roaming Archives - Albeu.com

Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar me standardet europiane për regjimin “Roaming Like At Home”.

Qëllimi është që brenda vitit 2026, qytetarët shqiptarë të përdorin telefonin në vendet e Bashkimit Europian pa pagesa shtesë për minuta, mesazhe ose internet, ashtu si në vendin tonë. Po të njëjtat përfitime do të kenë edhe qytetarët europianë që vizitojnë Shqipërinë.

Ligji parashikon gjithashtu uljen e kostove teknike mes operatorëve, për të siguruar që përfitimet të shkojnë direkt tek përdoruesit. Një risi tjetër është vendosja e gjobave për operatorët që nuk respektojnë rregullat e reja të Roaming.

The post Shqipëria përgatitet për heqjen e tarifave Roaming me BE-në appeared first on Albeu.com.

Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026
Ditën e djeshme, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm.

Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri, të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian, me të njëjtat tarifa si në Shqipëri.

Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, arritën një marrëveshje për uljen e tarifave roaming të internetit.

Nga dy operatorët celularë shqiptarë, vetëm One Albania, u bë pjesë e marrëveshjes, por sidoqoftë edhe Vodafone Albania, ofron tarifa të ngjashme preferenciale për përdorimin e shërbimeve të kompanive të tjera të grupit Vodafone në BE.

Konkretisht, operatorët që u bënë pjesë e marrëveshjes ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt), duke filluar nga 1 tetori 2023; 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026 dhe 9 euro/GB duke filluar nga viti 2028.

Marrëveshja u ka mundësuar përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria, çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.

Aktualisht, tarifa bazë e internetit në roaming në Zonën 1 (ku përfshihen shumica e operatorëve nga vendet e BE-së), është 2.4 Lekë/MB (nga 40-60 lekë për MB që ishte para hyrjes në fuqi të marrëveshjes).

Përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare, kanë sidoqoftë në dispozicion paketa komunikimi në roaming me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.

Marrëveshja parashikon gjithsesi një ulje të mëtejshme të çmimit të internetit në 14 euro/GB, duke filluar nga viti 2026.

Megjithatë, nëse premtimi i bërë nga von der Leyen përmbushet, tarifat për të gjitha shërbimet roaming (duke përfshirë edhe thirrjet), duhet të hiqen dhe shqiptarët do të komunikojnë sipas kushteve të planit të tyre tarifor kombëtar, edhe kur të udhëtojnë në vendet e BE-së.

Marrëveshja me për uljen e tarifave të internetit në roaming me vendet e BE-s, ndoqi marrëveshjen e arritur për heqjen e plotë të tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rreth 857 mijë shqiptarë përdorën shërbimet roaming në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, me një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë.

Volumi i internetit të përdorur në roaming e ka kaluar shifrën prej 1.2 milionë GB (gigabyte) internet, me një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2023.

Deri tani, AKEP nuk mundëson statistika specifike lidhur me përdorimin e shërbimit roaming nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian.

Të dhënat e INSTAT treguan se vitin e kaluar shqiptarët regjistruan afërsisht 7.9 milionë dalje nga territori i vendit vitin e kaluar, me një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. / Monitor

The post Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026 appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Biznesmeni denoncon “Vodafone”: Më faturuan 1.4 milionë lekë për 7 minuta roaming
Kompania më e shtrenjtë telefonike “Vodafone Albania” është kthyer në problemin e përditshëm të qytetarëve që denoncojnë raste vjedhjesh të vazhdueshme prej tyre.

Biznesmeni, Gjergj Luca, ka denoncuar publikisht faturen e pazakonte që i ka mbërritur për shërbimin telefonik nga kompania “Vodafone Albania“.

“Ja si na vjedh Vodafone! Miq sapo mbërrita në aeroportin e Moskatit në Oman ndeza telefonin dhe duke shkuar për te kontrolli i pasaportës në gati 7 minuta kohë më vjen mesazhi e më njofton se interneti që po përdor me roaming më ka kushtuar 1 milionë e 400 mijë lekë, e përsëris edhe një herë: fatura ime e Vodafone për 7 minuta roaming më kushtoi 1400 euro…”

<svg width="50px" height="50px" viewBox="0 0 60 60" version="1.1" xmlns="https://www.w3.org/2000/svg" xmlns:xlink="https://www.w3.org/1999/xlink"><g stroke="none" stroke-width="1" fill="none" fill-rule="evenodd"><g transform="translate(-511.000000, -20.000000)" fill="#000000"><g><path d="M556.869,30.41 C554.814,30.41 553.148,32.076 553.148,34.131 C553.148,36.186 554.814,37.852 556.869,37.852 C558.924,37.852 560.59,36.186 560.59,34.131 C560.59,32.076 558.924,30.41 556.869,30.41 M541,60.657 C535.114,60.657 530.342,55.887 530.342,50 C530.342,44.114 535.114,39.342 541,39.342 C546.887,39.342 551.658,44.114 551.658,50 C551.658,55.887 546.887,60.657 541,60.657 M541,33.886 C532.1,33.886 524.886,41.1 524.886,50 C524.886,58.899 532.1,66.113 541,66.113 C549.9,66.113 557.115,58.899 557.115,50 C557.115,41.1 549.9,33.886 541,33.886 M565.378,62.101 C565.244,65.022 564.756,66.606 564.346,67.663 C563.803,69.06 563.154,70.057 562.106,71.106 C561.058,72.155 560.06,72.803 558.662,73.347 C557.607,73.757 556.021,74.244 553.102,74.378 C549.944,74.521 548.997,74.552 541,74.552 C533.003,74.552 532.056,74.521 528.898,74.378 C525.979,74.244 524.393,73.757 523.338,73.347 C521.94,72.803 520.942,72.155 519.894,71.106 C518.846,70.057 518.197,69.06 517.654,67.663 C517.244,66.606 516.755,65.022 516.623,62.101 C516.479,58.943 516.448,57.996 516.448,50 C516.448,42.003 516.479,41.056 516.623,37.899 C516.755,34.978 517.244,33.391 517.654,32.338 C518.197,30.938 518.846,29.942 519.894,28.894 C520.942,27.846 521.94,27.196 523.338,26.654 C524.393,26.244 525.979,25.756 528.898,25.623 C532.057,25.479 533.004,25.448 541,25.448 C548.997,25.448 549.943,25.479 553.102,25.623 C556.021,25.756 557.607,26.244 558.662,26.654 C560.06,27.196 561.058,27.846 562.106,28.894 C563.154,29.942 563.803,30.938 564.346,32.338 C564.756,33.391 565.244,34.978 565.378,37.899 C565.522,41.056 565.552,42.003 565.552,50 C565.552,57.996 565.522,58.943 565.378,62.101 M570.82,37.631 C570.674,34.438 570.167,32.258 569.425,30.349 C568.659,28.377 567.633,26.702 565.965,25.035 C564.297,23.368 562.623,22.342 560.652,21.575 C558.743,20.834 556.562,20.326 553.369,20.18 C550.169,20.033 549.148,20 541,20 C532.853,20 531.831,20.033 528.631,20.18 C525.438,20.326 523.257,20.834 521.349,21.575 C519.376,22.342 517.703,23.368 516.035,25.035 C514.368,26.702 513.342,28.377 512.574,30.349 C511.834,32.258 511.326,34.438 511.181,37.631 C511.035,40.831 511,41.851 511,50 C511,58.147 511.035,59.17 511.181,62.369 C511.326,65.562 511.834,67.743 512.574,69.651 C513.342,71.625 514.368,73.296 516.035,74.965 C517.703,76.634 519.376,77.658 521.349,78.425 C523.257,79.167 525.438,79.673 528.631,79.82 C531.831,79.965 532.853,80.001 541,80.001 C549.148,80.001 550.169,79.965 553.369,79.82 C556.562,79.673 558.743,79.167 560.652,78.425 C562.623,77.658 564.297,76.634 565.965,74.965 C567.633,73.296 568.659,71.625 569.425,69.651 C570.167,67.743 570.674,65.562 570.82,62.369 C570.966,59.17 571,58.147 571,50 C571,41.851 570.966,40.831 570.82,37.631"></path></g></g></g></svg>

View this post on Instagram

A post shared by VOX News (@voxnews.al)

The post VIDEO/ Biznesmeni denoncon “Vodafone”: Më faturuan 1.4 milionë lekë për 7 minuta roaming appeared first on Albeu.com.

Del data, kur nis ulja e kostos së komunikimit celular me shtetet e BE-së
Hapi i parë, qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot, “Evropa nuk do të bëhet menjëherë, ose sipas një plani të vetëm, do të ndërtohet me arritje konkrete”, thoshte Robert Schuman, një nga baballarët e Evropës së Bashkuar.

Në ditën e Evropës, Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, në një intervistë për “Zërin” në Kosovë, jep detajet e para të njërës prej arritjeve konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor.

Prej 1 tetorit të gjithë do të paguajmë 1/3 më pak me telefonat tanë në roaming në Evropë.

Zëri: Javën e kaluar u shpall lajmi se çmimet e roamingut ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së do të ulen, duke nisur nga muaji tetor. Çfarë do të thotë ky lajm dhe sa do të ulen saktësisht këto çmime?

Majlinda Bregu: Ne kemi kohë që po e komunikojmë lajmin se nga 1 tetori i këtij viti presim që qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian (BE), ku përfshihen edhe miliona qytetarë të diasporës, të përfitojnë uljen e tarifave roaming mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor (BP).

Por më lejoni të kthehem një hap pas në kohë, për ta shpjeguar më mirë këtë proces të ndërlikuar negociatash, që është ende në proces.

Që prej hyrjes në fuqi në korrikun e 2021-shit, të Marrëveshjes Rajonale të Roamingut në Ballkanin Perëndimor, që mundësoi në rajonin tonë roaming me tarifa 0, “Fol si n’shpi”, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (KBR) nisi të punojë në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, me operatorët e Bashkimin Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, për reduktimin e roamingut edhe mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Pas negociatash të gjata mundësuam më në fund që gjatë punimeve të Samitit BE-Ballkan Perendimor, i mbajtur në dhjetorin e 2022-shit në Tiranë, nënshkrimin, mes operatorëve të telefonisë celulare në BE e BP, të deklaratës së dakortësisë për nisjen e uljes së çmimeve të roaming, brenda vitit 2023, mes vendeve të BE dhe Ballkanit Perendimor.

Janë 38 operatorë telekomunikacioni pjesë e kësaj nisme dhe siç e kemi theksuar që në krye herës, mirëpriten edhe operatorë të tjerët të bëhen pjesë e saj në çdo kohë.

Lajmi i javës së kaluar kishte të bënte me njoftimin se operatorët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor kanë ranë dakord për vendosjen e kufirit maksimal: sa do të kushtojë një Gigabajt (GB) në roaming, duke filluar nga tetori 2023.

38 operatorët e telekomunikacioni, duke respektuar planet e tyre të biznesit, por edhe duke iu përgjigjur thirrjes politike, kanë rënë dakort për të patur një kufi maksimal të unifikuar të çmimit, prej 18 euro për një GB. Dhe e them me kënaqësi të plotë se kjo është është një arritje e madhe.

Aktualisht, ka një larmishmëri paketash të çmimeve të roaming, disa më të ulëta, të tjera më të larta. Kemi raste në BE, ku kostoja për përdorimin e internetit në roaming shkon edhe në 500 euro për GB, ndërsa çmimet standarde shkojnë edhe më lart, deri në 21.000 euro për GB. Sigurisht, disa operatorë do të duhet të reduktojnë çmimet më shumë se të tjerët, pasi paketat e çmimeve nga njëri operator tek tjetri, ndryshojnë. Për të dhënë një shembull më konkretë, në Kosovë çmimet e paketave për përdorimin e internetit variojnë ndërmjet 13 dhe 30 euro për GB në paketat që ata ofrojnë.

Por ajo çfarë është e rëndësishme për ne sot është fakti se me kufirin maksimal që operatorët kanë dakortësuar, qytetarët e Ballkanit Perëndimor, do të paguajnë mesatarisht një të tretën më pak të çmimit që paguajnë sot, përmes paketave të ndryshme, shtesave (add-ons) etj, ndërsa do të përdorin internetin celular kur janë në roaming në vendet e BE-së.

Zëri: Pra e gjithë kjo do të thotë se një gigabajt ynë do të kushtojë 18 euro?

Bregu: Jo, kjo do të thotë vetëm se kufiri i çmimit, pra çmimi maksimal për një GB në ofertat e operatorëve, nuk do të jetë më shumë se 18 euro duke filluar që nga ky tetor. Më pas, në vitin 2026, kufiri i çmimit do të ulet sërish deri në 14 euro, ndërsa në 2028-ën deri në 9 euro. Më duhet ta theksoj se kufiri maksimal nuk do të thotë që ky do të jetë çmimi real që do të paguajnë qytetarët. Patjetër që do të jetë më e ulët, pasi siç e thashë më sipër ne presim një ulje me një të tretën e çmimit mesatar për qytetarët e rajonit tonë.

Kjo marrëveshje do të ndikojë në treg dhe do të nxisë konkurrencën mes operatorëve që janë pjesë e deklaratës, por edhe atyre që nuk janë ende pjesë e saj. Caktimi i këtij cmimi maksimal, do të ndikojë edhe operatorë që ofrojnë paketa me çmime të ulta në këtë moment.

Për shkak të rregullave dhe legjislacionit të konkurrencës së ndershme, operatorët nuk mund të negociojnë haptazi e drej për së drejti çmimet e ofertave. Ajo që ne si KBR mund të bënim, së bashku me Komision Evropian (KE), ishte t’i mblidhnim operatorët, ta nisnim dhe ta lehtësonim këtë proces, ku të gjithë u përfshinë në mënyre vullnetare dhe na besuan rolin e drejtuesit në këto negociata. Nuk ishte arritje e vogël të bindje operatorët që të jepnin një Deklaratë Roaming dhe pastaj të negocionin uljen e kufirit maksimal të çmimeve midis dhjetëra kompanive që kanë qëllim kryesor fitimin.

Është një proces që ende nuk ka mbaruar. Nga tani e deri në tetor presim që operatorët, të cilët kanë sfidat e tyre të biznesit, të përshtasin dhe mundësojnë oferta më të favorshme me çmime dukshëm më të ulëta të roaming për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Ne sigurisht, do të bëjmë më të mirën që të shtyjmë operatorët të përmbushim/zbatojnë thelbin e kësaj deklarate dhe pres që edhe qytetarët të bëjnë të njejtën gjë gjithashtu.

Zëri: Kuptoj se ky është rezultati i një deklarate që operatorët e telekomunikacionit nënshkruan në Samitin e Tiranës vitin e kaluar?

Bregu: Po, pas një viti negociata të vështira, kulminimi erdhi me nënshkrimin e Deklaratës së Roamingut të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Samitin e Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë vitin e kaluar në prani të të gjithë kryeministrave, përfshirë rajonin tonë, dhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michelle.

Pas atij nënshkrimi filluam për muaj të tërë negociatat midis të gjithë operatorëve për të arritur në këtë çmim maksimal, lajm ky që shenjon hapin e dytë në këtë proces të vështirë.

Njoftimi i fundit për uljen e kufijve të çmimeve të roamingut të të dhënave përfaqëson hapin e dytë në këtë proces të vështirë.

Dhe tani po hyjmë në një fazë tjetër, më e rëndësishmja dhe më e ndjeshme, dhe ky është procesi i zbatimit të asaj që është rënë dakord, dhe konkretizimi i paketave për qytetarët.

Nuk kemi qenë vetëm në këtë rrugëtim, pasi jemi ndihmuar gjithnjë nga Komisioni Evropian.

Thelbi i misionit të Këshillit të Bashkëpunimit Evropian është të sjellë rajonin tonë më pranë BE-së. Nisma për roaming është pjesë e saj, kontributi ynë në evropianizimin e këtij rajoni. Siç ka thënë edhe një nga baballarët e BE-së: Evropa nuk do të bëhet menjëherë, apo sipas një plani të vetëm, do të ndërtohet me arritje konkrete arritjeve konkrete”.

The post Del data, kur nis ulja e kostos së komunikimit celular me shtetet e BE-së appeared first on Albeu.com.

Majlinda Bregu: Na duhet klimë për investime që Ballkani të mos boshatiset
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, thotë në se Ballkani Perëndimor ka nevojë për një klimë mikpritëse ndaj investimeve, për të tërhequr investime afatgjata në mënyrë që, vendet e rajonit të mos boshatisen nga të rinjtë.

Duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributin e Këshillit që synon promovimin dhe avancimin e integrimit europian dhe euro-atlantik të Evropës Juglindore, Bregu thotë se aktualisht po punohet që gjashtë vendet të ratifikojnë marrëveshjet e arritura në samitin e nëntorit të vitit të kaluar në Berlin për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale.

Intervistoi Seladin Xhezairi

Pyetje: Kanë kaluar më shumë se katër muaj që kur liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruan marrëveshjet në Berlin. Cili është statusi i këtyre marrëveshjeve. Kur mund të presim që qytetarët të mund të lëvizin vetëm me karta identiteti?

MAJLINDA BREGU: E di që kjo pritje prej katër muajsh mund të jetë e vështirë, sidomos po t’ju shtosh atyre vite të tëra pritjeje. Kemi dëgjuar shumë histori njerëzore, nga momenti kur nisëm të negocionim këto marrëveshje. Qytetarë të cilët duan të takojnë pa formalitete e pengesa vizash, familjarët e tyre, të zgjerojnë bizneset apo të udhëtojnë gjatë pushimeve.

Vetëm disa javë më parë kam zhvilluar një bisedë me aktorin kosovar Alban Ukaj i cili jeton në Sarajevë dhe rrëfimi i tij për peripecitë dhe ecejaket me vizat Kosovë e Bosnje Herzegovinë gjatë 23 viteve të fundit, është si një film i gjatë që, do pranuar, të lodh nervat. Kësisoj e kuptoj padurimin legjitim për përmbylljen e këtij procesi. 23 vite përpjekje, përfshirë edhe për dy vjet pritje për firmosje edhe pasi ne i kishim mbyllur të gjitha negociatat, janë një jetë.

Natyrisht se administratat publike kanë ritme që nuk varen nga ne, aq më tepër kur për një marrëveshje janë në lojë gjashtë administrata të ndryshme dhe jo vetëm një. Ka procedura që duhen ndjekur, ka vendime që duhet të merren nga qeveritë dhe ratifikime që duhet të miratohen nga parlamentet e vendeve respektive.

Ndonjëherë, nevojiten edhe tre nivele miratimi. Kjo mund të jetë e ndërlikuar dhe për sytë e dikujt që mezi pret përfundimin e procesit, mund të duket se po merr më shumë kohë se ç’duhet. E di. Ndaj po i ndjekim çdo ditë dhe po bëjmë aq sa mundemi për të përshpejtuar procesin e hyrjes në fuqi.

Pyetje: Deri ku kanë mbërritur këto procedura?

MAJLINDA BREGU: Shqipëria dhe Kosova i kanë përfunduar të gjitha procedurat. Në Maqedoninë e Veriut, që është edhe depozituesi i këtyre marrëveshjeve, marrëveshjet kanë mbërritur këto ditë në parlament. Mali i Zi dhe Serbia i kanë miratuar në qeveri dhe pritet miratimi në parlamentet përkatëse, ndërkohë që në Bosnje dhe Hercegovinë marrëveshjet janë në fazën e shqyrtimit. Kështu, jo vetëm rajoni do të ketë mundësi të lëvizë pa viza mes njëri-tjetrit, por me liberalizmin e vizave të Kosovës me BE-në, një vendim ky i vonuar, por shumë i mirëpritur, të gjithë qytetarët e Ballkanit do të kenë tashmë mundësinë e përfitimit njëlloj nga lëvizja e lirë.

Pyetje: Në dhjetor, ju njoftuat uljen e çmimeve të roaming-ut me BE-në, në vjeshtë. Mund të na thoni më shumë se për çfarë uljeje bëhet fjalë, sa do të jetë kjo ulje?

MAJLINDA BREGU: Jam vërtet krenare për marrëveshjen e rëndësishme që u arrit mes operartorëve të telefonisë celulare, me ndërmjetësimin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal dhe Komisionit Europian. Një tjetër operator telefonik tashmë i është bashkuar grupit të atyre që firmosën gjatë samitit BE-BP në Tiranë. Prej atij momenti, procesi i vështirë ose më saktë shumë i vështirë, i dakordësimit për reduktimin e kostos që kanë paketat tona në roaming kur udhëtojmë në Europë, por edhe i qytetareve europianë që kanë një kontratë me një kompani telefonike europiane, është një nga detajet e rutinës sonë të përditshme në KËshillin për Bashkëpunim Rajonal.

Tetori 2023 do të shënojë uljen e parë të ndjeshme. Do të nisë me reduktimin e kostos së internetit kur jemi në roaming dhe besoj që kjo është ajo që pritet. Ne thuajse të gjithë sot, për mirë a për keq, telefonin se kuptojmë dot pa internet.

Kaq mund të them sot për sot. Më shumë detaje do të kemi gjatë muajve të ardhshëm. Është një proces negociatash teknike dhe tregtare me partnerë biznesi, ndaj procesi është i komplikuar.

Në Samitin e Tiranës, thash se çmimet e internetit në roaming me Europën, do të bien bashkë me gjethet e vjeshtës dhe do ta mbajmë këtë premtim! Ndërkohë sa për rikujtesë, pasi e njoh ‘çarkun’ në të cilin përfundon një premtim i mbajtur -harresën se si ishte e ku ishim – roamingu pa pagesë në Ballkanin Perëndimor i cili nisi në Korrik 2021, edhe kjo është një histori suksesi.

Pyetje: Mund të jeni më konkrete?

MAJLINDA BREGU: Po ja, numri i përdoruesve të roaming-ut në Ballkanin Perëndimor është rritur 100%. Kur krahasojmë gjysmën e dytë të vitit 2021 me gjysmën e parë të të njëjtit vit, vëllimi i trafikut të përdorimit të internetit, u rrit deri në 459%, numri i minutave të kryera përmes telefonatave hyrëse dhe dalëse, u rrit deri në 237%, ndërsa për thirrjet zanore hyrëse u rrit deri në 173%.

Është e qartë se Ballkani Perëndimor nuk është një rajon ekonomik i zhvilluar Papunësia është e lartë, të rinjtë duan të largohen. Shumë biznese e kanë jetike lidhjen online. Lidhjet personale, aktivitetet e përditshme, biznesi, politika, media, qeveritë, madje edhe ndarja e emocioneve, sot kalon përmes internetit. Ndaj, nevoja për të qenë të lidhur e ndërlidhur më njëri-tjetrin edhe në distancë, pa shkatërruar gjithë kursimet e muajit, sot është domosdoshmëri.

Çdo përpjekje dhe arritje që i jep mundësi kësaj hiseje të botës ku jetojmë, të jetë më afër, më bashkëpunuese, më e integruar ekonomikisht me njëri-tjetrin, edhe përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, është një tjetër hap përpara drejt krijimit të një klime mikpritëse ndaj investimeve, për të tërhequr investime afatgjata dhe që shtetet e rajonit të mos boshatisen nga të rinjtë.

Pyetje: Jemi dëshmitarë të ndryshimeve tektonike globale. Bota është ende duke u rikuperuar nga pandemia, megjithatë ajo është në një pikëkthese me krizën e re ekonomike, me luftën që ka pllakosur tokën evropiane, shqetësimet për ngrohjen globale janë ende shumë të pranishme, me epokën e re të IA-së që po shpërthen m’u para syve tanë. Ku e çojnë të gjitha këto rajonin e Ballkanit Perëndimor?

MAJLINDA BREGU: Rajoni i Ballkanit Perëndimor ndjen çdo lëkundje të “tërmetit global”, qoftë pandemi apo luftë. Pandemia e COVID-19 ka prekur ekonomitë dhe shoqëritë tona. Sipas Bankës Botërore, pandemia parashikohet të ketë shkaktuar një tkurrje ekonomike prej 4.8% në rajon në vitin 2020.

Lufta në Ukrainë rriti shqetësimin në rajonin tonë, i cili memorien për plagët e luftës e ka ende të freskët.

Tre shqetësimet kryesore pas fillimit të luftës në Ukrainë për Ballkanin janë:

-rënia ekonomike (77.3%)

-siguria e ushqimit dhe gazit (62.6%) ishin shqetësimet kryesore.

-Nevoja urgjente (85.6%) për investime në energjinë e rinovueshme.

-69.4% besojnë se lufta në Ukrainë kërkon bashkëpunim më të madh të sigurisë me BE-në dhe NATO-n.

Në një rajon në zhvillim, shqetësimet janë kryesisht ato të jetës së përditshme, dhe kjo e bën më të vështirë të mendosh se ç’formë e nga se e ardhmja është e kërcënuar. E ardhmja me të gjitha ngjyrat e pasigurisë së saj duket e largët kur e përditshmja është sfiduese.

Dhe po, patjetër që i kuptoj vramëndjen se shpërthimi i IA-së do të shkaktojë humbje të vendeve të punës. Por në vend që të rrisim nivelin e ankthit, le të mendojmë si t’i orientojmë IA-në dhe teknologjitë e tjera të reja që të na ofrojnë mundësi për rajonin e Ballkanit Perëndimor që të kapërcejmë disa nga sfidat me të cilat janë përballur rajonet e tjera.

Ne në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal po përpiqemi ta nxisim modestisht këtë reflektim duke mbështetur të rinjtë e gratë me ide e sipërmarrje novatore , përmes garave si „Balkathon“, „Butterfly“, „Gratë në Sipërmarrje“, dhe në STEM, si mbështetje për të ngushtuar sadopak hendekun e rajonit me vendet e zhvilluara.

Pyetje: Nga e thëna në të bërë, thotë populli…

MAJLINDA BREGU: E di! Ndaj e them me keqardhje se nëse investimi për inovacionin në terma buxhetore, në nivel rajonal, mbetet për një kohë të gjatë, afërsisht 0.4% të PBB-së, siç është sot, do të jetë vështirë të jemi konkurrues në treg. Përmenda të rinjtë që largohen nga vendet tona. Kryesisht për asrsye ekonomike apo për shkollim sidomos në fushat si IT e shkenca ku sistemi yne arsimor investon pak.

Kostoja vjetore e humbur si rezultat i largimit të të rinjve të arsimuar nga rajoni varion nga një minimum prej 840 milionë euro në 2,46 miliardë euro. Kjo nënkupton një ulje të mirëqenies për ekonomitë e Ballkanit Perendimor që kushton rreth 3 miliardë rritje vjetore të PBB-së. Llogaritë e tjera se sa na kushton sot rritja e buxheteve për novacionin në arsim dhe sa humbasim në afat të gjatë, mund t’i bëjë secili vetë.

Pyetje: Zonja Bregu, a mund ta komentoni marrëveshjen e fundit mes Vuçiqit dhe Kurtit në Ohër? A do të ndryshojë ajo ndonjë gjë?

MAJLINDA BREGU: Shpresoj që takimi i Ohrit, do të jetë një hap përpara në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Uroj që vijëmësia pas takimit të Ohrit, t’i hapë rrugë një realiteti të ri midis të dyja vendeve, i cili është mjaft i rëndësishëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Tregu i Përbashkët Rajonal, si në fazën e tanishme me fokus në rritjen e mundësive për t’u integruar më mirë ekonomikisht me njëri-tjetrin, si edhe në fazën e ardhshme e cila do të nisë vitin tjetër, ku me të drejtë rajoni do të kërkojë të ketë qasje më të madhe në tregun e përbashkët europian, nuk është një projekt që mund të ecë mbi këmbët e ndasisë. Dhe, sigurisht nuk është projekt as i vetëm Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

Është vendimi i përbashkët i liderëve të rajonit se si e tashmja të mos vizatojë një të ardhme të pasigurt dhe ku e shkuara të shërbejë si kujtesë e përditshme se si lufta, konflikti, ndasia, pabesia apo nacionalizmi i sëmurë, nuk duhet të përsëriten më!

The post Majlinda Bregu: Na duhet klimë për investime që Ballkani të mos boshatiset appeared first on Albeu.com.

United Group i bashkohet Deklaratës për Roaming, BE-Ballkani Perëndimor
Një tjetër operator telekomunikacioni nënshkruan Deklaratën e Roaming – një hap më afër uljes së çmimeve të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

United Group, një nga operatorët më të mëdhenj të telekomunikacionit dhe mediave në Evropën Juglindore, duke përfshirë Nova, Total TV, Telemach, SBB dhe më shumë platforma rajonale të telekomunikacionit, nënshkroi Deklaratën e Roaming mes Bashkimit Evropian (BE)dhe Ballkanit Perëndimor (BP) në një takim të Operatorëve të telekomunikacionit nga BE dhe BP sot në Bruksel që po organizohet  nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), duke iu bashkuar kështu nismës që do të sjellë uljen e tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023.

“Më vjen mirë teksa shoh më shumë operatorë të telekomunikacionit që i bashkohen Deklaratës së Roaming-ut ndërmjet BE-së dhe BP-së, pasi kjo iniciativë që po bëjmë me Komisionin Evropian është diçka që do të sjellë përfitime reale, të prekshme jo vetëm për qytetarët e rajonit tonë, por edhe për qytetarët e BE-së. Ne po punojmë pa u lodhur për të nxitur edhe më shumë operatorë të telekomunikacionit që t’i bashkohen kësaj nisme. Kemi ende shumë punë përpara, por presim me padurim këtë tetor”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Në vazhdën e suksesit të “Roam Like at Home” (Fol si n’shpi), mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, operatorët e telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së nënshkruan Deklaratën e Roaming në Samitin BE-BP të mbajtur në Tiranë në dhjetor të vitit të kaluar, duke mundësuar kështu uljen e tarifave të roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që nga 1 tetori 2023. Kjo Deklaratë është rezultat i angazhimit të fortë të operatorëve të telekomunikacionit të BE-së dhe BP-së dhe mbështetjes së Komisionit Evropian, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, si dhe autoriteteve të rajonit dhe është në përputhje me Tregun e Përbashkët Rajonal Plani i veprimit.

The post United Group i bashkohet Deklaratës për Roaming, BE-Ballkani Perëndimor appeared first on Albeu.com.

BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nga tetori 2023
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Ndërkohë në korrikun 2021 ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021. Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.

“Analiza e parë tregon se zbatimi është i suksesshëm, pasi numri i përdoruesve në roaming si dhe trafiku në roaming është rritur në vitin e parë të zbatimi të marrëveshjes “Roaming sikur në shtëpi””, ka thënë ajo për Express.

Muletier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Roaming që u arrit në vitin 2021 është një hap i parë dhe thelbësor drejt uljes së tarifave të roaming në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

E pyetur nëse kanë marrë garanci nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se kjo marrëveshje e nënshkruar në Tiranë do të zbatohet, Muletier ka thënë se një gjë e tillë është përcaktuar qysh kur liderët e Ballkanit Perëndimor kishin nënshkruar Deklaratën për Mbështetjen e Axhendës Dixhitale të Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 e ku përcaktohet prioriteti i uljes së tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi përfundimtar i procesit është ulja e çmimeve të roaming me BE-në në nivelin afër atij të brendshëm, duke kontribuar në uljen e tarifave të roaming-ut me më shumë se 90% në rrjetet celulare aktualisht më të shtrenjta të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.

“Ulja e tarifave shtesë të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm në bazë të Marrëveshjeve Tregtare Vullnetare nga operatorët, sipas modeleve të biznesit të kompanive, interesave komerciale dhe në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe tregtisë në fuqi”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Muletier tutje ka thënë se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar Deklaratën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor e ku janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të romaing-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga 1 tetori 2023.

“Uljet e para të rëndësishme të çmimeve të roaming-ut që do të fillojnë më 1 tetor 2023 do të sjellin përfitime për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ajo.

Zëdhënësja e KE ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.

“Duke qenë se kjo është një nismë vullnetare e operatorëve të telekomunikacionit, ajo do të zbatohet prej tyre. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të politikave në sektorin e telekomit me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Muletier.

The post BE jep lajmin e mirë për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nga tetori 2023 appeared first on Albeu.com.

86 deputetë të PE-së, letër Von Der Leyen: Koha që BE-ja të heqë tarifat Roaming me shtetet e Ballkanit Perëndimor
Pas zerimit të tarifave Roaming mes vendeve të Ballkanit, pritet që në periudhat në vazhdim, përdoruesit e telefonisë celulare në këtë rajon të shpenzojnë më pak edhe kur udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Vendet e BE-së po e shohin pozitivisht nismën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në lidhje me uljen e tarifave Roaming me shtetet e Ballkanit, madje për këtë ka edhe një kalendar të mirëfilltë pune, për të cilin foli Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu gjatë punimeve të Samitit të Berlinit në tetorin e shkuar.

Në këtë kontekst, 86 deputetë të Grupit të Partive Popullore Europiane i janë drejtuar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen duke i kërkuar heqjen e tarifave Roaming për rajonin tonë duke e cilësuar Ballkanin Perëndimor si një aleat të denjë dhe të besueshëm të Bashkimit Europian, i cili duhet mbëshetur.

Pasi vlerësojnë mbështetjen për Ukrainën, gjë të cilën vetë Von Der Leyen e theksoi në fjalimin e saj në shtator, deputetët në fjalë kërkojnë prej saj një vëmendje të shtuar edhe për një tjetër rajon në Europë, siç është Ballkani Perëndimor.

“Një hap i rendësishëm në drejtim të mbështetjes së këtij rajoni do të ishte heqja e barrierave të komunikimit mes tyre dhe vendeve të BE-së duke hequr tarifat Roaming”, shkruajnë deputetët në letër.

“Është koha të veprojmë tani! Ne, përfaqësues të qytetarëve te BE-së kërkojmë hartimin e një strategjie të mirëfilltë për afrimin e qytetarëve te Ballkanit Perëndimor me shtetet tona”, përfundojnë ata.

Heqja e tarifave Roaming mes shteteve të Ballkanit dhe BE-së është një nismë e RCC-së dhe pritet që të jetë edhe në vëmendje të Samitit që do të zhvillohet më datë 6 dhjetor në Tiranë ku do të marrin pjesë krerët e vendeve të Bashkimit Europian. /abcnews.al

The post 86 deputetë të PE-së, letër Von Der Leyen: Koha që BE-ja të heqë tarifat Roaming me shtetet e Ballkanit Perëndimor appeared first on Albeu.com.

#kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë!
Të tjera oferta fantastike roaming vijnë nga Vodafone Albania, për të siguruar një komunikim, si asnjëherë më parë, të pandërprerë, cilësor e të shpejtë për të gjithë klientët, ndërsa ata zgjedhin të udhëtojnë për pushime apo arsye pune, jashtë Shqipërisë.

Me Vodafone GigaNet, rrjetin më të mirë në Shqipëri dhe me mbulimin më të gjerë në botë, klientët Vodafone do të mund të ndajnë e të komunikojnë gjithçka, lirisht, si asnjëherë më parë, nga më shumë se 140 rrjete në mbi 40 shtete. Vodafone prezanton paketën më të re e të kompletuar roaming, Roaming Explore, me 6GB internet, 60 minuta dhe 60 SMS, për vetëm 1.200 lekë, e vlefshme për të gjithë, për 7 ditë. Nëse je klientët me kontratë Unlimited apo Biznes, merr me vete planin tend, me një tarifë shtesë ditore duke filluar nga 200 lekë në ditë dhe 40% ulje për sigurimin e shëndetit në udhëtim me Albsig.

Ofertat roaming do të jenë të vlefshme me të gjithë operatorët e vendeve në Europë, me të cilat Vodafone ka marrëveshje roaming, duke u dhënë kështu klientëve Vodafone edhe më shumë mundësi, ndryshe nga më parë kur operatorët e vendeve ishin të paracaktuar.

Si mund të merret kjo paketë?  Kjo paketë do të jetë e disponueshme për t’u aktivizuar në të gjitha kanalet, shitjet me pakicë, aplikacionin My Vodafone, SMS, USSD.

Ofrimi i shërbimit më të mirë të roaming në treg, është një nga qëllimet kryesore të Vodafone Albania për t’ju siguruar klientëve të saj besnikë gjithmonë e më shumë mundësi komunikimi, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Me paketat roaming, klientët Vodafone, edhe kur janë jashtë, do të ndjehen si në shtëpi apo në zyrën e tyre, për të realizuar çdo nevojë komunikimi e biznesi, e pse jo edhe për të shijuar Youtube apo ndonjë film a serial të preferuar.

#kudomeVodafone, sikur të jesh në Shqipëri edhe kur udhëton jashtë vendit.

The post #kudomeVodafone, edhe jashtë Shqipërisë! appeared first on Albeu.com.

Heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor, a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me BE-në?
Nga fillimi i këtij muaji, vendet e Ballkanit Perëndimor eliminuan tarifat roaming të shërbimeve celulare mes tyre.

Por, ky proces nuk përfundon këtu: tashmë vendet e rajonit po synojnë një reduktim deri në heqjen totale të këtyre tarifave edhe me vendet e Bashkimit Europian.

Altin Rrapaj, drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Përdoruesve në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) thotë për Monitor se kanë nisur diskutimet teknike për të vlerësuar mundësitë e heqjes së tarifave roaming edhe me vendet e Bashkimit Europian.

“Në momentin që do të anëtarësohemi në BE, sigurisht që do të përfitohet roam like at home, si çdo vend anëtar i BE-së. Megjithatë, ne jemi në negociata për ta mundësuar një process të tillë edhe përpara anëtarësimit, me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe me Komisionin Europian dhe ministritë përkatëse për komunikimet elektronike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Procesi ka filluar, me qëllim për të përgatitur një udhërrëfyes apo roadmap sesi mund të realizohet që shtetet e Ballkanit Perëndimor të reduktojnë tarifat roaming me vendet e BE-së, deri në heqjen e plotë të tyre. Pra, jemi në diskutime dhe po kryhen analizat dhe studimet e duhura për reduktimin deri në heqjen e tarifave roaming me BE-në,” thotë z.Rrapaj.

Bashkimi Europian u bë hapësira e parë e përbashkët që vendosi heqjen e tarifave roaming, duke filluar nga muaji qershor 2017. Modeli i Bashkimit Europian u zbatua edhe nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që, me koordinimin dhe ndërmjetësimin e Komisionit Europian, në vitin 2019 ndërmorën një proces të ngjashëm.

Ai nisi me uljen e përshkallëzuar të tarifave roaming, me dy etapa, deri në heqjen e plotë të tyre, duke filluar nga 1 korriku 2021. Operatorët celularë duhet të ofrojnë shërbime të rregulluara roaming me pakicë, sipas çmimeve përkatëse brenda vendit për pajtimtarët e tyre, të cilët zakonisht janë rezidentë në Shqipëri, në kohën që ata udhëtojnë në vendet e Ballkanit Përëndimor. Kjo vlen edhe për njësitë e komunikimit të paketave ofertë, që përdoruesit do të vazhdojnë t’i përdorin lirisht edhe në roaming. Heqja e tarifave roaming do të lehtësojë komunikimin në lëvizjet e punës dhe turizmit të shtetasve brenda rajonit.

Për Ballkanin Perëndimor ky hap mundësua nëpërmjet një marrëveshjeje politike mes të gjitha vendeve pjesëmarrëse. Heqja e roaming me BE-në do të kërkojë marrëveshje të ngjashme të Unionit me secilin vend të rajonit, për sa kohë nuk ka sinjale të një anëtarësimi të shpejtë për asnjë prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë, hollësitë e këtij procesi dhe rruga që do të ndiqet ngelet për t’u detajuar, në nivel politik, ligjor dhe teknik. /Monitor

The post Heqja e tarifave roaming në Ballkanin Perëndimor, a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me BE-në? appeared first on Albeu.com.