risi Archives - Albeu.com

FSHF miraton format të ri për Kategorinë e Dytë dhe të Tretë, ja si do të funksionojnë ngjitjet dhe rëniet
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit, në mbledhjen e tij të fundit, ka dhënë miratimin për ndryshimet në strukturën dhe skemën e kampionateve të Kategorisë së Dytë dhe Kategorisë së Tretë për sezonet e ardhshme. Vendimi përcakton mënyrën e zhvillimit të garës, lëvizjet mes kategorive, si edhe formulën e ndeshjeve play-off dhe play-out.

Për sezonin 2026/2027, Kategoria e Dytë do të luhet në dy grupe. Grupi A do të ketë 12 skuadra, ndërsa Grupi B do të përbëhet nga 11 ekipe. Duke qenë se në sezonin 2027/2028 si “Abissnet Superiore” ashtu edhe Kategoria e Parë do të kenë nga 12 skuadra secila, është vendosur që katër ekipe të ngjiten direkt.

Në Kategorinë e Parë do të kalojnë automatikisht dy skuadrat e para të Grupit A dhe dy skuadrat e para të Grupit B.

Vendet e tjera që japin të drejtën e pjesëmarrjes në Kategorinë e Parë do të përcaktohen përmes fazës play-off. Nga Grupi A, fituesi i kësaj faze do të ndeshet me skuadrën e renditur në vendin e nëntë të Kategorisë së Parë, ndërsa nga Grupi B fituesi do të përballet me ekipin e vendit të dhjetë të Kategorisë së Parë.

Në play-off do të përfshihen skuadrat që e mbyllin kampionatin në vendet 3, 4, 5 dhe 6 në secilin grup.

Skema e miratuar parashikon që ekipi i vendit të tretë të luajë ndaj atij të vendit të gjashtë, ndërsa skuadra e katërt të përballet me të pestën. Të gjitha këto duele do të zhvillohen me një ndeshje të vetme në fushën e ekipit të pozicionuar më lart në renditje.

Sa u përket ndeshjeve play-out të Kategorisë së Parë, ato do të luhen në një fushë asnjanëse të caktuar nga FSHF.

Për rënien nga Kategoria e Dytë në sezonin 2026/2027, skuadrat që mbyllin renditjen në vendin e fundit në Grupin A dhe në Grupin B do të zbresin automatikisht në Kategorinë e Tretë.

Nga ana tjetër, skuadra e pozicionuar në vendin e 11-të në Grupin A dhe ajo e renditur në vendin e 10-të në Grupin B do të luajnë një ndeshje play-out në fushë të përcaktuar nga FSHF. Ekipi fitues do të sigurojë qëndrimin në Kategorinë e Dytë.

Skuadra që do të humbasë këtë përballje do të zhvillojë më pas një tjetër ndeshje vendimtare me humbësen e finales së vendeve të treta të Kategorisë së Tretë, për të përcaktuar ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë në sezonin pasardhës.

Edhe për sezonin 2027/2028, Kategoria e Dytë do të organizohet në dy grupe, por këtë herë me nga 12 skuadra në secilin, si në Grupin A ashtu edhe në Grupin B.

Në këtë edicion, ngjitjen direkte në Kategorinë e Parë do ta sigurojë vetëm skuadra fituese e secilit grup.

Në fazën play-off të këtij sezoni do të marrin pjesë ekipet e renditura në vendet 2, 3, 4 dhe 5 në secilin grup. Fituesi i play-off-it të Grupit A do të ndeshet me skuadrën e tretë nga fundi të Kategorisë së Parë, ndërsa fituesi i Grupit B do të luajë kundër ekipit të katërt nga fundi të Kategorisë së Parë në ndeshjet play-out.

Sa i takon rënies nga Kategoria e Dytë në sezonin 2027/2028, skuadrat e renditura në fund të secilit grup do të bien direkt në Kategorinë e Tretë.

Ndërkohë, ekipet e vendit të 11-të në të dy grupet do të përballen në një ndeshje të vetme play-out. Fituesi do të mbetet në Kategorinë e Dytë, ndërsa humbësi do të luajë një sfidë shtesë me fituesin e finales së vendeve të dyta të Kategorisë së Tretë, për të përcaktuar skuadrën pjesëmarrëse në Kategorinë e Dytë për sezonin pasardhës.

The post FSHF miraton format të ri për Kategorinë e Dytë dhe të Tretë, ja si do të funksionojnë ngjitjet dhe rëniet appeared first on Albeu.com.

Pas Superiores, edhe Kategoria e Parë drejt formulës së re, publikohet vendimi i KE-së
Në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv është miratuar edhe propozimi i ardhur nga Departamenti i Garave për ndryshimin e formatit të kampionatit “Kategoria e Parë” në sezonet futbollistike 2027/2028 dhe 2028/2029, me synimin për të rritur konkurrueshmërinë dhe për të mbajtur interesin sportiv të lartë gjatë gjithë sezonit.

Për edicionin aktual, megjithatë, nuk do të ketë asnjë ndryshim. Propozimi i Departamentit të Garave parashikon që kampionati të vijojë me formulën ekzistuese, me 3 faza të rregullta dhe 33 javë kampionat.

Në këtë format, vendi i 1-rë dhe vendi i 2-të i Kategorisë së Parë do të sigurojnë ngjitjen automatike në kampionatin “Abissnet Superiore”.

Ndërkohë, skuadrat e renditura në vendet 3, 4, 5 dhe 6 të Kategorisë së Parë play-off do të luajnë gjysmëfinalet sipas skemës 3 kundër 6 dhe 4 kundër 5.

Fituesit e këtyre përballjeve do të ndeshen në finale, ndërsa skuadra që fiton finalen do të ngjitet në kategorinë “Abissnet Superiore” në sezonin e ardhshëm.

Po ashtu, ekipi finalist do të luajë një ndeshje vendimtare ndaj skuadrës së renditur në vendin e tretë nga fundi të “Abissnet Superiore” play-out, për të përcaktuar ekipin që do të jetë pjesë e elitës së futbollit në edicionin e ardhshëm.

Për sezonet 2027/2028 dhe 2028/2029 është hedhur propozimi që Kategoria e Parë të ketë të njëjtën strukturë si kampionati “Abissnet Superiore”.

Sipas formulës së re, kampionati do të luhet në dy faza të rregullta me 12 skuadra përgjatë 22 javëve. Pas përfundimit të tyre, ekipet do të ndahen në dy grupe sipas renditjes, ndërsa pikët e grumbulluara në fazën e rregullt do të përgjysmohen përpara nisjes së fazave play-off dhe play-out.

Gjashtë skuadrat e para do të garojnë në play-off me sistem vajtje-ardhje për 10 javë. Ekipi i renditur i pari do të shpallet kampion i edicionit 2027/2028 dhe do të ngjitet automatikisht në “Abissnet Superiore”, ndërsa edhe skuadra që e mbyll play-off në vendin e dytë do të ngjitet në elitë.

Nga ana tjetër, gjashtë skuadrat e gjysmës së poshtme të tabelës do të zhvillojnë fazën play-out, gjithashtu me sistem vajtje-ardhje dhe 10 javë garë. Dy ekipet e fundit do të bien automatikisht në Kategorinë e Dytë për sezonin pasardhës.

Skuadrat e renditura në vendet 3 dhe 4 të parafundit të fazës play-out në Kategorinë e Parë do të përballen me ekipet e play-off të Kategorisë së Dytë, Grupi A dhe B.

Po në play-off-in e Kategorisë së Parë, skuadrat e vendeve 3, 4, 5 dhe 6 do të luajnë gjysmëfinalet me formulën 3 kundër 6 dhe 4 kundër 5. Fituesit do të përballen në finale, ndërsa skuadra që do ta fitojë atë do të ndeshet më pas me vendin e tretë nga fundi të “Abissnet Superiore” play-out, për të vendosur ekipin që do të marrë pjesë në elitën e futbollit në edicionin e ardhshëm.

The post Pas Superiores, edhe Kategoria e Parë drejt formulës së re, publikohet vendimi i KE-së appeared first on Albeu.com.

AXHENDA E KOMBËTARES/ Shqipëria kthehet në shtator me risinë e madhe të UEFA-s, do luhet si asnjëherë më parë
Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka mbaruar miqësoret e qershorit dhe tashmë do të kthehet përsëri në fushën e lojës nën urdhrat e Maran vetëm në shtator.

Ai do të jetë një grumbullim si asnjëherë më parë për Ligën e Kombeve.

Kjo, pasi UEFA ka vendosur që të bashkojë dritaret e shtatorit dhe tetorit në një ndalesë të vetme, duke bërë kësisoj që ekipet kombëtare të luajnë katër ndeshje radhazi pa ndërprerje brenda dy javësh grumbullim.

Kjo do të thotë se fati i pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, mund të vendoset menjëherë që në këtë grup ndeshjesh për kuqezinjtë.

Ata luajnë të parën më 26 shtator në Tiranë ndaj Bjellorusisë, për të vazhduar tre ditë më vonë në transfertë ndaj San Marinos e më pas më 3 tetor në Finlandë, para se të kthehen përsëri në Tiranë më 6 tetor për të mbyllur sfidat me San Marinon.

AXHENDA

26.09.2026

Shqipëri-Bjellorusi

29.09.2026

San Marino-Shqipëri

03.10.2026

Finlandë-Shqipëri

06.10.2026

Shqipëri-San Marino

The post AXHENDA E KOMBËTARES/ Shqipëria kthehet në shtator me risinë e madhe të UEFA-s, do luhet si asnjëherë më parë appeared first on Albeu.com.

Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin
Juljan Shehu ishte risia e madhe e Kombëtares shqiptare për vitin 2025. Mesfushori i Uidzeu Lodz e ka shpërblyer besimin e trajnerit Silvinjo dhe tashmë gëzon vendin e tij si titullar.

Deri tani janë treguar tre klube të interesuara për shërbimet e  27-vjeçarit. Bëhet fjalë për Sporting Kansas Siti në Amerikë, Panathinaikos në Greqi dhe Valencia në Spanjë.

Shehu pranoi në tetor, që të rinovonte deri në vitin 2028 me Uidzeu Lodz. Në Poloni është zbuluar se ekziston një klauzolë e veçantë për mesfushorin.

Siç raportohet, klauzola që lejon largimin për një shumë të caktuar, është vetëm për disa liga dhe më saktë ato kryesoret. Kështu nuk përjashtohet mundësia që Shehu të jetë me ekip të ri në janar.

The post Risia e madhe e Kombëtares për vitin 2025, klauzola e veçantë i hap rrugën mesfushorit për largimin appeared first on Albeu.com.

Risi në “BBVK”: Dy femra në panelin e opinionistëve
Sezoni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në formatin e tij. Pas tre sezonesh me një panel të përbërë nga një mashkull dhe një femër, këtë vit, produksioni ka vendosur një risi të guximshme: për herë të parë, paneli do të përbëhet nga dy opinioniste femra.

Ky ndryshim pritet të sjellë dinamika të reja në studio, duke ofruar një këndvështrim të freskët për analizën e lojës. Lajmi ka shokuar paksa publikun, pasi është e para herë që “Big Brother VIP Kosova” do të thyejë këtë traditë. Ndërkohë, emrat e opinionisteve mbahen ende në fshehtësi, por thuhet se bëhet fjalë për dy figura të njohura në rrjetet sociale, të cilat kanë një ndikim të madh në botën e reality show-ve.

Sipas burimeve pranë produksionit, ky ndryshim është një reagim ndaj suksesit të edicionit të kaluar, kur publikimi i analizave të marrëdhënieve dhe debateve emocionale nga opinionistet femra u prit shumë mirë. Ky vendim tregon se produksioni po përpiqet të krijojë më shumë dinamika dhe të sjellë një eksperiencë më të pasur dhe më interesante për të gjithë ata që e ndjekin spektaklin.

Sakaq, mbetet vetëm të presim për të parë se cilat do të jenë dy femrat që do të ulen në karriget e opininionisteve

The post Risi në “BBVK”: Dy femra në panelin e opinionistëve appeared first on Albeu.com.

“Një fillim i ri”, çfarë duhet të dini për update-in e fundit të Instagram
Instagram, që është në pronësi të Meta, po bën ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si funksionon platforma dhe si rekomandon përmbajtje, duke u fokusuar sidomos tek promovimi i përmbajtjes origjinale dhe krijimi i një ambienti më të sigurt online për adoleshentët.

Së fundmi, në një postim Instagram njoftoi një ndryshim të madh në algoritmet e tij – një “rifillim nga e para.” Sipas postimit, platforma ka testuar “mundësinë për të gjithë përdoruesit – përfshirë adoleshentët – që të rivendosin rekomandimet e tyre. Me disa klikime, mund të fshini përmbajtjen e rekomanduar në Explore, Reels dhe Feed dhe të filloni nga e para.”

Ky funksion i ri ndërtohet mbi mjetet që Instagram tashmë ofron për të personalizuar rekomandimet e përmbajtjes. Nëse keni nevojë për një “pastrim” të timeline-it ose jeni lodhur nga përmbajtja e rekomanduar, ky rifillim do të ndihmojë në përshtatjen e rekomandimeve me kalimin e kohës.

Gjithashtu, do të keni mundësinë të shqyrtoni llogaritë që ndiqni dhe të ndaloni së ndjekuri ato që nuk dëshironi më t’i shihni, sipas postimit.

Megjithatë, Instagram thekson se ky rifillim nuk mund të zhbëhet pasi të jetë nisur. Funksioni i ri “rifillim nga e para” do të shpërndahet së shpejti globalisht.

Ky veprim vjen në një kohë kur Meta po përballet me presion të madh nga Kongresi dhe një numër të madh padish nga prokurorët e përgjithshëm të shteteve, të cilët e akuzojnë kompaninë për përkeqësimin e çështjeve të shëndetit mendor tek të rinjtë dhe krijimin e një ambienti online të varur.

Edhe pse funksioni nuk është i kufizuar nga mosha dhe mund të ndihmojë çdo përdorues që dëshiron të përshtatë përmbajtjen e tij, Meta e ka vënë theksin tek adoleshentët si përfitues kryesorë të këtij ndryshimi.

Në blog, Meta thekson: “Ne e kuptojmë që prindërit shqetësohen se adoleshentët e tyre mund të shohin përmbajtje të papërshtatshme ose të ndjeshme online… Përveç heqjes së përmbajtjes që shkel rregullat tona, ndërmarrim hapa për të parandaluar që adoleshentët të shohin përmbajtje të ndjeshme ose të pjekur. Ne e shmangim rekomandimin e saj dhe në disa raste e fshehim atë nga adoleshentët, edhe nëse është ndarë nga dikush që ata ndjekin.”

Së fundmi, Meta prezantoi një grup mbrojtjesh të reja për adoleshentët përmes funksionit **Teen Accounts**, për përdoruesit nën 18 vjeç. Ky lloj llogarie është privat si parazgjedhje dhe përfshin një sërë kufizimesh për të miturit.

Vetëm përdoruesit mbi 16 vjeç mund të ndryshojnë disa nga këto cilësime me lejen e prindërve. Meta shpreson që ky funksion i ri të ndihmojë adoleshentët “të formësojnë përvojën e tyre në Instagram, duke reflektuar interesat dhe pasionet e tyre teksa evoluojnë.”

The post “Një fillim i ri”, çfarë duhet të dini për update-in e fundit të Instagram appeared first on Albeu.com.

“WhatsApp” vjen me risi të reja, pritet të ndryshojë gjithçka
Gjatë muajve të fundit, WhatsApp ka prezantuar gradualisht disa veçori të AI në aplikacionin e saj. Për momentin, këto funksione janë të disponueshme vetëm në vende të zgjedhura dhe për përdoruesit që përdorin aplikacionin në anglisht.

Por duket se lajmet që së shpejti duhet të bëhen të disponueshme për disa përdorues të tjerë, do të ndryshojnë vërtet mënyrën e përdorimit të aplikacionit.

Deri më tani, përdoruesit mund të përdorin Meta AI, platformën e inteligjencës artificiale të Meta, për të krijuar ngjitëse, për të postuar pyetje në kutinë e kërkimit ose për të biseduar me chatbotin e Meta AI.

Por së shpejti ata do të jenë në gjendje të krijojnë foto, duke përdorur inteligjencën artificiale.

Përdoruesit do të mund të krijojnë foto dhe imazhe të animuara bazuar në fotot e tyre, por me ndihmën e inteligjencës artificiale.

WhatsApp-it do t’i duhet vetëm një foto nga përdoruesi dhe më pas modeli AI Llama i Metës, do të bëjë magjinë e tij dhe do ta kthejë atë foto në një seri të tërë fotografish të ndryshme, në varësi të pyetjeve të përdoruesit. Dhe e gjithë kjo brenda aplikacionit WhatsApp.

Në përkthim, do të jetë e mjaftueshme për të krijuar një selfie të zakonshme dhe modeli Meta AI Llama do të krijojë një foto të përdoruesit duke kërcyer, duke pushuar në plazh ose duke ecur në Mars.

Aktualisht është e paqartë se si Meta (ose WhatsApp), planifikon të parandalojë përdoruesit që të bëjnë të njëjtën gjë me fotot e njerëzve të tjerë dhe t’i dërgojnë ato nëpër ueb.

Ndërsa Meta së fundmi ,njoftoi fillimisht përdorimin e të dhënave të disponueshme publikisht nga përdoruesit e saj të Facebook në Evropë, për të trajnuar modelet e saj të AI, më pas e tërhoqi atë vendim sepse ata nuk ishin të sigurt se si një vendim i tillë përputhej me ligjin evropian për mbrojtjen e të dhënave për tregjet dixhitale dhe GDPR, duket si BE. përdoruesit nuk do të kenë mundësinë për të përdorur AI në WhatsApp së shpejti.

Por të paktën mund të flasim për atë që u ofrohet përdoruesve të tjerë.

The post “WhatsApp” vjen me risi të reja, pritet të ndryshojë gjithçka appeared first on Albeu.com.

WhatsApp-i po sjell ndryshimin e shumëpritur
Aplikacioni WhatsApp po zhvillon një funksion të ri që do t’ju lejojë të telefononi njerëzit drejtpërdrejt nga aplikacioni, pa i ruajtur në listën e kontakteve, raporton “WABetaInfo”.

Kjo risi do të jetë e disponueshme për ata që kanë aplikacionin beta për Android, versioni 2.24.9.28.

WhatsAppi nuk ka lejuar t’a telefononi dikë nga aplikacioni nëse numri nuk ka qenë i regjistruar në listën e kontakteve.

Nuk ka ende detaje se kur kjo veçori mund të jetë e disponueshme për përdoruesit në mbarë botën, por zakonisht nuk kalon shumë kohë kur veçoria fillimisht testohet në versionin beta.

The post WhatsApp-i po sjell ndryshimin e shumëpritur appeared first on Albeu.com.

KUJDES! Risia e fundit nga “Instagram” vjen me pasoja për disa përdorues
“Instagram” po ndryshon algoritmin e tij që ndikon në “Reels” për t’i dhënë përparësi “përmbajtjes origjinale”. Para së gjithash, kjo do të ketë pasojat për ata që publikojnë kryesisht video të përdoruesve të tjerë. Gjithashtu, llogaritë me më pak ndjekës, por që postojnë videot e tyre, duhet të kenë shikueshmëri më të mirë në këtë mënyrë.

Në një postim në blog, kompania deklaroi se po përpiqet të korrigjojë mënyrën e renditjes së llogarive, sepse, siç thonë ata, historikisht, krijuesit me një numër të madh ripostimesh dhe ndjekësish kanë arritur më shumë përdorues sesa ata të cilët krijojnë përmbajtje origjinale. Nuk është e qartë se çfarë ndryshimesh do të bëjë “Instagram” për ta barazuar këtë, por ata theksuan se algoritmi nuk do t’i japë më prioritet llogarive me më shumë ndjekës.

Ndryshimi i renditjes së përmbajtjes duhet të hyjë në fuqi në muajt e ardhshëm, ndërsa ndryshimi i përmbajtjes origjinale ka të ngjarë të arrijë shumë më shpejt. “Instagram” thotë se do të vendosë në mënyrë aktive videot origjinale në sugjerime në vend të “Reels” të ripostuar, kur vëren se përmbajtja është identike. “Gjithashtu, kur dikush riposton përmbajtjen e dikujt tjetër, do të ketë një shenjë se kush është krijuesi origjinal. Kjo nuk do të zbatohet për memet ose përmbajtje të tjera të ndryshuara ndjeshëm, thotë “Instagram”.

Së fundmi, Meta ka zbuluar detaje se sa të ardhura nga reklamat ka krijuar Instagram gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, të ardhurat nga reklamat e Instagram ishin 32.4 miliardë dollarë, që është më shumë se edhe shërbimi i videove “YouTube”, i cili gjeneroi 28.8 miliardë dollarë në të njëjtin vit. “Business Insider “më parë theksoi avantazhin e “Instagram” ndaj “YouTube”, duke vënë në dukje se “YouTube” u jep 55% të çdo dollari që fiton nga reklamat për pronarët e përmbajtjeve që ngarkojnë video, ndërsa “Instagram” ndan shumë më pak.

The post KUJDES! Risia e fundit nga “Instagram” vjen me pasoja për disa përdorues appeared first on Albeu.com.

WhatsApp vjen së shpejti me opsionin e ri, bisedat me “datë skadence”
Përdoruesit e WhatsApp së shpejti do të kenë një opsion që do t’i lejojë t’i vendosin një “datë skadence” grupeve të “chat”-it. Kjo do të bëhet për të liruar hapësirë, duke qenë se ky aplikacion njihet për zënie të madhe hapësire nëpër celularët tanë, me mesazhe të vjetra me vite që ruhen aty.

Gjithashtu, kjo do të ndihmojë njerëzit që ta kenë më të organizuar aplikacionin, duke hequr bisedat e “vdekura” dhe që nuk duhen më. Çdo mesazh apo bisedë që fshihet në këtë mënyrë, do të zhduket vetëm nga celulari i personit që ka vendosur datën e skadencës.

Ndërkaq nëse dëshironi të shikoni statusin e WhatsApp-it të dikujt në mënyrë anonime, ka deri në katër mënyra për ta bërë atë. Te Statusi, mund të ndani tekst, foto, video dhe GIF të koduar që zhduken pas 24 orësh. Për të dërguar dhe marrë përditësime të statusit nga kontaktet tuaja, ju dhe kontaktet tuaja duhet të ndani numrat e telefonit me njëri-tjetrin./Albeu.com

The post WhatsApp vjen së shpejti me opsionin e ri, bisedat me “datë skadence” appeared first on Albeu.com.