Rrëmbimi i tre policëve nga serbët Archives - Albeu.com

Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, Kurti: Po bëjmë gjithçka që të lirohen
Kryeministri Albin Kurti tha se po bëjnë gjithçka që policët patrollues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia.

Shefi i Qeverisë së Kosovës iu bëri thirrje sërish ndërkombëtarëve që “ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor”, raporton Gazeta Express.

“Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.

Kurti tha se “sipas të gjitha gjasave”, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.

“Sipas të gjitha gjasave, në bazë të lajmeve që kemi, në fillim të javës që vjen, ambasadori Jetish Jashari, i cili përndryshe është shef i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd do të arrijë t’i vizitojë këta tre policë”, tha kryeministri./Express/

The post Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, Kurti: Po bëjmë gjithçka që të lirohen appeared first on Albeu.com.

Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë
Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë.

Mbledhja vjen pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku forcat serbe rrëmbyen tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Mbledhjet e Këshillit zhvillohen nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, për çështje që lidhen me sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin rajonal.

Detyrë e këtij Këshilli është rekomandimi i politikave dhe i strategjive për sigurinë.

Policia e Kosovës ka deklaruar se tre zyrtarë kufitarë janë kidnapuar nga forcat serbe gjatë një patrullimi në territorin e Kosovës, në vijë kufitare. Policia ka bërë të ditur se njësia policore ka qenë duke patrulluar thellë brenda territorit të Kosovës për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale.

Lidhur me rrëmbimin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës nga policia e Serbisë, ka reaguar edhe KFOR-i.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Policia e Kosovës tha se tre zyrtarë të saj janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur policët dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si “akt agresioni”, duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.

“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS).

Kjo ngjarje po ndodh në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët./albeu.com/

The post Rrëmbimi i tre policëve nga serbët, mblidhet Këshilli i Sigurisë në Kosovë appeared first on Albeu.com.