rregulla te reja Archives - Albeu.com

Ndryshon ligji për mediat audiovizive, rregulla të reja për reklamat dhe mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme
Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, që kanë për qëllim rishikimin e rregullave për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë, si edhe të kufizimeve për reklamën e transmetuar në media.

Sipas relacionit, në projektligj përforcohet kontrolli i ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv (OSHMA) për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konkretisht, parashikohet marrja e masave më të rrepta, për të siguruar që shërbimet e medias audiovizive, të ofruara nga ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive, që mund të dëmtojnë zhvillimin fizik, mendor ose moral të të miturve, do të vihen në dispozicion vetëm në atë mënyrë që siguron se fëmijët normalisht nuk do t’i dëgjojnë ose shohin ato.

Këto masa mund të përfshijnë përzgjedhjen e kohës së transmetimit, mjetet e verifikimit të moshës ose masa të tjera teknike. Të dhënat personale të fëmijëve të mbledhura apo të nxjerra nga OSHMA-të, nuk duhet të përpunohen për qëllime tregtare, të tilla si p.sh, marketingu i drejtpërdrejtë, profilizimi etj.

Projektligji gjithashtu sjell një riformulim dhe detajim të dispozitave që ndalojnë transmetimin e programeve që nxisin urrejtjen apo diskriminimin. Projektligji përcakton se ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si gjinia, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose orientimi seksual, apo nxisin kryerjen e veprave terroriste.

Projektligji parashikon edhe ndryshime lidhur me komunikimet me natyrë tregtare, duke krijuar më tepër fleksibilitet në ndarjen e fashave të komunikimeve me natyrë tregtare. Kështu, transmetimi i reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta, gjatë fashës kohore nga ora 6:00 deri në orën 18:00, nuk duhet të tejkalojë 20% të kësaj fashe orare. Gjithashtu, transmetimi i reklamave dhe shitjeve të drejtpërdrejta, gjatë fashës kohore nga ora 18:00 deri në orën 24:00, nuk duhet të tejkalojë 20% të kësaj fashe orare. Me ligjin aktual, kohëzgjatja e reklamave ose shitjeve të drejtpërdrejta nuk duhet të kalojë 12 minuta për një orë transmetim.

Në projektligj propozohet të ndalohet vendosja e shitjeve të drejtpërdrejta gjatë programeve për fëmijë. Ligji aktual parashikon se transmetimi i programeve për të miturit mund të ndërpritet nga spote reklamash ose shitjesh të drejtpërdrejta jo më shpesh se çdo 30 minuta, nëse kohëzgjatja e programit është më shumë se 30 minuta.

Projektligji gjithashtu saktëson se shërbimet e transmetimit audioviziv nuk mund të sponsorizohen nga shoqëri, persona apo sipërmarrje, veprimtaria kryesore e të cilave është prodhimi apo tregtimi i cigareve elektronike si dhe enëve rimbushëse, përveçse cigareve apo prodhimeve të tjera të duhanit, që janë të parashikuara edhe në ligjin aktual./ MONITOR

The post Ndryshon ligji për mediat audiovizive, rregulla të reja për reklamat dhe mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme appeared first on Albeu.com.

Premier League pritet të miratojë rregullat e reja të ashpra për tifozët
Premier League, Federata Angleze e Futbollit dhe EFL kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët duke përshkruar një sërë masash të reja që do të hyjnë në fuqi nga fundjava e ardhshme, një lëvizje e mbështetur nga Shoqata e Mbështetësve të Futbollit dhe Shoqata e Futbollistëve.

Çdo tifoz që futet në fushë nga fundjava e ardhshme do të ndalohet automatikisht dhe do të raportohet në polici për ndjekje penale si pjesë e një goditjeje nga autoritetet e futbollit.

Kjo masë u mbështet nga Shoqata e Mbështetësve të Futbollit dhe do të synojë gjithashtu ndalimin e tymuesve, fishekzjarrëve dhe hedhjen e objekteve të ndryshme.

Të lartëpërmendurit u kërkuan gjithashtu lojtarëve dhe trajnerëve që të mos ndërveprojnë me tifozët që janë futur në fushë dhe kompanite transmetuese dhe mediat sociale të mos promovojnë mesazhe positive nga incidente të tilla.

Vlen të përmendet se futja në fushë nga tifozët ka qenë një vepër penale për 31 vjet, por zakonisht injorohet për festimet e fund-sezonit ku një klub është promovuar ose ka shmangur rënien nga kategoria.

Në deklaratë thuhet: “Këto veprime janë të rrezikshme, të paligjshme dhe me pasoja të rënda. Nga fillimi i sezonit 2022/2023, të gjithë shkelësit do të raportohen nga klubet në polici dhe një hetim mund të çojë në një dosje të përhershme kriminale, e cila mund të ndikojë në punën dhe edukimin e tyre dhe mund të çojë në një dënim me burg.

FA do të prezantojë gjithashtu një politikë më të ashpër sanksionuese për klubet, e cila do të përforcojë këto masa. Për më tepër, kushdo që hyn në fushë dhe ata që mbajnë ose përdorin fishekzjarrë ose tymuese, do të marrin një ndalim automatik nga klubi. Këto ndalime mund të shtrihen edhe tek prindërit shoqërues ose kujdestarët e fëmijëve që marrin pjesë në këto aktivitete.”

Shefi ekzekutiv i FA Mark Bullingham tha: “Futbolli anglez ka futur masa të reja dhe sanksione më të ashpra për fillimin e sezonit të ardhshëm për të dërguar një mesazh të qartë se ne nuk do të tolerojmë këtë lloj sjelljeje të paligjshme dhe të rrezikshme”.

Homologu i tij në Premier League Richard Masters shtoi: “Me klubet dhe partnerët në të gjithë futbollin, ne po e bëjmë të qartë se lloji i incidenteve që pamë sezonin e kaluar duhet të ndalet. Nëse nuk ndërmarrim veprime kolektive dhe të qëndrueshme, mund të jetë vetëm çështje kohe para se dikush të lëndohet rëndë ose më keq.”/ h.ll/albeu.com

The post Premier League pritet të miratojë rregullat e reja të ashpra  për tifozët appeared first on Albeu.com.

UEFA me rregulla të reja për Fair Play Fianciar
UEFA është gati të vendosë rregullore të reja financiare për klubet evropiane që do të zëvendësojnë rregullat ekzistuese të Fair Play-t Financiar të shumëpërfolura.

FFP është kritikuar prej kohësh nga tifozët e futbollit, pasi nuk arriti të shuante pabarazinë financiare në lojë. U bë edhe më e qartë se rregulloret e UEFA-s nuk ishin të përshtatshme për qëllimin kur në vitin 2020 Man City, pasi u zbulua se kishte shkelur rregullat e FFP-së, pa një ndalim dy-vjeçar nga Liga e Kampionëve të anuluar pasi shkeljet ishin ‘parashkruar’.

Rregulloret e reja të UEFA-s duket se janë më të rrepta. Një raport i “New York Times” thotë se UEFA është vendosur që shpenzimet e një klubi për operacionet e futbollit (pagat e lojtarëve, transferimet, etj) nuk do të lejohen më të kalojnë 70% të të ardhurave të tyre.

Me UEFA të prirur për t’u larguar nga FFP, ata janë vendosur të riemërtojnë rregullat financiare në ‘rregullore të qëndrueshmërisë financiare’.

Rregulloret megjithatë pritet të mos kenë një kufi të vështirë pagash, diçka që imponohet në liga të shumta sportive në Amerikë, pavarësisht se presidenti Aleksander Ceferin bëri thirrje për një të tillë për disa vite.

Raporti gjithashtu thekson se klubet do të kenë një periudhë mospagimi prej tre vitesh përpara se t’u përmbahen rregullave të reja. Anëtarët ekzekutivë të UEFA-s do të votojnë për rregulloret e reja më 7 prill./ h.ll/albeu.com

The post UEFA me rregulla të reja për Fair Play Fianciar appeared first on Albeu.com.

Talebanët zbulojnë rregullat e reja në Afganistan, ndalojnë gratë në dramat televizive
Gratë janë ndaluar të shfaqen në drama televizive në Afganistan sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria talebane.

Gazetaret dhe prezantueset janë urdhëruar gjithashtu të mbajnë shami në ekran, megjithëse udhëzimet nuk thonë se çfarë lloj mbulimi duhet të përdorin.

Gazetarët thonë se disa nga rregullat janë të paqarta dhe i nënshtrohen interpretimit.

Kujtojmë se, talebanët morën pushtetin në Afganistan në mes të gushtit dhe shumë kanë frikë se po vendosin gradualisht kufizime të ashpra.

Grupi militant islamik, i cili mori kontrollin pas largimit të forcave të SHBA-së dhe aleatëve, thuajse menjëherë udhëzoi vajzat dhe gratë e reja që të shkëputeshin nga shkolla dhe të qëndronin në shtëpi. Talebanët pretendojnë se kufizimet e tyre për gratë që punojnë dhe vajzat që studiojnë janë “të përkohshme” dhe janë vetëm në fuqi për të siguruar që të gjitha vendet e punës dhe mjediset mësimore të jenë “të sigurta” për to./albeu.com

The post Talebanët zbulojnë rregullat e reja në Afganistan, ndalojnë gratë në dramat televizive appeared first on Albeu.com.

Spanja vendos rregulla të reja, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni
Tirana International Airport përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar ndryshimet në regjimin e hyrjes në Spanjë.

Për ushëtarët shqiptarë që duan të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:

Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO): ose

Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afat gjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.

Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.

Veç kësaj, do të jenë të pajisur me PCR negative të kryer brenda 72 orët para mbërritjes në Spanjë, ose një test antigjeni të kryer brenda 48 orëve, ose me një certifikatë të kalimit të infeksionit Covid-19, të lëshuar nga autoritetet përkatëse, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin https://ww.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit dhe të pajisen me kodin QR, të gjeneruar nga regjistrimi./albeu.com

The post Spanja vendos rregulla të reja, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni appeared first on Albeu.com.