rqama Archives - Albeu.com

McGonigal pranoi fajësinë, Bardhi: I ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka reaguar pasi ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal pranoi të gjitha akuzat për lidhjet me Shqipërinë.

Ai u shpreh se McGonigal “i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë”, ndërsa shton se “si shpërblim, është paguar prej kryeministrit me para të zeza”.

“Shkëmbimi i ndërsjelltë i favoreve midis Edi Ramës dhe McGonigal është njësoj krim si në SHBA, edhe në Shqipëri”, thekson kreu i Grupit të PD-së.

Gazment Bardhi theksoi se SPAK tani duhet të provojë se askush nuk është mbi ligjin.

“Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit”, u shpreh ai.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Veprat janë ato që mbeten!

Në 24 Janar 2023 kam kallëzuar në SPAK Edi Ramën mbi dosjen amerikane të ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai i ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë dhe, si shpërblim, është paguar prej Edi Ramës me para të zeza.

Pranimi i fajësisë nga McGonigal, duke shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit, bëjnë urgjente një përgjigje edhe nga drejtësia shqiptare.

Drejtësia amerikane ka provuar dhe ish zyrtari i FBI-së ka pranuar se në takimin me Edi Ramën në Shtator 2017, ai kishte shfaqur interes për një koncesion shumë të madh në fushën e naftës, me lidhje indirekt me gjigandin rus të naftës GAZPROM.

6 muaj pas këtij takimi, në Mars 2018, Ministria e Energjisë shpalli fitues për koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë, kompaninë Transoil Group AG, të lidhur me miqtë e McGonigal.

Gjykatat shqiptare kanë konstatuar se përzgjedhja e kompanisë në koncesionin e tre fushave naftëmbajtëse në jug të Shqipërisë u krye nën favorizim dhe shkelje të barazisë në tender.

SPAK ka detyrimin që të informojë opinionin publik mbi fazën ku ndodhet hetimi mbi këtë cështje. Shqiptarët kanë të drejtë të dinë, nëse SPAK-u i ka kërkuar apo jo drejtësisë amerikane të dhënat e dosjes, si dhe t’i përgjigjet pritshmërisë së qytetarëve për barazi para ligjit.

Shkëmbimi i ndërsjelltë i favoreve midis Edi Ramës dhe McGonigal është njësoj krim si në SHBA, edhe në Shqipëri. SPAK duhet të na provojë se askush nuk është mbi ligjin! Askush! Përfshirë Edi Ramën!

The post McGonigal pranoi fajësinë, Bardhi: I ka shërbyer Edi Ramës për interesat e tij politikë appeared first on Albeu.com.