rrembehet i burgosuri Archives - Albeu.com

Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin në Maqedoni dhe plagosin një polic
Një pjesëtar i policisë së burgjeve është plagosur, ndërsa një i burgosur në “Idrizovë” është në arrati. Ky është rezultati i një rrëmbimi të ndodhur gjatë natës së mbrëmshme, gjatë shoqërimit të një të burgosuri të sigurisë së lartë nga burgu në spital.

Policia e burgut hasi në disa persona të armatosur, furgoni që transportonte të burgosurin u ndalua, pati të shtëna, një polic u plagos në fshikëz. Ndërsa i burgosuri u nxor dhe iku bashkë me personat e armatosur.

Aksioni i arratisjes ishte planifikuar. Këtë e tregon edhe fakti se personat e armatosur e dinin saktësisht se kur do të dërgohej i burgosuri në spital, e njihnin mjetin dhe megjithëse nuk konfirmohet, ndoshta kishin të dhëna shtesë se sa ishte numri i policëve që do ta merrnin të burgosurin, trajtimi dhe rruga e lëvizjes. I burgosuri jozyrtarisht ka vetëshkaktuar një plagë, për të cilën ka kërkuar mjekim.

Nuk dihet nëse është thirrur ambulancë apo është transportuar direkt.

“A1on” kërkoi informacion nga Administrata e Zbatimit të Sanksioneve se kush ishte komandanti në detyrë gjatë turnit kur ndodhi rrëmbimi, nëse është e vërtetë që i burgosuri i arratisur vuan dënimin për vrasje, si dhe sa efektivë policie e kanë transportuar të burgosurin. Deri në publikimin e lajmit nga aty nuk pati asnjë përgjigje.

Nga MPB kanë paralajmëruar informacione në kohë sa më të shkurtë.

Në një intervistë për “A1on”, Marjan Spasovski, drejtor i Administratës për zbatimin e sanksioneve, ka pranuar se në burgje mbretëron korrupsioni endemik. Aksioni i arratisjes së të burgosurit ka lënë edhe te organet kompetente dyshimin se ka qenë i koordinuar me persona të burgut, duke pasur parasysh informacionet që posedonin personat e armatosur. Ky është vetëm një nga disa incidentet që kanë ndodhur muajt e fundit, lidhur me sistemin e burgjeve./Alsat/

The post Persona të armatosur rrëmbejnë të burgosurin në Maqedoni dhe plagosin një polic appeared first on Albeu.com.