rritet benzina Archives - Albeu.com

Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ul lehtë çmimin e naftës
Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e djeshme dhe ka vendosur që të ulë me 4 lekë  për litër çmimin e naftës.

Nga 223 lekë për litër, nafta tashmë do të shitet 219 lekë/litër. Ndërkohë benzina është rritur me 1 lekë nga 194 ka shkuar në 195 lekë për litër. Çmimi i gazit qëndron në vend, 78 lekë për litër.

Njoftimi:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 27 Shtator 2022, janë si rezultat i lëvizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 219 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 207 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 27 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij  lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.

Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.

Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetëm me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.

Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./albeu.com

The post Bordi ndryshon çmimet e karburanteve, ul lehtë çmimin e naftës appeared first on Albeu.com.

Bordi ul çmimin e naftës, por rrit benzinën
Bordi i Transparencës ka vendosur sot uljen e çmimit të naftës.

Sipas vendimit, çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës do të jetë 216 lekë nga 220 lekë që ishte më parë. Ky është vendimi i dytë për ulje, ndërsa pak ditë më parë Bordi kishte vendosur uljen vetëm me 1 lekë për litër.

Ndërsa benzina është shtrenjtuar me një lek, nga 199 lekë në 200 lekë për litër, ndërsa në vendimin e mëparshëm ishte ulur me 8 lekë për litër.

Gazi ka mbetur në 80 lekë për litër.

Rënia reflekton uljen e çmimit në naftës në bursa ndërkombëtare, ndonëse me ritme më të ulëta sesa ka rënë në tregjet e jashtme. Operatorët kanë shpjeguar se kjo lidhet me rritjen e kostove të tjera të transportit, pasi furnitorët kryesore europianë nuk po e marrin më naftën nga Rusia, por nga shtete të tjera më të largëta.

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 96 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi.

Ndërsa treguesi Platts, që është referenca për blerjen e naftës së përpunuar nga tregtuesit shqiptarë ka rënë në rreth 940 dollarë për ton.

Ndërsa treguesi Platts në bursa është ulur nga rreth 1300 dollarë që kulmoi në mars në rreth 940 dollarë aktualisht, çmimet në tregun vendas janë ulur nga rreth 260 lekë për litër në mars, që ishte niveli më i lartë historic, në rreth 216 lekë sot.

Vendimi:

Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan). Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në) janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

a. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

• 204 Lekë/litri për gazoilin;

• 188 Lekë/litri për benzinën;

• 68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

b. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

• 216 Lekë/litri për gazoilin;

• 200 Lekë/litri për benzinën;

• 80 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

The post Bordi ul çmimin e naftës, por rrit benzinën appeared first on Albeu.com.