rrembehen Archives - Albeu.com

Rrëmbehen më shumë se 200 nxënës nga një shkollë në Nigeri, zbulohet arsyeja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Nigeri, ku sulmues të armatosur kanë rrëmbyer më shumë se 200 nxënës, gjatë një sulmi në një shkollë në veriperëndim , tha një mësues dhe një banor lokal.

Ky është një prej rrëmbimeve masive më të mëdha në këtë shtet.

Rrëmbimet që të fitohen para në këmbim të lirim të personave, janë të zakonshme në këtë shtet të Afrikës, teksa bandat kriminale në të kaluarën kanë shënjestruar shkollat dhe kolegjet, veçmas në veriperëndim të shtetit.

Megjithatë, numri i sulmeve të tilla kishte rënë kohëve të fundit.

Sani Abdullahi, një prej mësuesve në shkollën GSS Kuriga në çarkun Çikun, tha se stafi i shkollës arriti të ikte me shumë nxënës të tjerë, kur personat e armatosur nisën të qëllonin në ajër.

“Ne më pas nisëm të punonim për të përcaktuar numrin e saktë të të rrëmbyerve”, tha një zyrtar lokal që vizitoi shkollën”.

“Në GSS Kuriga, 187 fëmijë po mungojnë, ndërkaq në shkollën fillore 125 fëmijë po mungojnë, por 25 janë kthyer”.

Banori lokal, Muhammad Adam, tha për AFP-në se “më shumë se 280 persona janë rrëmbyer.

Ne fillimisht menduam se numri ishte 200, por pas numërimit të fëmijëve zbuluam se numri i tyre është pak mbi 280”.

Zyrtarët lokalë dhe policia, nuk kanë dhënë asnjë shifër lidhur me numrin e të rrëmbyerve.

Shpesh shifrat e personave të rrëmbyer apo të zhdukur në Nigeri, janë më të ulëta, pasi personat që ikin nga sulmet kthehen në shtëpitë e tyre.

Qindra nxënës të shkollave dhe studentë të kolegjeve, janë kidnapuar gjatë rrëmbimeve masive në rajonet veriperëndimore dhe qendrore të Nigerisë, përfshirë në Kaduna, në vitet e fundit.

Pothuajse të gjithë ata që lirohen paguajnë para pasi kalojnë javë e muaj në robërim në kampet e fshehura në pyje në pjesën veriperëndimore të Nigerisë.

Përse rrëmbehen fëmijët në Nigeri?

Më shumë se 100 persona konsiderohen të zhdukur, pasi militantët kryen një rrëmbim masiv javën e kaluar, që kishte për shënjestër gratë dhe fëmijët në një kamp të të zhvendosurve nga konflikti në veriperëndim të Nigerisë.

Shtatorin e vitit të kaluar, sulmuesit e armatosur rrëmbyen më shumë se 30 persona, përfshirë 24 studente gjatë një sulmi në një Universitet në shtetin veriperëndimor të Zamfaras.

Ndërkaq, në shkurtin e vitit 2021, bandat kishin rrëmbyer më shumë se 300 nxënëse në një shkollë në Zamfara./Rel

The post Rrëmbehen më shumë se 200 nxënës nga një shkollë në Nigeri, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Dhjetëra fëmijë azilkërkues në Angli rrëmbehen nga bandat në hotelin e “Home Oficce”
Dhjetra fëmijë azilkërkues janë rrëmbyer nga bandat nga një hotel në Brighton i drejtuar nga Zyra e Brendshme (Home Office).

Një sinjalizues, i cili punon për kontraktorin e Home Office Mitie, dhe burime për mbrojtjen e fëmijëve përshkruajnë se si ata rrëmbehen nga rruga jashtë hotelit dhe futen në makina.

“Fëmijët po merren nga jashtë ndërtesës, po zhduken dhe nuk gjenden. Ata po merren nga rruga nga trafikantët”, tha burimi.

Mësohet se Home Office është paralajmëruar vazhdimisht nga policia se banorët e pambrojtur të hotelit, fëmijët azilkërkues që kishin mbërritur së fundmi në MB pa prindër ose kujdestarë, do të ishin në shënjestër të rrjeteve kriminale, shkruan The Guardian.

Rreth 600 fëmijë të pashoqëruar kanë kaluar nëpër hotelin Sussex në 18 muajt e fundit, me 136 të raportuar të zhdukur. Më shumë se gjysma e tyre, 79, mbeten të pagjetur.

Sekretarja e brendshm, Yvette Cooper, e përshkroi zbulimin si “me të vërtetë të tmerrshëm dhe skandaloz” dhe i bëri thirrje qeverisë të zbulonte se sa fëmijë ishin zhdukur dhe çfarë po bëhej për t’i gjetur ata.

Ajo shtoi: “Suella Braverman, sekretarja e Brendshme, ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të përsëritura që i janë dhënë në lidhje me masat mbrojtëse krejtësisht të papërshtatshme për fëmijët në kujdesin e tyre.”

“Është një shpërdorim total i detyrës për Home Office që të dështojë në mbrojtjen e sigurisë së fëmijëve ose të godasë bandat duke i vënë ata në rrezik të tmerrshëm. Ministrat duhet të vendosin urgjentisht masa të reja mbrojtjeje.”

Informatori i Mitie përshkroi gjithashtu dëshmitarë të fëmijëve të trafikuar nga një hotel i ngjashëm i drejtuar nga Home Office në Hythe, Kent, duke vlerësuar se 10% e të rinjve zhdukeshin çdo javë.

Burimi për mbrojtjen e fëmijëve tha se disa nga fëmijët e humbur nga hoteli Brighton mund të jenë trafikuar deri në Mançester dhe Skoci. Një rast është nën hetim nga policia Metropolitane në Londër.

Të dhënat e zbuluara në tetor treguan se 222 fëmijë të pashoqëruar azilkërkues mungonin në hotelet e drejtuara nga Home Office.

Ministrat pranuan se nuk kishin asnjë ide për vendndodhjen e tyre.

Të dhënat e reja të publikuara sipas Aktit të Lirisë së Informacionit tregojnë se fëmijët e sapoardhur të pashoqëruar kalojnë mesatarisht 16.5 ditë në hotelet e Home Office përpara se të transferohen në kujdesin e këshillit në të gjithë vendin./Albeu.com/

The post Dhjetëra fëmijë azilkërkues në Angli rrëmbehen nga bandat në hotelin e “Home Oficce” appeared first on Albeu.com.