rreziku Archives - Albeu.com

Eksperti Shala: 16 shtatori kërkon vigjilencë, por nuk nënkupton domosdoshmërisht trazira
<html><head></head><body>

Data 16 shtator duhet të vlerësohet si një moment i ndjeshëm, por jo si një zhvillim që automatikisht do të pasohet nga trazira, thotë eksperti i sigurisë, Drizan Shala. Ai u kërkon qytetarëve të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave, duke theksuar se përgjegjësia për rendin dhe sigurinë në Kosovë u takon institucioneve të saj.

Sipas Shalës, shqetësimet për mundësinë e trazirave duhet të trajtohen me qetësi dhe në përputhje me kapacitetet reale të institucioneve. Ai vlerëson se Kosova sot është më e përgatitur për t’iu përgjigjur çdo skenari të mundshëm më 16 shtator dhe në ditët pas tij.

“Mendoj se shqetësimi për mundësinë e trazirave duhet parë me qetësi dhe në bazë të kapaciteteve reale të institucioneve të Kosovës. Kosova sot ka institucionet e veta të sigurisë dhe është në një situatë shumë më të favorshme për t’u përballur me çdo skenar që mund të paraqitet më 16 shtator dhe në ditët në vijim.

Përvoja e qytetarëve dhe e institucioneve përballë situatave me rrezik të lartë, sipas tij, përbën një përparësi të rëndësishme. Si shembull, ai përmend sulmin terrorist të vitit 2023, i cili kërkoi reagim institucional dhe administrim të një situate jashtëzakonisht të ndjeshme të sigurisë.

Ky rast, vijon Shala, ka ndihmuar në forcimin e aftësive për parandalim, koordinim dhe reagim. “Përvoja të tilla kanë rritur kapacitetet tona për parandalim, koordinim dhe reagim”, tha ai.

Eksperti sqaron se masat e sigurisë nuk hartohen në mënyrë të improvizuar, por mbështeten në protokolle dhe analiza të rrezikut. Për këtë arsye, institucionet duhet të jenë të gatshme edhe për skenarët më të mundshëm, ndërsa në raste të tilla është më e arsyeshme të merret një nivel më i lartë masash sesa të minimizohet një kërcënim i mundshëm.

“Sa i përket sigurisë, masat nuk improvizohen dhe nuk ndërtohen vetëm mbi atë se çfarë mund të ndodhë. Ato janë të parapara në bazë të protokolleve dhe vlerësimeve të rrezikut. Në një situatë të tillë, është më mirë që institucionet të aplikojnë një nivel masash më të lartë sesa të nënvlerësojnë një kërcënim të mundshëm.

Nga vlerësimi im, Policia e Kosovës dhe institucionet tjera relevante tashmë i kanë në tavolinë skenarët e mundshëm dhe mekanizmat e reagimit për secilën situatë që mund të paraqitet. Kjo nuk do të thotë se duhet të krijohet panik te qytetarët, por përkundrazi, se duhet të ruhet qetësia dhe besimi në institucione”, u shpreh më tej ai.

Shala thekson se qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë, ndërsa institucionet të veprojnë me vigjilencë. Ai nënvizon se shmangia e provokimeve, dezinformimit dhe çdo përpjekjeje për tensionimin e situatës është e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë.

“Prandaj, 16 shtatori duhet të trajtohet si një moment i ndjeshëm, por jo si një datë që automatikisht nënkupton trazira. Institucionet duhet të jenë vigjilente, ndërsa qytetarët duhet të shmangin çdo provokim, dezinformim apo përpjekje për ta tensionuar situatën.

Siguria më e madhe e Kosovës sot është pikërisht fakti se përgjegjësinë për rendin dhe sigurinë e kanë institucionet e saj”, përfundoi ai për “Bota sot”.

</body></html>

The post Eksperti Shala: 16 shtatori kërkon vigjilencë, por nuk nënkupton domosdoshmërisht trazira appeared first on Albeu.com.

Pas vdekjes, Mlladiqi rikthehet si simbol nacionalist serb, ekspertët: Glorifikimi i tij rrezikon të shtrembërojë historinë
<html><head></head><body>

Vdekja e Ratko Mlladiqit ka rikthyer në debat figurën e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, ndërsa deklaratat e zyrtarëve serbë kanë ushqyer përpjekjet për ta paraqitur atë si hero kombëtar. Kjo ndodh pavarësisht se Mlladiqi u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Qëndrimet e shprehura pas vdekjes së tij kanë hapur diskutime të reja për mënyrën se si Serbia po e trajton trashëgiminë e Mlladiqit dhe për përpjekjet për ta larguar atë nga përgjegjësia për krimet e kryera gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Pyetja që ngrihet është nëse ndarja nga jeta po përdoret për të forcuar narrativat nacionaliste dhe për ta zhvendosur Mlladiqin nga pozita e një personi të dënuar penalisht drejt një miti politik e kombëtar. Ekspertët paralajmërojnë se nderimi i një figure të dënuar për gjenocid nuk lidhet vetëm me të kaluarën, por mund të ndikojë edhe në të ardhmen, veçanërisht te brezat e rinj.

Për këtë çështje, për gazetën “Bota sot” kanë dhënë vlerësimet e tyre eksperti i sigurisë Drizan Shala dhe ish-hetuesi Agim Rexhepi.

Shala: Beogradi po përpiqet ta lidhë Mlladiqin me traditën ushtarake serbe

Drizan Shala thotë se deklaratat e zyrtarëve serbë nuk duhen parë si qëndrime të izoluara personale. Sipas ekspertit të sigurisë, ato pasqyrojnë mënyrën se si Beogradi po përpiqet ta vendosë figurën e Mlladiqit në raport me shtetin serb.

Shala i referohet deklaratës së ministrit të Drejtësisë së Serbisë, Nenad Vujiç, i cili e quajti Mlladiqin “gjeneral” dhe përmendi protokollet që lidhen me këtë status. Sipas tij, një qëndrim i tillë rikthen në vëmendje lidhjet ndërmjet Mlladiqit, Ushtrisë së Republikës Srpska dhe strukturave shtetërore të Serbisë.

“Fakti që ministri i Drejtësisë së Serbisë e quan Mlladiqin gjeneral dhe flet për protokollet përkatëse nuk duhet trajtuar si çështje thjesht ceremoniale. Kjo tregon përpjekjen për ta vendosur atë sërish në origjinën ushtarake të Serbisë dhe për ta paraqitur si pjesë të historisë së saj ushtarake. Për një kohë të gjatë, sa herë që përgjegjësia për luftën në Bosnje lidhej me Beogradin, ruhej një dallim ndërmjet Ushtrisë së Republikës Srpska dhe Ushtrisë së Serbisë. Mlladiqi drejtonte të parën, ndërsa Serbia përpiqej të mos identifikohej me veprimet e saj. Por kur bëhet fjalë për nderimin dhe prestigjin e tij, ky dallim po venitet”, deklaron Shala për “Bota sot”.

Ai vlerëson se kjo situatë përbën një paradoks që duhet analizuar, pasi përgjegjësia e Mlladiqit nuk mund të ndahet nga krimet për të cilat është dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

“Historia e Mlladiqit është e pandashme nga gjenocidi në Srebrenicë, terrori i ushtruar ndaj civilëve në Sarajevë, përndjekjet dhe krimet e tjera për të cilat ai është dënuar. Forcat që ai komandonte kryen krime të dokumentuara dhe të konfirmuara nga gjykatat ndërkombëtare. Për këtë arsye, rikthimi i tij nga një zyrtar i lartë serb në rolin e ‘gjeneralit’, i shoqëruar me referenca ndaj protokolleve shtetërore, nuk mund të konsiderohet vetëm një akt ceremonial. Ai ngre pikëpyetje për mënyrën se si Serbia po e trajton trashëgiminë e tij”, thekson ai.

Sipas Shalës, rasti duhet parë brenda kuadrit më të gjerë të narrativave nacionaliste që vazhdojnë të ndikojnë në rajon.

“Çështja nuk lidhet vetëm me mënyrën se si po trajtohet një person pas vdekjes, por me mesazhin që i përcillet shoqërisë. Nëse një njeri i dënuar për gjenocid paraqitet si figurë që duhet nderuar, atëherë po tentohet të ndryshohet perceptimi për krimet e tij. Përgjegjësia individuale rrezikon të zëvendësohet me mitin e heroit kombëtar. Ky është një rrezik i madh në një rajon ku plagët e luftës nuk janë shëruar plotësisht dhe ku narrativat nacionaliste vazhdojnë të kenë peshë”, shprehet Shala.

Rexhepi: Nderimi i Mlladiqit legjitimon ideologjinë që çoi në gjenocid

Ish-hetuesi Agim Rexhepi nënvizon se vdekja e Ratko Mlladiqit nuk prek as përgjegjësinë e tij penale, as faktet e përcaktuara nga drejtësia ndërkombëtare. Për të, shqetësimi kryesor qëndron te përpjekja për ta shndërruar një person të dënuar për gjenocid në simbol të nacionalizmit serb.

“Vdekja e Ratko Mlladiqit nuk e ndryshon as historinë, as vendimin e gjykatës. Përkundrazi, vendosja e figurës së tij sërish në qendër të narrativave nacionaliste tregon se beteja për të vërtetën historike dhe kujtesën e viktimave vazhdon. Mlladiqi nuk ishte vetëm një komandant ushtarak i një konflikti të kaluar. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Prandaj, përpjekja për ta kthyer nga i dënuar për gjenocid në ‘hero kombëtar’ nuk është thjesht një këndvështrim alternativ, por një tentativë për ta përmbysur kuptimin e historisë”, deklaron Rexhepi për “Bota sot”.

Rexhepi thotë se një narrativë e tillë e largon vëmendjen nga krimet konkrete dhe e zhvendos atë te pretendimet për “mbrojtjen e kombit”.

“Kur një kriminel lufte paraqitet si hero, viktimat trajtohen si pengesë për rrëfimin historik. Ky është një zhvillim tejet i rrezikshëm. Glorifikimi i Ratko Mlladiqit nënkupton glorifikimin e ideologjisë që prodhoi gjenocid. Vrasjet masive, dëbimet, terrori dhe krimet synohet të relativizohen duke u paraqitur si pjesë e një lufte për mbrojtjen e kombit. Por një komb nuk mbrohet përmes vrasjes së civilëve dhe patriotizmi nuk mund të përdoret si arsyetim për krime kundër njerëzimit”, shprehet ai.

Sipas ish-hetuesit, pasojat më të mëdha mund të shfaqen te brezat e rinj, të cilët mund të ndikohen nga përsëritja e këtyre mesazheve.

“Rreziku nuk kufizohet te grupet ekstremiste që mund ta nderojnë një figurë të tillë. Shqetësimi kryesor është që propaganda, e përsëritur vazhdimisht, ta bëjë një brez të ri ta shohë Mlladiqin jo si autor të krimeve të dokumentuara, por si mbrojtës të kombit. Falsifikimi i historisë shpesh nuk ndodh përmes mohimit të menjëhershëm të gjithçkaje, por përmes relativizimit gradual. Nëse të rinjtë mësohen ta perceptojnë si hero një person të dënuar për gjenocid, atëherë çështja nuk mbetet më vetëm te e kaluara, por ndikon edhe në mënyrën se si mund të kuptohen konfliktet dhe dhuna në të ardhmen”, thotë Rexhepi.

Në përfundim, Rexhepi thekson se Serbia dhe shoqëritë e rajonit duhet ta përballojnë të kaluarën pa romantizim dhe pa përdorur standarde të dyfishta.

“Pajtimi i qëndrueshëm nuk mund të ndërtohet pa të vërtetën, ndërsa paqja e qëndrueshme kërkon drejtësi. Po ashtu, një e ardhme evropiane nuk mund të ndërtohet duke nderuar persona të dënuar për gjenocid. Mlladiqi ka vdekur, por ideologjia që e vendosi në piedestal nuk zhduket vetvetiu. Ajo mund të mposhtet vetëm përmes së vërtetës, arsimit, drejtësisë, kujtesës dhe refuzimit të çdo përpjekjeje për ta paraqitur gjenocidin si heroizëm”, përfundon Rexhepi për “Bota sot”.

</body></html>

The post Pas vdekjes, Mlladiqi rikthehet si simbol nacionalist serb, ekspertët: Glorifikimi i tij rrezikon të shtrembërojë historinë appeared first on Albeu.com.

Gjykata cakton një muaj paraburgim për Skender Llugiqin: Ka rrezik real të arratiset
<html><head></head><body>

Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Skender Llugiqit, i cili dyshohet se kërkoi pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ndaj Llugiqit rëndojnë dyshimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Në argumentimin e vendimit, Gjykata vlerësoi se mbajtja e tij në paraburgim është masa e përshtatshme, pasi lirimi i të pandehurit do të krijonte rrezik real që ai të arratisej për t’iu shmangur dhe fshehur përgjegjësisë penale. Sipas arsyetimit, kjo do ta bënte Llugiqin të paarritshëm për organet e drejtësisë, do të pamundësonte garantimin e pranisë së tij dhe do të pengonte zhvillimin normal dhe efikas të procedurës penale.

Thirrjen për pushkatimin e Haradinajt, Llugiqi e bëri në sallën e Kuvendit të Kosovës, gjatë aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”.

</body></html>

The post Gjykata cakton një muaj paraburgim për Skender Llugiqin: Ka rrezik real të arratiset appeared first on Albeu.com.

Kriza institucionale në Kosovë vë në pikëpyetje fondet milionëshe të BE-së, sipas analizës së REL
<html><head></head><body>

Kosova mund të mbetet pa një pjesë të madhe të fondeve të parashikuara nga Bashkimi Evropian, nëse vazhdon ngërçi politik dhe institucionet shtetërore mbeten jofunksionale. Në kuadër të Planit të Rritjes, BE-ja ka ndarë afërsisht 170 milionë euro për Kosovën për gjysmën e dytë të vitit 2026, por përfitimi i këtyre mjeteve kushtëzohet me zbatimin e reformave të nevojshme.

Mbi dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar ende. Seanca konstituive, e cila nisi më 6 gusht, është shtyrë dy herë pas kërkesës së Albin Kurtit, kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë që fitoi zgjedhjet. Kurti ka kërkuar kohë shtesë për konsultime me subjektet e tjera politike, me synim arritjen e një marrëveshjeje të gjerë që përfshin edhe zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. Mungesa e pajtimit pikërisht për këtë çështje e kishte çuar Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Komisioni Evropian paralajmëron se vonesat për ngritjen e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit mund të ndikojnë drejtpërdrejt në realizimin e reformave dhe në mundësinë e Kosovës për të marrë fondet e BE-së. Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier, rithekson kërkesën e vazhdueshme të Brukselit që aktorët politikë në Kosovë të garantojnë stabilitet institucional.

“Është thelbësore që institucionet e Kosovës të konstituohen pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me kornizën kushtetuese dhe me procedurat e përcaktuara”, thotë Mercier për Radion Evropa e Lirë (REL).

“Vonesat në formimin e institucioneve rrezikojnë të pengojnë reformat e rëndësishme dhe mund të ndikojnë në aftësinë e Kosovës për të përfituar plotësisht nga mundësitë e ofruara nga BE-ja, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, shton ai.

Afati për realizimin e 27 hapave reformues nga Prishtina zyrtare, me vlerë të përgjithshme 165.9 milionë euro, përfundon në dhjetor të këtij viti. Zyrtarë të shumtë evropianë, me të cilët ka biseduar REL-i, tashmë përmendin mundësinë e humbjeve shumëmilionëshe për Kosovën për shkak të krizës institucionale.

“Ndërsa Komisioni Evropian është duke vlerësuar raportimin e Kosovës për këta hapa, situata politike në vend ka ndikuar në mënyrë të pashmangshme në ritmin e zbatimit dhe ka kufizuar përparimin në një numër reformash kyç, duke vënë në rrezik një pjesë të financimit në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje”, thotë për REL-in një zyrtar evropian, në kushte anonimiteti.

E para në hartimin e Agjendës së Reformave, e fundit në raportim

Në vitin 2024, Kosova ishte mes vendeve të para që dorëzoi Agjendën e Reformave, por raportin për shkallën e realizimit të saj e paraqiti e fundit. Kërkesa e parë e autoriteteve kosovare për disbursimin e fondeve u dorëzua më 15 korrik 2026, pak para përfundimit të afatit. Në këtë kërkesë u raportua për hapat e Agjendës së Reformave, të cilët fillimisht ishte planifikuar të përmbusheshin në dhjetor 2024, qershor 2025, dhjetor 2025 dhe qershor 2026.

“Për të ruajtur financimin në dispozicion, do të jetë thelbësore të sigurohet funksionimi efektiv i institucioneve dhe konsensusi politik i nevojshëm për të mbajtur fokusin e qëndrueshëm në zbatimin e agjendës së dakorduar të reformave”, nënvizon një burim evropian.

Zëdhënësi i KE-së, Mercier, vlerëson se arritja e shpejtë e një pajtimi mes partive për një kandidat unifikues për president është veçanërisht e rëndësishme. “Vetëm një dialog efikas ndërpartiak dhe një ndjenjë e përbashkët e qëllimit do t’i lejojë Kosovës të ndjekë objektivat e përbashkëta dhe të realizojë reformat që kërkojnë qytetarët e saj”, thotë ai për REL-in.

Gjatë 18 muajve, Kosova ka zhvilluar tri procese zgjedhore: dy herë zgjedhje parlamentare dhe zgjedhje lokale në dy runde. Zbatimi i hapave reformues në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së kërkon përfshirjen e Qeverisë dhe Kuvendit. Qeveria ka përgjegjësinë të hartojë, negociojë dhe zbatojë objektivat konkrete të politikave, ndërsa Kuvendi duhet të miratojë reformat përkatëse.

Dhjetori dhe rreziku për humbjen e përhershme të fondeve

Me fundin e vitit 2026 përmbyllet edhe periudha e tolerancës, e njohur në Bruksel si “periudha gri”, për hapat reformues që shtetet e rajonit, përfshirë Kosovën, duhej t’i realizonin fillimisht në dhjetor 2024 dhe dhjetor 2025. Komisioni Evropian e ka paraparë këtë periudhë si kohë shtesë pas skadimit të afatit, gjatë së cilës vonesat mund të korrigjohen ende pa prodhuar pasojat e mosrespektimit të afatit.

Sipas kësaj skeme, hapat reformues që kishin afat fillestar gjatë vitit 2024 mund të realizohen brenda një periudhe shtesë prej 24 muajsh.

Për reformat që duhej të përmbusheshin gjatë vitit 2025, periudha e tolerancës është 12 muaj. Për të gjitha reformat e planifikuara deri në dhjetor 2024, përkatësisht dhjetor 2025, afati përfundimtar bie në fund të vitit 2026. Pas kësaj periudhe, fondet mund të humben përgjithmonë. Në rast se vendet përfituese nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk zbatojnë reformat e parashikuara, Komisioni Evropian ka të drejtë t’i mbajë mjetet e destinuara për këto hapa. Këto fonde mund t’u ndahen vendeve të tjera që tregojnë rezultate më të mira në procesin reformues.

Kosova, përfituesja më e madhe vetëm në teori

Paketa e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e paraparë për periudhën 2024–2027, kap vlerën e 6 miliardë eurove dhe konsiderohet paketa financiare më ambicioze për rajonin. Fondet e Planit të Rritjes janë ndarë duke u bazuar në numrin e popullsisë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto. Kosovës i janë alokuar 882.6 milionë euro, duke e renditur atë si përfituesen më të madhe për kokë banori.

Në periudhat e mëparshme, Kosova nuk ishte kualifikuar për pranimin e mjeteve nga Plani i Rritjes, sepse marrëveshjet përkatëse për këtë pako evropiane nuk ishin miratuar, po ashtu për shkak të ngërçit politik.

Pasi Kuvendi i Kosovës ratifikoi në shkurt të këtij viti marrëveshjet e lidhura me Planin e Rritjes, Kosova fitoi të drejtën të përfitojë nga fondet evropiane. Deri tani, ajo ka marrë vetëm 61.8 milionë euro në formë parafinancimi, ose 7 për qind të shumës së përgjithshme të alokuar. Për pjesën tjetër të mjeteve, Kosova duhet të dëshmojë zbatimin e hapave reformues përmes dorëzimit të raportit mbi reformat e realizuara. Komisioni Evropian vendos dy herë në vit për shpërndarjen e fondeve, por vetëm pasi të ketë verifikuar se vendi ka përmbushur me sukses hapat dhe objektivat konkrete të përcaktuara në Agjendën e Reformave./REL

</body></html>

The post Kriza institucionale në Kosovë vë në pikëpyetje fondet milionëshe të BE-së, sipas analizës së REL appeared first on Albeu.com.

Ursula von der Leyen kërkon kufizime të forta për fëmijët në internet: Mediat sociale nuk janë lodër
Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për mbrojtje më të fortë për fëmijët në internet, duke thënë se provat e paraqitura nga Paneli Special për Sigurinë e Fëmijëve në Internet, duhet të ndihmojnë në formësimin e politikës së ardhshme evropiane.

Shefja e BE-së tha se argumenti për të ndaluar fëmijët e vegjël të përdorin ekranet dhe platformat dixhitale, dhe se fëmijët nën 13 vjeç duhet të lejohen të përdorin mediat sociale vetëm nën mbikëqyrjen e të rriturve dhe për periudha të kufizuara, ishte më bindës.

Von der Leyen tha se provat mbështesin gjithnjë e më shumë futjen e një moshe minimale për qasje në mediat sociale dhe sugjeruan një qasje me faza për grupmoshat e ndryshme.

“Mediat sociale nuk janë lodër!”Status quo-ja, një botë ku ne vazhdojmë t’u lejojmë kompanive të mëdha të teknologjisë qasje të pakufizuar te fëmijët tanë, vetëm sa do ta dërgojë një brez tjetër në më shumë dëmtime mendore, varësi dhe mjerim”., u shpreh ajo.

Sipas të dhënave nga hulumtimi, të rinjtë kalojnë midis katër dhe gjashtë orë në ditë para ekraneve, ndërsa pothuajse 60% e fëmijëve të vegjël kanë përjetuar probleme emocionale ose psikosociale në internet.

Presidenti i komisionit mbështeti përdorimin më të gjerë të teknologjisë së verifikimit të moshës, duke theksuar se debati nuk kishte të bënte me faktin nëse fëmijët duhet të përdorin ndonjëherë mediat sociale, por nëse dhe kur mediat sociale mund t’i qasen fëmijëve tanë.

We need age-appropriate restrictions on platforms.

This is not about whether children can access social media.

It is about when social media can access our children.

For a safer start online for every child ↓ https://t.co/QheuC3gFzx

— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) July 13, 2026

The post Ursula von der Leyen kërkon kufizime të forta për fëmijët në internet: Mediat sociale nuk janë lodër appeared first on Albeu.com.

Skandali i Kurum/ Hetimi pritet të zbardhë rrezikun e pluhrave të rrezikshëm në oxhaqet e kompanisë
Kompania turke Kurum International sha, e cila prej shumë vitesh kryen aktivitet industrial në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, dyshohet se është origjina e qindra ton mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit me destinacion Tajlandën.

Mbetjet e rrezikshme dyshohet se janë pluhur nga hiri i oxhaqekëve të uzinave të çelikut e petezimit, të ngjashme me ato që Kurum përdor prej gati një dekade.

Këtë të hënë, në ambientet e Kurum kanë zbarkuar oficerët e Krimit Ekonomik dhe Prokurorisë së Durrësit, të cilët po shqyrtojnë dokumentacionin e kompanisë dhe arkivat e saj.

Pak ditë më parë, kompania turke mbylli dy sektorët prodhues, çelikun dhe petëzimin duke lënë në rrugë 500 punonjës.

Përballë kësaj situate edhe sindikata hesht, ndërkohë Inspektoriati i Punës është në ndjekje të situatës dhe bën me dije se aktualisht punonjësit e Kurum janë të paangazhuar me punë, por trajtohen financiarisht, ndërsa subjekti nuk ka bërë asnjë kërkesë në QKB për pezullim apo ndërprerje të aktivitetit.

Egliver Laloshi, përgjegjës i Sektorit të Inspektimit, Inspektoriati i Punës Elbasan, ka sqaruar se po monitorohen zhvillimet e fundit në kompaninë turke Kurum.

Organet hetimore pritet të hedhin dritë mbi sasinë e pluhurave të rrezikshme, të kapura në oxhaqet e Kurum cdo vit dhe destinacionin e tyre.

Nga të dhënat e mëhershme të publikuara nga vetë kompani vetëm në tre muaj, në oxhaqet e kurum grumbullohen mbi 2500 ton pluhur.

The post Skandali i Kurum/ Hetimi pritet të zbardhë rrezikun e pluhrave të rrezikshëm në oxhaqet e kompanisë appeared first on Albeu.com.

Ja pse rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore/ Zgjidhja për bizneset, rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
Përveç pakësimit, struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti në 42.5 vite, duke u rritur me 7 vjet nga viti 2011, kur ky tregues ishte 35.5 vjet.

Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023.

Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet në mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër.

Të dhënat e Censit 2023, tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001.

Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër, vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve shënoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra, mbajnë pozicione të kundërta në termat e raporteve të varësisë: Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë (31,8%) dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve (19,9%).

Për bizneset, zvogëlimi i popullsisë dhe mplakja e saj ndër vite, e ka bërë edhe më të mprehtë problemin e gjetjes së punëtorëve.

“Jemi të shpërqendruar nga mungesa e fuqisë punëtore. E kam të pamundur të zëvendësoj stafin që pritet të dalë në pension me punonjës së tjerë. Nuk ka të rinj, janë larguar në emigrim.

Jemi të detyruar të punësojmë të huaj, edhe pse rrezikojmë të përfshihemi sërish në rrethin vicioz që largohet një palë dhe vjen një palë tjetër”, nënvizon Nikolla Tona.

Për sipërmarrësin Kristo Naçi, vetëm rritja e pagës mesatare në ekonomi në 1 mijë euro do të arrinte të frenonte emigracionin.

“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore nga emigracioni, ne i kemi rritur vazhdimisht pagat. Aktualisht, paga mesatare për punonjësit tanë është 1 mijë euro.

Politika për rritjen e pagave ka rezultuar efikase në frenimin e largimit të punonjësve. Por gjithashtu rritja e pagave të punonjësve duhet të jetë në përputhje me produktivitetin e punës.

Mendoj se rritja e pagës mesatare në ekonomi në nivelin e 1 mijë eurove do të frenonte largimin e të rinjve dhe familjarëve në emigracion”, thotë z. Naçi.

Edhe drejtuesi i fabrikës së përpunimit të mishit EHW, z. Luan Leka, thotë “se problemi i punonjësve do të zgjidhet kur t’i paguajmë aq sa të mos kenë interes të ikin”.

Për vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, paga mesatare në ekonomi arriti në 70,5 mijë lekë në muaj, me rritje prej 14% në raport me vitin e mëparshëm.

E indeksuar me inflacionin, paga mesatare reale në ekonomi u rrit me 8.8%, që është përmirësimi më i madh që nga viti 2015, kur raportohen të dhënat.

Ndër profesionet më të paguara në Shqipëri, vijojnë të mbeten të punësuarit në nivel menaxherial dhe drejtuesish, si dhe profesionet e inxhinierisë IT.

Për vitin 2023, sipas të dhënave të INSTAT, “drejtues administrativë dhe komercialë” ishte grup profesioni që kishte dhe pagën më të lartë në vend, me 194 mijë lekë në muaj për 2023. Në krahasim me vitin e mëparshëm, paga e tyre është rritur me 15 mijë lekë, ose 8.6%.

Për herë të parë, profesioni i dytë më i paguar në vend ishte “Specialistë të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit”, me pagë mesatare 144 mijë lekë në muaj.

Profesionistët e IT kanë marrë mesatarisht 16 mijë lekë, ose 12.6% më shumë në 2023. Në rritjen e pagave ka ndikuar orientimi i bizneseve drejt teknologjisë, së bashku me mungesën e specialistëve të këtij sektori, për shkak se është një nga profesionet që po emigron më shumë.

Ndërsa në profesionin e tretë më të paguar janë grupi i punonjësve “drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara”, me pagë mesatare prej gati 144 mijë lekësh në muaj, me rritje 9.2% (+12 mijë lekë)./ Monitor

The post Ja pse rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore/ Zgjidhja për bizneset, rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro appeared first on Albeu.com.

Çfarë duhet të keni parasysh për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të merrni
Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga komplikacionet e shkaktuara nga i nxehti ekstrem, përfshirë sfilitjen dhe goditjen nga i nxehti.

Ja çfarë duhet të dini për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të ndërmerrni për të qenë të sigurt këtë verë.

Nëse temperatura e trupit arrin deri në 39 gradë celsius, mund të jeni duke u rrezikuar nga goditja nga i nxehti.

Njohur ndryshe si krampet e të nxehtit, kjo është një nga simptomat e para të problemeve gjatë stërvitjes të lidhura me të nxehtin. Mund të përjetoni ngërçe të dhimbshme, sidomos në këmbë, krahë ose pjesën e barkut, kur djersitni shumë.

Edhe pse nuk shkaktohen vetëm nga i nxehti, krampet muskulore bëhen më të shpeshta kur trupi nuk është përshtatur me temperaturat e larta.

Dehidratimi është gjithashtu një tjetër shkak i zakonshëm i krampeve, megjithatë, nëse keni dhimbje të tilla së bashku me simptoma të tjera, mos i injoroni.

Mungesë të djersitjes – ose djersitje të tepërt

Kur kalon shumë kohë në të nxehtë ekstrem, trupi ndalon së ruajti temperaturën e brendshme. Kështu, ju ndaloni së djersituri ose po djersitni më shumë se zakonisht.

Marramendje ose vështirësi në të ecur

Goditja nga i nxehti shkakton çrregullim të sistemit nervor qendror, prandaj mungesa e koordinimit, marramendja ose pamundësia për të ecur janë shenja alarmi që nuk duhet t’i injoroni.

Dhimbja therëse e kokës është një tjetër simptomë e zakonshme e goditjes së tru. Kjo simptomë zhvillohet kryesisht si pasojë e dehidratimit (kur nuk keni pirë mjaftueshëm ujë) ose si komplikacion i goditjes në tru në sistemin nervor qendror.

Ndërkohë që vazhdoni të djersitni, trupi bëhet edhe më shumë i dehidratuar. I nxehti fillon të prekë disa organe, duke shkaktuar të përziera, të vjella ose gjendje të fikëti.

Në rastet e goditjes nga i nxehti, trupi drejton rrjedhjen e gjakut drejt lëkurës në përpjekje për t’u ftohur, prandaj krijohet skuqja e lëkurës. Lëkura gjithashtu mund të duket shumë e thatë ose e ftohtë, në varësi të llojit të goditjes së po përjetoni.

Rrahje të çrregullta të zemrës ose vështirësi në frymëmarrje

Zemra vendoset nën një presion shumë të madh si pasojë e të nxehtit ekstrem. Ajo duhet të pompojë më fort dhe më shpejt për t’u siguruar që sistemet e ftohjes natyrale të trupit të funksionojnë siç duhet për të mbajtur të balancuar temperaturën e trupit. Kjo mund të çojë edhe në probleme me frymëmarrjen

Edhe nëse termometri shënon më pak se 39, por përsëri shfaqni simptoma të goditjes nga i nxehti, duhet të merrni masa për të ulur temperaturën ose duhet të kërkoni ndihmë mjekësore.

The post Çfarë duhet të keni parasysh për goditjen nga i nxehti, si të kuptoni simptomat dhe masat që duhet të merrni appeared first on Albeu.com.

‘Nuk kam dalë ende nga rreziku’/ Kate Middleton flet për ‘betejën’ me kancerin
Princesha e Uellsit, Kate Middleton po bën “përparim” pas diagnostifikimit me kancer dhe do të marrë pjesë në “Trooping the Color”, e cila zhvillohet ditën e shtunë.

Kjo do të jetë dalja e saj e parë publike këtë vit pas diagnostifikimit dhe operacioni i saj abdominal në janar. Në një mesazh personal, Kate thotë se trajtimi i saj është ende në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë. Ky është përditësimi më i rëndësishëm për shëndetin e Kate që kur zbuloi në mars se kishte kancer, në një deklaratë të shkruar me fjalët e saj.

Për “Trooping the Colour”, princesha do të jetë në paradën e karrocave me fëmijët e saj dhe do të jetë pjesë e grupit të familjes që do të shfaqet nga ballkoni i Pallatit Buckingham.

REAGIMI i plotë i Kate:

Jam mahnitur nga të gjitha mesazhet mbështetëse dhe inkurajimi gjatë dy muajve të fundit. Kjo, me të vërtetë ka bërë ndryshimin për William dhe mua dhe na ka ndihmuar të dyve gjatë kohërave tona më të vështira.

Unë po përparoj, por siç e di kushdo që bën kimioterapi, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ato ditë të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe duhet t’i dorëzoheni trupit për të pushuar. Por në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të shfrytëzoni sa më shumë të ndiheni mirë.

Trajtimi im është në vazhdim dhe do të vazhdojë edhe për disa muaj. Në ditët që ndihem mirë, është kënaqësi të angazhohem me jetën shkollore, të kaloj kohë personale për gjërat që më japin energji dhe pozitivitet, si dhe të filloj të bëj pak punë nga shtëpia.

Mezi pres të marr pjesë në Paradën e Ditëlindjes së Mbretit këtë fundjavë me familjen time dhe shpresoj të bashkohem me disa angazhime publike gjatë verës, por po ashtu duke e ditur që nuk jam ende jashtë rrezikut.

Po mësoj si të jem e duruar, sidomos me pasigurinë. Duke marrë çdo ditë siç vjen, duke dëgjuar trupin tim dhe duke i lejuar vetes të marr kohën e nevojshme për t’u shëruar.

Faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj të vazhdueshëm dhe të gjithë ju që me kaq guxim i keni ndarë historitë tuaja me mua.

The post ‘Nuk kam dalë ende nga rreziku’/ Kate Middleton flet për ‘betejën’ me kancerin appeared first on Albeu.com.

STUDIMI: Alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë
Gratë e reja dhe të moshës së mesme që konsumojnë më shumë se një pije në ditë  kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje koronare të zemrës sesa ato që pinë më pak, sipas një studimi të kryer nga Instituti Amerikan i Shëndetit “Kaiser Permanente”. Studiuesit u fokusuan te gratë e moshës 18 deri në 65 vjeç, ndërsa përdorën të dhëna nga më shumë se 430,000 njerëz që morën kujdes mjekësor në organizatë.

Pjesëmarrësit, mesatarisht, ishin 44 vjeç dhe nuk kishin sëmundje të zemrës në fillim të studimit. Grupi përbëhej nga afërsisht 243,000 burra dhe 189,000 gra, të cilëve iu kërkua të plotësonin pyetësorët përkatës midis 2014 dhe 2015 për konsumin e tyre të alkoolit. Qëllimi qendror i studiuesve ishte të analizonin lidhjen midis nivelit të konsumit të alkoolit, të cilin pjesëmarrësit raportuan dhe diagnozës së sëmundjeve të zemrës në periudhën në vijim.

Përpara se të arrinin rezultatet, studiuesit kategorizuan konsumin total të alkoolit të pjesëmarrësve si të ulët (1-2 pije në javë), të moderuar (3-14 pije në javë për burrat, 3-7 pije në javë për gratë) ose të lartë (15 ose më shumë pije në javë për burrat dhe 8 ose më shumë pije në javë për gratë). Studimi nuk përfshiu subjekte që raportuan se nuk pinin alkool.

Gratë që raportuan se pinin tetë ose më shumë pije alkoolike në javë kishin 33 deri në 50 për qind më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës. Në të njëjtën kohë, gratë që thanë se pinin 3 pije alkoolike në ditë kishin 68 % më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje koronare të zemrës sesa ato që pinin më pak. Nga ana tjetër, meshkujt që konsumonin një sasi të madhe alkooli kishin 33% më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ata që pinin në një nivel të moderuar.

Jamal Rana, një kardiolog dhe autori kryesor i hulumtimit, theksoi sipas Washington Post se “rezultatet tregojnë se gratë që pinë më shumë se sasia e rekomanduar e një pije në ditë janë në rrezik të sëmundjes koronare të zemrës“.

The post STUDIMI: Alkooli rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës tek gratë appeared first on Albeu.com.