rritet çmimi i peshkur ne korrik Archives - Albeu.com

Efekti domino i inflacionit dhe sezoni turistik, nis rritja e peshkut me ritme të larta në korrik
Çmimet e peshkut kanë nisur të rriten me ritme jo të zakonta që prej muajit maj 2022. Sipas të dhënave të INSTAT çmimet e peshkut u rriten me ritme dyshifrore në korrik, me 11.4%.

Rritja e ka gjenezën që pas luftës në Ukrainë kur nis shtrenjtimi zinxhir i çmimeve të ushqimeve, por ka kulmuar gjatë muajve të sezonit turistik. Zakonisht në muajt e verës kërkesa për peshk rritet prej shtimit të vizitorëve dhe konsumit më të lartë në njësitë turistike në bregdet.

Duke mos pasur një flotë peshkimi që siguron furnizimin e tregut me peshk nga ujerat e brendshëm, Shqipëria importon sasi të konsiderueshme për të furnizuar tregun vendas. Por ndërkohë në vendin është e zhvilluar edhe fasoneria e peshkut, pasi ka shume fabrika që importojnë peshk dhe produkte deti, i pastrojnë dhe i përpunojnë në vendin tonë dhe më pas i rieksportojnë si produkt të gatshëm.

Burimet nga tregu i pakicës bëjnë me dije se, edhe çmimet e peshkut do të ndjekin trendin e çmimeve të tjera të produkteve ushqimore. Kur shumica e produkteve janë shtrenjtuar, normalisht do të ketë tendencë të njëjtë edhe çmimi i peshkut, pasi janë të rritur të gjitha kostot që lidhen me aktivitetin që nga peshkimi, transporti etj.

Kuzhina tradicionale shqiptare nuk është bazuar të peshku, por produktet e detit po gjejnë përdorim të gjerë në recetat shqiptare vit pas viti për shkak të zhvillimit të turizmit detar dhe ndryshimit të stilit të jetesës.

Sipas INSTAT në vitin 2021, zënia e peshkut nga të gjitha kategoritë ujore, ka qenë 18.503 tonë nga 16.892 tonë që ishte në vitin 2020, duke shënuar një rritje me 9,53 %.

Kategoritë kryesore që zënë përqindjen më të lartë të peshkimit janë, “Akuakultura” me 43,60 % dhe peshkimi “Detar” me 28,06 %, pasuar nga “Ujërat e brendshme” me 19,15 %, ndaj prodhimit gjithsej.

Në vitin 2021, rritjen më të madhe, e ka shënuar kategoria “Laguna” me 248,64 % të zënieve gjithsej, krahasuar me një vit më parë, ndjekur nga kategoria “Bregdeti” me 127,87 % dhe kategoria “Molusqe” me 108,0 %.

Kategoria ujore “Akuakultura” ka pësuar rënie me 8,31% në vitin 2021, krahasuar me një vit më parë.

Për sa i përket kategorive ujore, det, bregdet dhe laguna, specia e cila ka rezultuar me përqindjen më të madhe të zënë është “Açuga” me 19,04 % ndaj zënieve gjithsej, pasuar nga “Karkaleci i thellësisë” me 16,42 % dhe “Merluc” me 11,16 %.

Përsa i përket zënieve në ujërat e brendshme, specia “Karas” zë përqindjen më të madhe të zënieve gjithsej me 26,24 %, pasuar nga “Krap” me 18,45 % dhe specia “Skortë” me 17,33 %./Monitor

Burimi: INSTAT

The post Efekti domino i inflacionit dhe sezoni turistik, nis rritja e peshkut me ritme të larta në korrik appeared first on Albeu.com.