rriten çmimet Archives - Albeu.com

Përgatitjet për shkollën/ Kancelaritë furnizohen me mjete mësimore, rriten çmimet
Teksa pushimeve verore po u vjen fundi, kancelaritë kanë nisur furnizimet për mjetet shkollore, ku pritet të shiten me të njëjtat çmime të përafërta si një vit më parë.

“Paketat shkojnë në varësi të kërkesës, por një paketë minimale kushton 3000 lek të reja, që përfshin mjetet bazë, lapsa, lapsa me ngjyrë, stilolapsa, kuleta, set vizoresh, fletore. Një nxënësi i duhen dy tre fletore për lëndë minimumi. Këto nga eksperienca i marrin çdo vit të reja”, shprehet Mirela Zefi, punonjëse në një kancelari shkollore.

Mirëpo, prindërit nuk shfaqin nxitim në përzgjedhjen e paketës shkollore për fëmijët e tyre, duke blerë si fillim gjëra bazike, e më tej me nisjen e shkollës plotësojnë edhe listën përfundimtare, në bazë të kërkesave të mësuesve dhe dëshirave të nxënësve.

“Çfarë ndodh? Nga eksperienca fëmijët shkojnë në shkollë dhe në klasë shikojnë që një fëmijë tjetër, një shok apo shoqe kanë diçka që ata se kanë e atyre ju pëlqen, e do shkojnë në shtëpi e do ua kërkojnë “dua një kuletë si ajo!”. Pra megjithëse prindërit marrin masa që i blejnë mjetet para fillimit të vitit shkollor, blerjet vazhdojnë edhe pas me të njëjtin ritëm… Fëmijët e vegjël kanë preferenca që ti marrin me personazhe, mjete të animuara”, tha Zefi.

Vetë prindërit shprehen se janë të detyruar të përmbushin preferencat e fëmijëve, sepse ndodh të ndikohen nga zgjedhjet e bashkëmoshatarëve, ndërsa tregojnë se caktojnë një buxhet specifik…

Do i blini çfarë ka nevojë apo do plotësoni edhe dëshirat e fëmijës?

“Po edhe dëshirat, se ky është nxënës ekselent. Pastaj çdo gjë me llogari. Kush është ekonomiqar i bën të gjitha, kaq duhen për qejf, kjo për libra e për shkollë. Megjithëse është cikël i ulët ende, duket sikur është më i rritur dhe vetë fëmija ka kërkesa më shumë”, shprehet një prind.

The post Përgatitjet për shkollën/ Kancelaritë furnizohen me mjete mësimore, rriten çmimet appeared first on Albeu.com.

Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen
Pas luftës në Ukrainë, vendet e Bashkimit Europian u përballën me rritje të inflacionit, në nivele rekord.

Inflacioni mesatar në BE ishte 9.2% vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri, çmimet u rritën mesatarisht me 6.7% vitin e kaluar.  Me zbutjen e efekteve të luftës në Europë, çmimet po bien me ritme më të shpejta se në Shqipëri.

Në muajin shtator, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.9%, një nivel i njëjtë si në BE.

Ndërsa në muajin shkurt, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte 6.8%, ndërsa në BE, 9.9%. Në muajt në vijim, çmimet në vendet e BE-së u ulën me shpejtësi, ndërsa në Shqipëri, tkurrja ishte shumë më e ngadaltë, çka bëri që në shtator, treguesit të barazohen.

Rritja e çmimeve në Shqipëri po bëhet e qëndrueshme, pasi përbërësi kryesor i inflacionit janë çmimet e ushqimeve, ndërsa në Europë, rritja e çmimeve u shkaktua nga energjia. Në anën tjetër, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të totalit për ushqime, nga 13% që ëhstë mesatarja e Bashkimit Europian.

Matjet që burojnë nga metoda e Eurostat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8,4% në vend vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,5%, “Shërbimi arsimor” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%.  Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,9%.

Në muajin shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 3,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, Transporti” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%.

Nga vendet e BE, rritja më e madhe e çmimeve ishte në Hungari me 12% në shtator, e ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me rreth 8% secila. Në krahun tjetër Holanda kishte inflacion afër zeros në shtator, e ndjekur nga Danimarka dhe Belgjika të ciklat kishin inflacion më pak se 1%.

Në Shqipëri grupi i ushqimeve përgjatë gjithë vitit u rrit me ritme dy herë më të larta se mesatarja e çmimeve.

Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, e kombinuar me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimaterike kanë krijuar kushtet për normalitet të  ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale. Operatorët që nga prodhimi, tregtia dhe eksporti pohojnë se çmimet e perimeve, zarzavateve, frutave, produkteve blegtorale të bulmetit, mishit etj nuk do të njohin kthim pas, përkundrazi të dhënat tregojnë për një rritje të mëtejshme.

Edhe treguesi normal i inflacionit, rezultoi me rritje në shtator, në 4.1, nga 4% në gusht..monitor/

The post Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen appeared first on Albeu.com.

Rriten sërish çmimet në Kosovë
Çmimet e konsumit në Kosovë kanë filluar të rriten përsëri. Madje inflacioni ka shkuar në mbi 4 për qind, muajin shtator 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Çmimet e konsumit janë më të larta në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator të vitit të kaluar (2022).

Kështu u bë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës e cila ka publikuar indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin shtator 2023.

Sipas një njoftimi për media nga ASK bëhet e ditur se inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0,9% në muajin shtator 2023, ndërsa norma vjetore e inflacionit e matur në muajin shtator 2023 me muajin shtator 2022 ishte 4,2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4,2 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2022”.

Agjencia ka treguar se me ngritjen e çmimeve të konsumit të cilat i ka ndarë në disa grupe.

“Në këtë periudhë janë grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perime (25,4 për qind); pemë (14,1 për qind); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,0 për qind); prodhime ushqimore (9,6 për qind); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (9,3 për qind); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshte dhe manare (7,4 për qind); pije joalkoolike (7,1 për qind);  pije alkoolike, duhan (6,6 për qind); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (6,5 për qind); kujdes personal (5,9 për qind), shërbime për transport (5,5 për qind); bukë dhe drithëra (5,3 për qind); restorante dhe hotele (4,3 për qind); energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (4,1 për qind); shërbime ambulantore (4,1 për qind); shëndetësi (3,6 për qind); rekreacion dhe kulturë (3,5 për qind); veshje dhe këpucë (3,4 për qind); mish (2,7 për qind); mallra dhe shërbime të ndryshme (2,7 për qind); dhe qumësht, djathë dhe vezë (1,5 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 4,4 për qind në IHÇK”.

Ndërsa siç thuhet në njoftim rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (-12,7 për qind) dhe përdorim i pajisjeve për transportin personal (-1,1 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,2 për qind) në IHÇK.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,9 për qind në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin shtator 2023.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOPI-it: lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,4 për qind); transport (2,9 për qind); strehim, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1,8 për qind); bukë dhe drithëra (1,7 për qind), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1,0 për qind në IHÇK”.

Ndërkaq, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (-7,0 për qind) dhe  shërbimet për transport (-3,7 për qind) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0,1 për qind) në IHÇK./monitor

The post Rriten sërish çmimet në Kosovë appeared first on Albeu.com.

Rriten sërish çmimet, nafta shtrenjtohet me 8-9 lekë për litër brenda pak ditësh
Të gjithë ata që po udhëtojnë këto ditë për pushime, pune, apo arsye të tjera personale do të duhet të paguajnë më shumë për të mbushur serbatorët e automjeteve.

Çmimet e naftës dhe benzinës në vend kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim total prej 8-9 lekësh për litër.

Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i pakicës dhe shumicës në vend, një litër naftë tregtohet me 185 lekë, nga 179 lekë që ishte rritur pak ditë më parë, ndërsa më herët çmimi kishte zbritur në 176 lekë.

Në pikat e tregtimit të Eida Petrolum, nafta shitet me 184 lekë.

Me ritme të shpejta është shtrenjtuar dhe benzina. Një litër tashmë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se rritja ishte e detyruar për shkak të shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platts, që është referenca të cilën e përdorin importuesit, ka arritur në rreth 900 dollarë për ton.

Ky është ndryshimi i dytë që bëjnë operatorët e tregtimit të karburanteve, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

Në momentin që Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj (shiko grafikun e ecurisë së çmimeve në vend).

Të dyja ndryshimet e operatorëve pas shfuqizimit të Bordit kanë qenë vetëm në rritje.

Operatorët e tregut pohuan se shkak për rritjen e çmimeve është bërë shtrenjtimi i karburanteve në bursa, ku nafta ka arritur fillimisht në 780 dollarë për ton dhe tani 900 dollarë për ton, nga 690 dollarë që ishte në fillim të qershorit kur Bordi mori vendimin.

Treguesi tjetër referencë i naftës, “Brent” arriti në 85 dollarë për fuçi,  nga 74-76 dollarë, që ishte në fillim të qershorit (shiko grafikun e dytë). Sipas Reuters, çmimet janë rritur vazhdimisht për shkak të optimizmit të investitorëve për ecurinë ekonomike globale nga njëra anë dhe shqetësimit për kufizimin e furnizimit me karburant nga ana tjetër.

Por, në kahun tjetër dollari, që është monedha me të cilën tregtohet karburanti ka rënë ndjeshëm në tregun e brendshëm, duke zbritur për disa ditë deri afër 90 lekëve dhe aktualisht në 95 lekë, nga 100 lekë që ishte në fillim të qershorit.

Për më shumë se një vit, që prej marsit 2022, çmimet tavan të karburanteve u vendosën nga Bordi i Transparencës, një mekanizëm i krijuar nga qeveria për të kontrolluar çmimet pas krizës që u shkaktuan në këtë treg nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.

Operatorët u shprehën kundër këtij Bordi, duke pohuar se cenon parimet e ekonomisë së tregut dhe nuk u mundësonte kompanive që të optimizonin blerjet në tregjet ndërkombëtare, çka do bënte që ata të furnizoheshin kur tregu ishte më lirë. Kjo sipas tyre do mundësonte çmime rreth 5% më të lira sesa ato që vendos Bordi.

Bordi u shfuqizua në datën 7 qershor, ndërsa vendimi i tij i fundit i përket datës 26 maj, ku çmimi tavan i tregtimit me pakicë të naftës ishte 176 lekë, dhe i benzinës 179 lekë./monitor

The post Rriten sërish çmimet, nafta shtrenjtohet me 8-9 lekë për litër brenda pak ditësh appeared first on Albeu.com.

Bordi i Transparencës vijon rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimit të karburanteve në vend.

Me vendimin e datës së sotme nafta do të shitet me 210 lekë/litri.

Referuar vendimit të fundit, Bordi ka rritur çmimin e naftës me 2 lekë.

Na 208 lekë/litri, sot do të tregtohet 210 lekë/litri.

Edhe çmimi i benzinës është rritur me vendimin e sotëm.

Nga 189 lekë/litri do të tregtohet me 192 lekë, duke u rritur me 3 lekë.

Ndërsa gazi është ulur me 2 lekë. Nga 71 lekë/litër do të tregtohet me 69 lekë litri.

NJOFTIMI

Vendim i Bordit të Transparencës- 25.01.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./Albeu.com/

The post Bordi i Transparencës vijon rritjen e çmimit të naftës dhe benzinës appeared first on Albeu.com.

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
Bordi i Transparencës ka vendosur ndryshimin e çmimeve të karburanteve ditën e sotme.

Referuar vendimit të fundit, Bordi ka rritur çmimin e naftës me 9 lekë.

Nga 199 lekë litri, me vendimin e datës së sotme nafta do të tregtohet me 208 lekë/ litri.

Bezina është ulur me 10 lekë litri dhe do të tregtohet me 189 lekë/litri.

Sakaq, çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar.

Vendimi i Bordit

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 17 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.1.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 842, +116 nga data 19.12.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 937, +82 nga data 19.12.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 99 (-0.27 nga data 19.12.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 196 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 114 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës./Albeu.com/

The post Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve appeared first on Albeu.com.

Çmimet e apartamenteve në Shqipëri në 2022 u rritën 2,5 herë më shumë se në shtetet e BE
Çmimet e apartamenteve në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur rreth 2,5 herë më shumë se çmimet e banesave në shtetet e eurozonës dhe BE-së.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë indeksi i çmimeve të apartamenteve në 3-mujorin e tretë ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.

Rritja është e shpejtë jo vetëm në raport me periudhat e kaluara, por edhe me shtetet e tjera. Në shtetet e eurozonës sipas të dhënave të EUROSTAT çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i Çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% dhe me 7,4% në BE krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë. Rritja e çmimeve në Shqipëri krahasuar me ndryshimet në shtetet e eurozonës dhe vendet e BE-së është 2,5 herë më e lartë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se tendenca e çmimeve të banesave në Bashkimin Europian paraqet diferenca të mëdha mes vendeve të ndryshme, por vetëm tre vende anëtare kanë një rritje të çmimeve të shtëpive më të lartë se Shqipëria. Norma më e lartë e rritjes regjistrohet në Estoni, me 24.2% dhe më tej vijon Hungaria, me 21%, Lituania me 19.3%. Të gjitha vendet e tjera anëtare të Bashkimit Europian kanë një normë rritje më të ulët, duke filluar nga Çekia me 16.6%, deri tek Suedia, me vetëm 1.1%. Ndërkohë, Danimarka është i vetmi vend i BE-së ku çmimet e banesave rezultojnë në rënie, me 2.4%.

Në disa vende, ecuria e çmimeve të banesave është e ndikuar edhe nga inflacionit shumë i lartë. Për shembull, në Turqi (një nga vendet jo anëtare të BE-së që Eurostat raporton statistika) rritja vjetore e çmimeve të banesave arriti në 189% në tremujorin III 2022. Kjo rritje duket më shumë e lidhur me nivelin shumë të lartë të inflacionit (që arriti një rekord prej 85.5% në tetor 2022), se sa me dinamikat e tregut të pronave në vetvete.

Nëse shohim tendencat e ndryshimit së çmimeve gjatë vitit të kaluar, vërehet se norma mesatare e rritjes në BE është në ngadalësim të dukshëm. Në tremujorin I rritja ishte 10.4%, në tremujorin II ajo zbriti në 9.8%, ndërsa në të tretin rënia ishte edhe më e dukshme, në 7.4%. Ngadalësimi i rritjes së çmimeve duket një rrjedhë logjike e rritjes së inflacionit dhe normave të interesit, që ka shtrenjtuar kreditë bankare dhe ka ndikuar negativisht kërkesën.

Për Shqipërinë, kjo tendencë është krejt e kundërt. Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin I 2022 ndryshimi vjetor i indeksit ishte 10.9%, në tremujorin II rritja arriti në 15.3%, ndërsa në të tretin u rrit më tej në 17.6%.

Çmimet dhe ndikimi i amnistisë

Për 2022 çmimet e pronave brenda vijës së verdhë të ndërtimit në kryeqytet u shitën me çmim mbi 1,000 euro për metër katror sipas agjencive imobilare. Ndërtuesit pohuan se niveli i lartë erdhi nga shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kërkesës së lartë.

Por miratimi i mundshëm i ligjit të amnistisë fiskale pritet të nxisë edhe më tepër rritjen e kërkesës për pronat e shtrenjta. Ekspertët e tregut thonë se në këtë situatë ndërtuesit nuk do të hezitojnë të rrisin çmimet edhe për këtë vit.

“Zbatimi i amnistisë fiskale do të sillte rritje të kërkesës dhe të çmimeve. Nëse do të kalojë miratimi i amnistisë në 2023, ata që kanë para informale do të nxitojnë t’i investojnë në ndërtim. Për këtë arsye çmimet do të ngelen në nivele të lartë. Në rast të kundërt flluska e ndërtimit do të çfryhet dhe çmimet e pronave do të bien, pasi ajo pjesë e blerësve që paguajnë me cash do të tërhiqen”, pohon për Monitor Ylli Sula drejtuesi i indeksit Keydata.

Jonian Antoni CEO i kompanisë real state “Century 21 Albania” parashikon stanjacion të çmimeve për 2023, pasi çmimet e larta të apartamenteve vitin paraaradhës ndikuan te rënia e kërkesës.

“Mendoj se tregu shqiptar i pronave dhe sidomos Tirana nuk do të ketë ulje të çmimeve. Ndoshta do të ketë frenim të kërkesës, ndoshta një reflektim të çmimeve, dhe sidomos një pozicionim të tyre duke mos u ngritur më për disa vite, por nuk besoj se në Shqipëri do të ketë ndonjë rënie të çmimit të pronave”.

Sipas një vëzhgimi të Monitor në muajin shtator 2022 çmimet e apartamenteve ishin rritur rreth 40% më shumë se viti 2021. Rritja më e fortë e çmimeve ishte në zonat, si: ish Blloku, ku çmimi maksimal nga 3,500 euro arriti në 5,000 euro për metër katror, Komuna e Parisit ku apartamentet nga 1,700 euro arritën në 2,200 euro për metër katror. Ndërsa çmimet e apartamenteve në kullën pranë Sahatit dhe Rainbow Center te ish Blloku u shitën 5,000 euro për metër katror.

Pas pandemisë, çmimet e pasurive të paluajtshme në Shqipëri janë rritur me ritme shumë të shpejta. Ndër faktorët kryesorë, ekspertët rendisin rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike pas pandemisë, normat e ulëta të interesit dhe ofertën e lartë të kredisë bankare, kërkesën në rritje nga blerësit e huaj ose shqiptarët jorezidentë, por në një masë të madhe edhe pastrimin e parave që burojnë prej aktiviteteve të jashtëligjshme./monitor/.

The post Çmimet e apartamenteve në Shqipëri në 2022 u rritën 2,5 herë më shumë se në shtetet e BE appeared first on Albeu.com.

Çmimet rriten, pagat jo: 24 vite më tepër duhet të punojmë për të blerë një apartament krahasuar me 2015-ën
Me çmimet e apartamenteve që pothuajse janë dyfishuar brenda një dekade dhe pagat që janë rritur me ritme shumë më të ulëta (të indeksuara me inflacionin) një shqiptar mesatar duhet të punojë sot rreth 2 dekada e gjysmë më shumë për të blerë një apartament në kryeqytet.

“Monitor” ka përllogaritur se sa vite punë më tepër nevojiten për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90 metra katror, me supozimin se 70% e të ardhurave të individit me pagë mesatare mujore shkojnë për mbulimin e shpenzimeve të përditshme dhe pjesa e mbetur për shlyerjen e kësteve të kredisë (kur merr kredi në bankë, kjo e fundit kërkon që maksimumi 30% e të ardhurave të shkojnë për shlyerjen e këstit të huasë).

Nga llogaritjet, që marrin në bazë inflacionin, interesat e kredive dhe vlerën në kohë të parasë, rezulton se një pagamarrës mesatar duhet të punojnë 24 vite më tepër për blerjen e një apartamenti prej 90 m2, në krahasim me kohën që i duhej shtatë vite më parë (2015).

Përkeqësimi i aftësisë blerëse brenda një periudhe shtatë vjeçare (2015-2022) lidhet ngushtë me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave ose rënien e tyre në terma realë dhe rritjen e shumës që duhet marrë hua për shkak të shtrenjtimit të ndjeshëm të çmimeve të apartamenteve.

Sipas Indeksit të Pronave publikuar së fundmi nga Keydata Albania, një njësi e “Çelësi Media Group”, rezulton se çmimi mesatar i një apartamenti në Tiranë është 1,214 euro/m2 në fund të 9 mujorit 2022, nga 870 euro/m2, që ishte në 2015-n, duke u shtrenjtuar me rreth 40%. Ylli Sula, CEO i “Çelësi media Group” pohon se në çmimin mesatar përfshihen si apartamentet e reja ashtu dhe ato të vjetra, ndërsa mesatarja e apartamenteve të reja është edhe më e lartë, pasi ndërtimet e reja janë shtrenjtuar me ritme më të larta.

Banka e Shqipërisë, që publikon indeksin Fisher, që mat ecurinë e banesave të reja bëri të ditur se në fund të 6 mujorit të parë 2022, çmimet e apartamenteve ishin rritur me 39%, në krahasim me vetëm një vit më parë.

Ndryshe nga apartamentet që kanë “fluturuar”, pagat reale janë rritur shumë më ngadalë. Sipas INSTAT, në fund të 6 mujorit të parë, paga mesatare në vlerë nominale ishte rreth 60.6 mijë lekë, nga 45.6 mijë lekë në fillim të vitit 2014, me rritje prej 32%. Ndërsa e indeksuar me inflacionin (që mat realisht fuqinë blerëse duke marrë në konsideratë dhe shtrenjtimin e çmimeve gjatë të njëjtës periudhë), paga reale është rritur me rreth 20%.

Sa ka kushtuar në Tiranë blerja e një apartamenti me sipërfaqe 90 m2, ndër vite?

Një apartament me sipërfaqe 90 m2 i kushton sot “një tiranasi” mesatarisht 12,7 milion lekë, pa përshirë këtu asnjë kosto shoqëruese si mobilim, sigurim i pronës apo taksa mbi pasuritë e paluajtshme etj. Një individ me pagë mesatare do të duhet të punojë 64 vjet sot që të blejë një shtëpi (duke supozuar që 30% të të ardhurave shkojnë për marrjen e një kredie dhe 70%).

Ndërkohë që për të njëjtin apartament ndër vite individi paguante shumë më pak. Në 2015 një hyrje kushtonte mesatarisht 6.4 milion lekë dhe me pagën mesatare të asaj periudhe, atij do ti duheshin 40 vite punë. (shiko grafikun: Sa vite duhen mesatarisht për të blerë një apartament?)

Përllogaritja e mësipërme merr për bazë të ardhurat e disponueshme të një familje të indeksuara me normën e inflacionit, çmimin mesatar të një metri katror në Tiranë, vlerën në kohë të parasë si dhe normat mesatare vjetore të interesit të kredive sipas Bankës së Shqipërisë.

Diferenca thellohet në 25 vite më shumë për zonën brenda “Unazës së vogël”, ndërsa e vetmja zonë paksa favorizuese për qytetarët duket se vijon të mbetet ajo jashtë “Unazës”.

Negativisht në aftësinë paguese për kredinë pritet të ndikojë dhe shtrenjtimi i normave të interesit të huave hipotekore. Në katër muajt e fundit huaja në monedhën vendase për individët për marrjen e një shtëpie është shtrenjtuar ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë në tetor, interesi mesatar arriti në 4.87%, nga 3.48% në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori i vitit 2015. Shtrenjtimi i interesave të kredive reflekton politikën shtrënguese monetare që po ndjek Banka e Shqipërisë nga muaji mars i këtij viti, si një mjet për të luftuar inflacionin e lartë. Norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 2.75% në harkun e shtatë muajve. Rritja e normës bazë nga Banka e Shqipërisë rrit çmimin e injektimit të parasë në sistem, duke e bërë paranë më të shtrenjtë (shiko grafikun: Ecuria e interesave të kredive).

Numbeo: Çmimet e qendrës Tiranë-Athinë-Prishtinë

Sipas Numbeo, një metër katror në qendër të Tiranës kushton mesatarisht 2100 euro, teksa në kryeqytetin e Greqisë, Athinë kushton 2400 euro. Diferenca mes dy qendrave përkthehet në vetëm 16%. Nëse i referohemi pagave mesatare, sërish sipas Numbeo, një qytetar në Athinë paguhet rreth 900 euro, ndërkohë që një pagamarrës në Tiranë, sa gjysma e kësaj vlere.

Pra pavaresisht se në nivel pagash një shtetas shqiptar paguhet sa ½ e një shtetasi grek, në blerjen e një apartamenti në qendër të Athinës ky i fundit paguan vetëm 350 euro më tepër për metër katror, duke zvogëluar kështu kohën e fitimit të pronësisë së një apartamenti.

Për të mos shkuar shumë larg, po sipas site-it të mësipërm një apartament në qendër të Prishtinës kushton 40% me pak se një apartament në qendër të Tiranës, ndonëse pagat mesatare për të dy vendet nuk kanë diferencë të theksuar në vlerë Përkeqësimi i aftësisë blerëse të një apartamenti në Shqipëri lidhet ngushtësisht me rritjen shumë më të ulët të të ardhurave në raport me çmimet e këtyre të fundit. /Monitor

Burimi: Keydata, Banka e Shqipërisë, INSTAT, përllogaritje të Monitor

Burimi: Keydata

Burimi: BSH

The post Çmimet rriten, pagat jo: 24 vite më tepër duhet të punojmë për të blerë një apartament krahasuar me 2015-ën appeared first on Albeu.com.

Europa në krizë, çmimi i energjisë shkon në stratosferë
Çmimi i energjisë elektrike në bursë ka kapur majat, duke u shitur për herë të parë mbi 500 euro për megawat.

Europa po përballet me një krizë të thellë të energjisë elektrike, kjo për dy faktorë, e para lufta në Ukrainë, e cila ka sjellë shtrenjtimin e gazit natyror dhe e dyta thatësira që ka përfshirë kontinentin.

Shteti i parë Europian dhe Ballkanik që lajmëroi kufizimet e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme ishte Kosova, por falë ndihmës së Shqipërisë nuk do të ketë ndërprerje të energjisë për vëllezërit tanë në Kosovë.

Siç shihet edhe më lart çmimet janë reflektuar në bursën hungareze. Ndërkohë që liderët europianë kanë paralajmëruar që kriza do të thellohet edhe më shumë përgjatë muajve në vijim, kjo dhe për shkak të dimrit që na pret./albeu.com

The post Europa në krizë, çmimi i energjisë shkon në stratosferë appeared first on Albeu.com.

Turizmi 2022: Rritet kërkesa, por edhe çmimet
Besoj edhe ju, në rrethin familjar apo shoqëror, keni dëgjuar tek-tuk t’ju pohojnë këtë verë fjalinë: Do të ik jashtë për pushime, kam gjetur një paketë shumë të mirë. Është e vërtetë që pas dy vitesh kufizime prej pandemisë, një pjesë e shqiptarëve kanë zgjedhur të pushojnë jashtë. Më tepër prej lirisë së fituar rishtazi pas kufizimeve, marketingut agresiv dhe paketave me të gjitha të përfshira të ofruara nga disa vende.

Në anën tjetër, vihet re rritje interesi nga turistët e huaj për Shqipërinë këtë sezon.

Rritja e flukseve turistike është një tendencë që po përjeton çdo destinacion, mjaft të hedhësh sytë nga fqinjët si Greqia, Mali i Zi, Kroacia. Të gjithë parashikojnë të kenë vitin më të mirë turistik, madje edhe më të mirë se viti 2019, që mbështetet në statistikat e fundit.

Për vendin tonë, tur-operatorët, njohësit e sektorit dhe përshtypjet nga terreni nuk tregojnë një panoramë vetëm të bardhë apo vetëm të zezë në këtë sezon. Është shumë më komplekse se kaq dhe tendencat që po shfaqen variojnë nga rajoni në rajon.

Pavarësisht problematikave dhe rezervave, shumica presin që ky të jetë një vit i mirë për turizmin. Kahu më pesimist e pret që të jetë disi më poshtë se shifra e 2019-ës, viti më i miri në historinë e turizmit në vend, kurse optimistët mendojnë se mund të jetë po aq i mirë sa ky vit, madje edhe me një rritje të lehtë.

Teksa pjesa e parë e sezonit ka kaluar, pjesa nga 15 korriku deri më 31 gusht parashikohet të jetë kulmi i sezonit për gjithë vendin. Ai që këtë vit ka shërbyer si faktor frenues është rritja e kostove e për rrjedhojë, çmimeve.

Durrësi, “kampion” i turizmit të organizuar, kërkesa mbi kapacitetet

Durrësi është rikthyer këtë sezon turistik me një rritje të kërkesës nga agjencitë e huaja për turizmin e organizuar. Teksa në pandemi, këto grupe ishin të kufizuara apo disa tregje munguan edhe plotësisht, këtë verë kërkesa është mbi kapacitetet.

Këtu bëhet fjalë gjithmonë për struktura me një numër të madh dhomash, të përshtatshme për këtë lloj turizmi. Rrahman Kasa, nga Unioni Turistik Shqiptar, shprehet se edhe kjo verë është e Durrësit dhe se ashtu si pjesa e parë e verës, edhe pesa e mbetur parashikohet të jetë e mirë.

“Durrësi është edhe në këtë sezon shumë mirë, flasim për qershorin e korrikun. Por pritshmëritë janë njëlloj dhe për në vazhdim. Të paktën, turizmi i organizuar është shumë më mirë sesa dy sezonet e kaluara, pasi heqja e kufizimeve dhe rikthimi i disa tregjeve që munguan gjatë pandemisë ka rritur numrat. Mund të themi që për strukturat akomoduese, të cilat përmbushin kushtet që kërkon ky lloj turizmi, kërkesa është gati 30% më e lartë mbi kapacitetin që kemi mundësi të ofrojmë”, – shprehet Kasa.

Por teksa për turizmin e organizuar ka një rritje të interesit ku këtë verë janë rikthyer edhe nordikët që munguan gjatë pandemisë, për turizmin individual, perceptimi është i ndryshëm. Blerim Norja, nga Royal G, shprehet se ky lloj turizmi në tërësi për Durrësin duket sikur ka pasur ecuri më të dobët në pjesën e parë të verës.

“Durrësi, në përgjithësi, ka një rënie në raport me vjet, diku tek 15% të turistëve. Është mungesa e turistit ukrainas që kishte nisur të vizitonte këtë destinacion. Pjesa e organizuar me tregjet tradicionale Poloni, Çeki ka qenë shumë mirë, madje ka pasur edhe rritje të numrit të rezervimeve më shumë sesa ishte rezervimi fillestar. Për t’u kthyer edhe një herë te tregjet individuale, ata që shoh të pranishëm janë italianët, serbët, shqiptarët e Kosovës. Këta të fundit, duket sikur janë disi më pak se vjet”, pohon Norja.

Lidhur me çmimet, ai shprehet se ka një rritje të përgjithshme vetëm për Durrësin, me 15%, ndërsa për ushqimin, më pak se 10%. Pritshëmritë e tij janë që këtë vit, edhe shtatori të jetë shumë mirë, ndërkohë që gushti ka qenë historikisht muaji më i mirë. Z.Norja vlerëson se ka interes për rezervime që shkojnë deri në shtator dhe kjo është baza për të menduar se do të kemi një sezon që do të zgjasë.

Shëngjini “mbështetet” te Kosova dhe diaspora, kostot rrisin çmimet

Shëngjini, me disa struktura të mëdha dhe me “traditë” në ofrimin e turizmit të organizuar, këtë vit mbështetet kryesisht në turizmin patriotik dhe individual. Bledar Shima, menaxher i “Maritim Rafaelo Resort”, thotë se pjesën kryesore të turistëve e përbëjnë shqiptarët e Kosovës, si dhe diaspora e këtij vendi dhe Shqipërisë.

Ai shprehet se pandemia solli një lloj ngërçi me kontratat me garanci, por interesi për to nuk ka munguar nga agjencitë e huaja dhe me shumë mundësi në vitin 2023 do të ketë kontrata aktive.

“Këtë vit kemi turistët e diasporës të Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe shqiptarë të Kosovës, që janë tradicionalisht një grup i rëndësishëm për Shëngjinin. Nuk kemi kontrata me garanci, për shkak të kufizimeve në fuqi dy vitet e shkuara të pandemisë. Për vitin 2023, do të shohim sërish mundësitë që kemi, për të mbyllur kontrata me garanci, pasi kemi pasur interes nga zviceranët.

Kosova ka interes të madh për Shëngjinin këtë vit dhe kjo është reflektuar në numra mjaft të mirë. Kjo ka nxitur edhe investimet në sektorin e hotelerisë, ku janë hapur struktura të reja, ndërkohë që ka edhe një angazhim më të madh për përshtatjen e apartamenteve apo banesave për atë grup turistësh që i preferojnë. Fundjavave, Shëngjini është plot” pohon Shima.

Ai vlerëson gjithashtu se ka pasur rritje të dukshme të kostove në disa segmente si energjia, pagat, nafta apo ushqimet, e cila ka sjellë rritje me 20-30% të çmimeve nga strukturat akomoduese në zonën e Shëngjinit. Nëse ky vit do të jetë më i mirë se ai 2019 për turizmin, z. Shima shprehet se do të jetë një vit i mbarë por nuk mendon se do arrijë nivelin e vitit më të mirë historik të turizmit në Shqipëri.

Vlora pritet të “pushtohet” nga italianët, turistët më të matur me shpenzimet

Vlora në qershor dhe pjesën e parë të korrikut nuk ka shënuar ndonjë rritje të jashtëzakonshme të turistëve. Sigurisht ata nuk mungojnë, por piku i sezonit pritet të jetë në pjesën e mbetur të verës. Enrik Mehmeti, gazetar dhe njohës i sektorit, shprehet se pritshmëria ka qenë për një fluks të madh turistësh që në qershor, por duket se kjo u ndikua nga pasiguria e përgjithshme e luftës Rusi-Ukrainë dhe kriza e çmimeve.

“Qershori dhe fillimi i korrikut paraqiten disi më të dobët se vitet e kaluar dhe kjo mendoj që vjen nga ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë, e cila po ndihet edhe në vendin tonë. Është normale të shohësh shumicën e çadrave bosh, jo vetëm në Vlorë por edhe në ato vende që njihen si destinacione shumë të preferuara për pushime, siç janë Dhërmiu, Jali, Himara, Saranda e me radhë.

Nga ana tjetër, pritet një bum turistësh kryesisht italianë, nga mesi i korrikut dhe deri në shtator. Sipas informacionit që kam nga operatorë turistikë, turizmi këtë vit do të vijojë deri në mes të shtatorit, diçka që mbështetet nga ardhja e italianëve. Ndërkohë që periudha nga mesi i korrikut e deri në fund të gushtit do të ketë pikun e ardhjes së turistëve, duke ndryshuar tërësisht panoramën turistike të sezonit dhe duke bërë diferencë”, – pohon Mehmeti.

Sipas tij, rritja e çmimeve ka ndodhur edhe në zonën e Jugut në shumicën e strukturave, por edhe në restorante, e për pasojë turistët po tregohen më të kujdesshëm me shpenzimet.

“Ajo që vihet re është se turistët po marrin dhoma, pavarësisht çmimit më të shtrenjtë të tyre. Janë të gatshëm të paguajnë për një dhomë komode dhe me kushte, por nuk është e njëjta sjellje kur bëhet fjalë për bar-restorantet. Janë më të kujdesshëm me zgjedhjen e tyre, kërkojnë më gjatë për vende më të lira. Kanë tendencën të kërkojnë menunë dhe të shohin me detaj çmimet, jo si më parë kur jepej menjëherë porosia. Jeta e natës këtë vit është e vakët, nuk është ajo e viteve të kaluara, por pritet që të “shpërthejë në gusht” shprehet z.Mehmeti.

Himara tërheq pushuesit besnikë vendas, por edhe të huajt individualë

Himara ka pasur ecuri mesatare të turizmit në pjesën e parë të verës, mbështetur kryesisht nga të huajt dhe në fundjavë edhe me vendas. Shtimi i disa strukturave të reja akomoduese në këtë zonë, me kapacitet mesatar, ka rritur interesin edhe nga turizmi i organizuar, por ai mbetet në nivele të ulëta.

Operatorët pohojnë se piku i sezonit do të jetë gushti edhe për këtë qytet. Në këtë periudhë pritet rritje e turistëve të huaj, por edhe “besnikëve” brenda vendit, që kryesisht janë familje që kanë zgjedhur të mos largohen jashtë.

Në gusht, një pjesë e madhe e strukturave janë tashmë të rezervuara me një okupancë (zënie) të kënaqshme, ndërkohë që është rritur preferenca për apartamente, duke nxitur shumë himarjotë të bëjnë rikonstruktime dhe investime për t’i përshtatur si struktura për turistët.

Numri i apartamenteve dhe banesave të kësaj natyre është rritur ndjeshëm. Operatorët turistikë konfirmojnë gjithashtu se familjarët kanë zgjedhur pikërisht apartamentet dhe hotelet mesatarë, ndërkohë që hotelet luksozë vijojnë të mbeten të disponueshëm në një pakicë dhomash dhe rezervimet në to janë kryesisht nga të huajt dhe diaspora shqiptare. Çmimet në Himarë janë rritur në intervalin mes 15-30% për një pjesë të mirë të hoteleve.

Sarandën po e vizitojnë të rinjtë europianë, më pak turizëm i organizuar

Saranda, për disa vite, përjetoi rritje graduale të turizmit të organizuar ku agjencitë e huaja, nëpërmjet charterave që uleshin në Korfuz sillnin vizitorë në bashkëpunim me tur-operatorët vendas. Por duket se ky lloj turizmi i zbehur tërësisht gjatë pandemisë, për shkak të kufizimeve, do të mbetet i tillë edhe këtë vit. Përkundër kësaj vihet re se interesi i të huajve që vijnë individualisht është në rritje, duke kompensuar mungesën e grupit të parë.

Arben Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se po bie në sy tendenca e vizitorëve të rinj nga vendet europiane që u pëlqen të eksplorojnë në tërësi Shqipërinë dhe që përdorin Aeroportin e Korfuzit për të ardhur drejt Sarandës.

“Si sezon është me popullsi turistike të konsiderueshme, veçse ka ndryshuar formati i turistit. Nëse deri vitin e kaluar, kemi pasur familjarë si turistë, këtë vit vihet re fenomeni i çifteve me moshë të re dhe pjesa më e madhe, rreth 90% e tyre janë turistë perëndimorë.

Janë spanjollë, francezë, anglezë që vijnë në mënyrë individuale, përmes rezervimeve në platformat online si Booking. Vijnë nga Korfuzi, që është rruga më e lehtë për fluturimet dhe që europianët e kanë shumë më të lehtë për të aksesuar Sarandën”, pohon ai.

Sipas z.Çipa, edhe në zonën e Sarandës dhe Ksamilit, strukturat kanë qenë të detyruara të rrisin me 10% çmimet për shkak të rritjes së kostove./Monitor

The post Turizmi 2022: Rritet kërkesa, por edhe çmimet appeared first on Albeu.com.