Rrahmani Archives - Albeu.com

Super sulmuesit shqiptar i dyfishohet vlera në treg
Forma e jashtëzakonshme e sulmuesit shqiptar të Kosovës, Albion Rrahmani te Rapidi i Bukureshtit, ka bërë që çmimi i tij të dyfishohet në tregun e futbollit.

Aktualisht, vlera e Rrahmanit në treg është 1.2 milionë euro bazuar në faqen e specializuar  “transfermarkt.de”, dyfishi i asaj që Rapidi pagoi për ta transferuar nga kampionët e Ballkanit. Në fillim të muajit gusht, Rrahmani u zyrtarizua te skuadra rumune dhe për më pak se dy muaj, ai ka rritur dukshëm vlerën e tij në treg.

Në katër ndeshje të luajtura deri më tani në kampionatin e Rumanisë, Rrahmani ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 1 asistim për Rapidin. Në fakt, Rrahmani, aktualisht është njëri prej tre lojtarëve më të shtrenjtë te Rapidi i Bukureshtit.

Listën e kryeson portieri i Rapidit, Horatiu Moldovan. Vlera e Moldovanit është 1.6 milionë euro. Ndërkohë, mbrojtësi i krahut të majtë, Andrei Borza vlen 1.2 milionë euro, sa edhe Rrahmani. Sulmuesi 23-vjeçar ka kontratë me Rapidin deri në verën e vitit 2026, por ditë më parë, ai ka paralajmëruar se nuk e ka ndërmend të qëndrojë gjatë te skuadra rumune. Ai ka pranuar haptazi se synimi i tij është që të luaj në njërën prej top-ligave të Evropës.

The post Super sulmuesit shqiptar i dyfishohet vlera në treg appeared first on Albeu.com.

Rrahmani i jep fitoren Napolit në miqësoren përballë Augsburg
Pas barazimit ndaj Gironas, Napoli iu rikthye suksesit në miqësoren kundër Augsburgut me shifrat 1-0, në ndeshjen e luajtur në kampin stërvitor në Castel di Sangro.

Pa Osimhen dhe Kvaratskhelia ende të padisponueshëm, Zielinski gjithashtu ka një problem në gju, sakaq vlen të theksohet se të grumbulluar ishin vetëm 15 lojtarë nga ekipi i parë.

Një ndeshje që u luajt me ritëm të lartë, por që pati vetëm një gol.

Goli vendimtar i shënuar nga Rrahmani erdhi në minutën e 62-të nga një goditje këndi, me asistimin e Elmasit. Miqësorja e radhës për Napolin është me 11 gusht ndaj qipriotëve të Apollon.

The post Rrahmani i jep fitoren Napolit në miqësoren përballë Augsburg appeared first on Albeu.com.

Si e fitoi guroren njeriu i Rrahman Rrajës, për të cilën u rrahën brutalisht kushërinjtë Maja
Fushë-Kruja, e cilësuar si një nga zonat që jeton prej vitesh nën thundrën e terrorit të krimit, u trondit edhe njëherë nga një tjetër ngjarje e rëndë. Emisioni “Në Shënjestër” sjell këtë mbrëmje të tjera detaje.

Ngjarja, cila nuk tregoi asgjë tjetër, përveçse atë, se shteti në këtë zonë të Shqipërisë ka dështuar bindshëm përballë bandave dhe pushtetit të tyre, dhe se policia është kthyer thjesht në një organizatë të pafuqishme për të reaguar dhe goditur kriminelët, që në rastin konkret, dolën sërish se kishin mbështetje të fortë politike.

Ashtu si në videon që shpejt u bë virale, që për protagonist kryesor kishin djalin dhe dy vëllezërit, deri në atë ditë, të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Ky i fundit, u detyrua të largohej përfundimisht nga jeta politike vetëm pasi me zë dhe figurë u dëshmua sesi familjarët e tij dhunuan barbarisht dy kushërinjtë, Bilbil dhe Jashar Rraja.

Dy kushurinjtë të cilët u rrahën mizorisht në një shfaqje publike, për të vetmin faj, sepse protestuan për të mbrojtur banesat e tyre që po shkatërroheshin nga shpërthimet e gurores që shfrytëzohej nga pjesëtarët e fisit Rraja.

Pamje të regjistruara mesditën e 6 korrikut në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, të cilat shokuan çdokënd me ashpërsinë e tyre. Më pas ato u shpërndanë me shpejtësi në çdo celular dhe media, teksat dy kushërinjtë Maja goditen me shkopa bejsbolli, dhe qyta pistolete, nga familjarët e ish- deputetit. Një ligjvënësi që deri para këtij akte dhunë ishte ulur në parlamentin e Shqipërisë.

Protestë kundër guroreve që kishte ditë që kishte ngritur në këmbë fshatin Borizanë, por që duket se nuk u pëlqeu aspak njerëzve të familjes Rraja. Këta të fundit rebelimin dhe të drejtën e banorëve për të jetuar të pashqetësuar nga plasjet pa kriter të minave.

Pluhuri që po u merrte jetën dhe banesat që po u shkatërroheshin nga dita në ditë, si pasojë e shpërthimeve.

Ata menduan ta zgjidhnin ndryshe, duke i rrahur dy organizatorët e protestës me leva dhe shkopa bejsbolli, por edhe duke i filmuar po vetë, për t’i treguar të gjithëve se kush hap gojën në vazhdim do të kishte të njëjtin fat, si njerëzit e familjes Maja.

“Janë bërë 50 gurore, po na ikën uji i pijshëm. Kemi pluhur gjatë ditës nga trajlerat gjatë ditës, pluhur nga fabrika. Vendi pa shtet. Kemi pas shumë besim tek kjo qeveri, por unë nuk e di, sështë duke vënë dorë njeri. Edhe bagëtitë nuk trajtohen në këtë mënyrë”, shprehet një nga banorët.

“Të marrë masa një minutë e më para. Mos të kalojnë kamionat. Ka thënë për 2 muaj do e ndal, këta nuk marrin vesh. Prap po të njëjtën gjë bëjnë. Këtu do ketë protestë ditë për ditë. Nëse shteti nuk merr masa për kamionat ne do braktisim shkollën. Nuk ka për të bërë mësim kush këtu se na e kanë sjellë shpirtin në majë të hundës”, thotë një tjetër banor.

Por ky filmim ndryshe nga ç’kishin menduar njerëzit e afërm të deputetit Rraja, se do të shërbente për të shtruar në dru banorët e pabindur të Borizanës, u përball fort me reagimin e ashpër të opinionin publik. Këta të fundit jo vetëm dënuan dhunën, por vendosën me shpatulla pas murit edhe Policinë e Shtetit, e cila sipas tyre ishte dorëzuar përpara disa banditëve lokalë.

Policia, e cila deri në publikimin e plotë të videos, ku shfaqeshin qartë aktet e dhunës, ishte treguar e pafuqishme për të reaguar. Ndërkohë që si organizatorë të këtij sulmi barbar akuzohen Xhelal dhe Rexhep Rraja, përkatësisht vëllai dhe djali i tij deputetit socialist.

Jashar Maja

A mund të na tregoni si ndodhi ngjarja, ku dhe me kë ishit kur ushtruan dhunë mbi ju?

Ne ishim në autostradë, më mori cuni xhaxhit në telefon, ku je, i thashë jam në filan vend, pranë atij lokalit. Punoj tek një firmë lulishteje dhe më mori në telefon, më tha kam lënë takim me inxhinierin e gurores. E ka marrë çuni xhaxhait në telefon, e kemi pritur aty 10 minuta, ka ardhur, kemi porositur kafet, kemi filluar bisedën të gjejmë një rrugëzgjidhje për guroret që mos të na prishë shtëpitë. Shtëpitë duken që janë plasaritur komplet, jo vetëm e imja, por komplet e lagjes edhe e fisit tim. Momentalisht sa po vinin kafet, ka ardhur fisi Rraja ashtu sikur i keni pa dhe në atë video që e kanë nxjerrë vetë, se kam nxjerrë unë. Na kanë dhunuar në mënyrë barbare. Nuk i kemi asnjë borxh. Shkaku ka qenë gurorja. Ne kemi protestu për guroren.

Por për personazhet dhunues që shfaqen në pamjet filmike, kjo nuk ishte hera e parë që ata përfshiheshin në ngjarje të tilla. Ky që shikoni në video është Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rraja.

I njëjti i cili në vitin 2018, u arrestua nga policia pas denoncimit të së dashurës së tij, Xhisiela Maloku, se ky i fundit i fikte cigaret në trup, gjatë qëndrimit së bashku në hotel.  Denoncim që në atë kohë u kthye edhe në një skandal tjetër.

Oficeri i policisë në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiliano Nuhu, që regjistroi denoncimin e Xhisiela Malokut, tha se u kërcënua brenda në komisariat nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit Rrahman Rraja.  Kërcënim që sipas tij ishte bërë në sy të një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla. Gjë që u mohua nga ky i fundit.

Ndërkohë që pas kësaj ngjarje, oficeri i policisë Emiljano Nuhu, pasi u kërcënua edhe nga një tjetër anëtar i familjes Rraja, dhe duke mos gjetur mbështetje, u largua nga Shqipëria,duke kërkuar strehim në një vend të Bashkimit Evropian.

Një tjetër person i përfshirë në aktin e dhunës, u bë edhe Xhelal Rraja, vëllai tjetër i Rrahman Rrajës, mjëherazi babai i Ramazan Rrajës, ky i fundit i cili ndodhet në qeli si një nga personat e përfshirë atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji, më 1 Nëntor 2019.

Xhelal Rraja i cili njihet edhe me nofkën ‘Gjyshi’, një personazh me shumë ndikim në qarkun e Krujës, që më herët, publikisht do të kërcënonte në prani të mediave, drejtorin e policisë kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbatin, është edhe një nga personat që gjatë aktit të dhunës ndaj kushërinjve Maja, mban në dorë një pistoletë dhe ushtron dhunë ndaj kushërinjve Maja.

Xhelal Rraja

Bëj yzmet rrogës….

Një tjetër person i familjes Rraja, që ushtron dhunë ndaj dy kushërinjve Maja, është edhe Flamur Rraja. Vëllai tjetër i deputetit Rrahman Rraja. Ai me pistoletë në dorë është drejtuar mbi kokën e Bilbil Majës. Por video e dhunës shkaktoi edhe një reagim të fortë politik. I pari që reagoi nga kampi socialist ishte ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili në një komunikim publik i cilësoi si të të papranueshme pamjet e dhunës. Duke sjellë kështu edhe distancimin e parë nga Partia Socialiste, forca politike, Rrahman Rraja, aderon si ligjvënës prej dy mandatesh.

Bledi Çuçi

Të rënda dhe të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

Por ndërsa ministri i Brendshëm, Bledi Çuci, u përpoq të mbronte punën e policisë, e cila kishte dështuar në ndalimin e plotë të të gjithë pjesëmarrësve në dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, i fortë erdhi edhe reagimi i opozitës. Ish-kryeministri Berisha, u kujtoi pjesëtarëve dhunues të familjes Rraja se nuk duhet të gëzonin paprekshmërinë, sa kohë mbroheshin nga pushteti i njeriut të tyre deputet, pasi drejtësia vonon por nuk harron.

Sali Berisha

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat.

Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtuara.

Por duket se presioni i shtuar publik, çoi pas 48 orësh edhe në vendimin për lëshimin nga kryeministri Rama të deputetit, Rrahman Rraja. Ai dha dorëheqjen 24 orë pas publikimit të plotë të pamjeve filmike të cilët nuk linin asnjë mëdyshje se në atë akt të pashembullt dhune, kishin marrë pjesë njerëzit e tij më të afërt të familjes.

Çka e rëndonte edhe më shumë pozitën e tij si ligjvënës, përballë opinionit publik, dhe forcës politike që e kishte zgjedhur si ligjvënës.

Rrahman Rraja

Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve të grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike.

Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kërkoj ndjese viktimave të asaj dhune turpëruese për familjen time. I bëj thirrje djalit tim të dorëzohet para drejtësisë. Zoti më dhëntë force që ta përballoj këtë dhimbje të madhe dhe jetë që ta shlyej këtë turp që më la mbi shpatulla si gur im bir.

Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova.

Por furtuna e dhunës ndaj pjesëtarëve të fisit Maja, nuk do të përfundonte këtu, por do të merrte me vete edhe ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Ai do të shkarkohej nga ky post nga kryeministri Rama dhe do të zëvendësohej në këtë detyrë të lartë ministrore, nga Taulant Balla.

Ndërkohë që vendimi do të sillte për pasojë edhe shkrirjen e plotë të komisariatit të policisë së Fushë-Krujës dhe kalimin e kompetencave policore në këtë zonë në dorë të Tonin Vocaj, që aktualisht mban edhe detyrën e drejtorit të policisë së Tiranës.

Vendimi

E gjithë trupa drejtuese e komisariatit të Krujës do të shkarkohet dhe rendin dhe sigurinë në këtë territor do ta marrë Tonin Vocaj, drejtor i Policisë së Tiranës. I cili do të ndjekë në vazhdim edhe hetimet për dhunën fizike ndaj pjesëtarëve të fisit Maja.

Sipas Vocaj, vinte pas dyshimeve se në këtë komisariat kishte dyshime për familjarizim të fisit Rraja me uniformat blu. Çka kishin çuar edhe në mosveprimin e këtyre të fundit, pavarësisht se banorë të fshatit Borizanë kishin dorëzuar 40 denoncime, ndaj guroreve që po u shkatërronin banesat. Por ndërsa u morën këto masa, anëtarë të rëndësishëm të familjes Rraja që morën pjesë në dhunën e ushtruar ndaj dy pjesëtarëve të fisit Maja, vazhdojnë të jenë në arrati.

Pavarësisht thirrjes së policisë së Shtetit për t’u dorëzuar.

Policia e Shtetit

Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale, të dorëzohen sa më parë në polici së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale. Policia e Shtetit kërkon mbështjetjen e publikut për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e këtyre personave dhe për çdo informacion të telefonojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.

Sipas dokumentacionit që siguron emisioni ‘Në shënjestër’, administrator i kompanisë që kryen punimet e gërmimit në guroren që u bë mollë sherri midis banorëve të fshatit Borizana dhe fisit Rraja, rezulton të jetë Viktor Delia.

Ndërsa më herët, Policia e Shtetit ka deklaruar se pronar i gurores dhe disponues i licencës, është shtetasi Përparim Rraja, kushëri i ish-deputetit të PS në Krujë, Rrahman Rraja.

Emërtesa tregtare e subjektit që disponon licencën është ‘Doku P’, e themeluar në vitin 2000 me objekt prodhim dhe tregtim te Inerteve dhe transport ndërkombetar i tyre, ku del se themeluesi i subjektit ‘Doku P’, Pëllumb Doku, ia ka shitur 50 për qind të kuotave shtetasit Përparim Rraja me një kontratë të datës 27 qershor 2012.

Nga verifikimi i ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të biznesit, rezulton se subjekti deri në këtë kohë nuk ka pasur probleme në ushtrimin e aktivitetit. Por pas vitit 2012 ekstrakti historik tregon një seri problematikash në aktivitetin e kompanisë.

Por pas këtij skandali, që dëshmoi edhe njëherë fytyrën e vërtetë të qeverisjes, u vendos që punimet në guroren që administrohej nga Përparim Rraja, kushëri me tashmë ish-deputetin Rrahman Rraja, të pezullohen deri në një vendim të dytë.

Policia e Shtetit

Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM.

Përveç kontrollit në këtë gurore u bë kqyrja e 9 banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i saj.

The post Si e fitoi guroren njeriu i Rrahman Rrajës, për të cilën u rrahën brutalisht kushërinjtë Maja appeared first on Albeu.com.

Fisi Rraja shkakton “tërmet” në politikë, e shtuna e “zezë” për Rrahmanin dhe Bledi Çuçin
Fisi Rraja shkakton “tërmet” në politikë, e shtuna e “zezë” për Rrahmanin dhe Bledi Çuçin

Shkopat e bejsbollit të përdorur nga fisi i Rrahman Rrajas dy ditë më parë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, të cilët goditën barbarisht dy kushurinjtë Jashar dhe Bilbil Maja, pse u ankuan për guroren, kanë “goditur” këtë të shtunë edhe “karriget” e vetë Rrahman Rrajes dhe atë të Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Kjo e shtunë shkaktoi “rrufe” në qiell të hapur në kampin mazhorancën socialiste. Fillimisht ishte deputeti Rraja i cili dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë të dy ditëve më parë me protagonistë djalin e tij Rexhepin, vëllain Xhelalin dhe disa anëtarë të tjerë të familjes së tij, të cilët goditën barbarisht me shkopa bejsbolli dhe me qytë pistoje dy kushurinjtë e fisit Maja.

Rrahman Rraja në letrën e tij publike të dorëheqjes ju kërkonte ndjesë qytetarëve shqiptarë, votuesve të tij, familjes së të dhuanuarve, dhe kolegëve të tij të Partisë Socialiste si dhe vetë kryeministrit Edi Rama.

Në dorëheqjen e tij Rrahman Rraja gjithashtu pranonte se kishte dështuar si prind, dhe se nuk mund të ishte më deputet pasi kishte shkelur mbi besimin e votuesve.

Postimi i Rrahman Rrajës:

Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet. Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.

Ndërkohë kur u duke se historia e dhunës në Fushë Krujë u mbyll me dorëheqjen e Rrahman Rrajës, një tjetër goditje e fortë erdhi dhe për Bledi Çuçin, i cili u shkarkua direkt nga kryeminsitri Edi Rama.

Pavarësisht se qendroi mbi 4 orë në zyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, këtë herë Çuçi nuk mundi t’ja “faturonte fajin” vartësit të tij, siç ndodhi një vit më parë me shkarkimin e Gledis Nanos, i cili u largua pas vrasjes së 7 –vjeçares Joniada Avdija, e cila u përplas me skaf në breg të detit nga efektivi Arjan Tase, si dhe për mos pasjen e asnjë të dhëne për fatin e Ervis Martinajt.

Gjithashtu këtë të shtunë u “shkri” i gjithë komisariati i Krujës, ku punonjësit akuzohen për neglizhencë si dhe fshehje të krikmit.

/Taulant Halili/AlbEu.com

The post Fisi Rraja shkakton “tërmet” në politikë, e shtuna e “zezë” për Rrahmanin dhe Bledi Çuçin appeared first on Albeu.com.

Kvaratskhelia dhe Rrahmani afrojnë me titullin Napolin
Napoli marshon drejt titullit në Serie A. Skuadra e Spalletit ka mposhtur 2-0 në shtëpi Atalantën me golat e Kvaratskhelia 60′ dhe Rrahmani 77′.

Kjo fitore e mban Napolin në vendin e parë me 68 pikë, 18 pikë larg Interit ndjekësit më të afërt.

Në ndeshjen e radhës, Napoli përballet në transfertë me Torinon. SHIKO GOLAT

The post Kvaratskhelia dhe Rrahmani afrojnë me titullin Napolin appeared first on Albeu.com.

Napoli ka gati kontratën e re për Rrahmanin
Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin. Ish-mbrojtësi i Partizanit po shfaq formë solide me klubin italian, teksa drejtuesit e kryesuesve të Serisë A po planifikojnë ta shpërblejnë me një kontratë të re kapitenin e përfaqësueses së Kosovës.

Sipas gazetarit sportiv italian Nikolo Shira, marrëveshja mes të palëve është arritur dhe kapiteni kosovar do ta hedhë firmën në kontratën e re në ditët në vazhdim.

29 vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë trevjeçare, që do e mbante atë në Napoli deri në vitin 2027, pasi kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2024.

Aktualisht, thuhet se Rrahmani paguhet 1,8 milion euro në vit, ndërsa me kontratën e re do t’i marrë 2,5 milionë euro neto në vit.

Kujtojmë, një kohë Rrahmani ishte i lënduar, teksa disa ndeshje, ndërsa tashmë është rikthyer në një lider i skuadrës së Spaletit, me këtë të fundit që  ka meritat më të mëdha për ngritjen dhe zhvillimin e mbrojtësit shqiptarë.

The post Napoli ka gati kontratën e re për Rrahmanin appeared first on Albeu.com.

Dëmtohet Rrahmani, nuk do të jetë për ndeshjen kundër Ajax
Një mungesë e madhe për Napolin në kuadër të ndeshjes me Ajax.

Vetëm terapi e veçuar për qendërmbrojtësin Amir Rrahmani, i cili në sfidën ndaj Cremonese pësoi një tendosje muskulare në kofshën e majtë.

Sot lojtari nga Kosova do t’i nënshtrohet testeve instrumentale por për ndeshjen e nesërme ndaj Ajax ai do të jetë jashtë.

Ndoshta Leo Ostigard do ta zëvendësojë mbrojtësin e talentuar nga Kosova./h.ll/a

The post Dëmtohet Rrahmani, nuk do të jetë për ndeshjen kundër Ajax appeared first on Albeu.com.

Rrahmani dhe Abazi “ping pong” ndaj La Fiorita, Ballkani kalon në turin tjetër të Conference League
Ballkani ka fituar me goleadë ndaj ekipit të San Marinos, La Fiorita me rezultatin 6-0.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0, ku Rrahmani shënoi dy kola të shpejtë në minutën e gjashtë dhe të tetë.

Pjesa e dytë nuk pati surpriza, pasi në minutën e 69-të ishte përsëri Rrahmani duke shënuar tripletën e tij personale në këtë ndeshje. Në minutën e 73-të ishte Abazi i cili katërfishoi rezultatin dhe duke zhytur akoma edhe më shumë ekipin mik.

Ballkani nuk u mjaftua me kaq pasi në minutën e 75-të, vetëm dy minuta pas golit të katërt, Krasniqi shënoi edhe golin e pestë të ndeshjes, duke e dërguar rezultatin e përgjithshëm në 9-0.

Por në minutat shtesë të fundit të lojës, Ballkani shënon edhe golin e gjashtë me anë të Abazit, duke rregjistruar kështu dopietën e tij personale në këtë sfidë.

Kështu, Ballkani ka kaluar në turin tjetër të eliminimeve të Conference League./h.ll/albeu.com

The post Rrahmani dhe Abazi “ping pong” ndaj La Fiorita, Ballkani kalon në turin tjetër të Conference League appeared first on Albeu.com.

Dopieta e Rrahmanit dërgon Ballkanin në epërsi gjatë 45 minutave të para
Ballkani e ka mbyllur pjesën e parë në mënyrën më të mirë të mundshme ndaj ekipit të La Fiorita.

Ekipi nga Kosova ka shënuar 2 gola të shpejtë me anë të Rrahmanit në minutën e 6-të dhe të 8-të.

Kështu, Ballkani kryeson me rezultatin e përgjithshëm 6-0, duke e bërë të sigurt kualifikimin në turin tjetër të eliminatoreve të conference League./h.ll/albeu.com

The post Dopieta e Rrahmanit dërgon Ballkanin në epërsi gjatë 45 minutave të para appeared first on Albeu.com.

Shqiptari zgjidhet lojtari i muajit te Napoli
Qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani është zgjedhur lojtari i muajit te skuadra e Napolit.

Kapiteni i Kosovës është duke kaluar në formë jetësore me skuadrën italiane duke u bërë i pakalueshëm në fazën mbrojtëse me Koulibalyn.

28-vjeçari në jetë sezon i ka bërë 35 paraqitje në të gjitha garat duke i shënuar tre gola. Rrahmanit po ashtu iu ka rritur vlera në tregun e transferimeve në 25 milionë euro.

Amir #Rrahmani is the February Player of the Month as voted by you fans on the @socios app! ??

? #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/un4jSybiWM

— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) April 1, 2022

The post Shqiptari zgjidhet lojtari i muajit te Napoli appeared first on Albeu.com.