Romina Radonshiqi Archives - Albeu.com

Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ekspertja e ekonomisë zbulon kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve
Rritja e pensioneve, është kusht për integrimin në Bashkimin Europian dhe një nga kërkesat thelbësore të kapitullit 19 të negociatave, që lidhet me politikën sociale dhe punësimin.

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, në një intervistë për gazetën “Panorama”, tregon se kjo rritje nuk është e pritshme brenda vitit 2025 dhe as në vitin pasardhës, por me shumë mundësi mund të realizohet gjatë mandatit të katërt qeverisës.

Ajo analizon dallimet mes realitetit të pensionistëve shqiptarë dhe atyre europianë, duke vënë theksin te niveli i ulët i të ardhurave, stili i vështirë i jetesës dhe mungesa e një mbështetjeje sociale të qëndrueshme për të moshuarit në Shqipëri.

A do të shkojë këtë vit pensioni minimal 200 euro dhe ai mesatar 400 euro, sipas programit të qeverisë?

Ky është një objektiv për të cilin nuk është përcaktuar një afat i qartë se kur do të realizohet dhe nëse rritja e pensioneve do të ndodhë menjëherë, apo do të bëhet gradualisht çdo vit, derisa të arrihet pensioni minimal prej 200 eurosh dhe ai mesatar prej 400 eurosh. Mendoj se një rritje e tillë nuk mund të realizohet gjatë këtij viti dhe as në vitin 2026, por pritet të ndodhë gjatë mandatit të katërt.

Si paraqitet jeta e pensionistëve në Shqipëri krahasuar me atë të pensionistëve në vendet e Bashkimit Evropian?

Niveli i pensioneve në Shqipëri është i ulët në krahasim me atë të vendeve europiane. Një pensionist shqiptar, me të ardhurat që përfiton, përballet çdo ditë me vështirësi për të siguruar jetesën. Ndërkohë, një pensionist në Europë gëzon të ardhura të mjaftueshme për një jetë dinjitoze, madje edhe për të kursyer e për të shkuar në pushime, jo vetëm brenda vendit të tij, por edhe jashtë shtetit.

Cilat janë dallimet kryesore të një pensionisti në Shqipëri dhe një pensionisti që jeton në Europë?

Niveli i të ardhurave – Në Shqipëri, nivelet e ulëta të pensioneve janë pasojë direkte e përhapjes së informalitetit dhe evazionit fiskal ndër vite. Mungesa e deklarimeve të sakta të të ardhurave dhe kontributeve në sigurimet shoqërore ka bërë që shumë qytetarë të mos përfitojnë pensione të mjaftueshme për një jetesë dinjitoze pas daljes në pension. Ndryshe paraqitet situata në vendet europiane, ku pensionistët gëzojnë një nivel shumë më të lartë mirëqenieje. Kjo për faktin se në këto shtete informaliteti ka qenë ndjeshëm më i ulët, ndërsa qytetarët kanë qenë më të ndërgjegjësuar dhe më të edukuar për rëndësinë e kontributit të rregullt në sistemin e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu, qytetarët europianë i kushtojnë rëndësi planifikimit të pensioneve, duke investuar edhe në skema private pensioni. Kjo qasje i ka ndihmuar shtetet europiane të ndërtojnë sisteme pensionale më të qëndrueshme dhe me nivele më të larta të mirëqenies sociale.

Stili i jetesës – Një pensionist shqiptar nuk mund të mbështetet në një dietë të pasur ushqimore, pasi çmimet janë të njëjta, madje edhe më të larta se ato në Bashkimin Evropian. Ky nivel i lartë çmimesh është pasojë e varësisë së ekonomisë shqiptare nga importet, si dhe rritjes artificiale të çmimeve nga tregtarët gjatë periudhave festive apo sezonit turistik, veçanërisht në zonat me atraksione turistike. Pensioni i marrë në Shqipëri nuk mjafton për të pasur jetë sociale apo argëtime. Një pensionist europian ka të ardhura të mjaftueshme për t’u ushqyer mirë dhe për t’u kujdesur për veten. Gjithashtu, ai ka mundësi të zhvillojë një jetë sociale aktive, përfshirë edhe pushimet dhe aktivitetet e ndryshme rekreative.

Mbrojtja sociale – Pensionistët nuk gëzojnë mbrojtje të mjaftueshme sociale, pasi niveli i pensioneve në Shqipëri mbetet i ulët krahasuar me vendet e rajonit. Shërbimet shëndetësore kanë nevojë për përmirësim, ndërsa mundësitë për përfshirje sociale dhe kulturore për pensionistët shqiptarë janë të kufizuara. Pensionistët që jetojnë në zonat rurale përballen me një mbrojtje sociale edhe më të dobët. Të gjithë këta tregues dëshmojnë për një kategori njerëzish që ndihen të pasigurt përballë sfidave të përditshme financiare dhe shëndetësore. Pensionistët evropianë gëzojnë një mbrojtje të lartë sociale falë pensioneve të qëndrueshme, kujdesit shëndetësor cilësor, rimbursimit të medikamenteve, si dhe përfitimeve si ulje taksash, subvencione qiraje dhe shërbime për kujdes afatgjatë, që u mundësojnë të jetojnë me dinjitet dhe cilësi, pavarësisht moshës apo vështirësive.

Në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, çfarë mund të thoni rreth skemës së pensioneve?

Shqipëria po përballet me një sfidë të rëndësishme në kuadër të procesit të integrimit europian, pasi janë hapur negociatat për disa kapituj që lidhen me integrimin ekonomik. Konkretisht, kapitulli 19 “Politika sociale dhe punësimi” ka një rëndësi të veçantë, pasi ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e skemës së pensioneve dhe rritjen e numrit të kontribuuesve. Integrimi në Bashkimin Europian kërkon nivele pensioni dinjitoze, ku pensionistët shqiptarë të kenë mundësinë të krahasohen me pensionistët europianë. Një nga prioritetet kryesore është ulja e varfërisë dhe sigurimi i një mbrojtjeje sociale të fortë për të moshuarit, duke garantuar kështu një jetë me dinjitet dhe siguri në moshën e tretë.

The post Qeveria premtoi 400 euro për të moshuarit/ Ekspertja e ekonomisë zbulon kur pritet të ndodhë rritja e pensioneve appeared first on Albeu.com.

Nga 1 nëntori çmimi i bukës do të rritet deri në 20 lekë/ Flet ekspertja: Ndikim i madh te familjet me të ardhura të ulëta
Nga 1 nëntori nis zbatimin vendimi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), për aplikimin e çmimeve të rritura të energjisë në orarin e pikut të furrave prodhuese të bukës dhe pastiçerive.

Në një intervistë për gazetën “Panorama” ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi, ka treguar se çmimet do të rriten me 15% për të gjitha kategoritë, në varësi të llojit të aktivitetit të furrave. Por kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike pritet të ndikojë edhe në rritjen e çmimit të bukës.

Më tej, ekspertja tregon se prodhuesit pohojnë se rritjen e çmimit të energjisë, do ta reflektojnë në rritjen e çmimit të bukës në 15- 20 lekë. Kjo situatë sipas saj nënvizon nevojën për masa mbështetjeje për këtë sektor për të lehtësuar presionin e kostove mbi këto biznese, duke i ndihmuar të ruajnë konkurrueshmërinë dhe të ofrojnë produkte më të përballueshme për konsumatorët.

Sa do të rritet çmimi i energjisë konkretisht dhe kush do të preket nga kjo rritje?

Sipas këtij vendimi, çmimi i energjisë elektrike do të rritet me 15% për katër orët e pikut të prodhimit të bukës. Kjo rritje pritet të ndikojë në koston e prodhimit dhe mund të reflektohet në çmimet e produkteve përfundimtare që ofrohen për konsumatorët. Sipas vendimit, orari i pikës për aplikimin e çmimit të energjisë është si në vijim: Nga 1 nëntor deri më 31 mars: çmimi do të jetë në fuqi nga ora 18:00 deri në 22:00; nga 1 prill deri më 31 tetor: çmimi do të aplikohet nga ora 19:00 deri në 23:00. Sipas pikës 2 të vendimit, tani që ka hyrë në fuqi, çmimi i energjisë aktive në orarin e pikut do të jetë si më poshtë: Kategoria I: Furra Buke/ Prodhim mielli do të paguajë 8.74 lekë/kWh, nga 7.6 lekë/kWh që ishte më parë; Kategoria II: Furrë Buke/ produkte mielli shoqëruese, pastiçeri nga 9.5 lekë në orarin e pikut çmimi i energjisë do të jetë 10.93; Kategoria III: Furra Buke/Prodhim mielli, Pastiçeri, shërbim Kafe (ekspres) çmimi nga 12 lekë do të jetë në 13.8 lekë/kWh.

Cili është komenti juaj për këtë vendim? Mund të na jepni disa detaje më të thelluara lidhur me të?

Ky vendim është marrë për shkak se ngarkohet rrjeti gjatë orarit të pikut. Furrat e bukës kanë mundësinë të zgjedhin një orar tjetër për prodhimin e bukës, duke minimizuar kështu ndikimin në kostot e energjisë. Kjo do të ndihmojë në menaxhimin më efikas të burimeve dhe do të lehtësojë ngarkesën në rrjet.

Prodhuesit e bukës janë kundër vendimit. A është e mundur që ata të vazhdojnë aktivitetin e tyre normalisht duke shmangur orarin e pikut?

Prodhuesit e bukës janë kundër vendimit për rritjen e çmimit të energjisë në orarin e pikut, pasi kjo do të rrisë kostot e prodhimit dhe, për pasojë, do të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët. Shumë nga këta prodhues kanë pohuar se po planifikojnë të rrisin çmimin e bukës me 15 deri në 20 lekë. Prodhuesit e bukës e konsiderojnë këtë vendim si të padrejtë, pasi besojnë se duhet të kenë lehtësira në kushte të tilla. Ata po përballen me vështirësi financiare si rezultat i rritjes së çmimeve të lëndës së parë dhe rritjes së pagave të punonjësve. Sipas tyre, një rritje tjetër në kostot e energjisë do t’i vështirësojë akoma më shumë situatën dhe do të ndikojë negativisht në qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre.

Si do të bëhet faturimi i prodhuesve të bukës pas këtij vendimi?

Faturimi do të behet me dy fasha, kjo nënkupton se ato do të përballen me kosto të ndryshme për energjinë elektrike.

A do të sjellë kjo rritjen e çmimit të bukës?

Kërkesa e Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave për pezullimin e tarifës shtesë në oraret e pikës tregon shqetësimin e prodhuesve për rritjen e kostove të energjisë elektrike. Prodhuesit pohojnë se ato rritjen e çmimit të energjisë do ta reflektojnë në rritjen e çmimit të bukës në 15- 20 lekë. Kjo situatë nënvizon nevojën për masa mbështetjeje për këtë sektor për të lehtësuar presionin e kostove mbi këto biznese, duke i ndihmuar të ruajnë konkurrueshmërinë dhe të ofrojnë produkte më të përballueshme për konsumatorët.

Pse qytetarët janë të ndjeshëm ndaj rritjes së çmimit të bukës?

Ushqimi është një nevojë themelore për çdo njeri, dhe buka ka një rol kyç në dietën tonë. Në Shqipëri, shpenzimet për ushqim përbëjnë një pjesë të madhe të buxhetit familjar, siç tregon statistika nga INSTAT. Kjo tregon se për shumë familje, siguria ushqimore është një prioritet i rëndësishëm. Këto të dhëna, gjithashtu, pasqyrojnë sfidat ekonomike me të cilat përballen shumë njerëz dhe nevojën për qasje në ushqim cilësor dhe të përballueshëm. Buka është një pjesë thelbësore e dietës së përditshme për shumicën e shqiptarëve. Një familje me katër anëtarë konsumon mesatarisht një bukë në ditë, kjo do të thotë se çmimi i bukës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shpenzimet e tyre për ushqim. Një rritje e çmimit të bukës ka ndikim të rëndësishëm në buxhetin familjar, veçanërisht për ata që kanë të ardhura të kufizuara. Kjo nënvizon rëndësinë e monitorimit të çmimeve ushqimore për të siguruar që familjet të kenë akses në produkte të përballueshme dhe cilësore.

A mund ta përballojnë qytetarët një rritje të tillë?

Familjet me të ardhura nën mesatare dhe të ulëta, një rritje prej 15-20 lekësh për bukë mund të ketë një ndikim të madh, duke i detyruar të rishikojnë buxhetin e tyre dhe të ndjekin një stil jetese më të kufizuar. Pensionistët do të jenë ndër të parët që do të ndiejnë efektet e rritjes së çmimeve të bukës. Ky grup është veçanërisht i ndjeshëm ndaj rritjeve të çmimeve për produkte themelore, si buka. Me një buxhet të kufizuar, çdo rritje e çmimeve i detyron ata të rishikojnë prioritetet e shpenzimeve, duke ndikuar në cilësinë e jetesës së tyre. Kjo është një situatë e vështirë, veçanërisht për ata që jetojnë vetëm me pensione të ulta, ku rritjet e çmimeve mund të krijojnë tensione financiare dhe mundësi të kufizuara për të përmbushur nevojat themelore. Indeksimi i pensioneve me 4.1% po perceptohet si kompensim i rritjes së çmimit të bukës.

Si mund të shmanget rritja e çmimit të bukës?

Prodhuesit duhet të planifikojnë prodhimin e bukës në orët e natës, kur tarifat nuk janë të larta. Megjithatë, kjo kërkon një organizim të mirë të proceseve prodhuese për të siguruar që produktet të jenë të freskëta. Kjo mund të përmirësojë efikasitetin dhe t’i ndihmojë ata të mbajnë çmimet e produkteve më të ulëta për konsumatorët. Prodhuesit duhet të kuptojnë që duhet të gjejnë zgjidhje për të mos rritur çmimin e bukës (duke garantuar cilësinë dhe peshën) sepse kjo do të ndikojë në uljen e fuqisë blerëse.

The post Nga 1 nëntori çmimi i bukës do të rritet deri në 20 lekë/ Flet ekspertja: Ndikim i madh te familjet me të ardhura të ulëta appeared first on Albeu.com.