rregjistra elektronik Archives - Albeu.com

Shkolla në Shqipëri e vetmja që i reziston regjistrave online, drejtori: E zbatoni pa bazë ligjore
Një shkollë 9-vjeçare vazhdon të përdorë regjistrat fizikë. Ky është i vetmi institucion arsimor në Shqipëri që i ka dalë kundër Ministrisë së Arsimit dhe nuk po mban regjistra online, e njohur ndryshe si platforma SMIP.AL sepse e cilëson të jashtëligjshme.

“I kemi dërguar e-mail të gjatë Ministrisë së Arsimit me vendimin tonë që nuk do e zbatojmë. Nuk kemi marr përgjigje”, tha Artur Shkurti-drejtor shkolle.

-Nuk kanë marr masa?

-Jo ky është argumenti ynë i fortë. Në dy vjet ne nuk kemi sanksione nga MAS. Pse? Baza ligjore nuk ka asnjë detyrim për mësuesit dhe drejtuesit. Ligjërisht, edhe me vkm edhe me urdhërin 589 nuk thonë: ju mësues jeni të detyruar për këtë gjë. Këto lexuam që vendosëm jo! Shkolla jonë është e vetmja që po zbaton ligjin, kjo është e sigurtë!”, tha Artur Shkurti-drejtor shkolle.

Arsyet pse kjo shkollë refuzon këtë metodë të re bazohen edhe në nenin 66 dhe 67 të ligjit të arsimit parauniversitar, ku përcaktohet qartë mënyra e mbledhjes dhe mbrojtjes të të dhënave personale të nxënësve.

“Shkolla nuk mund të eksportojë të dhëna jashtë kufijve të shkollës dhe databaza SMIP është qëndrore që do të thotë të dhënat e fëmijëve janë vendosur jashtë shkollës. Kjo ndalohet me ligjin e arsimit parauniversitar. E dyta është që të dhënat janë personale të fëmijës e ndalohet ta marrësh pa lejen e prindërve. Me teknologjinë nuk mund të shkelësh të drejtat e njeriut”, u shpreh drejtori shkollës.

Edhe nxënësit shpjegojnë vendimin e prindërve të tyre kundër regjistrit online, të cilët kanë firmosur edhe peticionin ku kërkohet mbyllja e databazës virtuale me notat, mungesat, temat mësimore, sjelljen e fëmijëve.

“Prindërit e mi nuk kanë dhënë leje që të dhënat e mia personale të hidhen në regjistrin online, sepse e kuptojmë që këto të dhëna janë shumë sensitive”, u shpreh Agnes Metani-nxënëse.

‘Këto janë ato të dhëna që përcaktojnë individët që ne jemi, e persona të tretë mund ti lexojnë ato të dhëna e ti përdorin”, tha Abigel Bilbili- nxënëse.

Ndryshe nga liria që ka vepruar ky institucion arsimor, mësuesit e shkollave publike sidomos u gjendën para udhëzimeve për të plotësuar me detyrim SMIP-in në mungesë të pajisjes me regjistër fizikë nga Ministria e Arsimit.

“Të dëmtuarit kryesorë janë fëmijët, pas tyre familjet, e mësuesit. Ministria për të bërë këtë hoqi shërbimin e ligjshëm edhe i zëvëndësoi me shërbime të paligjshme. Kjo praktikë e sistemit arsimor është duke dobësuar në mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë”, u shpreh Artur Shkurti-drejtor shkolle.

The post Shkolla në Shqipëri e vetmja që i reziston regjistrave online, drejtori: E zbatoni pa bazë ligjore appeared first on Albeu.com.