rripi i gazez Archives - Albeu.com

Përshkallëzohen luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës
Militantët në Gaza goditën Izraelin me më shumë se 20 raketa, pas vdekjes së një të burgosuri palestinez, i cili ishte futur në grevë urie në një burg të Izraelit.

Tre punëtorë të huaj u plagosën nga një sulm me raketa, i cili ndodhi pasi tanket izraelite bombarduan Gazën, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm raketash.

Ushtria izraelite tha se nisi sulmet në Gaza të martën në mbrëmje.

I burgosuri, Khader Adnan, ishte një figurë e lartë e Xhihadit Islamik, i akuzuar për vepra terrorizmi.

Autoritetet izraelite thanë se ai e refuzoi kujdesin mjekësor gjatë grevës së tij 87-ditore.

Por, një nga avokatët e tij i akuzoi ato për neglizhencë, ndërsa kryeministri palestinez e përshkroi vdekjen e tij si “vrasje të qëllimshme”.

Një grup ombrellë që përfaqëson grupet militante në Gaza, përfshirë edhe Xhihadin Islamik, tha se sulmet me raketa janë “një përgjigje fillestare ndaj këtij krimi të urryer”.

Tri raketat e para, të cilat u hodhën disa orë pas njoftimit për vdekjen e Adnanit, ranë në zona të hapura, thanë Forcat e Mbrojtjes në Izrael.

Më vonë, ato thanë se kanë goditur Gazën me “zjarrin e tankeve”, në përgjigje të sulmeve me raketa. Forcat e Mbrojtjes në Izrael thanë se militantët kanë lëshuar edhe 22 raketa të tjera, katër prej të cilave janë kapur nga sistemi i mbrojtjes raketore të Izraelit.

Kush ishte Khader Adnan?

Gjatë dy dekadave të fundit, Khader Adnan, 45 vjeç, ishte disa herë në paraburgimin izraelit.

Ai ishte futur në grevë urie edhe katër herë më parë.

Edhe pse të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite shpesh mbajnë qëndrim duke refuzuar ushqimin, kjo besohet të jetë vdekja e parë e tillë në tri dekada.

Adnan e nisi grevën e pestë të urisë menjëherë pasi u ndalua nga forcat izraelite në shtëpinë e tij në Arraba, pranë qytetit Jenin në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor, më 5 shkurt.

Autoritetet izraelite e akuzuan atë për mbështetje të terrorizmit, lidhje me një grup terrorist dhe nxitje, dhe ai do të dilte në gjyq këtë muaj.

Por, grupi për të drejtat e të burgosurve palestinezë, Addameer, tha se ai po mbahej nën “akuza të rreme”, që kanë për synim “t’i shtypin edhe më shumë aktivistët palestinezë”.

Shërbimi i Burgjeve të Izraelit njoftoi të martën se Adnan “është gjetur herët në mëngjes në qelinë e tij pa ndjenja” dhe se është dërguar në një spital, ku është konstatuar vdekja e tij.

Një zyrtar i lartë izraelit i tha agjencisë së lajmeve AFP se Adnan ka rrezikuar jetën e tij, duke refuzuar kujdesin mjekësor.

Por, kryeministri i Autoritetit Palestinez, Mohammed Shtayyeh, tha se Izraeli “ka kryer një atentat të qëllimshëm kundër të burgosurit Khader Adnan, duke refuzuar kërkesën e tij për lirimin e tij, duke e neglizhuar atë nga aspekti mjekësor dhe duke e mbajtur në qeli pavarësisht seriozitetit të gjendjes së tij shëndetësore”.

Xhihadi Islamik – i cili është grupi i dytë më i fuqishëm militant në Rripin e Gazës, të kontrolluar nga Hamasi – tha se lufta e tij do të vazhdojë dhe se armiku “do ta kuptojë edhe një herë se krimet e tij nuk do të kalojnë pa përgjigje”.

Sipas grupit Addameer, në burgjet izraelite gjenden rreth 4.900 palestinezë.

Shumica janë duke vuajtur dënimet, pasi janë shpallur fajtorë nga gjykatat izraelite, ose mbahen për t’u marrë në pyetje, janë të akuzuar ose janë në gjykim.

Palestinezët i konsiderojnë të gjithë ata që mbahen nga Izraeli si të burgosur politikë./REL

The post Përshkallëzohen luftimet midis Izraelit dhe Rripit të Gazës appeared first on Albeu.com.

Izraeli godet Libanin dhe Gazën, objektiv forcat palestineze të Hamasit
Ushtria izraelite thotë se ka goditur objektiva të lidhura me grupin militant palestinez Hamas brenda Libanit dhe në të gjithë Rripin e Gazës.

Sulmet vijnë pas një breshërie të madhe me raketa kundër Izraelit nga Libani, për të cilën izraelitët fajësuan Hamasin.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se infrastruktura “terroriste” e Hamasit u godit në Libanin jugor.

Tensionet janë të larta pasi policia izraelite bastisi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit në netë të njëpasnjëshme në fillim të kësaj jave.

Xhamia është vendi i tretë më i shenjtë i Islamit dhe bastisjet izraelite kanë shkaktuar konfrontime të dhunshme me palestinezët brenda dhe kanë shkaktuar zemërim në rajonin më të gjerë, shkruan BBC.

Shefi i Hamasit, Ismail Haniyeh, i cili ishte në Liban kur u lëshuan raketat, tha se palestinezët nuk do të “uleshin me krahët e kryqëzuar” përballë agresionit izraelit.

Hamasi tha se nuk kishte informacion se kush i gjuajti raketat nga Libani të enjten.

Sulmi ishte breshëria më e madhe nga fqinji verior i Izraelit në 17 vjet, me Izraelin që raportoi se shumica e 34 raketave u kapën, por pesë shkaktuan dëme në ndërtesa.

Avionët luftarakë izraelitë gjithashtu shtuan sulmet ajrore në Gaza, me rreth 20 raketa që goditën katër vende të reja në 10 minuta.

Militantët palestinezë hodhën gjithashtu një raund të ri raketash në jug të Izraelit, ku u dëgjuan sirena paralajmëruese.

Avionët izraelitë sulmuan një vend të prodhimit të armëve nëntokësore dhe tre vende mbi tokë, tha njësia e zëdhënësit të IDF-së.

Sulmet ajrore izraelite thuhet të jenë më të rëndat që nga një raund luftimesh me Xhihadin Islamik në gusht 2022.

Përgjigja izraelite erdhi pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mbajti një takim urgjent të kabinetit të sigurisë.

Në një fjalim televiziv, ai tha: “Ne do të godasim armiqtë tanë dhe ata do të paguajnë një çmim për të gjitha aktet e agresionit”.

Ai bëri thirrje gjithashtu për një qetësim të tensioneve, duke shtuar se “ne do të veprojmë me vendosmëri kundër ekstremistëve që përdorin dhunën”.

Kryeministri libanez Najib Mikati dënoi çdo operacion ushtarak nga territori i vendit që “destabilizon situatën”.

Forca paqeruajtëse e Kombeve të Bashkuara në Liban, Unifil, tha se situata ishte “jashtëzakonisht serioze” dhe kërkoi “përmbajtje dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm”./Albeu.com/

The post Izraeli godet Libanin dhe Gazën, objektiv forcat palestineze të Hamasit appeared first on Albeu.com.