Robert Kennedy Jr Archives - Albeu.com

Jo vetëm Trump dhe Biden, një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje është edhe Robert Kennedy Jr.
Në politikën amerikane kandidatët e pavarur për president, rrallë ia dalin mbanë të futen në garë. Por zakonisht, ata nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si ai i Robert F. Kennedy Jr. Ndërsa votuesit po tregojnë pak entuziazëm për një përballje të re të mundshme Biden-Trump në 2024, zoti Kennedy po shfaqet si një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje. Zyrtarët zgjedhore në të dy kampet janë të shqetësuar mbi ndikimin që mund të kishte në garën presidenciale kandidimi si i pavarur i zotit Kennedy Jr. dhe pyetja që i shqetëson është se: kë do të dëmtojë më shumë, Presidentin Biden apo ish-Presidentin Trump?

Disa votuan për Donald Trump-in, të tjerë për Joe Biden. Por një pjesë nuk do të donte të kishte asnjë lidhje me politikën, derisa në momentin që dëgjuan emrin e Robert F. Kennedy Jr.

Të rreshtuar jashtë një sallë dasmash në Feniks të shtetit të Arizonës, qindra njerëz dolën të mërkurën për të dëgjuar zotin Kennedi të fliste, me të cilin ndajnë pak gjëra të përbashkëta ideologjikisht. Ajo që i bashkonte ishte mosbesimi i thellë ndaj medias, korporatave dhe veçanërisht qeverisë, si dhe besimi se zoti Kennedy është i vetmi person në politikë, i gatshëm t’u thotë atyre të vërtetën.

“Më pëlqen si flet”, thatë Gilbert Limon, një farmacist 48-vjeçar nga qyteti i Feniksit. “Ai na thotë pjesën më të madhe të asaj që duhet të dimë. Ndërsa politikanë të tjerë thjesht na japin copa informacionesh, për t’i përshtatur me agjendën e tyre. Jemi të ngopur me këtë gjë”, thotë ai.

Votuesit nuk janë entuziastë për një garë të re Biden-Trump dhe ndaj po konsiderojnë mundësinë për të mbështetur alternativa si zoti Kennedy apo të tjera palë të treta. Paraqitja e zotit Kenedit në një shtet fushëbeteje për vitin 2024 tregon sesa e vështirë është të parashikohet ndikimi i palëve të treta në zgjedhje. Aleatët e zotit Trump dhe zotit Biden kanë shprehur shqetësime se dalja si i pavarur i zotit Kennedy, mund të dëmtojë kandidatet e tyre, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm, duke u marrë atyre vota.

Kandidatët që garojnë jashtë dy partive të mëdha asaj Demokrate dhe asaj Republikane rrallë tërheqin vëmendje, gjithmonë nëse arrijnë të futen në fletën e votimit. Por kandidatët nga palë të treta, zakonisht nuk mbajnë një mbiemër të famshëm si Kennedy, apo një rrjet ekzistues mbështetësish.

Zoti Kennedy e bëri ndalesën në Feniks si pjesë të anagzhimit të tij të mundimshme për t’u bërë pjesë e garës presidenciale të vitit 2024, si një kandidat i pavarur, gjë për të cilin ai mendon, se do t’i duhen të mbledhë të paktën një milion nënshkrime në të gjithë vendin. Ndihmësit e tij u përzien mes turmës së njerëzve, duke plotësuar peticionet me nënshkrime, me synimin për t’u kualifikuar në Arizona.

Futja në fletëvotim për kandidatët e pavarur dhe të partive të vogla është një proces i kushtueshëm dhe i ndërlikuar dhe secili shtet ka rregullat e veta. Zyrtarët e fushatave elektorale zakonisht punësojnë njerëz për të mbledhur nënshkrime dhe shpesh kanë nevojë për një ‘ushtri’ të vogël avokatësh për të sfiduar rregullat që mundësojnë në garë dhe për t’u përballuar me ata që përpiqen t’i mbajnë këta kandidatë jashtë garës.

“American Values 2024”, (Vlerat amerikane 2024) një grupim politik që mbështet zotin Kennedy, është zotuar të shpenzojë 15 milionë dollarë për ta ndihmuar atë të futet në garë në 10 shtete. Zoti Kennedy siguroi një fitore në Utah, ku nënguvernatori shtyu afatin për kualifikim të kandidatëve, nga janari në mars, pasi një padie të ngritur nga zyrtarët e fushatës së tij.

Zoti Kennedy është pjesëtar i një prej familjeve më të famshme të Partisë Demokrate. Babai i tij ishte prokuror i përgjithshëm gjatë kohës që xhaxhai i tij, John F. Kennedy ishte president. Por kohët e fundit ai ka krijuar lidhje më të ngushta me të djathtën ekstreme, e cila ndan të njëjtat pikëpamje sikurse ai vetë, konspirative dhe izoluese.

Enriqueta Porras, një mjeke 52-vjeçare nga Feniks, votoi për Hillary Clinton në vitin 2016 dhe zotin Trump në vitin 2020. Ajo thotë se do të donte të votonte për dikë tek i cili beson, sikurse zoti Kennedy, por gjithashtu dëshiron të sigurohet që zoti Biden të humbasë dhe ndaj po mendon se si të votojë në mënyrë strategjike.

Një nga aktivistët më të shquar të vendit kundër vaksinave, zoti Kennedy ka pasur prej kohësh ndjekës besnik, ata që refuzojnë konsensusin shkencor, se vaksinat janë të sigurta dhe efektive. Kjo çështje përbën shtyllën e fushatës së tij presidenciale.

Një organizatë e themeluar nga zoti Kennedy, ‘Children’s Health Defense’, ka paditur një numër organizatash mediatike, mes tyre ‘The Associated Press’, duke i akuzuar ata për shkelje të ligjeve, duke ndërmarrë veprime për të identifikuar dezinformatat, përfshirë ato që lidhen me COVID-19 dhe vaksinën kundër koronavirusit.

Studime rigoroze dhe provat e kryera falë qindra miliona vaksinave kundër COVID-19 të injektuara, vërtetojnë se ato janë të sigurta dhe efektive. Vdekjet e shkaktuara nga vaksinimi janë jashtëzakonisht të rralla dhe rreziqet që lidhen me mosvaksinimin janë shumë më të larta sesa rreziku që paraqet vaksinimi.

Mes dhjetëra mbështetësve të zotit Kenedit që folën për AP-në në Feniks, shumë ndajnë pikëpamjen e tij se korporatat, veçanërisht kompanitë farmaceutike, kanë shumë pushtet./ VOA

The post Jo vetëm Trump dhe Biden, një faktor i paparashikueshëm në zgjedhje është edhe Robert Kennedy Jr. appeared first on Albeu.com.

Robert Kennedy Jr: Amerika peng i korrupsionit të korporatave të mëdha, ka nevojë për një revolucion
Robert Kennedy Jr: Amerika peng i korrupsionit të korporatave të mëdha, ka nevojë për një revolucion

Nga Freddie Sayers “Unherd”

Përktheu Alket Goce – AlbEu

Për dekada, si një pasardhës i familjes Kennedy, Robert F.Kennedy Junior u cilësuar një hero i establishmenti politik në SHBA. Por vitet e fundit, retorika e tij kundër bllokimeve dhe vaksinave anti-Covid – duke kulmuar me deklaratën se vaksinimi i detyrueshëm ishte një akt më abuziv se ato të Gjermanisë naziste dikur – ka krijuar tek shumica e analistëve imazhin e një politikani të papërgjegjshëm dhe potencialisht të rrezikshëm.

Por 2 javë më parë ai shpalli kandidaturën e tij për president, duke sfiduar Joe Biden në garën brenda demokratëve. Në sondazhe ai renditet që tani në nivelin 20 për qind. Por çfarë premton ai se do të bëjë për SHBA-në dhe botën nëse arrin të fitojë?

Në intervistat që keni dhënë kohët e fundit ju e keni përdorur shumë herë fjalën “korporatizëm”, çfarë doni të thoni me këtë?

Kjo fjalë përshkruan dominimin e qeverisë, dhe veçanërisht të qeverive demokratike, nga pushteti korporativ. Unë kam kaluar 40 vjet duke luftuar në gjykata kundër agjencive të ndryshme qeveritare apo agjencive rregullatore në Shtetet e Bashkuara. Dhe mund t’ju them se Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), drejtohet nga industria e naftës, industria e qymyrit dhe industria e pesticideve.

Kur isha në ekipin që denoncoi çështjen “Monsanto”, dhe arritëm një marrëveshje për pagimin e një dëmshpërblimi ndaj publikut prej 13 miliardë dollarësh pasi fituam 3 gjyqe, zbuluam se kreu i divizionit të pesticideve në EPA punonte fshehurazi për kompaninë “Monsanto” dhe e drejtonte atë agjenci për të promovuar ambiciet tregtare të atij biznesi dhe jo interesin publik.

Ai censuronte studimet mbi ndotjen mjedisore, modifikonte studimet të tjera. Nëse e shihni industrinë farmaceutike në vendin tonë, ajo e drejton Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA). FDA merr 50 për qind të buxhetit të saj nga Big Pharma.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) shpenzon gjysmën e buxhetit të saj për blerjen e vaksinave nga Big Pharma dhe më pas për shpërndarjen e tyre. Dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), është vetëm një inkubator për produkte të reja farmaceutike.

Ai nuk kryen kërkime se nga vijnë të gjitha këto sëmundje. Studimet që kryhen shkojnë

për zhvillimin e produkteve farmaceutike. Më pas NIH merr fitimin e saj kur kompania farmaceutike i shet ato produkte. Enti rregullatori është në thelb një partner me industrinë që synon të kontrollojë.

Departamenti i Transportit (DOT) drejtohet nga hekurudhat dhe nga linjat ajrore. Bankat e kanë korruptuar tërësisht Komisionin e Letrave me Vlerë (SEC); dhe media ka korruptuar Komisionin Federal të Zgjedhjeve (FEC).

A po pretendoni se ka vërtet korrupsion brenda të gjitha këtyre agjencive qeveritare, apo është më shumë një konflikt interesi?

Janë që të dyja. Ka ryshfet të ligjshëm dhe ryshfet të paligjshëm. Rregullat që rregullojnë konfliktet e interesit jo vetëm që injorohen – ato injorohen sistematikisht. Dhe rregullat filluan të bëhen jo aq të forta për të mbrojtur realisht interesin publik. Ju keni të dyja gjërat që po ndodhin – shartim i ndershëm dhe ryshfet i pandershëm.

Kjo e juaja tingëllon si një kritikë tradicionale e qendrës së majtë. Por tani ju po përshkruheni si i djathtë. A mendoni se po zhduken dallimet e vjetra midis së majtës dhe së djathtës?

Unë e konsideroj veten një liberal tradicional Kennedy. Unë nuk besoj se mbështes ndonjë vlerë të ndryshme nga ajo që përkrahën xhaxhai im John Kennedy apo babai im, Robert Kennedy. Ata kishin antipati dhe dyshime ndaj luftës dhe kompleksit ushtarako-industrial.

Ata nuk donin që korporatat të drejtonin qeverinë amerikane.

Ishin tërësisht kundër censurës. Ata ishin kundër përdorimit të frikës si mjet qeverisës dhe flisnin shpesh për të. Nga ana tjetër mendoj se në SHBA ka një koalicion në forcim i forcave populiste, nga e majta dhe e djathta, që po tubohen tani dhe po e gjejnë gjuhën e përbashkët. Dhe unë mendoj se kjo është ndoshta e vetmja gjë që do të shpëtojë demokracinë amerikane.

Një gjë për të cilën flisni shumë shpesh, është se Amerika është në një gjendje të përhershme lufte dhe ju dëshironi t’i jepni fund kësaj. Si propozoni ta bëni këtë në lidhje me Ukrainën?

Me një marrëveshje për paqe. Rusët kanë ofruar vazhdimisht zgjidhje. Marrëveshjet e Minskut ishin diçka e mirë. Le të jemi të sinqertë:sot po shohim luftë të SHBA-së kundër Rusisë, që po sakrifikon të rinjtë e Ukrianës për ambicien gjeopolitike të neokonservatorëve, që janë deklaruar shpeshherë pro ndryshimit të regjimit të Vladimir Puti.

Nëse do të bëheshit president, do ta trashëgonit situatën kështu siç është. Politika juaj do të ishte e tillë për të thënë se Rusia mund të mbajë territorin që ka pushtuar? Do të akuzoheshit si një kapitullues…

Unë do të thoja: Le të bëjmë atë që është e arsyeshme, atë që shpëton jetë. Unë nuk po e justifikoj pushtimin barbar dhe të paligjshëm të Ukrainës nga Vladimir Putin. Por xhaxhai im thoshte gjithmonë: Nëse doni të arrini paqen, duhet ta vendosni veten në vendin e tjetrit dhe të kuptoni presionet mbi të. Ne duhet t’i kishim dëgjuar ankesat e Rusisë. Ne i premtuam Moskës se nuk do ta zgjeronim NATO-n asnjë centimetër në lindje. Pastaj gënjyem.

Ju flisni shumë për korrupsionin e Amerikës, brenda dhe jashtë vendit. A mendoni se është i arritshëm një version i mirë i Amerikës?

Unë mendoj se po, dhe shumë shpejt madje. Ambicia ime përfundimtare është të rivendos besimin dhe dashurinë për Amerikën dhe krenarinë tek Amerika. Unë mund të rivendos autoritetin tonë moral në mbarë botën dhe të rivendos reputacionin e Amerikës si një komb shembullor, diçka që pjesa tjetër e botës mund ta shikojë si shembull, një shembull që njerëzit do të duan ta kopjojnë dhe jo si kërcënim.

Marrë me shkurtime: Robert Kennedy Jr: Amerika peng i korrupsionit të korporatave të mëdha, ka nevojë për një revolucion

The post Robert Kennedy Jr: Amerika peng i korrupsionit të korporatave të mëdha, ka nevojë për një revolucion appeared first on Albeu.com.