këtu qëndron pabarazia: nga njëra anë janë familjet që mezi mbyllin muajin dhe marrin borxh për nevojat e tyre; nga ana tjetër, një pakicë që përfiton nga paratë publike. Sipas shifrave që kemi paraqitur, në 15 vitet e fundit pagat janë rritur me 27%, ndërsa çmimet me mbi 34%. Kjo do të thotë se fuqia blerëse e pagës ka rënë. Familjet e ndiejnë këtë çdo ditë, nga çmimi i karburantit deri te ai i ushqimeve.

Kur flasim për ekonominë, pagat dhe cilësinë e jetës, duhet të shohim çfarë ndodh në tryezën e familjeve shqiptare. Rritja ekonomike që shfaqet në letër, veçanërisht ajo e mbështetur te ndërtimi, nuk përkthehet domosdoshmërisht në mirëqenie për familjet. Ne kemi ngritur shqetësimin se në këtë sektor qarkullojnë edhe para me burim nga korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Realiteti i familjeve nuk mund të shkëputet nga mënyra si përdoren fondet publike. Rastet e KAYO-s, inceneratorëve, tenderëve në shëndetësi dhe AKSHI-t janë, për ne, arsye për të kërkuar përgjegjësi dhe transparencë. Kostoja e korrupsionit rëndon në fund mbi buxhetin publik dhe mbi qytetarët.

Një sistem që u shërben të privilegjuarve, ndërsa familjet përballen me çmime të larta dhe borxhe, nuk mund të jetë përgjigjja për shqiptarët. Shqipëria ka nevojë për ndryshim: për një ekonomi që u shërben familjeve dhe për një të ardhme më të mirë.

The post Jorida Tabaku: Çmimet janë rritur me mbi 34%, familjet shqiptare mbyllin muajin me borxh, korrupsioni po rëndon koston e jetesës! appeared first on Albeu.com.

Jorida Tabaku: Qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve
Ditën e sotme, në një video të publikuar në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas vendimit të qeverisë për uljen me 20% të akcizës së karburanteve, duke e cilësuar këtë si një pranim të vonuar të një të vërtete që, pasi sipas saj, opozita e ka ngritur prej më shumë se një dekade.

Tabaku thekson se për 12 vite me radhë, qeveria ka mohuar ndikimin e taksave në çmimin e karburantit, ndërsa sot, përballë rritjes së çmimeve mbi 200 lekë, detyrohet të ndërhyjë.

Sipas saj, kjo tregon qartë se barra fiskale ka qenë një nga faktorët kryesorë që ka mbajtur çmimet në nivele të larta.

Ajo nënvizon se Shqipëria vijon të ketë një nga çmimet më të larta të karburanteve, jo vetëm në rajon por edhe krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, duke argumentuar se rreth 60% e çmimit përbëhet nga taksat.

Sipas Tabakut, kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës, pasi çmimi i karburantit reflektohet në çdo produkt dhe shërbim që konsumojnë qytetarët.

Në reagimin e saj, Tabaku ngriti gjithashtu shqetësimin për strukturën e tregut, duke theksuar se një numër i kufizuar kompanish dominojnë sektorin, ndërsa mungesa e konkurrencës reale dhe ndërhyrjeve rregullatore ka përkeqësuar situatën.

Ajo akuzon qeverinë se, në vend që të ndërmerrte masa për të mbrojtur qytetarët, ka përfituar nga rritja e çmimeve përmes të ardhurave më të larta në buxhet.

Deputetja e PD kërkoi që çështja e çmimit të karburanteve dhe taksave të larta të diskutohet në mënyrë transparente në Parlament, duke theksuar se qytetarët kanë qenë ata që kanë mbajtur barrën kryesore të kësaj politike.

Sipas saj, është e domosdoshme një qasje e re që garanton çmime më të drejta dhe një treg më të hapur në funksion të konsumatorit.

The post Jorida Tabaku: Qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve appeared first on Albeu.com.

Rritja ekstreme e çmimeve/ Kreu i Komisionit të Konkurrencës: S’kemi çfarë të bëjmë, mos blini parmixhano, por merrni djathë të bardhë
Çmimet më të larta të produkteve në supermarketet shqiptare,  krahasuar edhe me të njëjtat linja tregtimi jashtë vendit është bërë shpesh objekt diskutimi, lidhur me funksionimin e tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri.

Duke folur për këtë çështje, i pyetur nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i Komisionit të Konkurrencës, Denar Biba, tha se institucioni i tij nuk mund të bëjë shumë për këtë fenomen, duke sjellë në vëmendje konceptin e zëvendësueshmërisë së produktit.

“Një nga fjalët kyç në të drejtën e konkurrencës është zëvendësueshmëria. Shoh që disa prej supermarketeve edhe me emër të madh, degë të mëmave të tyre jashtë, kanë çmime më të larta në Shqipëri sesa kompanitë mëma jashtë. Këtu vijmë te një moment që është profesional. Dikush mund të thotë se djathi parmixhano është shumë këtu në x supermarket, sesa po të shkojmë te i vetmi supermarket në Bari apo Ankona. Përgjigja që i jep e drejta e konkurrencës në këto raste është: mos bli djathë parmixhano, bli djathë të bardhë. Mund të jetë e ashpër si përgjigje, por kështu është koncepti i zëvendësueshmërisë, sepse kur themi djathë, nuk nënkuptojmë gjëra tepër specifike”, tha ai.

Sipas analizave të ekspertëve, çmimet përgjithësisht më të larta të produkteve ushqimore në tregun me pakicë në Shqipëri mund të lidhen me një sërë faktorësh, duke filluar nga mungesa e një industrie të zhvilluar ushqimore në vend apo madhësia e vogël e tregut, që nuk lejon shfrytëzimin efikas të ekonomive të shkallës.

Ndërkohë, zhvillimet e viteve të fundit, si rritja e pagave apo rritja e çmimeve të qirave të supermarketeve, logjistikës etj, kanë shtuar kostot.

Megjithatë, z.Biba u shpreh se Autoriteti i Konkurrencës i ka në vëmendje tregjet ushqimore dhe bëri të ditur se ky institucion, është në fazën e hetimit të tregjeve të kafesë dhe të sheqerit.

Ndërkohë, vitin e kaluar ky institucion realizoi një hetim të thelluar në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë.

Në përfundim të hetimit, Autoriteti gjobiti gjashtë ndërmarrje të tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta–perimeve, për sjellje të bashkërenduar në përcaktimin e çmimeve të këtyre produkteve. Ndërmarrjet në fjalë u gjobitën në masën e 0.15% të xhiros së vitit paraardhës./Monitor.al

The post Rritja ekstreme e çmimeve/ Kreu i Komisionit të Konkurrencës: S’kemi çfarë të bëjmë, mos blini parmixhano, por merrni djathë të bardhë appeared first on Albeu.com.

Nga hotelet, qiratë, kafetë dhe argëtimi, si turistët ndikuan në rritjen e çmimeve në dhjetor
Në muajin dhjetor, teksa inflacioni ishte 2.2%, tre grupe, të lidhura direkt me aktivitetin e turistëve sollën rreth 54% të rritjes së së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT, grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi me 0.96 pikë përqindje; “Hotele, kafene dhe restorante”, me 0.15 pikë përqindje dhe “Argëtim dhe kulturë” me 0.08 pikë përqindje.

Ndërsa në dhjetor ishte më e dukshme, kjo tendencë ka qenë e pranishme përgjatë gjithë vitit. Sipas INSTAT, inflacioni mesatar në ekonomi ishte 2.2% në vitin 2025, por struktura e tij tregon se një pjesë e rëndësishme e rritjes së çmimeve buron nga turizmi, përmes akomodimit, shërbimeve, ushqimit jashtë shtëpisë, transportit dhe qirave dhe kafeve e restoranteve.

Të dhënat e INSTAT për 2025, tregojnë se presionet inflacioniste po përqendrohen dhe po bëhen më selektive, të lidhura më shumë me kërkesën sezonale dhe flukset turistike, sesa me fuqinë vendase të konsumit.

Në krye të rritjes vitin e kaluar qëndruan shërbimet e akomodimit, me një rritje prej 6.5%, si dhe argëtimi dhe kultura (+5.6%), duke reflektuar zgjerimin e aktivitetit turistik dhe rritjen e kërkesës për shërbime rekreative.

Paralelisht, janë shtrenjtuar ndjeshëm edhe shërbimet dhe produktet e konsumit jashtë shtëpisë, si kafeja, çaji dhe kakaoja (+5.4%), pijet alkoolike (mbi 3%), si dhe ushqimet që përdoren gjerësisht nga sektori i bareve dhe restoranteve, si mishi dhe bylmeti.

Shërbimet e transportit u rritën me 3.9%, pavarësisht se grupi i transportit në total shfaq rënie, për shkak të uljes së çmimeve të karburanteve.

Kjo ndarje tregon se kërkesa turistike ka rritur koston e shërbimeve, edhe kur faktorë të tjerë kanë vepruar në drejtim të kundërt.

Një element kyç në strukturën e inflacionit të vitit 2025 janë qiratë, të cilat shënuan rritje mesatare prej 4.5%.

Rritja ishte e fortë në gjysmën e dytë të vitit, ku kulmi arriti në dhjetor me 8%. Ky zhvillim lidhet ngushtë me orientimin e një pjese të konsiderueshme të banesave drejt tregut të qiradhënies afatshkurtër për turistët, veçanërisht në zonat urbane dhe bregdetare.

Përshpejtimi i rritjes në fund të vitit 2025 tregon se presioni mbi tregun e strehimit pritet të vijojë edhe në muajt në vijim, duke e kthyer çështjen e qirave nga një problem tregu në një sfidë sociale dhe ekonomike.

Në mungesë të politikave për rritjen e ofertës së banesave të përballueshme dhe frenimin e spekulimit, ritmi aktual i rritjes sugjeron se qiratë në Shqipëri po hyjnë në një fazë të re shtrenjtimi, shumë më agresive se ajo e viteve të mëparshme.

Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare në segmentin e qirave rezidenciale, sivjet çmimet për apartamente 1+1 në Tiranë, kanë arritur deri në 900 euro në muaj në zonat më të kërkuara të qytetit.

Të dhënat nga agjencitë e pasurive të paluajtshme tregojnë se tregu i qiradhënies po shënon rritje të vazhdueshme, me çmime që janë rritur mesatarisht 6 deri në 57% në vetëm një vit.

Rritja e çmimeve ka qenë e pranishme edhe në disa nën-grupe të tjera që lidhen me turizmin, të tilla si furnizimi i hoteleve me mobilie dhe tapiceri, importet dhe çmimet e të cilave janë rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Çmimet e tekstileve dhe tapeteve u rritën 5–6.4%.

Në vitin 2025, vendin e kanë vizituar më shumë se 12 milionë shtetas të huaj, të cilët kanë rritur kërkesën për shërbime të shumta, por ka kryesuar, akomodimi, kafeja e restorantet e argëtimi, çka siç shihet nga të dhënat e inflacionit, po përkthehet në një shtrenjtim të kostos së jetesës për vendasit./Monitor

The post Nga hotelet, qiratë, kafetë dhe argëtimi, si turistët ndikuan në rritjen e çmimeve në dhjetor appeared first on Albeu.com.

Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta, rriten qumështi, djathi dhe veza
Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte 2.1% sipas të dhënave zyrtare të INSTAT.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin nëntor është ndikuar kryesisht nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,51 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilie, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,21 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,13 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,06 pikë përqindje, çmimet e grupit “Transporti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje secili.

Krahasuar me muajin nëntor 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,0%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,8%, “Argëtim dhe kulturë” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,3%, Shërbimi arsimor” me 1,9%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,5%, “Komunikimi” me 1,3%, “Transporti” me 0,8%, “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” me 0,6% secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “Qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,9%, pasuar nga nëngrupet “Vajra dhe yndyrna” me 4,6%, “Peshk” me 3,3%, “Mish” me 2,9%, etj.

Krahasuar me muajin Tetor 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 0,8%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 %, “Transporti” me 0,2 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1% secili./Monitor

The post Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta, rriten qumështi, djathi dhe veza appeared first on Albeu.com.

Çmimet po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken! Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë në dy vitet e fundit
Në muajin tetor inflacioni bazë u rrit përsëri dhe arriti nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë u rrit në 3.13%, nga 3.07% që kishte qenë për shtatorin.

Gjithashtu, inflacioni bazë ka thelluar rritjen me bazë vjetore. Në tetorin e vitit të kaluar, inflacioni bazë kishte qenë në nivelin 2.19%.

Nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

Inflacioni bazë përjashton kryesisht ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga luhatjet me natyrë më afatshkurtër.

Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për tetorin u rrit në 3.5%, nga 3.4% që kishte qenë për shtatorin dhe ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2% të një viti më parë.

Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.

Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin tetor u rrit në 3.36%, nga 3.28% që kishte qenë në muajin shtator.

Sipas INSTAT, inflacioni total në ekonomi, i matur për të gjithë shportën e mallrave dhe shërbimeve të konsumit për tetorin ra në 2.3%, nga 2.4% që kishte qenë për muajin shtator, por në rritje nga niveli prej 1.9% që kishte qenë një vit më parë.

Në raportin e politikës monetare për tremujorin e katërt të vitit, Banka e Shqipërisë vlerëson se presionet e brendshme inflacioniste janë forcuar, në pasqyrim të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, kushteve të shtrënguara në tregun e punës, si dhe rritjes së çmimit të qirave.

Analiza e inflacionit sipas kategorive kryesore të shportës tregoi se çmimet e komponentëve më të qëndrueshëm të inflacionit ku përfshihen shërbimet, strehimi dhe mallrat e konsumit afatgjatë ishin kontribuuesit kryesore në formimin dhe rritjen e inflacionit total në tremujorin e tretë.

Në veçanti, kategoria e strehim-qirasë përjetoi një zgjerim të inflacioni dhe të kontributit përkatës në inflacionin total.

Inflacioni mesatar i kësaj kategorie arriti në 5.8% gjatë tremujorit të tretë, duke qenë rreth trefishi i mesatares së 12 muajve paraardhës dhe rreth 2.5 herë më i lartë se mesatarja e periudhës qershor 2021- qershor 2025.

Kontributi i kësaj kategorie në inflacionin total u rrit në 0.8 pikë përqindjeje, nga 0.3 pikë përqindjeje mesatarisht për 12 muajt paraardhës.

Rritje graduale të inflacionit u shënuan edhe në nëngrupet e shërbimeve të lidhura kryesisht me turizmin, si ato të hotele-restorante-kafene, por edhe të shërbimeve të mirëmbajtjes së shtëpisë, arsimit, në pasqyrim të rritjes së kërkesës dhe të kostove të punës në sektorët e tjerë të shërbimeve etj.

Në të kundërt, presionet inflacioniste nga jashtë mbeten të dobëta, të kushtëzuara nga çmimet e ulëta të lëndëve bazë në tregjet ndërkombëtare dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit të Lekut.

Kjo duket të jetë arsyeja kryesore pse inflacioni në total ngelet ende poshtë objektivit, pavarësisht forcimit të presioneve për rritjen e çmimeve nga ekonomia e brendshme./ Monitor

The post Çmimet po rriten, edhe pse zyrtarisht nuk duken! Inflacioni bazë arrin nivelin më të lartë në dy vitet e fundit appeared first on Albeu.com.