rrefimi Archives - Albeu.com

Nga vdekja e nënës tek sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj babait të saj, rrëfimi emocionues i Ivanka Trump
Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional, Ivanka Trump, ka folur për momentet më të vështira të jetës së saj, duke prekur humbjen e nënës, sfidat shëndetësore të bashkëshortit dhe përvojën tronditëse të atentatit ndaj të atit, presidentit amerikan Donald Trump.

Gjatë një interviste në podcastin “Ditari i një CEO”, 44-vjeçarja nuk arriti të mbante lotët teksa kujtonte nënën e saj, Ivana Trump. “Nëna ime më mësoi të jap maksimumin në çdo gjë që bëj”, u shpreh ajo mes emocionesh, duke shtuar se ajo kishte jetuar një jetë të lumtur.

Ivanka Trump foli gjithashtu për ndikimin e madh që ka pasur humbja e një prindi, sidomos në mënyrë të papritur, duke e lidhur këtë edhe me periudhën e COVID-19, që sipas saj i ka privuar familjet nga shumë momente të çmuara.

Me të njëjtin emocion, ajo përmendi edhe gjyshen e saj, Marie Zelníčková, me të cilën jeton aktualisht në Florida, duke e cilësuar si një figurë të dashur dhe të pazëvendësueshme për familjen.

Në intervistë, Ivanka ndau edhe sfidat shëndetësore të bashkëshortit të saj, Jared Kushner, i cili është përballur dy herë me kancer në tiroide. Ajo tregoi se kjo periudhë, së bashku me humbjen e nënës, e shtyu të kërkonte ndihmë përmes psikoterapisë.

“Sapo isha larguar nga Uashingtoni. Jaredit iu diagnostikua kanceri i tiroides për herë të dytë dhe më pas nëna ime vdiq”, tregoi ajo mes lotësh.

Një tjetër moment emocionues ishte kujtimi i atentatit ndaj të atit në Butler, Pennsylvania në korrik 2023. Ivanka tregoi se e kishte ndjekur ngjarjen në kohë reale nga një klub golfi në Neë Jersey, duke përjetuar frikë dhe ankth për jetën e tij. Megjithatë, ajo u shpreh se kishte ndjerë menjëherë se ai do të ishte mirë.

Ajo zbuloi gjithashtu se ka zgjedhur të falë autorin e sulmit, Thomas Crooks, duke theksuar se “falja është e vështirë, por e domosdoshme”. Në përfundim, Ivanka Trump nënvizoi se përvojat e saj i kanë mësuar të mos marrë asgjë si të mirëqenë në jetë, duke theksuar vlerën e çdo momenti me familjen dhe të dashurit.

Ivanka Trump gets emotional as she reflects on mother Ivana’s life & death.

🎥: The Diary Of A CEO pic.twitter.com/HCvxlxCGAT

— TMZ (@TMZ) April 9, 2026

The post Nga vdekja e nënës tek sëmundja e bashkëshortit dhe atentati ndaj babait të saj, rrëfimi emocionues i Ivanka Trump appeared first on Albeu.com.

Gazment Buçpapa rrëfen vrasjen e Egli Pashollarit: Më kishte zënë rrugën…
Zbardhet dëshmia e Gazment Buçpapës, të arrestuarit e një dite më parë, i akuzuar për vrasjen me thikë pas përleshjes të Egli Pashollarit, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

I marrë paraprakisht në pyetje nga oficerët dhe prokuroria, ai ka pretenduar se viktima e kishte ofenduar në sy të bashkëshortes së tij, teksa i kishte bllokuar edhe rrugën me makinë.

“Egli Pashollari më shau nga makina. I rashë borisë për hapjen e rrugës. Unë veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”, ka thënë Buçpapa, duke shpjeguar edhe arsyen pse veproi me armë të ftohtë.

Ai ka folur edhe për dinamikën e ngjarjes.

“Mora gruan në punë dhe u nisa për në spital, por gjeta rrugën e bllokuar. Unë i rashë borisë, por ai doli nga makina dhe më shau”, ka thënë i dyshuari.

Policia bëri me dije se Gazment Buçpapa u lokalizua në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë. Ai akuzohet për veprat penale “vrasja me dashje” dhe “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Egli Pashollari

Kujtojmë se 31-vjeçari Egli Pashollari (foto sipër), u vra pasditen e 20 shkurtit, në rrugën “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

Bashkëshortja e Buçpapës, e cila punon shitëse në një market në afërsi të vendit ku ndodhi krimi, i ka treguar burrit se Pashollari e ngacmonte, por Buçpapa pretendon se shkak ka qenë zënia e rrugës me makinë dhe ofendimet.

Gazmend Buçpapa (foto poshtë), bashkë me gruan dhe një tjetër person rreth orës 15:40 u konfliktuan me 31-vjeçarin, ku dhe e goditën me thikë për vdekje.

Njoftimi i Policisë për arrestimin e Gazment Buçpapës:

“Finalizohet nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, operacioni i koduar “Distanca”.

Si rezultat i ndjekjes intensive dhe punës së miroganizuar operacionale, lokalizohet dhe ndalohet autori i vrasjes me thikë, të shtetasit E. P.

Autori, shtetasi G. B. u mbajt në mbikëqyrje, teksa fshihej në një banesë në Tropojë.

Si rezultat i veprimeve operacionale profesionale, të kryera në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, për lokalizimin dhe ndalimin e autorit të vrasjes së shtetasit E. P., kryer më datë 20.02.2026, gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Distanca”.

Në kuadër të këtij operacioni, pasi u lokalizua dhe u mbajt në mbikëqyrje në banesën ku fshihej në vendlindjen e tij, në Tropojë, u bë ndalimi i shtetasit G. B., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

The post Gazment Buçpapa rrëfen vrasjen e Egli Pashollarit: Më kishte zënë rrugën… appeared first on Albeu.com.

Jonida Maliqi rrëfen mes lotësh: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, doja t’i jepja fund jetës…
Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi, ka ndarë me publikun një nga periudhat më të errëta dhe më të dhimbshme të jetës së saj personale, duke folur hapur për momentin kur u përball me frikën se djali i saj mund të ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë.

Këngëtarja e përshkroi atë kohë si dramën më të madhe që ka përjetuar ndonjëherë, një situatë që në fillim i dukej pa zgjidhje dhe pa shpresë.

“Ka qenë një moment ku më është dashur të përballem me një situatë që ishte drama e jetës sime. Ku supozohej që Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë. Kjo ishte një situatë që mendova se nuk kishte shpresë, por e kisha shumë gabim. Nuk kisha informacion. Nuk dita ta përballoj për momentin. Kam dashur t’i jap fund jetës për hir të së vërtetës”.

Rrëfimi i saj vjen si një dëshmi e fortë mbi pasigurinë, mungesën e informacionit dhe presionin emocional që përjetojnë shumë prindër në situata të ngjashme.

Jonida pranoi se ajo periudhë e gjeti të papërgatitur emocionalisht, por me kalimin e kohës, perspektiva e saj ndryshoi rrënjësisht.

Këngëtarja u ndal te lidhja e veçantë me djalin e saj, duke e përshkruar atë si dhuratën më të madhe të jetës dhe burimin e dashurisë më të pastër që ka njohur.

“Mua më ka bekuar Zoti me Danin. Unë kam një fëmijë që më jep dashurinë që s’do ma jepte asnjë mashkull në botë dhe jam shumë e lumtur që është një burrë”, tha Jonida në “Mirëmbrëma Yje”.

The post Jonida Maliqi rrëfen mes lotësh: Djali im ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë, doja t’i jepja fund jetës… appeared first on Albeu.com.

Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time
Aktori i njohur shqiptar Ermal Mamaqi ka bërë një rrëfim ndryshe për sa i përket jetës së tij personale, ku ka treguar detaje nga jeta e tij në fëmijëri.

I ftuar në “Grida Duma Podcast”, Ermal Mamaqi ka zbuluar se humori ka lindur nga një nevojë e hershme për të sjellë paqe brenda familjes.

“Në fakt humori kjo aftësi e imja ka lindur nga një nevojë që unë kam pasur për ë si të thuash për të krijuar paqe në familjen time. Domethënë është e dhimbshme kur e dëgjon ose po ta kuptosh që këtë aftësi unë e kam zhvilluar si një nevojë për të ulur gjakrat. Kishte konflikte? Ka pasur ë si çdo familje shqiptare”, tha Mamaqi.

Moderatori rrëfeu se aftësinë për të bërë humor e ka përdorur shpesh për të ulur tensionet dhe për të qetësuar situata të vështira mes prindwrve.

“Biles kur me këtë nivel që jemi duke jetuar jetën tani, unë i marr ato prindërit e mi, i them ore si s’jeni ndarë ju deri tashi hallall domethënë ose tani e përdor si me humor, zihen për shembull të dy, se janë në një moshë që si i them unë si Tomi dhe Xherri edhe zihen të dy i them unë divorcin direkt ja u paguaj unë njëri të mbajë shtëpinë tjetrin ja paguaj unë qiranë gjithë jetën divorcin”, deklaroi aktori.

The post Rrëfimi ndryshe i Ermal Mamaqit: Aftësia ime e humorit, ka lindur për të shuar konfliktet në familjen time appeared first on Albeu.com.

Jonida Shehu rrëfen dhimbjen e humbjes së prindërve: I shkruaja mamit në telefon nga malli
Në një rrëfim për jetën e saj, Jonida Shehu ka folur në “S’e luan topi” dhimbjen e humbjes së prindërve.

“Isha 23 vjeç kur humba babanë, sapo kisha përfunduar studimet dhe kisha nisur punën. Babi ishte i diagnostikuar me kancer megjithatë ne nuk e kishim menduar që do ikte. Mendonim se çdo gjë do kthehej në normalitet. Të gjitha gjërat u kthyen përmbys dhe kundër nga ç’kisha imagjinuar unë. U deshën shumë vite që gjërat të shkonin në vendin e tyre. Më pas motra jetonte në Prishtinë, vëllai në SHBA, dhe unë mbeta vetëm me mamin”, tregon ajo për humbjen e të atit.

Por pak vite më pas ajo do të humbiste edhe nënën, një dhimbje e madhe për gazetaren.

“Nuk e kam përtypur vdekjen e tim ati… vdekja e nënës më bëri të relaksohesha nga pesha e vdekjes dhe të kisha një kuptim tjetër për vdekjen, sepse kam jetuar çdo ditë të jetës sime me frikën e vdekjes. Me frikën që ‘po kur të ndodhë që ime më të mos jetë?’. Kur kam humbur mamin gjëja që kam vuajtur më shumë është kur mbyllja punën, sepse ishte personi i parë që merrja në telefon. Ka pasur disa momente që ngaqë më mungonte shumë prania e saj, i kam rënë telefonit të saj dhe i shkruaja. I shkruaja që më ka marrë malli, që jam mirë…”, rrëfen ajo mes lotësh.

The post Jonida Shehu rrëfen dhimbjen e humbjes së prindërve: I shkruaja mamit në telefon nga malli appeared first on Albeu.com.

“Klea Rama” si strategji për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit. Në lojë jo vetëm Ministria e arsimit, ja shifra e përfituar
Projekti për informimin dhe dhënien e bursave falas në universitetet amerikane i zbatuar në 68 gjimnaze nga veriu në jug të Shqipërisë, i mbikëqyrur nga Ministria e Arsimit ku janë angazhuar qindra maturantë edhe dhjetëra mësues gjatë një viti shkollor, për një punë jashtë orarit të papaguar, në fund rezultoi një gënjeshtër.

Fotot e Kleas në fakt ishin të këngëtares amerikane Gracie Abrams. Ermesi u dënua për falsifikim kompjuterik dhe dokumentesh, ku ka riprodhuar edhe firmën e një punonjëse të Ambasadës Amerikane. Sidoqoftë skema e mashtrimit nuk preku nga ana ligjore Ministrinë e Arsimit dhe u kalua me heshtje publikisht. Por përpara prokurores në deponimin e miratimit të projektit , zyrtarët kanë folur.

Verifikimet nxjerrin në pah parregullsi të shumta. Kërkesa për projekt nuk ishte zyrtare dhe as e protokolluar, raporton gazetarja Kristi Gongo. Para urdhrit për zbatim me email në datë 18 shtator nga Nina Guga, vetë ish zëvendës ministrja  tregon se fillesat e komunikimit me Klea Ramën ishin përmes SMS nga një numër i huaj ku i ka shpjeguar idenë e projektit, teksa i ka dërguar një foto të saj krah kryeministrit.

I pyetur si person në dijeni drejtori i programeve dhe politikave arsimore në Ministri që ju delegua ndjekja e projektit Shkëlqim Allkaj deklaron se insistimi për tu vlerësuar me prioritet projekti ka qënë dhe nga sekretari i përgjithshëm Erzen Tola. Madje, është Shkëlqimi që hedh dyshimet e para të lidhjes mes Kleas dhe Ermesit.

“Në një bisedë informale me drejtoreshën e ZVA Lezhë më ka thënë se kishte komunikuar me znj. Klea Rama në WhatsApp dhe i kishte kërkuar mbështetje për të ndërhyrë në Bashkinë Lezhë për projektin e teatrove të Ermes Hoxhallit dhe i kishte dërguar numrin e këtij të fundit. Di që ai ka patur komunikime me shumë nga eprorët e mi dhe këtë person më është kërkuar shprehimisht nga Sekretari i Përgjithshëm që ta prisja në zyrë. Kujtoj që në muajin maj ky shtetas ka kërkuar miratimin e projektit, por i është miratuar nga ana jonë vetëm komunikim me shkollat për projektin e teatrove faza e parë”.

Çfarë vëren hetimi? Dëshmitë e mbledhura nga zyrtarë të ministrisë së arsimit, drejtues shkollash si dhe zyrash vendore arsimore zbulojnë përpjekjen që Ermesi kishte përmes personazhit surreal “Kleas” të ndërhynte për projektet e tij në lidhje me teatrin.

Pra, qartazi janë zhvilluar dy projekte paralelisht nga Ermesi me Ministrinë e Arsimit, një në skemën e Klea Ramës dhe një me emrin e vetë, kërkesë e dërguar për miratim elektronikisht një javë më vonë pas emailit për “Lets talk together about United States”, po në shtator të vitit 2023.

Sepse siç tregon ai për Top Channel, dyert pa Klean ishin thuajse të mbyllura. Por kur me Ministrinë e Arsimit Ermesi arriti vetëm fazën e parë të projektit “Konkurs Kombëtar Teatror Rinor”, në pah del një ministri tjetër. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku Ermesi është një nga fituesit ndër gati 600 aplikime për projekte në art dhe kulturë. 20-vjeçari ka firmosur kontratë me mbështetje financiare në vlerën 400 000 lekë të reja, për organizimin e një festivali me nxënësit më të mirë aktorë./Top Channel

The post “Klea Rama” si strategji për projektin e dytë të Ermes Hoxhallit. Në lojë jo vetëm Ministria e arsimit, ja shifra e përfituar appeared first on Albeu.com.

Si lindi Klea Rama? Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja! Suksesi erdhi nga mbiemri
Ermes Hoxhalli i cili manipuloi institucionet shqiptare, duke u prezantuar si mbesa e kryeministrit është pyetur sesi lindi Klea Rama. Në një intervistë për Top Channel. Ai thotë se e ndjen veten fajtor në një pjesë të gjësë, që është pjesë e baltës, por sipas tij gjithë të tjerët që kanë qenë në lëvizje të këtij personazhi dhe duhet të jenë para drejtësisë.

Dëshmitë e mbledhura nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, drejtues shkollash, si dhe zyra vendore arsimore, zbulojnë përpjekjen që Ermesi kishte përmes personazhit surreal “Kleas” të ndërhynte për projektet e tij në lidhje me teatrin. Pra, qartazi janë zhvilluar dy projekte paralelisht nga Ermesi me Ministrinë e Arsimit, një në skemën e Klea Ramës dhe një me emrin e vetë, kërkesë e dërguar për miratim elektronikisht një javë më vonë pas emailit për “Let’s talk together about United States”, po në shtator të vitit 2023.

Pjesë nga intervista:

Tani është momenti për të folur për çështjen që ka rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik, e ka shokuar për nivelin ku mund të shkojë shkalla e mashtrimit. Por më shumë se për personazhin që kishe krijuar, sesa për faktin se sa lehtë depërtohet mbi institucionet shqiptare. A mund të na tregosh se si lindi Klea Rama?

Ermes Hoxhalli: Unë do t’ju them që nuk kam unë autorësinë e këtij personazhi.

Por ju jeni i dënuar, keni kryer burg për këtë vepër.

Ermes Hoxhalli: Patjetër që kam kryer, por kjo nuk do të thotë që drejtësia është perfekte.

Ermes Hoxhalli: Unë e ndjej veten fajtor në një pjesë të gjësë, jam pjesë e baltës. Gjithë të tjerët që kanë qenë në lëvizje të këtij personazhi duhet të jenë para drejtësisë. Por u morën vetëm me mua dhe vulat që kisha bërë prej Ambasadës. Kaq. Dhe unë, një çmenduri që e bëra atë gjë. Nuk janë analizuar thelbi, detajet, motivet. Mbylleshin seancat brenda 5 minutash, sa për të mbyllur një dosje dhe për të kaluar në një tjetër.

Kush duhet të jetë para drejtësisë përveç teje?

Ermes Hoxhalli: Kjo gjë ka lindur në Ministrinë e Arsimit dhe ka rrjedhur më pas në të gjithë institucionet e tjera arsimore. Duhet të përgjigjen së pari zyrtarët e ministrisë se si është mundur që është futur ky projekt. Institucionet me të cilat unë jam ende në proces gjyqësor nuk kanë hedhur dritë mbi të vërtetën.

Por ti je i dënuari i vetëm, Ermes. Si e pranove kaq lehtë kur nuk ke qenë vetëm?

Ermes Hoxhalli: Drejtësia për mua është ndërgjegje. Edhe unë nuk e di se si ata flenë gjumë, si jetojnë me këtë barrë mbi supe. Se unë e kam hequr tashmë nga vetja ime.

Por si u bëre pjesë? Si nisi?

Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja.

Si e perceptoje, të dukej si një lojë, si një idealizim i dikujt që do doje të ishe?

Ermes Hoxhalli: Jo si një lojë, por si një marrëdhënie merr edhe jep për diçka si kjo që u bë.

Përfitimi ishte monetar, emocional, të ishe pranë njerëzve me rëndësi?

Ermes Hoxhalli: Një mori e të gjithave, pak nga të gjitha. Mbase kjo do më hapte dyert, sepse unë nuk i kam pasur dyert gjithmonë të hapura.

Mund të na tregosh, duke u rikthyer në hapat e parë në përfshirjen në këtë skemë, cili ka qenë roli yt?

Ermes Hoxhalli: Roli im? Ka qenë editimi i disa vulave, posterave, fotove, email-eve.

Emaile që kishin përmbajtje? Me kë flisje, drejtues shkollash, përfaqësues të Ministrisë?

Ermes Hoxhalli: Emailet kanë qenë thjesht një formë shumë institucionale me përmbajtje, pra e tipit shkresa, orare, dokumente… jo marrëdhënie konfidenciale me këta drejtues, siç e përmendët ju.

Si arritët të përfshinit shkollat në rang kombëtar?

Ermes Hoxhalli: Me urdhër nga Ministria.

Si arritët të bindnit Ministrinë, vetëm me faktin se u prezantuat si mbesa e kryeministrit?

Ermes Hoxhalli: Është dhënë urdhri brenda tre ditësh. Si ka mundësi që jepet urdhri kaq shpejt?

Pse mendove se duhej krijuar ky identitet i Klea Ramës?

Ermes Hoxhalli: Për mbiemrin që kishte.

Ermes Hoxhalli: Sigurisht që pati efekt. Por që dhe Ermes të ishte aty e të vinte nga ministrja, sigurisht do të kishte efekt. Nga zv.ministrja e institucionet, pastaj të gjitha shkollat janë të detyruara ta zbatojnë si gjë. Ideja është jashtëzakonisht e mirë, por mënyra e gënjeshtërt që është paraqitur është e gabuar, sepse unë jam marrë paralelisht me projekte kombëtare në bashkëpunim me Ministrinë tjetër.

Ermes Hoxhalli: Sigurisht që ka pasur, si mendon se mund të flasësh mbi një vit dhe nuk do të kesh telefonata me zë?

Pse duhej të falsifikoje vulat e Ambasadës?

Ermes Hoxhalli: Për ta bërë procesin sa më të besueshëm.

Çfarë mendove në atë moment… apo nuk e mendove gjatë?

Ermes Hoxhalli: Shiko, kur njeriu gjendet përballë një gjëje të mirë dhe që për të shkuar te ajo duhet të kalojë në pengesa shumë të këqija, gënjehet nga e mira dhe detyrohet ta bëjë pa e menduar në mënyrë të ftohtë.

Pra e besoje që studentët do shkonin me bursë, do udhëtonin drejt Amerikës?

Ermes Hoxhalli: Isha unë ai që bëra vulat dhe e dija që s’do shkonin diku.

Ermes Hoxhalli: Jo, testet vinin nga Ministria apo nga QSHA, mos gabofsha, kishin eksperiencë me provimet e maturës.

Kur u trembe? Kur e kuptove çfarë po bëje?

Ermes Hoxhalli: Kur isha pjesë e saj dhe kjo gjë po bëhej shumë e madhe.

The post Si lindi Klea Rama? Ermes Hoxhalli: U bëra pjesë nga disa persona që njihja! Suksesi erdhi nga mbiemri appeared first on Albeu.com.

Kastro Zizo bën rrëfim tronditës: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite…
Në një deklaratë per Top Albania Radio, këngëtari Kastro Zizo, ka ndarë një rrëfim tronditës mbi marrëdhënien me vajzën e tij dhe betejën ligjore për të qenë pranë saj, pasi i është mohuar kontakti për më shumë se një dekadë.

Zizo zbulon se vajza e tij, tashmë 13-vjeçe, është në spektrin autik, një fakt që ai e ka mësuar vetëm pas shumë vitesh shkëputjeje të detyruar.

Artisti pohon se për rreth 10 vite, nuk i është lejuar të ketë asnjë kontakt me të bijën, e cila është rritur në kushte që ai i cilëson “të tmerrshme”.

“Vajza nuk është si fëmijët e tjerë. Është në spektrin autik, vjen si pasojë e një historiku të gjatë, pak të errët, ku ka jetuar, te nëna e saj”, – shprehet Kastro.

Gjithashtu, ai shton se është në një proces ligjor për të rregulluar marrëdhënien me vajzën, dhe se kjo betejë është më shumë sesa një çështje prindërore, është një përballje me padrejtësinë.

“Unë mund të flas me orë të tëra për të… Në një moment kur nuk të është lejuar të shohësh vajzën për 10 vite, mëson se është autike. Mua më është ndërprerë çdo kontakt. Mesa duket kanë menduar se nuk isha i denjë, kanë tentuar të rrisin jo një qenie njerëzore, nuk kanë ditur të rrisin një fëmijë”.

Ai rrëfen se ka udhëtuar vetë drejt Prishtinës për të mësuar mbi situatën e vajzës, pas informacioneve nga shërbimet sociale.

“Vajza është marrë nga unë në kushte të tmerrshme. Shkova në Prishtinë, u lajmërova nga shërbimet sociale, jetonte me të ëmën”.

The post Kastro Zizo bën rrëfim tronditës: Vajza ime është në spektrin autik, nuk më lejuan ta shihja për 10 vite… appeared first on Albeu.com.

Burri mohon vajzën biologjike/ Rrëfimi tronditës i 39-vjeçares: Vëllai më ka dh*nuar kur isha shtatzënë
Në emisionin me Zemër të Hapur, 39-vjeçarja ka rrëfyer historinë e saj tronditëse , e cila ne moshën 37-vjeçare u dashurua me një djalë, me të cilin u largua për ne shtetin e Greqisë pa dëshirën e prindërve, të cilët nuk donin kurrë sesi qe vajza e tyre te martohej.

Kur 39-vjeçarja,mori vendim qe te largohej ata vendosen qe ta dëbojnë nga banesa njëherë e përgjithmonë.

Sikur te mos mjaftonte kjo 39-vjeçarja, u dhunua brutalisht edhe nga vëllai i saj i cili i theu edhe dhembet. Pas kësaj ajo largohet bashke me djalin qe njohu dhe mbeti shtatzëne shume shpejt.

Mirëpo kalvari i vuajtjeve nisi pikërisht në këtë moment pasi bashkëshorti e manipuloi situatën e saj te shtatëzanisë , duke e transferuar te familja e dikujt tjetër dhe vet u largua dhe u martua me dike tjetër.

Pas kësaj fëmija erdhi ne jete dhe ishin vetëm 6 muaj komunikim nga ana e saj me bashkëshortin me pas çdo gjë u bllokua dhe fëmija sot është pa baba dhe enden së bashku me nënën në rrugë.

Nuk u prezantuam tek familjarët sepse ishte larg dhe ishte pa letra. Bisedat midis meje dhe atij, zgjasnin zakonisht një orë dy orë. Shpreheshim hapur me njëri-tjetrin. Më pas ka ardhur në këmbë, më ka takuar në Shqipëri. Dhe më tha të gjejmë një shpi edhe rregullohemi andej. Ma mbaj mend me tha do jemi gjithë jetën bashkë. Nuk kam takuar prindërit e tij. Por që kishte grua në Shqipëri, ma tha kur vajtëm në Greqi.

Nga shtëpia e prindërve u largova i thashë mamit dhe babit, ika dhe vëllai me dhunoi. Unë erdha si erdha në Shqipëri isha shtatzënë edhe më gjuajti vëllai. Nuk i bëra denoncim, sepse nuk desha të shkatërrohej familja. Më kanë lënë në mes të katër rrugëve. Me nënën dhe babin flas por nuk më pranojnë. Babi është 72-vjeç. Ai kërcënohej nga vëllai që do marrë nusen dhe do largohen, nëse rikthehesha unë në shtëpinë e prindërve.

Unë kam punuar tre muaj në pambuk në Greqi, nuk qe se ishte i dhunshëm. Ishte normal në rregullave ishte tamam, por që të shkëputej në këtë pikë. Unë ika nga Greqia sepse isha 7-muajshe shtatzënë dhe isha pa letra. Ai më tha shko në Shqipëri lind se do vij të të marr unë. Ai e priti shumë mirë lajmin e shtatzanisë. Më thoshte që ishte ndarë nga gruaja që kishte fituar në bixhoz, ku nusen thoshte se e kishte marrë në bixhoz në Shqipëri. Ai ka luajtur në bixhoz edhe i kishin thënë ‘skam lek të të jap, do të jap vajzën’. Babai i vajzës e dinte që ai shkon dhe ka një grua tjetër. Unë shkova në Greqi dhe i thashë sikur rrit gocat e huaja, do rrisësh edhe gocën tënde.

Me anë të telefonit më thoshte që do vij të të marr, por ai kishte qenë i lidhur me një tjetër. Ai gjasme më tha që do vijë për Vit të Ri të më marrë dhe do iknim në Greqi, por nuk e hapte më telefonin. Unë thosha se e kishin futur burg ngaqë ishte pa letra.

Por me mendjen time pas një viti i shkova hallës atje edhe i thashë ‘Leo ka marrë një tjetër’.

Më thanë që Leo ka marrë dorë të zezë me tre goca. Dhe unë shkova në Greqi më ka thënë çfarë kërkon këtu. Edhe i thashë si po rrit gocat e huaja do të rrisësh dhe gocën tënde. E refuzoi e ktheu kokën nuk e ka prekur gocën fare. Unë jo se desha të rrija në një shtëpi, ku ka gra të tjera por i thashë këtu do rri ku rrinë dhe këto. Edhe kam marrë çantën kam dalë në rrugë, dhe nuk ka marrë guximin që të na gjejë një shtëpi.

E kam gjetur një shqiptar në rrugë edhe ai na ka ndihmuar. Dhe ma kanë gjetur një shtëpi si kaçole lopësh sa e çanë mushkonjat gocën. Ishin nja dy vajza në Greqi këta morën Policinë edhe më ka ndihmuar policia greke.

Policia e ktheu në Shqipëri, por prap ai nga inati nuk e pranonte gocën. Nuk e dua tha. Edhe më thanë policët grekë, ‘a do letra të gjejmë dhe shtëpi që të rrish këtu? apo do të ikësh për Shqipëri’. E refuzova. Thashë më mirë po ja kërkoj shtetit tim një shtëpi sesa t’ia u kërkoj unë të bëhem shtetase greke.

The post Burri mohon vajzën biologjike/ Rrëfimi tronditës i 39-vjeçares: Vëllai më ka dh*nuar kur isha shtatzënë appeared first on Albeu.com.

I moshuari bën rrëfimin emocionues: Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë
Në një intervistë për “Dita jonë”, një i moshuar ka rrëfyer me gazetaren Kamila Xhakaj, se mban me vete një letër me emrin e tij dhe numrin e vajzës, që në rast se ndërron jetë në rrugë, njerëzit të kenë mundësi të njoftojnë familjarët për ta marrë.

“Unë kam adresën me vete. Ishalla vdes rrugës. Shihe. “Hajdar Lila nga Fushë-Kruja. Hajde se kemi gjetur babanë duke numëruar yjet te “Zogu i Zi”. Se nuk i dihet ku vdes, se kam moshën…”, tha 83-vjeçari, përcjell A2 CNN

Lila tregoi edhe një rast të rëndë që kishte mësuar disa ditë më parë. “I ka vdekur babai, 3 fëmijë në Itali nuk erdhi asnjëri për ta varrosur”.

“Unë kam tre fëmijë, dy vajza një djalë, dhe më marrin në telefon nga tre herë në ditë. Po nuk iu përgjigja në telefon, vijnë e më marrin”, shtoi ai.

The post I moshuari bën rrëfimin emocionues: Mbaj me vete numrin e vajzës, që kur të vdes ta njoftojnë appeared first on Albeu.com.