rritet Archives - Albeu.com

Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emrin e personit që paraqitet si pronar përfitues.

Projektligji i ri “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, tashmë në konsultim, kërkon që subjektet të dokumentojnë mënyrën se si kanë identifikuar pronarin real, hallkat e strukturës së pronësisë dhe mekanizmin përmes të cilit ushtrohet kontrolli përfundimtar.

Sipas draftit, subjektet raportuese duhet “të mbajnë të dhëna dhe dokumente shoqëruese të duhura, të sakta e të përditësuara”, mbi bazën e të cilave përcaktohen pronarët përfitues dhe lloji i kontrollit të ushtruar prej tyre.

Detyrimi nuk kufizohet te dokumentet që provojnë zotërimin e drejtpërdrejtë të aksioneve. Projektligji e përkufizon pronarin përfitues si individin që ka në pronësi ose “kontrollon i fundit” një person juridik, përmes aksioneve, kuotave, të drejtave të votës, pjesëmarrjes në kapital apo “kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera”.

Për strukturat me disa kompani ndërmjetëse, drafti parashikon ndjekjen e pronësisë indirekte në të gjitha nivelet. Pjesëmarrjet në secilën hallkë të zinxhirit duhet të shumëzohen, ndërsa rezultatet e zinxhirëve të ndryshëm të mblidhen.

Teksti kërkon që në këtë vlerësim të merren parasysh “të gjitha kuotat/aksionet në çdo nivel pronësie”. Kur aksionari i një kompanie shqiptare është një person juridik tjetër, subjekti duhet ta ndjekë strukturën deri te individi në fund të zinxhirit dhe të ruajë dokumentet mbi të cilat është mbështetur llogaritja.

Projektligji trajton edhe rastet kur kontrolli nuk buron vetëm nga përqindja e kapitalit. Në përkufizimet e reja përfshihen funksionet drejtuese e mbikëqyrëse dhe marrëveshjet që mund t’i japin një personi ndikim mbi vendimmarrjen.

Drafti përkufizon “marrëveshjen formale të emërimit” si kontratën ku një person udhëzon një tjetër të veprojë në emër të tij, për shembull si drejtor, aksionar ose themelues.

Për identifikimin e kontrollit real mund të marrin rëndësi marrëveshjet ndërmjet ortakëve, prokurat, kontratat e administrimit dhe aktet që tregojnë se kush emëron ose udhëzon drejtuesit. Për organizatat jofitimprurëse, kontrolli i fundit efektiv lidhet me personin që përcakton vendimet ose kontrollon zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse apo ekzekutive.

Rregulla më të hollësishme vendosen edhe për trustet dhe organizimet ligjore të ngjashme. Për këto struktura duhet të identifikohen krijuesi, kujdestari ose i mirëbesuari, mbrojtësi, përfituesit dhe çdo individ tjetër që ushtron kontrollin përfundimtar.

Regjistri duhet të përmbajë gjithashtu të dhëna mbi aktin e themelimit, qëllimin, pasuritë e administruara dhe vendin nga ku drejtohet organizimi. Informacioni i deklaruar nuk do të qëndrojë i izoluar në regjistër.

Sipas projektligjit, Regjistri i Pronarëve Përfitues duhet të mbledhë në kohë reale të dhëna nga regjistra të tjerë shtetërorë, ndërsa Qendra Kombëtare e Biznesit do të përgjigjet për administrimin, përpunimin dhe ruajtjen e tyre.

Kontrolli dokumentar merr peshë kur bankat, institucionet financiare ose subjektet e tjera të detyruara konstatojnë se informacioni në regjistër nuk përputhet me të dhënat e mbledhura gjatë verifikimit të klientit. Në këto raste, kompania duhet ta përditësojë informacionin, nëse mospërputhja është e saktë, ose të konfirmojë të dhënat ekzistuese.

Regjistri u krijua pas kërkesave ndërkombëtare për më shumë transparencë

Ligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues u miratua në kuadër të forcimit të transparencës së pronësisë dhe zbatimit të rekomandimeve ndërkombëtare kundër pastrimit të parave.

Në dhjetor 2018, MONEYVAL, organi i Këshillit të Europës që vlerëson sistemet kombëtare kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i kërkoi Shqipërisë të përmirësonte efektivitetin e sistemit. Në qershor 2019, Kuvendi miratoi pesë ligje me synimin për të adresuar rekomandimet e këtij institucioni dhe për të forcuar kuadrin parandalues.

FATF, organizmi ndërqeveritar që vendos standardet globale kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, e përfshiu Shqipërinë në shkurt 2020 në listën e juridiksioneve nën monitorim të shtuar, e njohur si “lista gri”. Shqipëria doli nga ky monitorim më 27 tetor 2023, pasi FATF vlerësoi se vendi kishte përfunduar planin e veprimit.

Në të njëjtën periudhë u ngrit edhe kuadri ligjor për pronësinë përfituese. Komisioni Europian raportoi se ligji për krijimin e regjistrit u miratua në korrik 2020, ndërsa regjistri u bë funksional në fund të qershorit 2021, me të dhëna nga bizneset dhe organizatat jofitimprurëse.

Në qershor 2023, MONEYVAL vlerësoi se Shqipëria kishte përmirësuar përputhshmërinë teknike me Rekomandimin 25 të FATF-së, që lidhet me transparencën dhe pronësinë përfituese të trusteve dhe organizimeve të tjera ligjore.

Edhe raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë 2025 nënvizonte se “Regjistri i Pronarëve Përfitues është funksional” por një tjetër dokument tjetër zyrtar i Komisionit, i lidhur me programimin e financimit për Ballkanin Perëndimor, evidentonte se pavarësisht kësaj vijojnë sfidat në zbatimin e ligjeve kundër pastrimit të parave dhe në zbatimin e plotë të regjistrit./MONITOR

The post Rritet barra e provës për bizneset, dokumente për zinxhirin e pronësisë dhe kontrollin real appeared first on Albeu.com.

Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nevojën e bizneseve për të konkurruar në kushtet e mungesës së fuqisë punëtore.

Megjithatë, struktura e pagave tregon se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë punëdhënëse vazhdon të përballet me të ardhura modeste.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në tremujorin e parë të vitit 2026, paga mediane mujore bruto ka arritur një në 74,010 lekë me rritje vjetore 19%. Kjo do të thotë se 50 për qind e punonjësve me pagë paguhen me 74,010 lekë në muaj bruto.

Saktësisht, gjysma e punonjësve në vend marrin një pagë neto më pak se rreth 60,000 lekë në muaj (pas zbritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat), ndërsa gjysma tjetër paguhet mbi këtë nivel.

Ndryshimi më i fortë është regjistruar pikërisht në tremujorin e parë 2026, ku paga mediane u rrit me 11.2% në krahasim me fundin e vitit 2025, si rrjedhojë e efekteve të pagës minimalë që ka sjellë efekt zinxhir në të gjithë kategorinë e pagave.

Nga ana tjetër, paga mesatare bruto ka vijuar rritjen, por me ritme më të përmbajtura. Në tremujorin e parë 2026, arriti në 90,119 lekë me rritje vjetore 9.6%.

Paga mesatare ishte 18% më e lartë se paga mediane. Kjo diferencë u ngushtua në krahasim me vitin 2025, pasi pagat e ulëta dhe ato të nivelit të mesëm kanë pësuar një rritje më të shpejtë sesa pagat shumë të larta, të cilat zakonisht anojnë treguesin e mesatares.

Ndryshe nga paga mesatare, e cila ndikohet nga pagat shumë të larta të një pakice, paga mediane është treguesi më i saktë i standardit real të jetesës shoqërisë.

Për ekspertët e ekonomisë, shifra prej rreth 60 mijë lekësh neto për gjysmën e forcës punëtore mbetet një sfidë e hapur për konsumin dhe fuqinë blerëse të familjeve shqiptare.

Aftësia e saj për të mbuluar nevojat e jetesës varet pothuajse nga fakti nëse individi ka ose jo detyrim qiraje, sidomos në një treg me kosto në rritje si ai i Tiranës.

Për një person që jeton i vetëm dhe duhet të paguajë qira, kjo pagë mjafton vetëm për të mbuluar mbijetesën dhe nevojat më kritike ekzistenciale.

Pjesa më e madhe e të ardhurave, pothuajse gjysma e tyre, shkon menjëherë për strehimin në një zonë periferike ose në një garsoniere modeste. Nëse individi nuk ka shpenzime strehimi, e njëjta pagë ofron një jetesë më të qëndrueshme për një person të vetëm.

Përllogaritjet tregojnë se për të pasur një jetë me dinjitet pa shtrëngime të forta, paga neto 60 mijë lekë në muaj funksionon mirë vetëm si një pagë e dytë brenda një familjeje ose për një të ri që sapo hedh hapat e parë në tregun e punës dhe nuk ka ende ngarkesa familjare ose qira./Monitor

The post Paga mesatare rritet, por gjysma e të punësuarve në vend marrin më pak se 60 mijë lekë neto në muaj appeared first on Albeu.com.

Pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare
Çmimet e naftës pësuan një rritje të ndjeshme, duke arritur mbi 110 dollarë për fuçi, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, publikoi një mesazh kërcënues ndaj Iranit në rrjetet sociale.

Nafta Brent u rrit fillimisht me 1.6%, duke arritur në 110.85 dollarë për fuçi, përpara se të tërhiqej lehtë gjatë tregtimit të mëngjesit në tregjet aziatike.

Ndërkohë, nafta amerikane regjistroi një rritje më të moderuar prej 0.3%, duke shkuar në 111.80 dollarë për fuçi.

Rritja e menjëhershme e çmimeve erdhi pasi Trump shtoi presionin ndaj Iran, duke paralajmëruar sulme ndaj infrastrukturës kyçe, përfshirë urat dhe centralet energjetike, nëse Teherani nuk tërhiqet nga kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Paralelisht me zhvillimet në tregun energjetik, edhe tregjet aksionare në Azi shënuan rritje. Indeksi Nikkei 225 në Japoni u rrit me 1.6%, ndërsa indeksi Kospi në Korenë e Jugut shënoi një rritje prej 0.9%.

Analistët vlerësojnë se tensionet gjeopolitike në Lindjen e Mesme, vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në luhatjet e çmimeve të energjisë dhe në stabilitetin e tregjeve globale.

The post Pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit rritet sërish çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare appeared first on Albeu.com.

Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë
Çmimi i Bukës në qytetin e Korçës, ka pësuar një rritje të ndjeshme. Sipas qytetarëve, buka disa ditë më parë ka kushtuar rreth 120 lekë, ndërsa sot çmimet variojnë nga 140 deri në 150 lekë, përfshirë edhe bukët masive.

Konsumatorët pranojnë se janë përballur me një fillim të papritur të kostos në dyqanet që blejnë bukë.

“120 e mora dje, 140 e mora sot. Ndaj po shikoja lekët. Unë nuk e dija, tani vajta për herë të parë. Më parë e merrja me 120 lekë. E përballojmë, se përballojmë, por do e marrim se s’bën”, është shprehur një qytetar.

Sakaq, një qytetar tjetër është shprehur se mielli nuk është rritur, ndërsa buka po, dhe sipas tij është e papërballueshme.

“120 lekë tani e merr 140-150 lekë. Mielli nuk është rritur, se miellin unë ua sjell. Nuk është e përballueshme se nuk është rritur gjë, pse të rritet buka? Bile këta e rritën e nuk e ulën herën e parë, siç u ul mielli, por këta si shoqatë nuk e ulën hiç. Buka është e domosdoshme. Nuk është e përballueshme, si do jetë? Shumë gabim sa ska ku më të vejë”, është shprehur banori.

Ndërkohë, pronarët e furrave të një qyteti konfirmojnë çmimin e tyre, duke se ajo ka ardhur si pasojë e rritjes së shpenzimeve edhe në kushte kur mielli nuk ka pësuar ndryshim në çmim.

The post Rritet çmimi i bukës në qytetin e Korçës, arrin në 150 lekë appeared first on Albeu.com.

Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me 15% për ata që kanë shkaktuar dëme
Që nga fillimi i këtij viti, ka hyrë në fuqi aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm të mjeteve për përgjegjësitë motorike ndaj palëve të treta (TPL).

Ky sistem nënkupton se drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dëme gjatë vitit paraardhës do të paguajnë prime më të larta sigurimi, ndërsa ata që nuk kanë shkaktuar dëme do të paguajnë prime më të ulëta.

Sipas llogaritjeve të kryera me aplikacionet automatike që ofrohen nga kompanitë e sigurimit në faqet e tyre të internetit, malusi apo penalizimi për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme do të jetë ndjeshëm më i lartë se bonusi për ata drejtues mjeteve që nuk kanë shkaktuar dëme.

Vitin e kaluar, çmimi minimal i sigurimit të detyrueshëm, i llogaritur me parametrat më të ulëta të riskut (makina me fuqi motorike më të ulët se 1300 cm3, me vjetërsi deri në pesë vjet, me drejtues me përvojë më shumë se dy vite, individë dhe të regjistruar në një nga qarqet me shpeshtësinë më të ulët të dëmeve) ishte afërsisht 15500 lekë.

Për këtë vit, një drejtues mjeti me të njëjtat parametra dhe që nuk ka shkaktuar asnjë dëm gjatë vitit 2024, do të paguajë afërsisht 15000 lekë.

Për qarqet e tjera, duke përfshirë Tiranën, vitin e kaluar çmimi minimal i siguracionit TPL ishte afërsisht 16 mijë lekë, ndërsa këtë vit do të jetë rreth 15400 lekë, në rastin kur drejtuesi i mjetit nuk ka shkaktuar dëme.

Bonusi që përfitojnë drejtuesit e mjeteve pa historik dëmesh do të jetë rrjedhimisht në intervalin 3-4%, me ndryshime të vogla midis kompanive.

Ndërkohë, malusi apo penalizimi që do të kenë drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar të paktën një dëm vitin e kaluar do të jetë më i lartë.

Komponenti malus ka një ndryshim pak më të madh mes kompanive të ndryshme.

Shtrenjtimi për drejtuesit që kanë shkaktuar një dëm vitin e kaluar, krahasuar me tarifat e aplikuara gjatë 2025, do të jetë në intervalin 15%-20%, në varësi të kompanisë së sigurimit.

Për drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme vitin e kaluar, shtrenjtimi, në varësi të kompanisë, do të jetë në intervalin 33%-38%, krahasuar me tarifat e aplikuara vitin e kaluar.

Nëse krahasojmë çmimet e këtij viti mes drejtuesve që nuk kanë shkaktuar asnjë dëm dhe atyre që kanë shkaktuar një dëm, ndryshimi fillon nga 19% deri në 27%, në varësi të kompanive.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve që kanë shkaktuar dy ose më shumë dëme, do të paguajnë një prim sigurimi më të lartë në intervalin 37% deri në 42%, krahasuar me ata drejtues mjetesh që nuk kanë shkaktuar dëme.

Aplikimi i sistemit bonus-malus është i parashikuar në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, që ka hyrë në fuqi qysh në vitin 2021.

Megjithatë, ligji e parashikon si të drejtë të kompanive të sigurimit, por jo një detyrim.

Zbatimi i parimit bonus-malus u bë i mundur vetëm pas miratimit të rregullores “Për përcaktimin e faktorëve të riskut që përfshihen në përllogaritjen e primit për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Kjo rregullore hyri në fuqi në fillim të vitit 2025, por pa përfshirë elementin bonus-malus, që ka nisur të aplikohet prej 1 janarit të këtij viti./Monitor

The post Sigurimi i makinës, çmimi këtë vit rritet me 15% për ata që kanë shkaktuar dëme appeared first on Albeu.com.

Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës
Me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë, si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të dy gjinitë, sipas ndryshimeve që hynë në fuqi në janar të vitit 2015.

Reforma e ndërmarrë 10 vite më parë parashikoi një rritje graduale e moshës dhe vjetërsisë në punë, ç`ka lidhet direkt me masën e pensionit.

Konkretisht nga 61-vjeç e 10 muaj në 2025 nga ky vit i ri gratë do të dalin në pension pasi të mbushin 62- vjeç, kurse për burrat do të vazhdojë të jetë 65-vjeç.

Për të dyja gjinitë rriten edhe vitet e punës, për të marrë pension të plotë nga 38 vite e 8 muaj në 39 vite punë.(grafik)

“Aktualisht në Shqipëri janë rreth 750 mijë pensionistë, pjesa dërrmuese janë të pakënaqur me vlerën që marrin në fund të muajit, pasi gati 55% e pensioneve në vend janë të pjesshme, për mungesë të viteve të punës”, shprehet Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie.

Me fillimin e vitit 2026, hyn në fuqi dhe vendimi qeverisë për rritjen e pensioneve nëpërmjet bonuseve mujore.

Konkretisht 1,800 lekë në muaj për pensionet urbane me vite të plota pune, 800 lekë/muaj për pensionet urbane të pjesshme dhe 1000 lekë në muaj për pensionet rurale. 700 lekë për pensionet familjare dhe 600 elkë për pensionet e invaliditetit.)

“Por gjithsesi dhënia e bonuseve mujore duke nisur nga janari që vjen nuk rrit bazën e pensionit, pasi indeksimi edhe në tetor të 2026-ës do të bëhet mbi pensionin bazë dhe jo mbi bonusin. Një skemë e tillë sipas qeverisë do të përdoret deri në fund të këtij derisa pensionet të arrijnë në minimal në 200 euro dhe mestar në 400 euro”, shton ekspertja e ekonomisë.

Ndërsa viti 2026, sapo ka nisur ministria e financiar lajmëron se brenda këtij viti, pritet reformimi i skemës së pensioneve me synim rritjen e qëndrueshmërisë dhe përfitimit.

Autoritetet thonë se rezultatet e para do të ndihen gradualisht, duke vendosur bazat për një sistem më të drejtë e të sigurt për pensionistët e sotëm dhe të ardhshëm.

MOSHA E DALJES NË PENSION

GRATË 2025 61-vjec e 10 muaj 2026 – 62-vjec

BURRAT 2025 65-vjec 2026 – 65-vjec

RRITJA QË DO TË PËSOJNË PENSIONET NË VITIN 2026

Urban i plotë 1800 lekë

Urban i pjesshëm 800 lekë

Rural 1000 lekë

Familjare 700 lekë

Invaliditeti 600 lekë

The post Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës appeared first on Albeu.com.

Rritet paga mesatare për drejtuesit e parë të Policisë së Shtetit, ja kush përfiton
Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, njoftoi nivelin e rritjes së pagave për punonjësit e Policisë së Shtetit, që do të hyjë në fuqi nga janari 2026.

Sipas ministres, pagat bazë dhe shtesat për kushte pune dhe ushqim do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike të strukturës së policisë nga inspektorët e thjeshtë deri te drejtuesit e lartë.

Pas kësaj rritjeje, paga mesatare për drejtuesit e parë do të arrijë deri në 171,500 lekë, duke përfaqësuar një tjetër hap në mbështetje të forcave të rendit dhe sigurisë publike.

Koçiu theksoi se ky vendim, është pjesë e angazhimit të qeverisë për të përmirësuar kushtet e punës dhe motivimin e punonjësve të rendit, të cilët janë në vijën e parë të shërbimit ndaj qytetarëve.

Nga 1 janari 2026, pagat bazë dhe shtesat për ushqim dhe kushtet e punës të punonjësve të Policisë së Shtetit, do të rriten në të gjitha nivelet hierarkike. Paga mesatare llogaritet për punonjësit me një vjetërsi mesatare prej 15 vjetësh.

Detajet sipas kategorive:

Inspektori i thjeshtë, paga bazë nga 80,500 lekë rritet në 84,525 lekë (+4,025 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 100,000 lekë

Nënkomisari, paga bazë nga 95,500 lekë rritet në 101,000 lekë (+5,500 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 116,000 lekë

Komisari, paga bazë nga 105,000 lekë rritet në 110,600 lekë (+5,600 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 125,600 lekë

Kryekomisari, paga bazë nga 115,500 lekë rritet në 120,825 lekë (+5,325 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 135,075 lekë

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, paga bazë nga 130,500 lekë rritet në 141,450 lekë (+10,950 lekë).

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 156,450 lekë

Drejtuesi i Parë, paga bazë nga 145,500 lekë rritet në 156,825 lekë (+11,325 lekë)

Me shtesat për ushqim dhe kushtet e punës, paga mesatare arrin në 171,575 lekë.

The post Rritet paga mesatare për drejtuesit e parë të Policisë së Shtetit, ja kush përfiton appeared first on Albeu.com.

Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja
Nga dita e nesërme 1 nëntor 2025, qytetarët që përdorin linjën e transportit urban Kamëz–Tiranë, do të përballen me rritje të çmimit të biletës dhe abonesë mujore.

Bileta e transportit publik do të kushtojë 50 lekë, nga 40 lekë që kushtonte deri më sot, ndërsa abonimi mujor është rritur në 14000 lekë, nga 12000 lekë që ka qenë.

Operatori i linjës, ka dorëzuar pranë Drejtorisë së Transportit të Bashkisë Kamëz një kërkesë për rritjen e tarifës, të mbështetur me analizë të detajuar të kostove dhe argumente ekonomike.

Në dokument thuhet se shtimi i çmimeve të karburanteve dhe i shpenzimeve operative e bën të nevojshme përshtatjen e tarifës aktuale.

Më pas, Bashkia Kamëz, e drejtuar nga kryebashkiaku Rakip Suli, ka hartuar një relacion teknik dhe financiar për arsyetimin e ndryshimit të çmimit.

Ky propozim, është shqyrtuar nga komisionet përkatëse të Këshillit Bashkiak që mbulojnë ekonominë, financat dhe transportin, dhe në fund është miratuar me votim nga Këshilli Bashkiak.

Vendimi për rritjen e çmimit të biletës dhe abonesë mujore, ka sjellë revoltë te qytetarët të cilët për mediat janë shprehur të pakënaqur në një kohë kur rritja e çmimeve po ndjehet kudo.

The post Rritet çmimi i transportit publik, ja sa do të kushtoje bileta dhe aboneja appeared first on Albeu.com.

Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, bën publike se 13 gushti, ishte dita me konsumin më të lartë të energjisë për vitin 2025.

Ajo theksoi se konsumi i energjisë në 2025, është rritur me 2.2%, krahasuar me 2024.

Ministrja Balluku, pohoi se furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira

“E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij”, shtoi ai.

“Këtu nga salla SCADA e Operatorit të Transmetimit të energjisë po bëj një pasqyrim të përmbledhur mbi situatën energjetike në vend, nivelin e konsumit të energjisë gjatë sezonit turistik veror dhe angazhimin e të gjithë strukturave publike të sektorit për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji gjatë këtij sezoni turistik kaq të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Të dhënat e rrjetit tregojnë një rritje të vazhdueshme të konsumit nga viti në vit, në të gjithë elementët e tij, referuar të dhënave të Operatorit të Shpërndarjes të Energjisë, konsumi i energjisë elektrike, krahasuar me një vit më parë, me vitin 2024, u rrit me 2.2% ose me 41,885 megavatorë. Krahasuar me vitin 2023 u rrit me 10.3% ose me 18,4151 megavatorë.

Nëse do ta krahasonim me vitin 2019, si viti para pandemisë dhe krizës energjetike, në muajin qershor dhe korrik të vitit 2025 kemi një rritje respektive të konsumit mujor me 21.5% dhe 30.7%. E përkthyer në sasi energjie elektrike, rritja vetëm për këto dy muaj është sa konsumi i total i konsumatorëve familjarë për muajin Prill 2025 apo rreth 217,000 MWh.

Sa i përket konsumit ditor, tashmë mund të klasifikojmë hapur se dita me konsumin më të lartë në vend nuk i përket muajve të dimrit, por muajve të verës. Data 13 Gusht 2025 me një konsum prej 27,995 MWh, ka kaluar ditën që zakonisht është ajo me konsumin më të lartë në vend, 31 dhjetorin, e cila në fundin e vitit 2024 ka qenë 27,438 MWh. Konsumi mesatar ditor në vitin 2025 në rang vendi është 20,856 MWh, ndërkohë që në vitin 2024 ishte 20,610 MWh dhe në vitin 2023 ishte 18,593 MWh, rritje që tregon dukshëm zhvillmini e qëndrushëm ekonomik të vendit sidomos në dy viteve të fundit.

E megjithëse sistemi elektroenergjetik dhe rrjeti janë ekspozuar në kërkesën më të lartë historike të konsumit, furnizimi me energji elektrike në vend edhe në zonat me interes në ekonominë e turizmit, ka vijuar të jetë në standardet më të mira të tij.

Ka qenë një sezon i vështirë dhe për shkak të situatës së zjarreve që kanë kërcënuar në jo pak raste nënstacionet dhe linjat e transmetimit. Skuadrat e OST dhe OSHEE kanë qenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri dhe janë angazhuar në mënyrë aktive në fikjen e zjarreve dhe mbrojtjen e aseteve tona energjetike.

Ndaj dua të përgëzoj dhe të falënderoj të gjithë ata punonjës të cilët jo vetëm qëndruan në gatishmëri për të rivënë në punë rrjetin e ndikuar nga zjarret, por dhanë dhe ndihmën e tyre të drejtpërdrejtë në shuarjen e zjarreve, anembanë Shqipërisë.

Ndërkohë, të dhënat e rrjetit të shpërndarjes, vijojnë të tregojnë trendin rënës të humbjeve në rrjet, çka ndihmon edhe më shumë në rritjen e performancës financiare, por dhe teknike të operatorëve të sistemit energjetik.

1.45% është shënuar rënia e humbjeve teknike në rrjet ose e thënë ndryshe janë kursyer 21,699 MWh. Ashtu siç e kemi bërë me dije 1% humbje të rikuperuara në 1 vit, ekuivalojnë në një kursim financiar rreth 7 milionë euro, duke forcuar kështu financat e sektorit e duke na dhënë mundësi të punojmë për ulje të mëtejshme të çmimit të energjisë për abonentët familjarë, pas uljes 10.5% që aplikuam në fillim të vitit 2025.

Megjithatë, rritja e konsumit ekspozon nevojën për të forcuar kapacitetet tona në të gjitha hallkat e zinxhirit energjetik nga prodhimi, te transmetimi dhe shpërndarja, e deri te efiçenca në konsum.

Për këtë arsye, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon të ndërmarrë një sërë nismash të rëndësishme. Të gjitha këto nisma synojnë jo vetëm përballimin e kërkesës në rritje, por edhe mundësimin e aksesit të produktit energjetik në tregun rajonal të energjisë, madje mbrojtje të plot të konsumatorit, mjedisit dhe ekonomisë tonë nga luhatjet e mundshme të tregjeve ndërkombëtare të energjisë.

Sezoni turistik tashmë shkon përtej muajit gusht që është piku i tij dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ofruar një shërbim energjetik cilësor e të qëndrueshëm. Fundjavë të mbarë për të gjithë”.

The post Rritet konsumi i energjisë në krahasim me 2024/ Balluku: Furnizimi ka vijuar të jetë në standardet më të mira appeared first on Albeu.com.

INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë, janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në lidhje me papunësinë e të rinjve, tregojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024, shkalla e përgjithshme e papunësisë tek grup-mosha 15-24 v-eç ishte 24.0%, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit 2025 ajo ra në 22.3%, por tek te të rinjtë me arsim të lartë norma e papunësisë erdhi në rritje.

Në 2024, ky grup kishte shkallën më të ulët të papunësisë, 18.6%, por në 2025 ajo u rrit në 22.9%, duke tejkaluar edhe ata me arsim bazë dhe të mesëm.

Kjo rritje sugjeron një përkeqësim të ndjeshëm në mundësitë e punësimit për të rinjtë e diplomuar në Universitet, si pasojë mbingopjes me diploma në disa fusha, mospërputhjes me nevojat e tregut të punës apo mungesës së programeve efektive të integrimit profesional.

Për të rinjtë me arsim 8/9-vjeçar, shkalla e papunësisë është rritur nga 19.8% në 2024 në 22.1% në 2025.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, personat me arsimim bazë kanë pasur më pak mundësi punësimi krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e tillë po reflekton zhvendosje të kërkesës së tregut të punës, drejt punonjësve më të kualifikuar ose dobësimin e sektorëve që zakonisht punësojnë fuqi punëtore më pak të arsimuar.

Ndërkohë, për të rinjtë me arsim të mesëm, papunësia ka pësuar një rënie të ndjeshme nga 28.5% në 22.1%.

Ky është një ndryshim pozitiv, që e vendos këtë grup në të njëjtin nivel papunësie me ata me arsim bazë.

Ulja e fortë e papunësisë për këtë kategori, tregon që individët me arsim të mesëm kanë përfituar nga një përmirësim i tregut të punës, ndoshta si rezultat i një rritjeje të kërkesës për punonjës me trajnim teknik apo profesional.

Të dhënat e tregut të punës për të rinjtë tregojnë një ulje të përgjithshme të papunësisë, por me tendenca të ndryshme sipas nivelit të arsimit.

Ndërsa ata me arsim të mesëm kanë përfituar më shumë nga përmirësimi i tregut të punës, ata me arsim të lartë përballen me sfida të reja që kërkojnë vëmendje të veçantë nga politika publike dhe sistemi i arsimit të lartë.

Papunësia e të rinjve me diploma është një sinjal i keq për vendin, pasi përvoja ka treguar se shumë prej tyre në vend që të përpiqet të ndërtojnë jetën në vendin e tyre zgjedhin të emigrojnë.

Largimi i të rinjve është përforcuar edhe më shumë pas pandemisë dhe kjo është alarmante në kohën kur numri i tyre po ulet me shpejtësi.

Grup-moshat e reja të popullsisë tonë, po tkurren me ritme rekord më shumë se kudo tjetër në Europë.

Nga viti 2011 në vitin 2023 grup-mosha 0-29-vjeç, është reduktuar me 44 për qind sipas të dhënave nga censet.

Mosha mesatare në Bashkimin Evropian në Janar 2025 ishte 44.7-vjeç, ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave të INSAT, mosha mesatare e popullsisë ishte 44.3-vjeç, ndërsa në 2015 mosha mesatare në Shqipëri ishte 27.2-vjeç./ Monitor

The post INSTAT: Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025 appeared first on Albeu.com.