Rreziqet që i vijnë Shqipërisë dhe Ballkanit nga lufta Archives - Albeu.com

Rreziqet që i vijnë Shqipërisë dhe Ballkanit nga lufta, raporti i KE
Raporti i tremujorit të parë i Komisionit Europian për vendet kandidate ka paralajmëruar se shtetet e Ballkanit do të vuajnë pasojat që kanë shkaktuar në ekonominë globale sulmet e të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt pritet të ketë një ndikim negativ në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor përmes kanaleve të ndryshme të transmetimit. Në veçanti, rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë, ushqimeve dhe transportit po nxisin një përshpejtim të mëtejshëm të inflacionit, gjë që i shtyu bankat qendrore të rajonit të fillojnë të rrisin normën e politikës monetare pas një periudhe të zgjatur të politikës monetare lehtësuese”, thuhet në raport.

Për Shqipërinë, KE thekson se rimëkëmbja e ekonomisë shqiptare vijoi në tremujorin e katërt-2021 me rritje të PBB-së reale me bazë vjetore prej 5.5%, pas zgjerimit prej 6.8% në tremujorin e tretë të vitit. Ngadalësimi reflekton pjesërisht efektet bazë nga norma pozitive e rritjes në TM4-2020. Konsumi privat dhe ai publik u rritën gjerësisht me të njëjtin ritëm si në tremujorin e tretë, përkatësisht me 5.5% dhe 6.8%. Investimet u rritën me 15.6%, duke kontribuar në rritjen e fortë të importeve të mallrave (+32.9% me bazë vjetore).

Eksportet (+24.4% zgjerim vjetor) mbetën një shtytës kryesor i rritjes.

Nga ana e prodhimit, kontributet më të mëdha në rritjen e PBB-së i dhanë ndërtimi (1.8 pikë përqindje) dhe aktivitetet e tregtisë dhe pasurive të paluajtshme (1 dhe 0.8 pikë përqindje). Pas një periudhe rikuperimi gjatë pjesës më të madhe të vitit 2021 mbi mesataren e tij historike, treguesi i besimit ekonomik ra në janar dhe shkurt 2022, i ndikuar nga një humbje ndërsektoriale e besimit. Në veçanti, besimi i konsumatorit dhe i ndërtimit është dobësuar, ndërkohë që të gjithë sektorët presin rritje çmimesh.

Ballkani

Sipas raportit, pas recesionit të shkaktuar nga pandemia në 2020, efektet e krizës COVID-19 u zvogëluan dhe aktiviteti ekonomik është rimëkëmbur fuqishëm në Ballkanin Perëndimor në vitin 2021, me PBB-në e rajonit që vlerësohet se është zgjeruar me 7.6%, krahasuar me një tkurrje prej 3.3% një vit më parë. Rimëkëmbja u mbështet nga heqja graduale e masave të kontrollit të lidhura me COVID-19, të cilat çuan në kërkesë më të fortë të brendshme dhe të jashtme. Në linjë me rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik, rritja e punësimit u kthye në territor pozitiv dhe normat e papunësisë ranë ose mbetën përgjithësisht të pandryshuara, ndërkohë që pjesëmarrja në fuqinë punëtore u rrit.

Deficiti i llogarisë korente të rajonit qëndroi në 4.8% të PBB-së në vitin 2021, niveli më i ulët në dhjetë vitet e fundit, pasi rikthimi i fortë i eksporteve të shërbimeve dhe flukset më të larta të remitancave përgjithësisht tejkaluan rritjen e deficitit tregtar të mallrave.

Rimëkëmbja ekonomike mbështeti rritjen e të ardhurave buxhetore dhe reduktimin e deficiteve fiskale në të gjithë Ballkanin Perëndimor në vitin 2021, ndërkohë që raporti i borxhit publik ndaj PBB-së u stabilizua ose u ul në shumicën e vendeve në krahasim me fundin e vitit 2020./monitor.al

The post Rreziqet që i vijnë Shqipërisë dhe Ballkanit nga lufta, raporti i KE appeared first on Albeu.com.