rritet euro Archives - Albeu.com

Euro shënon tjetër rritje të fortë, me sa këmbehet sot
Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një tjetër rritje të fortë ditën e enjte.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye në vlerën e 104.87 lekëve, në rritje me 2.65 lekë krahasuar me ditën e djeshme dhe me 4.38 lekë krahasuar me minimumin historik prej 100.49 lekëve që u arriti të enjten e kaluar.

Agjentët e tregut shprehen se të gjitha bankat tregtare kanë dalë në blerje të valutës, duke shtuar kërkesën dhe duke e rritur kursin me ritme të larta. Ekspertët besojnë se kjo situatë është tipike e kërkesave në vlera të mëdha nga klientë korporativë. Bankat po blejnë valutë për të përmbushur këtë kërkesë ose për të mbyllur pozicionet nga shitjet në vlera të mëdha të realizuara.

Sipas informacioneve nga tregu, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka blerë rreth 30 milionë euro, në funksion të nevojave për importin e energjisë.

Vitin e kaluar importet e energjisë nga KESH luajtën një rol të konsiderueshëm në kursin e këmbimit dhe sollën rritje të përkohshme të kursit, siç ndodhi në muajin mars 2022. Megjithatë, pas nëntorit 2022, rritja e prodhimit të brendshëm të energjisë ulu nevojën për importe dhe ndikoi në uljen e kërkesës për euro dhe në rënien e kursit të monedhës europiane në muajt e fundit të vitit. Me sa duket, rifillimi i importeve të energjisë mund të jetë një faktor që do të ndikojë përsëri kursin e këmbimit valutor.

Agjentët mendojnë se në treg mund të ketë pasur edhe subjekte të tjera që kishin zgjedhur këtë periudhë të vitit për të blerë valutë, mbështetur në pritshmëritë për rënien sezonale të kursit Euro-Lek. Kjo ka sjellë një kërkesë të përqendruar dhe rritje krejt të pazakontë të Euros, pikërisht në pikun e sezonit turistik. Rritja e papritur e kërkesës ka sjellë një lloj paniku, që ilustrohet edhe nga rritje e shpejtë e marzheve të këmbimit, si një mekanizëm që agjentët e përdorin për të shmangur humbjet nga luhatjet shumë të forta afatshkurtra.

Kursi ka ndjekur një dinamikë të ngjashme edhe më herët këtë vit, kur, pas një trajektoreje të gjatë rënëse, Euro ka shënuar një rritje të fortë disa ditore. Ekspertët besojnë se një skenar normal rritja e kursit me këto përmasa nuk do të zgjasë shumë, edhe duke pasur parasysh se në këtë periudhë të vitit oferta valutore vlerësohet të jetë mjaft e lartë.

Rritja e shpejtë e Euros, ashtu siç pritej, ka tërhequr pas vetes edhe shumicën e valutave të tjera të rëndësishme. Dollari Amerikan u këmbye me 94.23 lekë, duke prekur nivelin më të lartë në dy javët e fundit. Edhe Paundi Britanik u rrit, duke arritur vlerën e 122.29 lekëve dhe duke prekur gjithashtu nivelin më të lartë në më shumë se dy javë./monitor

The post Euro shënon tjetër rritje të fortë, me sa këmbehet sot appeared first on Albeu.com.

Euro vijon rritjen në tregun vendas, arrin nivelin më të lartë në dy vjet
Euro vijoi rritjen në kursin e këmbimit me lekun edhe në fillim të kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 124.58 lekë, në rritje me afërsisht një pikë e gjysëm krahasuar me të premten e javës së kaluar.

Kursi i këmbimit të euros ka arritur nivelin më të lartë që prej prillit të vitit 2020, kur tregjet ishin nën efektin e fazës së parë të pandemisë së Covid-19. Një rritje ditore e euros me 1.5 pikë nuk regjistrohej që prej fundit të marsit 2020, kur tregu hyri në një fazë të ngjashme paniku me atë që po kalon aktualisht.

Në atë rast, u desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të stabilizuar tregun valutor, duke shitur sasi të konsiderueshme të euros.

Ekspertët e tregut valutor mendojnë se kjo situatë është rrjedhojë e kërkesës së lartë për euro për të financuar importet, por tashmë e gërshetuar edhe me elementë të panikut mes aktorëve të tregut. Tendenca e mbiçmimit të euros që nisi javën e kaluar ka krijuar një pritshmëri të forta në tregun valutor se monedha europiane do të forcohet më tej. Kjo pritshmëri i shtyn subjektet drejt blerjes së euros, duke rritur akoma më shumë kërkesën dhe duke krijuar kështu një efekt spiral të mbiçmimit të mëtejshëm të monedhës europiane.

Ekspertët besojnë se gjasat janë që mbiçmimi i euros do të vazhdojë më tej.

Ndikimi më i prekshëm i luftës në Ukrainë për tregjet botërore deri tani është një rritje e fortë e çmimeve të lëndëve të para dhe sidomos e naftës. Në tregun shqiptar, gazoili dhe benzina kanë arritur çmimet rekord prej më shumë se 230 lekësh për litër. Përveç efektit direkt në inflacion, shtrenjtimi i produkteve energjetike do të ketë një ndikim të lartë në kostot e prodhimit të sipërmarrjes, çka paralajmëron një efekt të ndjeshëm inflacionist në ekonomi.

Paralelisht, leku vazhdoi të humbasë pikë në raport me të gjitha valutat e tjera kryesore ditën e hënë.

Dollari amerikan kaloi kufirin e 115 lekëve, ndërsa paundi britanik atë të 151 lekëve. Mbiçmimi i valutave të tjera reflekton kryesisht tendencën e tyre të këmbimit me euron, duke qenë se volumet e këmbimit të tyre në tregun e brendshëm janë të vogla. Duke qenë se valuta e huaj referuese në ekonominë shqiptare ngelet euro, kursi i lekut ndaj monedhave të tjera reflekton kursin e tyre me euron.

Që nga nisja e sulmit rus mbi Ukrainë, monedha e përbashkët europiane ka humbur terren me shumicën e valutave në tregjet financiare. Megjithatë, një gjë e tillë nuk po ndodh në kursin e këmbimit me lekun. Ekspertët shpjegojnë se historikisht kursi i këmbimit mes euros dhe lekut është ndikuar pak nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Ky kurs përcaktohet nga faktorët e kërkesës dhe ofertës në tregun e brendshëm valutor./Monitor

The post Euro vijon rritjen në tregun vendas, arrin nivelin më të lartë në dy vjet appeared first on Albeu.com.