roja me dhembe floriri Archives - Albeu.com

“Zbërthehet” Ben Blushi: Po ju rrëfej bisedën me rojen e tregut me dhëmb floriri të futur kontrabandë
Publicisti Ben Blushi ka rrëfyer një bisedë me rojen e treggut që kishte dhëmbë floriri të futur kontrabandë.

Postimi i plotë i Blushit:

NAIM DRIM KRIM

Isha te tregu i bulevardit të ri

Roja kishte lidhur traun me një gomë makine dhe herë e ulte, herë e ngrinte

Si quhesh, e pyeta

Naim Bashkurti, tha

Ça bën këtu Naim

Jam roje, tha

Si quhet ky treg?

Ky ka qenë kinema e hapur. Quhej Kinema Drima

Dream Cinema, thashë unë

Këtu jepeshin filma me sex dhe krim. Njerëzit i shifnin filmat nga makinat, pa zbritur fare

Dmth paska qene Dream Cream, thashë unë

Po, tha Naimi, shthurrje e madhe Drim Krim

Je nga Tropoja apo jo?

Po, tha, nga fshati Tplan

Çdmth Tplan?

Dmth një fshat që ka plan

Ou, i thashë, po ti ça plani ke?

Unë e kam realizuar planin, tha Naimi, i kam bërë dy fëmijë

Ça pune ke berë?

Kam qenë ushtarak. Në kohën e Enverit

A ke vrarë njeri?

Jo, tha pse duhet të vrisja njeri

Po ça ushtrije ishit ju, dyzet vjet u stërvitët nuk vratë asnjë armik

Armiqtë nuk erdhën, tha Naimi, ne gati ishim

Kush e fiton luftën në Ukrainë, Naim?

Ukraina, tha Naimi, Ukraina do fitojë, po ky Zelensky smë pëlqen

Pse stë pëlqen Zelensky, i thashë

Ai nuk pranoi ta njohë Kosovën, tha Naimi

Ou, i thashë nuk e dija, duhet të ketë hallin e Krimesë, po u njoh Kosova njihet dhe Krimeja

Zelensky është kundër shqiptarëve edhe në Maqedoni ka çuar armë, tha Naimi

Po atëhërë pse mendon që duhet të fitojë, thashë unë

Unë dua të fitojë populli ukrainas, tha Naimi, ata po copëtohen

Po si do fitojnë Ukraina kur Rusia ka më shumë armë dhe është më e madhe?

Do fitojnë siç fituam ne në Kosovë, popujt e vegjël luftojnë dhëmb për dhëmb

Ke një dhëmb floriri, i thashë

E kemi zakon, e mbajmë një flori në gojë

Po ku e gjete floririn në kohë të Enverit?

Ma gjeti dentisti, është flori kontrabandë

Sa pagove ?

17 mijë lekë, tha Naimi

Atëhërë ishin shumë 17 mijë lekë, sa e kishe ti rrogën?

5600 leke

Dmth me tre rroga ke blerë një dhëmb

Po, tha Naimi, aq më mori dentisiti i Fierzës, ai gjente florinj

Ke dalë ndonjëhrë jashtë shtetit?

Asnjëherë

Si nuk ke shkuar as në Greqi as në Itali

Jo, tha Naimi, asgjëkundi

Nuk ke hipur në avion?

Kam hipur, tha Naimi

Ku ke shkuar, e pyeta

Kur erdhi avioni në Tropojë i hipa, tha Naimi

Ku vjen avioni në Tropojë, ska aeroport, thashë unë

Ishte Pelikan, tha Naimi, i Operacionit Pelikan

Paska qenë helikopter

Po, tha Naimi, helikopter ishte

Edhe ku shkove me helikopter ti Naim?

Unë e pashë nga brenda para se të ikte, nuk fluturova

A do dalësh ndonjëherë jashtë shtetit?

Kurrë, tha Naimi, nuk e tradhëtoj atdheun

Mirë tani fute kokën brenda asaj gomës të të bëj një fotografi

E fus pse mos e fus, tha Naimi

Fute, thashë unë

E futa, tha Naimi

Tani nxirre se e mbarova foton, thashë unë

Jo mo pse kur do ti do ta nxjerr unë kokën, tha Naimi

Epo mos e nxirr, thashë unë

Nuk do ta nxjerr, tha Naimi

The post “Zbërthehet” Ben Blushi: Po ju rrëfej bisedën me rojen e tregut me dhëmb floriri të futur kontrabandë appeared first on Albeu.com.