Roshi Archives - Albeu.com

Edi Rama fushatë në Kavajë, merret me Hysen Kadiun dhe “kyç gojën” për Elvis Roshin
Ditën e sotme, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një miting me gratë dhe vajzat socialiste në Kavajë.

Gjatë fjalimit të tij, kreu i shtetit Edi Rama, është marrë më shumë me ish-kryetarin e PD-së në Kavajë, Hysen Kadiu, i cili doli fitues në procesin e Primareve, por vendosi të mos garonte për deputet për shkak se lidershipi i partisë, nuk e vendosi në listën e mbyllur të Qarkut të Tiranës.

Sipas Ramës, Hysen Kadiun e hëngri “bufi”, duke iu referuar Sali Berishës, pasi sipas tij, lideri demokrat po përgatitet për opozitë dhe jo për fitore.

Rama shtoi më tej se; Hysen Kadiu, meriton çmimin Nobel, në krahasim me kandidatët e tjerë të listës së mbyllur të PD-së në Tiranë.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se Edi Rama, gjatë fjalimit të tij, nuk e përmndi fare ish-kryebashkiakun e tij, Elvis Roshi, i cili ka dalë publikisht për të mbledhur vota për PD-në, ku në listën e hapur të opozitës në Kavajë, është emri i djalit të xhaxhait të tij, Elton Roshi, i cili është futur në listën e PD-së si kandidat aleat nga Agron Duka i PAA-së.

Edi Rama: Oferta jonë në Kavajë është e veçantë dhe e rrallë sepse Kavaja nuk është Tirana, Kamza nga pikëpamja e numrit dhe peshës por ka mundësinë një zgjedhës apo zgjedhëse këtu në Kavajë që me një votë, të marrë 4 deputetë. Shikoni tani se çfarë ndodh me ofertën tjetër, se është kulmi ky. Kavaja demokrate besoi tek Primaret, tek thirrja e bufit të kënetës për të gjithë ata që kishin ambicien ta nxirrnin kokën mbi ujë dhe Kavaja nxori në Primare fituesit e të gjithë qarkut të Tiranës.

I gjithë qarku te Tiranës fitoi kryetari i partisë së Kavajës. Ku është sot, e keni parë gjë? E hëngri bufi siç hëngri të gjithë ata që u dalluan në Primare, tamam sikur iu tha nxirreni kokën se kush jeni ju që keni vërtet mbështetje dhe që nesër në opozitë, se bufi nuk përgatitet për fitore por për opozitë, për të shkatërruar sa të mundet Shqipërinë dhe lodhur e mërzitur njerëzit që duan të shikojnë përpara. Për këtë përgatitet bufi. E keni parë listën e mbyllur të Tiranës? Hyseni juaj këtu meriton çmimin Nobel në krahasim me ata në listën e mbyllur të Tiranës,. Çmimin Nobel për shkencë. E pastaj thua pse i thua çyryk? E morën dhe e zhdukën kryetarin e partisë vetëm se fitoi primaret.

Mua s’po më vjen keq për Hysenin por ajo që iu them demokratëve të Kavajës është që në këto zgjedhje kanë mundësinë e madhe të bëjnë disa punë menjëherë. E para, këto zgjedhje, ndryshe nga të tjerat, janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do të jetë Shqipëria në 2030, në BE apo në gropë prapë. Se që dy herë që ia ka besuar Shqipëria ose që i ka rënë në dorë bufit të kënetës ky vend, herën e parë përfundoi me 4 mijë të vdekur dhe herën e dytë u kap në buzë të humnerës së borxheve që mund ta çonte në kolaps. Tani bufi ka dalë bashkë me një tufë qorrash dhe shurdhësh në listat e mbyllura që të tërheqë Shqipërinë për hunde për hallin e vet krejt personal. Se vetëm ai hall personal e bën një burrë 80-vjeç e kusur të vijë vërdallë dhe t’i fiket llampa tre herë në ditë kur merr fjalën.

The post Edi Rama fushatë në Kavajë, merret me Hysen Kadiun dhe “kyç gojën” për Elvis Roshin appeared first on Albeu.com.

Asllani e Roshi në një mendje: Ndeshje shumë e mirë, duhet të fitonim
Odise Roshi dhe Kristjan Asllani, titullarë në duelin kundër Gjeorgjisë, kanë folur pas ndeshjes për Supersport. Anësori fierak fillimisht tha: “Doja të thoja që ishte një ndeshje shumë e mirë, jemi koshient që e dominuam lojën. Gjeorgjia ka një ekipi të mirë fizikisht. Kishim raste të mira për të shënuar. Jemi të mërzitur, duhej fitorja”.

“Roli në fushë? Të gjithë e dimë që unë i përshtatem 4-4-2, por e rëndësishme është të luash dhe të japësh më të mirën. Me 3-5-2 duhet të sakrifikosh E rëndësishme është që luajtëm një ndeshje pozitive.”

“Moduli 3-5-2? Tani duhet t’i besojmë trajnerit, ai e di se çfarë hedh në fushë. Lojtarët si Asllani, Çekiçi bënë mirë. Skemën e di trajneri dhe me të kemi luajtur kështu shpesh.”

ASLLANI – Mesfushori Empolit, më pas deklaroi: “Është emocion unik, besoj se bëra gjithë ndeshjen. Luajtëm të gjithë mirë, kemi bërë shumë raste, mungoi vetëm goli para tifozëve, por do të vijë edhe goli, jam i sigurt.

Unë hyra në fushë, doja të kërkoja të ndihmoja çunat dhe shpresoj se e kam bërë mirë. Unë e ndjej veten më mirë kur luaj si 6 para mbrojtjes. Edhe te Empoli kam luajtur aty, por futem ku të dojë trajneri.”

“Unë dhe Bajrami njihemi mirë, por sot ndjehemi mirë me mesfushorët dhe jam shumë i lumtur se kemi bërë super ndeshje me ekipin.Për mua ekipi është shumë i fortë dhe sot ë bëjmë shumë gjëra të bukur në të ardhmen.”

“Transferimi te Milani? Nuk i di zërat, nuk më interesojnë, jam i përqendruar te Empoli dua të mbijetoj në Serinë A dhe të qëndroj atje”, u shpreh në fund mesfushori. /h.ll/albeu.com

The post Asllani e Roshi në një mendje: Ndeshje shumë e mirë, duhet të fitonim appeared first on Albeu.com.

Kombëtarja me rekord pikësh, Roshi: Ndeshja me Poloninë ndau vendin e dytë
Odise Roshi ishte një nga lojtarët që krijoi më shumë rrezikshmëri në përballjen e sotme.

Anësori i kombëtares shqiptare, pas ndeshjes me Andorrën, në RTSH foli për fitoren e arritur dhe vendin e tretë.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Kemi 18 pikë, rekordi i ri. E ndau ndeshja me Poloninë çështjen e vendit të dytë. Ia dolëm të mundim dy herë Hungarinë. Ishte një humbje dhimbshme me Anglinë, por duhet ta harrojmë.

Frikë nuk është se kishim, por duhej kujdes. Me një rast të shënon. Mund të shënonim 2-3 gola. Donim të fitonim 4 apo 5-0. Le të themi që morëm tre pikët dhe e mbyllëm me kaq.

E kam thënë që dua të luaj nga fillimi, por kam pasur një dëmtim në maj. Çdo lojtar do të luajë nga fillimi, trajneri është ai që vendos. Jam i kënaqur që sot luajta 90 minuta”. /

The post Kombëtarja me rekord pikësh, Roshi: Ndeshja me Poloninë ndau vendin e dytë appeared first on Albeu.com.

Përballja me Anglinë, Cikelleshi e Roshi: Nuk kemi frikë
Kombëtarja jonë vazhdon të jetë e grumbulluar në kuadër të ndeshjeve të fundit të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022, fillimisht përballë Anglisë dhe më pas ndaj Andorras.

Ditën e sotme në konferencë për shtyp doli sulmuesi Cikelleshi dhe anësori Roshi të cilët u shprehën se do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv në “Wembley”.

Pyetjeve të gazetarëve fillimisht iu përgjigj Sokol Cikalleshi:

Vend titullari në ndeshjen ndaj Anglisë? – Ndihem mirë, jam në formë. Kam shënuar në kampionat me ekipin. Nëse do të jem në fushën e lojës, uroj që forma e mirë që kam ta ndihmojë ekipin në një rezultat sa më pozitiv dhe të shikojmë në fushë nëse do të arrijmë të bëjmë atë çka ne mund të bëjmë të gjithë si grup duke luftuar dhe duke qenë të gjithë bashkë, edhe pse është ndeshje shumë e vështirë, por edhe e bukur për t’u luajtur. Jemi gati!

Dyshe perfekte me Uzunin? – Të them të drejtën, nuk mund të them dyshe perfekte pasi kohët e fundit në sulm kanë luajtur shumë lojtarë të tjerë. Nuk është dyshe stabile. Të shikojmë vendimin që do të marrë trajneri. Më vjen mirë që kam shënuar edhe unë edhe Uzuni. Jo vetëm kemi shënuar, por kemi luajtur të gjithë, unë Uzuni, Balaj, Roshi. Jemi të gjithë në formë dhe nuk besoj se do të jetë shumë e rëndësishme kush do të jetë në fushë, por më e rëndësishme është të nxjerrim më të mirën tonë. Uroj që të bëjmë diçka pozitive.

Reja? – Jam ndjerë shumë mirë me trajnerin Reja dhe kam shënuar. Edhe në aspektin e ekipit dhe duke parë edhe performancën e ekipit, vitet kur ka qenë Reja në krye, kemi kaluar nga epoka De Biasi me një futboll më shumë difensiv, tek epoka Reja ku topin e mbajmë më shumë ne. Kemi raste, luajmë futboll ofensiv. Për ekipe si Shqipëria kjo nuk është pak. Besoj që nuk jemi ende aty ku duhet dhe mungon pak rifinitura e fundit që ne mund të na çonte në Botëror, detajet e vogla pra. Do të uroja që trajneri Reja të vazhdonte në krye, pse jo dhe duke u mbështetur edhe tek eksperienca e tij, besoj do ta ndihmonte ekipin të arrinte edhe atë pak që i ka ngelur, për të bërë atë kapërcimin që ne duam të gjithë.

Peng në këto eliminatore? – Nëse  do të kthejmë sytë nga historia jonë, besoj se në aspektin e Botërorit, nuk kemi pasur ndonjëherë momente që një ndeshje mund të vendoste gjithçka, siç ishte ndeshja me Poloninë. Dhe jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët, gjithashtu edhe stafi dhe Presidenti, të gjithë, jemi paksa të mërzitur, jo nga ndeshja, por nga situata që na ndodhi, me lojtarët e dëmtuar, gjithashtu edhe covidi, që ndikuan. Nuk do të them që nëse do të ishim ne, fitorja do të ishte e sigurt, por të paktën do të ishte një grup i plotë dhe mund të arrinim diçka më shumë sepse ishte një ndeshje që nëse do ta fitonim, sot do të flisnim ndryshe. Por ne nuk dorëzohemi, sepse unë më shumë jam realist dhe duhet ta pranojmë nivelin e Anglisë që edhe kur e kemi nisur këtë rrugëtim, e kemi thënë që Anglia është e para në grup dhe ne do të luftojmë me Hungarinë dhe Poloninë. Fatkeqësisht, na shkuan gjërat keq me Poloninë dhe kjo na ka mbetur peng. Por ky është futbolli dhe ne do të ecim përpara. Patjetër që unë do të doja që në këto eliminatore të lëmë një nga këto ekipe përpara dhe uroj që duke lënë Hungarinë mbrapa, kemi bërë një hap pozitiv përpara. Patjetër që nëse do të linim edhe Poloninë, atëherë do të ishte diçka që nuk e kemi bërë më parë. Uroj që të arrijmë diçka në Angli, po ashtu edhe Polonia të bëjë një hap fals me Hungarinë.

Shanset për të fituar me Anglinë? – Goli në Ëembley, nëse nuk do të jepte rezultat, nuk besoj se do të ndryshonte shumë në aspektin personal timin. Duhet të dimë që nëse do të jemi të gjithë bashkë dhe të nxjerrim më të mirën tonë, atëherë mund të kemi ndonjë shans. Duhet të jemi realistë, diferenca e Anglisë është e nivelit botëror. Duke nxjerrë çka kemi ne dhe duke luftuar si në ndeshjen me Francën ku kemi barazuar, apo me Portugalinë, që ne kemi treguar se mund të arrijmë rezultat. Ka qenë shpirti i garës dhe harmonia e grupit që na ka bërë të arrijmë rezultatin. Dhe kjo është rruga e vetme besoj që ne mund të nxjerrim diçka në ndeshjen me Anglinë.

Raketa kuqezi, Odise Roshi u shpreh:

Ndeshja kundër Anglisë – Të gjithë e dimë që me Anglinë është një ndeshje shumë e vështirë. Të gjithë e dinim kualitetin që Anglia ka shfaqur dhe ka. Kurse puna e trajnerit, se si do të luajë në fushë, atë po e bëjmë në stërvitje. Ende nuk e ka vendosur me çfarë taktike do të luajmë. Po shpresojmë të bëjë atë që ka bërë gjithmonë dhe kur të futemi të japim më të mirën dhe tani, nëse themi do të fitojmë, këtë kemi thënë gjithmonë. Do të shkojmë në Uembli të luajmë dhe të japim maksimumin.

Mesfusha? – Mesfushën e kemi shumë të mirë. Jemi mirë dhe jemi rritur shumë si ekip.

Titullar ndaj Anglisë? – Trajneri nuk e ka vendosur ende se cilët do të jenë 11 lojtarët që do të zbresin në fushë. Është kënaqësi shumë e madhe të luash kundër një kualiteti shumë të madh siç është Anglia, por shpresoj që të luaj në formacion.

Çfarë note do t’i vija Kombëtares? – Nota 10 është më e mira, por besoj se notën 8.

Vendi në formacion – Çdo lojtar që vjen në Kombëtare do të japë maksimumin dhe do të luajë në formacion, por gjithmonë e kam thënë, çdo herë që futem, që nga minuta e parë te minuta e fundit, apo edhe pesë minutat e fundit, unë gjithmonë jap më të mirën.

A besoj te kualifikimi? – Mrekullitë kanë ndodhur dhe prandaj janë të bukura. Shpresoj që të ndodhë kjo gjë. Kështu kemi shkuar edhe në Portugali në 2014 dhe e kemi fituar ndeshjet. Tani lojtarët janë në formë, si Cikalleshi që ka qenë edhe lojtari i javës në formacion në Turqi. Ashtu ka edhe lojtarë të tjerë, si Bare, Kumbulla, Ismajli, që luajnë në nivele shumë të mira. Shpresojmë.

The post Përballja me Anglinë, Cikelleshi e Roshi: Nuk kemi frikë appeared first on Albeu.com.

U largua nga ekipi rus, Roshi mbetet pa skuadër (FOTO LAJM)
Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Odise Roshi ka mbetur pa skuadër.

30-vjeçari është larguar nga klubi ku ishte i huazuar, Diosgyori VTK dhe nga Akhmat Grozny.

Kontrata me skuadrën ruse do të skadojë më 30 qershor të këtij viti.

Futbollisti shqiptar tani është në kërkim të një aventure të re.

Ende nuk dihet se te cila skuadër mund të transferohet, por spekulimet e para janë për një kthim të mundshëm në Superligën e Shqipërisë.

The post U largua nga ekipi rus, Roshi mbetet pa skuadër (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

Roshi mbyll huazimin në Hungari, rikthehet në Rusi
Odise Roshi i cili do të mungojë në miqësoren mes Shqipërisë dhe Uellsit, ka mbyllur aventurën me skuadrën hungareze të DVTK.

Rrëzimi një kategori më poshtë i skuadrës ku luajti i huazuar në gjysmën e dytë të këtij sezoni, ka bërë që mesfushori i kombëtares kuqezi të rikthehet në Rusi tek Akhmat Grozny me të cilët ka kontratë deri në verën e vitit 2022.

Me rrëzimin një kategori më poshtë DVTK e ka të pamundur të mbajë Roshin edhe në sezonin kjo edhe për faktin se futbollisti shqiptar ka një pagë shumë të lartë.

The post Roshi mbyll huazimin në Hungari, rikthehet në Rusi appeared first on Albeu.com.