Robotët Archives - Albeu.com

Ndodh në Britani, për herë të parë një fëmijë operohet me ndihmën e robotëve
Në Britani, një ekip kirurgësh ka operuar për here të parë një fëmijë me ndihmën e robotëve, me shpresën se kjo praktikë e re mund të bëhet më e zakonshme.

Me një saktësi të pakrahasueshme, robotët mjekësorë të përparuar tani po i hapin udhë mundësisë për të kryer operacione tek fëmijët dhe të rriturit.

Kirurgu që drejton ndërhyrjen nuk është as pranë pacientit, as pran tavolinës me pajisjet kirurgjikale.

Por, krahë robotikë kryejnë një operacion delikat në rrugët urinare të pacientit.

Krahët robotikë bëjnë pjesën më të madhe të punës, ndërsa kirurgu kryesor përdor leva për t’i kontrolluar dhe drejtuar ato.

Kirurgjia me ndihmën e robotëve po bëhet përherë e më e zakonshme në praktikat e kujdesit shëndetësor në Britani.

Fondacioni ‘London’s Guy’s’ dhe ‘St Thomas’s’ njoftoi në vitin 2023 se të gjitha operacionet e kancerit të prostatës, veshkave dhe mushkërive u kryen në mënyrë robotike, me mbi 10,000 procedura të realizuar me ndihmën e robotëve gjatë 20 viteve të fundit.

Spitali i Fëmijëve ‘Southampton’ në Angli po kryen testin e parë në Mbretërinë e Bashkuar të përdorimit të një pajisjeje inovatore të quajtur Sistemi Robotik Kirurgjik Versius.

Roboti i ri ka saktësi të avancuar dhe aftësi manovrimi që bën të mundur përdorimin te pacientët më të rinj.

Pas një sërë provash të suksesshme tek të rriturit, 7-vjeçari Reece është fëmija i parë në vend që operohet me këtë pajisje.

Ai iu nënshtrua kontrolleve në spital pas një incidenti në një park.

Nëna e tij, Elizabeth Wilton, thotë se “ai iu nënshtrua kontrolleve dhe në fillim nuk u zbulua gjë pas incidentit, por më pas, nga skanimet u zbulua se ai kishte një problem midis veshkave dhe fshikëzës, me tubin lidhës, nuk ishte plotësisht ashtu siç duhej”.

Fillimisht familja u trondit kur u njoh me faktin se ndërhyrja kirurgjikale për këtë problem shëndetësor do të kryhej me ndihmën e një roboti.

Babai i 7 vjeçarit, Ashley Wilton, thotë se “kur dëgjova për herë të parë se do të ishte një robot që do ta operonte atë, kisha dyshime…Por kur merr më shumë informacion dhe mëson se robotin e drejton një mjek atëherë gjithçka bëhetë shumë më e kuptueshme”.

Kirurgu që kreu ndërhyrjen është Ewan Brownlee, i cili është urolog pediatrik në Spitalin Universitar Southampton. Kirurgjia tradicionale për këtë ndërhyrje mbart disa komplikime, shpjegon ai.

Ndërsa krahët robotikë të përdorur në këtë procedurë kanë një gamë lëvizjeje të tillë që bën të mundur që instrumente kirurgjikale mjaft të vogla të kryejnë operacione të ndërlikuara te fëmijët.

Pas testeve për gati 3 vjet, është arritur momenti historik, kryerja e operacionit te një fëmijë.

Pajisja e ndihmuar nga roboti, e zhvilluar nga CMR Surgical Ltd me bazë në Kembrixh, synon të arrijë një saktësi që njeriu nuk e arrin dot, nëpërmjet përdorimit të instrumenteve të vogla kirurgjikale, kontrollit të robotit, si dhe një ekrani të zmadhuar me rezolucion të lartë.

“Ndërhyrja kontrollohet nga kirurgu, gjithsesi. Duket sikur ndihma robotike është e atomatizuar, por në fakt kontrollohet nga kirurgu”, thotë kirurgu Ewan Brownlee

Kirurgët shpresojnë të shohin që kirurgjia pediatrike me ndihmën e robotëve të bëhet praktikë e zakonshme në të gjithë botën.

Pas operacionit, Reece i thotë nënës së tij, Elizabeth, se ndihet mirë.

“Ai ka qenë pak i turbullt, i shqetësuar siç do të ishte çdokush, veçanërisht në moshën e tij, por ai ia ka dalë shumë mire. Thjesht po kthehet në normalitet”, shpjegon ajo.

Reece u la të dilte nga spitali pas operacionit dhe pritet të rikuperohet plotësisht. /voa

The post Ndodh në Britani, për herë të parë një fëmijë operohet me ndihmën e robotëve appeared first on Albeu.com.

A mund të zëvendësojnë robotët njerëzit në kërkimet nënujore?
A mund të zëvendësohen njerëzit nga robotët kur bëhet fjalë për operacione në det? Mjetet ujore pa ekuipazh po zhvillohen gjithnjë e më shumë, por ekspertët thonë se synimi i tyre është të krijojnë më shumë alternativa, jo të eliminojnë mundësitë për njerëzit.

Otter, një anije pa ekuipazh e kompanisë norvegjeze Maritime Robotics, lundron mbi sipërfaqen e detit, duke manovruar përmes sensorëve të saj.

Ajo inspekton fundin e detit duke mbledhur informacion që më pas mund të përdoret për projekte mjedisore dhe ndërtimi.

“Ky është një mjet ujor pa ekuipazh, plotësisht elektrik, që duke përdorur teknologjinë sonare, mbledh të dhëna nga fundi i detit dhe i kombinon ato me të dhënat e GPS-it, që të mund të shohim fundin e detit”, shpjegon Thomas Rygh, Menaxher i Produkteve i kompanisë Maritime Robotics.

Me zhvillimin e robotëve dhe anijeve të tilla pa ekuipazh, kompanive nuk do t’u duhet më të dërgojnë njerëz për operacione të tilla.

“Më parë, duheshin anije të mëdha dhe pajisje të rënda për të mbledhur këto lloj të dhënash. Duhej një kapiten, ekuipazh dhe një kohë e gjatë, si edhe shpenzime të konsiderueshme. Tani duhet thjesht një operator që mund ta drejtojë nga distanca, duke mbledhur dhe analizuar të gjitha të dhënat”, thotë zoti Rygh.

Otter ishte një nga anijet e paraqitura në mars në Londër në konferencën “Oceanology International” ku ekspozohen mjetet më të reja të teknologjisë oqeanike.

Dhe anijet autonome po shihen gjithnjë e më shpesh në qarkullim. Greensea IQ ka prodhuar mjete të tilla prej 18 vjetësh, gjatë të cilave kërkesa për to ka ardhur duke u rritur.

Robotët Bayonet që prodhon kjo kompani janë projektuar për t’u përdorur në kushtet e paqëndrueshme të zonës ujore pranë vijës bregdetare ku dallgët janë të forta.

Por a do të thotë zhvillimi i kësaj teknologjie, që njerëzit do të zëvendësohen nga robotika? Jo domosdoshmërisht.

“Koncepti se robotët do të na zëvendësojnë në aktivitetet e përditshme, është fantastiko-shkencor. Robotët dhe mjetet pa ekuipazh ndryshojnë natyrën e punës sonë, krijojnë mundësinë për mënyra të reja pune. Robotët nuk po marrin punën tonë, ata po krijojnë më shumë vende pune, më shumë mënyra për të mbledhur të dhëna, më shumë mënyra për të eksploruar oqeanet”, thotë Ben Kinnaman, shef ekzekutiv i kompanisë Greensea IQ.

Madje ai është i bindur se kjo teknologji nënkupton që njerëzit të eksplorojnë thellësinë e detit në mënyra që do të ishin të pamundura pa ndihmën e saj.

“Kemi bërë më shumë përparim dy vitet e fundit tek njohuritë për oqeanin, për ndryshimin e klimës dhe ndikimin e tij tek oqeanet, sesa në dy dekadat e fundit dhe kjo falë mundësisë për të krahasuar. Është diçka e mrekullueshme”, thotë zoti Kinnaman.

Sa më të imët bëhen sensorët, aq më shumë zvogëlohen përmasat e robotëve nënujorë. I tillë është rasti i një mjeti të një kompanie kineze që komandohet virtualisht dhe që është sa një qen i vogël.

Kompania thotë se synimi është që ai të veprojë në krah të palombarëve.

“Unë do të thoja që ato nuk zëvendësojnë palombarët, por ua bëjnë punën më të lehtë, më të sigurt dhe më efikase”, thotë Dennis He, Drejtor i Shitjeve i kompanisë Chasing Innovation Technology.

Dhe kjo teknologji po bëhet shumë më e përballueshme, që do të thotë që kompanitë e mëdha ndërkombëtare nuk janë të vetmet që mund të investojnë në produkte të tilla.

Nëse në të kaluarën kostoja e tyre do të arrinte në 1 milionë dollarë, tani kompanitë duan ta reduktojnë atë dhe në të ardhmen t’i përdorin për misione që paraqesin rrezikshmëri për njerëzit./VOA

The post A mund të zëvendësojnë robotët njerëzit në kërkimet nënujore? appeared first on Albeu.com.