Roven Zekës Archives - Albeu.com

Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK sekuestron pamjet filmike te Blloku i Sigurisë, ja me kë kontaktoi
Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka sekuestruar pamjet filmike në Bllokun e Sigurisë, ku ndodhej në qeli pas arrestimit shefi i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.

Mësohet se sekuestrimi i pamjeve filmike, është bërë për shkak se ka të dhëna se zyrtarë të policisë kanë marrë kontakt me Roven Zekën.

Sipas mediave, kontakt me shefin e Rrugores kanë pasur një drejtor policie dhe tre shefa komisariati, gjë që nuk lejohet nga ligji pasi Zeka është i dyshuar për korrupsion.

Ndërkohë, është sekuestruar edhe celulari i një biznesmeni po për të njëjtën çështje.

Kujtojmë se më 19 Prill, me urdhër të SPAK u arrestuan shefi i Policisë Rrugore të Tiranës, Roven Zeka, shefi i aksidenteve Sokol Novaku, si dhe oficeri i Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.

Ata u vunë në pranga nën akuzën për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim.

Tabaku, Zeka dhe Novaku dyshohet se kanë marrë ryshfet në lidhje me një aksident të regjistruar më 16 Prill në Tiranë, ku automjeti që drejtohej nga shtetasja Anisa Vrioni është përplasur me një automjet tjetër ku udhëtonin 5 persona, të cilët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital.

Rasti u zbulua pasi bashkëshorti i Anisës, Ergest Vrioni, është nën hetim dhe përgjim nga SPAK për korrupsion.

Nga përgjimet ka rezultuar se punonjës të Policisë Rrugore i kanë kërkuar familjarëve të shoferes Anisa Vrioni, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

SPAK raportoi se shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga biznemsni Ergest Vrioni, me ndihmën e personave të tjerë dhe i është dorëzuar njërit prej efektivëve të Rrugores.

Fillimisht mësohet se një mijë euro i janë dhënë OPGJ-së Edison Tabaku, pranë banesës së tij. Më pas, vetë Tabaku e ka takuar sërish Erges Vrionin në një lokal pranë komisariatit të Policisë Rrugore dhe i ka kërkuar edhe një mijë euro të tjera, pasi i thotë “kam persona të tjerë mbi kokë”.

Nga verifikimi që i është bërë telefonit të Tabakut ka rezultuar se ai ka komunikime me shefat e tij, Roven Zeka dhe Sokol Novaku, ku i thotë se 1000 eurot e tjera do t’i siguronte më vonë nga Vrioni, të cilin e kishte shok, duke i lënë afat deri të nesërmen.

“Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj. Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit”, – njoftoi SPAK

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Edison Tabakut, oficerët e BKH-së kanë sekuestruar rreth 50 milionë lekë (25 milionë lekë të vjetra dhe 26 mijë euro).

Shuma e parave të sekuestruara u konfirmua edhe nga SPAK, edhe pse nuk u tha se në cilën banesë ishin gjetur.

The post Arrestimi i Roven Zekës/ SPAK sekuestron pamjet filmike te Blloku i Sigurisë, ja me kë kontaktoi appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Roven Zekës hap çështje të vjetra/ Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat ndaj tim biri…
Pas arrestimit nën dyshimet për korrupsion, ndaj Roven Zekës, shef i qarkullimit rrugor në Tiranë dhe Edison Tabakut, oficer i policisë gjyqësore, në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një kallëzim i ri, ku ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Enver Sinakoli, kunat i Ardian Capjas, ky i fundit i dënuar me burgim të përjetshëm, pretendon se Zeka, bashkë me Ulian Shpataraku dhe zv. prokurorin e rrethit, kanë manipuluar provat ndaj djalit të tij, në të paktën dy raste.

Djali i tij po udhëtonte me nusen e tij në automjet, dhe në një automjet tjetër po udhëtonte shoku i tij Marlen Goxhaj me nusen e tij shtatzënë të ndjekur nga pas nga Usama Gashi që ka bërë kallëzim të pretenduar të rreme nga Enver Sinakoli.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nga këqyrja e parë që u bë në kohën e kallëzimit, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor, ku i pranishëm në këqyrje ka qenë vetë Roven Zeka.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku 14 orë pas ngjarjes, pa patur urdhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje duke spostuar dhe ndryshuar vendin e ngjarjes .

Enver Sinakoli, është babai i Ardit Sinakolit, një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit 2016, me 3 të vrarë e disa të plagosur, ngjarje e cila edhe sot mbetet pa autor.

Ai thotë se nuk e ka bërë kallëzimin më herët, pasi nuk ka besim tek institucionet, por sot që SPAK po heton Zekën dhe vartësit e tij, vendosi të dorëzonte provat. Sinakoli pretendon se Zeka dhe i besuari i tij, Ulian Shpataraku, dilnin në terren në Elbasan me makina luksoze pa shenja dalluese dhe bënin aksione të paligjshme, pa urdhër prokurori.

Në kallëzim, Sinakoli pretendon se ngjarja e parë e manipuluar është ajo e datës 15 korrik 2023, ku djali i tij ishte duke udhëtuar në një automjet që drejtohej nga Marlen Goxhaj.

Kallëzuesi ka pretenduar se nga automjeti është qëlluar me armë, por në vendin e ngjarjes, nuk u gjet asnjë gëzhojë nga oficeri i parë gjyqësor.

Por oficeri i dytë, Edison Tabaku pa patur udhër prokurori ka përpiluar një procesverbal sikur kishin gjetur gëzhoja në vendngjarje.

Episodi i dytë, lidhet me ngjarjen e datës 19.09.2023 ku Marlen Goxhaj po udhëtonte me mjetin e tij, kur policia pretendon se i ka bërë shenje të ndalonte, por ai ka refuzuar.

Ndërkohë, që Goxhaj pretendon se në momentin që është nisur të dalë nga parkimi, në sfond në krye të rrugës shfaqet një BMW X5 e bardhë me xhama të zinj dhe një Range Rover i Bardh me Xhama të Zinj, të cilat i bllokojnë rrugën e daljes.

I friksuar dhe duke parë dy automjete luksoze me xhama të zinj, Marlen Goxhaj ikën mbrapsht në mënyrë që t’i shmangej dy automjeteve që i bllokuan rrugën. Dy automjetet luksoze i vihen nga pas dhe e ndjekin në distancë.

Ai pretendon se automjetet luksoze nuk kanë asnjë shenje dalluese dhe nga makinat nuk kanë zbritur asnjë person apo punonjës police apo individ me uniformë të policisë, që të bënte të mundur që ai të dallonte që ishte policia.

Për këto dy episode, Sinakoli kërkon hetimin e Zekës dhe Edison Tabakut si dhe të zyrtarëve të tjerë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.

The post Arrestimi i Roven Zekës hap çështje të vjetra/ Kunati i Ardian Çapjas kallëzim ndaj Roven Zekës: Manipuloi provat ndaj tim biri… appeared first on Albeu.com.