rmv ne be Archives - Albeu.com

Kovaçevski në takimin me Varhelyi: Vendi ynë i ka përmbushur detyrimet e tij
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua me Komisionarin Evropian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore Oliver Varhelyi.

Në takim u bisedua për çështjet aktuale lidhur me sfidat e luftës në Ukrainë dhe perspektivat evropiane të rajonit.

Bashkërisht u konstatua se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut dhe rajonit është nevojë e vendeve në kuadër rajonal, por edhe e vetë Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ekziston pajtueshmëri se tani është momenti për zhbllokimin e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që në të kundërtën mund të mbetet një çështje e hapur për një kohë të gjatë, ndërsa kjo nuk është në favor të asnjërës palë.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se mbetet i përkushtuar ekskluzivisht në parimet e respektimit të vlerave evropiane dhe bisedimeve të bazuara në respekt dhe dinjitet, për të cilat janë pajtuar me Kryeministrin Petkov gjatë vendosjes së dialogut dhe pret marrëdhënie mbi këtë bazë.

“Vendi ynë përmbushi detyrimet e tij dhe vazhdon të veprojë plotësisht në përputhje me politikat e Bashkimit Evropian, me të cilën edhe një herë tregoi se është një partner i denjë i vendeve evropiane dhe e meriton mbajtjen përfundimtare të konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në”, tha Kryeministri Kovaçevski./alsat

The post Kovaçevski në takimin me Varhelyi: Vendi ynë i ka përmbushur detyrimet e tij appeared first on Albeu.com.

Parlamenti Europian voton pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një tjetër dritë jeshile për çeljen e negociatave.

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021.

Duke përgëzuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, në përputhje plotësisht me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, raporti Santos i bën thirrje BE-së të “vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve.

Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi.

Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Por pavarësisht mbështetjes masive në Parlamentin Evropian, çelja e negociatave për dy vendet Ballkanike duket e vështirë për shkak të vetos kundër të Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.

Qëndrim ky që prek edhe Sheipëinë, pasi Bashkimi Evropian vijon të trajtojë procesin për dy shtetet si një të vetëm, pavarëisht zërave që vijnë nga Tirana për të vijuar pa Shkupin etapat e integrimit.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Brukselit zyrtar, Ana Pisonero, e cila theksoi të martën se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e konsiderojnë aktualisht këtë opsion.

The post Parlamenti Europian voton pro çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.