ronaldo tanushi Archives - Albeu.com

Si përfundoi duke lypur në Sarandë, i mituri: Më rrëmbyen e me futën me zor në makinë
Janë zbardhur detaje të reja nga rrëmbimi i 12-vjeçarit Ronaldo Tanushi, ngjarje e ndodhur në 4 korrik në Tiranë.

Për këtë ngjarje akuzohet 50-vjeçarja Bukuroshe Muharremi për “trafikim i të miturve” dhe prej një muaji ndodhet në burg.

Në dëshminë e dhënë i mituri ka deklaruar se po luante pranë shtëpisë në Bathore, ku është marrë me zor nga një djalë që e ka futur në makinë.

Ata e kanë lënë të lidhur në sheshin “Skënderbej” ku erdhën dhe e zgjidhën disa persona të tjerë. Mandej gruaja e prezantuar si “Bardha” udhëtoi me të drejt Sarandës, ku i mituri detyrohej të lypte.

Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Sarandës: “Nga shqyrtimi në shkallë të parë i kërkesës për vleftësim arrestimi dhe caktim mase sigurimi ndaj të dyshuarës, ka rezultuar se më datë 06.07.2021, rreth orës 12:00, është lajmëruar Komisariati i Policisë Sarandë, nëpërmjet Komisariatit të Policisë Tiranë, në lidhje me humbjen e një të mituri, shtetasit Ronaldo Tanushi. Sipas shërbimeve policore të Komisariatit të Policisë Tiranë, ky shtetas është parë të qarkullonte në qytetin e Sarandës.

Pasi është gjetur dhe është pyetur në prani të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve dhe psikologes klinike, i mituri viktimë e veprës penale, ka deklaruar se :

“Para disa ditësh ishte duke luajtur me shokët e tij pranë shtëpisë në zonën e Bathores, Tiranë. Aty është afruar një djalë, i cili së bashku me një tjetër e kanë futur në makinë me zor. Gjatë tërheqjes, nga forca e ushtruar, ka marrë disa dëmtime fizike. Ata persona ishin të rritur, rreth të 30-ve. Më pas, e kanë lënë të lidhur në “Sheshin Skënderbej” dhe aty erdhën dy persona të tjerë të cilët e zgjidhën dhe e lanë të ecte i lirë.

Në atë kohë i është prezantuar një grua me emrin “Bardha” së bashku me një djalë, e cila i ka marrë dhe i ka çuar te autobuzi i Sarandës duke u ulur në fund të tre. Gjatë rrugës është ndier keq. Kur erdhën në Sarandë, Bardha i nxori për të lypur nëpër lokale të ndryshme në Sarandë. Gjatë ditës dilte për të lypur dhe lekët ia jepte Bardhës, e cila vetëm në darkë i jepte për të ngrënë”.

I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi T. Sulejmani, ka deklaruar se : “Ditën e ngjarjes, më datë 05.07.2020, rreth orës 20:45, i është afruar një fëmijë në lokalin ku punon, konkretisht te lokal “Limani”, Sarandë. Fëmija ishte rreth 12 vjeç dhe kërkonte për të ngrënë, pasi thoshte se e kishte marrë uria. Pasi e kishte dëgjuar i kishte dhënë për të ngrënë. E njëjta situatë ka ndodhur edhe të nesërmen dhe kur vuri re në lajme se flitej për këtë mitur të humbur, ka komunikuar me shërbimet policore”.

E pyetur me cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet, në prani të një mbrojtësi të caktuar kryesisht, shtetasja Bukuroshe Muharremi, ka deklaruar se:

“Para disa ditësh ndodhej në Tiranë së bashku me nipin e saj, Marko, dhe në një moment vjen Marko me të miturin, Ronaldon. Ky i fundit i ka thënë se nuk kishte nënë dhe baba, ndaj dhe i kërkoi që të rrinte me të. Për rrjedhojë kaluan natën bashkë.

Të nesërmen janë nisur së bashku për në Sarandë, pasi i mituri këmbënguli që e dyshuara t’a merrte me vete. Kur zbritën në Sarandë i priste bashkëjetuesi i saj, shtetasi Julian Cumraku, i cili e pyeti se kush ishte ky djalë, dhe se i tha që ta çonin përsëri në Tiranë. Pyetjes se përse nuk e shoqëroi të miturin në Komisariatin e Policisë Tiranë, e dyshuara iu përgjigj se ishte me nxitim për të vajtur në Sarandë”.

I pyetur me cilësinë e personit që tregon rrethana të hetimit, shtetasi Julian Cumraku ka deklaruar se: “Prej disa vitesh bashkëjeton me shtetasen Bukuroshe Muharremi. Para disa ditësh të miturin e ka parë në Tiranë, kur po flinin prapa selisë së Partisë Socialiste dhe atë ditë, ata do të vinin në Sarandë së bashku me nipin e Bukuroshes, i cili është jetim. Ronaldua i kishte thënë që ishte jetim. Më pas, nuk e pyeti më pasi aty kishte shumë fëmijë të tillë. Më pas është larguar për në Sarandë pasi kishte marrë disa sende për t’i shitur. Në vijim ka dalë për të pritur Bukuroshen te stacioni dhe aty ka vënë re se së bashku me nipin e saj kishte ardhur dhe Ronaldua. Duke qenë se ishte vonë shkuan të flenë dhe të nesërmen mori sendet që shet dhe iku në Ksamil, dhe kur është kthyer është shoqëruar për në polici”.

I pyetur me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Glero Tanushi, babai i fëmijës së mitur, ka deklaruar se: “Më datë 04.07.2021, rreth orës 10:00, ka qenë si zakonisht duke punuar në lagjen “Bathore”, Tiranë. Kur është kthyer nga puna, rreth orës 17:30, u njoftua nga bashkëshortja se Ronaldo nuk ishte kthyer në banesë. Të gjithë familjarët janë vënë në lëvizje për të kërkuar fëmijën dhe më pas ka shkuar të bëjë denoncimin në Komisariatin e Policisë”. Në vijim të veprimeve hetimore është urdhëruar kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor, i cili nuk rezulton të ketë përfunduar ende. Nga këqyrja e jashtme e të miturit kanë rezultuar disa dëmtime, që kanë karakteristkat e mëposhtme: “Mbi vetull dy gërvishtje, në gjurin e këmbës së majtë ka gërvishje të thelluara të shkaktuara me mjete të forta. Në pjesën e bërrylit vihet re një hematomë me ngjyrë mavi, me përmasa 4X2.5 cm, në bërrylin e dorës së djathtë dhe poshtë bërrylit dhe sipër vihen re hematoma me formë rrethore, me diametër 1.8 cm. Ankohet për dhimbje të kokës në pjesën e ballit, në anën e majtë”.

Edhe Gjykata e Apelit Gjirokastër rezulton se ka lëne ne fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bukuroshe Muharremin. /panorama

The post Si përfundoi duke lypur në Sarandë, i mituri: Më rrëmbyen e me futën me zor në makinë appeared first on Albeu.com.

“Shyqyr babi që erdhe më gjete”, i ati i 12 vjeçarit rrëfen takimin me të birin: Është i trembur
Babai i 12 vjecarit i cili u përdor nga një grua 50 vjeçare në Sarandë për të lypur dhe vjedhur ka rrëfyer momentet e ankthit, por edhe takimin emocionues me të birin.

“Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhunë fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën.

Kur më pa dhe më tha “shyqyr babi që erdhe dhe më gjete” me hodhi duart ne qafe. I falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin”- tha ai në studionin e emisionit “Me zemër të hapur”.

Gazment Tanushi rrëfen se ndaj djalit është ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ai flet për një rrjet trafiku, dhe se për të marrë informacione për të birin ka paguar një informator.

“Djali ka dalë në mëngjes afër banesës, pasi aty luan gjithmonë me shokët, kanë kaluar dy persona të panjohur të cilët i kanë ofruar dy mijë lekë të vjetra dhe i kanë thënë që eja me ne se do shkojmë në Tiranë të të çojmë te lojrat të luash. Pastaj këta dy persona ishin të panjohur për Bathoren dhe për djalin, gjatë rrugës djali ka bërtitur, por ata kanë pohuar që do të çojmë sërish në shtëpi.

Këta dy personat e çuan djalin tek kjo zonja dhe pastaj ata të fugonit u larguan dhe djali ka qëndruar me zonjën e cila është rreth të 50-ve. I gjithë ky grup i përkasin komunitetit rom, atë natë djali ka fjetur në një shtëpi të braktisur afër liqenit artificial.

ty me mua ka qenë edhe një fëmijë tjetër rreth të 13-ve. Edhe ky 13-vjecar është marrë nga Tirana, i përkiste komunitetit rom. Djali im ka qenë i trembur dhe i friksuar. Ronaldo qëndroi një ditë në Tiranë, pastaj e kanë hipur në makinë me zor për ta çuar në Sarandë.

Kjo grua është shumë e rrezikshme, këtë gjë ma tha edhe dikush tjetër. Djali ka kërkuar të vij në shtëpi por nuk është lejuar, e kanë detyruar që të vjedhi çantat e të rriturve dhe të lypi.

Një zonjë aty te liqeni më tregoi se djali kishte tentuar të vidhte një çantë i detyruar, pasi në 10 m distancë ata qëndronin aty kontrollonin situatën. Djali është kërcënuar se nëse ai ikën do ta mbysnin.

Unë kam paguar një informator prej 100 mijë lekësh të vjetra, që ai të më jepte informacion se ku ndodhej fëmija im.” ka rrëfyer babai i 12 vjeçarit.

The post “Shyqyr babi që erdhe më gjete”, i ati i 12 vjeçarit rrëfen takimin me të birin: Është i trembur appeared first on Albeu.com.

“Bukuroshja e mashtroi me 2 mijë lekë”, babai i Ronaldos rrëfen trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur
Ditën e djeshme u njoftua se 12-vjeçari Ronaldo Tanushi është gjetur në Sarandë pasi ishte zhdukur prej tre ditësh. Pas gjetjes së tij u zbulua se ai ishte trafikuar nga disa anëtarë të komunitetit rom të cilët e shfrytëzonin për vjedhje. Babai i tij Gazmend Tanushi ka dhënë më tepër detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe emocionale të të miturit. Ai deklaroi se djalin e kanë dhunuar dhe e kanë detyruar që të lypë dhe vjedhë, ndërkohë që sipas tij dy prej shfrytëzuesve nuk janë arrrestuar ende nga policia. Ai kërkon që ata të vihen sa më parë pas hekurave, pasi historia e Ronaldos mund të përsëritet te fëmijë të tjerë.

Më tej ai tregoi se si trafikantët e kishin mashtruar duke i dhënë para, e më pas nga Tirana e kanë dërguar në Vlorë dhe më pas në Sarandë.

“Djali ka qenë shumë i rënduar, e kanë nxjerrë djalin në rrugë për të lypur dhe për të vjedhur. Djali ka dalë në 8 të mëngjesit nga shtëpia, ai kishte dalë për të luajtur, dy persona e kanë mashtruar djalin, kanë qenë të komunitetit rom, i kanë dhënë një 2 mijë lekësh, në Tiranë e ka marrë në dorë kjo zonja që është arrestuar, Bukuroshja.

Djalin e kanë detyruar që të vjedhë nëpër Tiranë, dhe më pas e kanë çuar në Vlorë dhe në Sarandë, djalin e kanë goditur dhe e kanë futur mezor, e kanë dhunuar djalin. Është i lodhur, i trembur, djali natën e parë ka fjetur në lulishte te dy kullat në Tiranë, me dy persona të rritur.

Më pas e kanë marrë te blloku, dhe e kanë çuar në Sarandë, e falenderoj shumë policinë për ndihmën që më kanë dhënë. Falenderoj vëllezërit e motrat që më kanë ndihmuar, më kanë telefonuar në çdo orar të natës, më thanë që në Vlorë i kishin dhënë një 5-mijë lekëshe dhe e kishin parë të trembur.

Pastaj e kanë parë në qendër të Sarandës, më pas e ka gjetur policia në zonën e plazhit, ku djali ishte duke lypur. Djali është i lodhur dhe i trembur, nuk dua që ta shqetësoj më shumë, unë bëj thirrje që të gjenden dhe dy personat e tjerë që kanë marrë djalin tim, është shumë shumë shumë e rëndë”, u shpreh Tanushi./Fax

The post “Bukuroshja e mashtroi me 2 mijë lekë”, babai i Ronaldos rrëfen trafikimin e tij: Djalin e kanë rrahur appeared first on Albeu.com.

I zhdukur prej 3 ditësh, gjendet në Sarandë 12-vjeçari nga Tirana
Ditën e sotme është gjendur në Sarandë 12-vjeçari, Ronaldo Tanushi.

I mituri ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familja e tij në Tiranë.

Në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur” në News24, Tanushi tha se sapo e kishte marrë sërish të birin, teksa nuk i mbajti dot lotët.

“Motra sa më erdhi një informacion, e kanë gjetur djalin. Unë tani jam në Fier, rrugës për në Sarandë. Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit ju, faleminderit Policisë së Shtetit”, tha babai.

The post I zhdukur prej  3 ditësh, gjendet në Sarandë 12-vjeçari nga Tirana appeared first on Albeu.com.