rrezimi i qeverise Archives - Albeu.com

Rrëzimi i Dritan Abazoviç, reagon BE: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri pro europiane
Mali i Zi, sipas kryetarit të delegacionit të Parlamentit Evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Bilçik, ka nevojë për një qeveri vërtet pro-evropiane që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të Bashkimit Evropian, në vend të interesave të ngushta politike.

Deklarata e eurodeputetit sllovak, vjen një ditë pasi parlamenti malazez votoi pro mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë së Dritan Abazoviçit.

“Pas votimit të mosbesimit të mbrëmshëm, Mali i Zi ka nevojë për një qeveri vërtet pro-BE, e cila mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”, ka shkruar Biliçik në Twitter.

After last night’s vote of no-confidence Montenegro needs a genuinely pro-?? government that can prioritize strategic EU reforms over narrow political interests. Montenegro can join the EU when it manages successfully some hard domestic political tasks. We stand ready to help????

— Vladimír Bilčík MEP (@VladoBilcik) August 20, 2022

Sipas tij, Mali i Zi mund të anëtarësohet në unionin evropian në ditën kur të zgjidhë me sukses disa detyra të vështira politike të brendshme.

“Ne jemi të gatshme të ndihmojmë”, ka shtuar ai.

Për shkarkimin e Qeverisë votuan 50 deputetë të pranishëm dhe një kundër. Parlamenti i Malit të Zi ka gjithsejtë 81 deputetë. Për rrëzimin e një qeverie duhen 41 ose më shumë.

Iniciativa për mosbesimin ndaj qeverisë së Abazoviç-it është paraqitur nga 36 deputetë të DPS-së, Partisë Socialdemokrate, Partisë Liberale, Socialdemokratëve dhe disa partive të tjera, pak orë pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Themelore me Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe.

Në arsyetimin e tyre thuhej se Qeveria ka pasur detyrë prioritare që të krijojë parakushte për intensifikimin e procesit të integrimit evropian të Malit të Zi, bazuar në reformat e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit. Ai shtoi se nevojitet një qeveri “që mund t’i japë përparësi reformave strategjike të BE-së mbi interesat e ngushta politike”.

Reagimet nga Mali i Zi

Më 20 gusht, lideri i Frontit Demokratik pro-Serb në Mal të Zi, Andrija Mandiç, tha për Radio Televizionin Serb (RTS), pas votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së Abazovicit, se i vinte keq që humbën një shans të madh për të formuar një Qeveri që do të ishte shprehje e shumicës parlamentare për të cilën votuan qytetarët e Malit të Zi.

“Kemi investuar shumë energji, jo për shkak të politikanëve, por për shkak të njerëzve që u gëzuan që pas 30 vjetësh u zëvendësua qeveria e Milo Gjukanoviçit”, tha Mandiç.

Qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të socialistit Milo Gjukanoviç përfundoi në zgjedhjet e vitit 2020.

Fillimisht u formua e ashtuquajtura Qeveria eksperte e Zdravko Krivokapiçit, e cila funksionoi deri në fillim të vitit 2022. Qeveria minoritare e Abazoviçit u formua më 28 prill.

Mandiç tha gjithashtu për RTS-në se qeveria e Dritan Abazoviçit do të mbahet mend për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Shkaku i menjëhershëm i nismës për rrëzimin e Qeverisë është pakënaqësia me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe më 3 gusht, të cilën përfaqësues të disa partive politike e konsideruan të dëmshme për interesat kombëtare të Malit të Zi.

Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demokratët dhe një sërë partish të tjera më të vogla, të cilat mbështesin fuqishëm Kishën Ortyodokse Serbe në programet e tyre, u shprehën të kënaqur me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore.

Nga gjithsej 81 deputetë, 50 deputetë të Partisë Demokratike të Socialistëve të Milo Gjukanoviçit, Partisë Demokratike të Malit të Zi Alekse Beçiç, Partisë Socialdemokrate, Socialdemokratëve, Partisë Boshnjake, Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve dhe të Djathtët e Malit të Zi votuan për rrëzimin e Qeverisë.

Kryetarja e Kuvendit Danijela Gjuroviç nga Partia Popullore Socialiste ishte kundër.

Deputetët e tjerë nga Fronti Demokratik pro-Serb, Partia Popullore Socialiste, Demos dhe Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit nuk morën pjesë në votim.

Zdravko Krivokapiç, ish-kryeministër i Malit të Zi, shkroi në Twitter më 20 gusht, “Do të kalojë! Dhe kalon shpejt. Tani duhet të transformohemi individualisht, veçanërisht politikanët, për të mirën e transformimit të Malit të Zi”.

Tani e tutje qeveria e Abazoviçit do të funksionojë në mandat teknik, pra deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Abazoviç, pas votimit të mosbesimit, u tha gazetarëve se nuk do të marrë pjesë në formimin e qeverisë së re.

Dritan Abazoviç ishte kryeministri i parë i Malit të Zi që i përkiste një komuniteti kombëtar të pakicës. Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiçit ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiçit në shkurt të këtij viti, Abazoviç u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistit Milo Gjukanoviçit.

Rrëzimi i Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020./REL

The post Rrëzimi i Dritan Abazoviç, reagon BE: Mali i Zi ka nevojë për një qeveri pro europiane appeared first on Albeu.com.

Qeveria e tij nuk mundi t’i mbijetoi mocionit, flet Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij
Kuvendi i Malit të Zi votoi mosbesimin ndaj Qeverisë së Dritan Abazoviqit, një orë pas mesnatës së 20 gushtit. Qeveria e tij u rrëzua me 50 vota pro dhe një kundër.

Abazoviç tha se e pranonte humbjen po menjëherë fajësoi lidhjet me krimin e organizuar për rënien e qeverisë së tij.

“Përgëzoj koalicionin e ri të (Alekse) Beçiqit dhe Gjukanoviqit, jemi gati të pranojmë humbjen. Më vjen keq që krimi i organizuar në Mal të Zi vazhdon të përdorë tentakulat e tij për të rregulluar marrëdhëniet politike”, tha zoti Abazoviç.

Ai shtoi se nëse formohet qeveria e re para zgjedhjeve, ai nuk do të marrë pjesë në to.

Abazoviç kryeministër për 115 ditë

Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

Dritan Abazoviq ishte kryeministri i parë i Malit të Zi, i cili i përket një komuniteti kombëtar pakicë. Ai e gjeti veten në krye të shtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur përfundoi qeverisja tridhjetëvjeçare e Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviq. Në atë kohë, Lëvizja Civile URA e Abazoviqit ishte “pika e kthesës” për formimin e një qeverie të re në Mal të Zi.

Në qeverinë e mëparshme të Zdravko Krivokapiqit, ai ishte nënkryetar. Pas inicimit të rrëzimit të Qeverisë së Krivokapiqit në shkurt të këtij viti, Abazoviq u bë kryeministër i ri me ndihmën e Partisë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviqit në fund të prillit.

Çfarë ndodh tani?

Rënia e Qeverisë hap mundësinë e formimit të një Qeverie të re, të tretë, bazuar në rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të gushtit 2020.

Në periudhën në vijim partitë politike do të fillojnë negociatat për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi.

Nëse një grup i caktuar politik mbledh 41 nënshkrimet e deputetëve, ata do të mund t’i paraqesin kërkesë presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, për t’i dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së tretë./REL

The post Qeveria e tij nuk mundi t’i mbijetoi mocionit, flet Abazoviç: Krimi i organizuar vazhdon të përdorë tentakulat e tij appeared first on Albeu.com.

Inceneratorët, deputeti i PD-së shpreh bindjen: Nëse SPAK i shkon deri në fund hetimit qeveria Rama bie, gjysma përfundojnë në burg
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, ka paralajmëruar se nëse organet ligjzbatuese i shkojnë deri në fund aferës së inceneratorëve, qeveria Rama bie.

Gjitashtu ai u shpreh se qeveria po bën tentativa për ta mbyllur këtë çështje.

“Janë kërkuar të dhëna me emër dhe mbiemër dhe nuk janë dhënë. Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër. Nuk duhet të ekzistojë asgjë, kemi qenë të hapur dhe jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund.”

Sa i përket kryeministrit Edi Rama, Gështenja thotë se ai është duke u përgatitur për një reagim. Ndërsa, duke u ndalur te protesta e 7 korrikut, Lefter Gështenja e pranoi që ishte i pranishëm pasi, siç u shpreh ai, do të marrë pjesë në çdo protestë që bëhet kundër qeverisë.

Megjithatë, deputeti demokrat shtoi se nuk rrëzohen qeveritë vetëm me protesta.

“Edhe pse pritshmëria ishte e lartë, për kushtet dhe situatën në të cilën u organizua, pati pjesëmarrje, por pjesëmarrje kemi pasur në 9 vite opozitë. S’mund të themi që të tjerat kanë qenë më të vogla se kjo. Nuk besoj se arriti ndonjë qellim, largimin e Ramës …qeveria nuk largohet vetëm me protesta.”

Gështenja bëri thirrje për bashkim të demokratëve pasi, në të kundërt siç tha ai, do të mbeten thjesht një opozitë që do të qëndrojë gjatë në opozitë.

The post Inceneratorët, deputeti i PD-së shpreh bindjen: Nëse SPAK i shkon deri në fund hetimit qeveria Rama bie, gjysma përfundojnë në burg appeared first on Albeu.com.

Opozita maqedonase nuk ka vota të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë
Opozita në Maqedoninë e Veriut nuk siguroi të enjten votat e nevojshme për ta rrëzuar qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev. Parlamenti e hapi sot seancën mbi nismën e opozitës, e cila u ndërpre me kërkesë të opozitës.

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, prishi planet e partive opozitare. Ai shkroi në rrjetin Facebook se nuk do të votonte për rrëzimin e qeverisë, “duke pasur parasysh çastin politik, për hir të procesit dhe sinjaleve të forta nga partnerët strategjik SHBA dhe Bashkimi Evropian që më janë komunikuar nga përfaqësues të lartë diplomatik, se në muajin dhjetor vendi ka gjasa të mëdha të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE, vendosa që mos të marrë pjesë në seancën parlamentare ku duhej të merret vendim me të cilin do të vihet në pikëpyetje, ky pikësynim jetik kombëtar dhe shtetëror”.

Kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi sapo e hapi seancën, u largua për të mos u bërë deputeti i 61-të, meqë nuk e mbështet nismën, ndërsa drejtimin e seancës ia la nënkryetarit të parlamentit, Fadil Zendelit të Lëvizjes Besa.

Nismës për rrëzimin e Qeverisë i duhen 61 deputetë nga 120 sa ka parlamenti. Nënshkrues të kësaj nisme të ngritur nga VMRO-DPMNE-ja janë dy partitë shqiptare të opozitës, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa që së bashku kanë 12 ligjvënës, Lëvizja Besa e cila ka tre deputetë, por me tërheqjen e zotit Rexhepi i mbeten dy dhe partia maqedonase E Majta me dy deputetët e saj.

VMRO-ja ndërkohë ka 44 ligjvënës, dy prej të cilëve, duke qenë në izolim për shkak të koronavirusit, ishin vendosur në hapësira të veçanta të parlamentit./VOA

The post Opozita maqedonase nuk ka vota të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë appeared first on Albeu.com.

Kreu i grupit të VMRO ftesë deputetit të Altenativës: Hajde ta rrëzojmë qeverinë
Kreu i grupit parlamentar të VMRO-së, Nikolla Micevski e ka ftuar deputetin e Alternativës, Skënder Rexhepi- Zejdi për rrëzimin e qeverisë.

“Koleg Skënder, hajde ta rrëzojmë së bashku qeverinë kriminale dhe popullore të delegjitimuar! Pasi 61 deputetë e nënshkruan qartë dhe pa mëdyshje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë të premten, regjimi hibrid filloi një fushatë brutale, me shumë presione, kërcënime dhe shantazhe për të shkelur dinjitetin njerëzor dhe për të cenuar besueshmërinë e Kuvendit të Maqedonisë”, deklaroi Micevski.

Ai gjithashtu tha se deputët e opozitës duan ta ruajnë dinjitetin para popullit që e përfaqësojnë.

“Kolegë Skender Rexhepi, ta ruajmë dinjitetin e deputetëve dhe prandaj ju bëj thirrje që së bashku t’i japim fund nëpërkëmbjes së deputetëve nga regjimi hibrid dhe në përputhje me nenin 92 të Kushtetutës, të zgjedhim 19 deputetë nga Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe të paraqesimi në Kuvend iniciativë të re për votim mosbesimi ndaj qeverisë së regjimit hibrid LSDM-BDI. Të mos ketë arsyetime pse është nënshkruar kjo apo ajo sepse kjo është votë kundër regjimit hibrid LSDM-BDI. Shpresoj se do të qëndroni së bashku me shumicën e deputetëve dhe do ta ruajmë dinjitetin e deputetit dhe reputacionin e Kuvendit të Maqedonisë”, është shprehur Micevski./albeu.com

The post Kreu i grupit të VMRO ftesë deputetit të Altenativës: Hajde ta rrëzojmë qeverinë appeared first on Albeu.com.

Berisha: Do të përballemi dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin, derisa sa ta përmbysim
Nga “Foltorja” në Kamëz, ish-kryeministri Sali Berisha ka pemtuar se do të rrëzojë qeverisjen Rama.

Berisha tha se do të përballet dhëmbë për dhëmbë me atë që e quan “narkoshtet” dhe do ta përmbysë atë.

“Këtë herë uragani i shpresës do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë, do të ngrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauze që është kauza themelore e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm të vërtetë politik nuk ka liri”, tha Berisha./albeu.com

The post Berisha: Do të përballemi dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin, derisa sa ta përmbysim appeared first on Albeu.com.