rinumërimi votave Archives - Albeu.com

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do të vazhdoj betejën, edhe pse kjo do të zemërojë kolegët
Rinumërimi i votave në qarkun e Durrësit, nuk solli asnjë ndryshim mandatesh mes forcave politike. Ajo që humbi më tepër vota ishte vetë Partia Demokratike, edhe pse kërkesa për rinumërim u bë nga kandidati i të njëjtës parti, Aulon Kalaja.

Në përditësimin zyrtar të KQZ-së, rezulton se Partia Demokratike, ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste 5 vota.

Po ashtu, koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, humbi 5 vota nga korrigjimi.

Sipas të dhënave të KQZ, Arjan Ndoja, ka rezultuar me 88 vota të marra padrejtësisht, ndërsa Aulon Kalasë i janë rikthyer 11 vota që nuk i ishin përfshirë në numërimin e parë, por ky rezultat nuk i siguroi Kalasë një ulëse në Kuvend.

Aulon Kalaja, thotë se KAS dhe KQZ anuluan numërimin e të gjitha votave të qarkut Durrës; sipas tij, në datën 3 qershor me një vendim të vetë KQZ-së, duhej të hapeshin 290 kutitë brenda vendit dhe 85 kutitë e Diasporës, por ky vendim ndryshoi duke lejuar të hapen vetëm 154 kuti plus kutitë e Diasporës.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Aulon Kalaja, ndërprerjen e rinumërimit të të gjitha votave të qarkut Durrës e quan “krim zgjedhor” që mbështetet nga vetë KQZ dhe KAS.

Pavarësisht këtij vendimi, Kalaja thotë se nuk do të ndalet së kërkuari hapjen e kutive të tjera, edhe pse kjo kërkesë do të shkaktojë zemërim te kolegët e partisë së tij.

Sa i përket kandidatëve të tjerë në PD, 54 vota i shtohen Emri Vatës, 17 i shtohen Edlira Harizit, 24 Ndrec Pjetrit, ndërsa 39 i hiqen Petro Vokopolës.

Te socialistët, Arkend Balla, ka marrë 63 vota pa meritë, që i hiqen nga numërimi i parë. Ani Dyrmishi rikuperon 18 vota, Alban Xhelili 25, kurse Erjon Xhili humb 37 vota.

Ditën e hënë, KAS do të japë verdiktin final për çertifikimin e rezultatit të 11 majit në këto 4 qarqe, ndërsa PD ka lajmëruar se do të shkojë edhe për këto 4 raste në Kolegjin Zgjedhor për të kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve, pavarësisht se kërkesat për qarqet e tjera i janë.

The post Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do të vazhdoj betejën, edhe pse kjo do të zemërojë kolegët appeared first on Albeu.com.

Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin
Këtë të shtunë, përmes një postimi në rrjetet sociale, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i bën thirrje Prokurorisë së Posaçme, që të mos vonojë hetimet ndaj Ceno Klosit, i cili rezultoi nga rinumërimi se kishte përfituar padrejtësisht 831 vota në Qarkun e Fierit.

Ai shprehet se; krahas tjetërsimit të votave, ka patur edhe trafikime të mandateve, gjë e cila sipas tij, u verifikua edhe nga pamjet filmike.

Bardhi apelon SPAK, të nisë hetimet për krime zgjedhore ndaj Ceno Klosit.

“Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin. Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm”, shkruan Bardhi.

Postimi:

Rinumërimi i rreth 2000 kutive në 3 qarqet kyesore të vendit, nxorri në sipërfaqe vetëm atë që të gjithë e dinim: sa e pangopur në vjedhje është Belinda Balluku alias Zeqine Balluku.

Vota të trafikuara që arrinin deri aty sa kishin trafikuar edhe mandate në tavolinë, në mënyrë të panevojshme, hapur dhe në sy të kamerave e opinionit publik, provon qartë se çfarë ka qenë në gjendje të bëjë larg kamerave dhe vëmendjes së opinionit publik.

Vjedhja e votave masivisht deri në trafikimin e mandateve është “gabim njerëzor” aq sa është “gabim njerëzor” vjedhja e:

-80 milion eurove me dy TEC-et lundruese në Vlorë;

-180 milion eurove në aferën e shitblerjes së energjisë elektrike;

-50 milion eurove në aferën e Tunelit të Llogarasë.

Vjedhjet në çdo drejtim duhet të ndëshkohen dhe SPAK nuk ka asnjë arsye të vonojë hetimet për Belinda Ballukun dhe Ceno Klosin.

Nëse vjedhjet në ushtrimin e detyrës mbeten të pandëshkuara, atëherë kalohet lehtësisht tek vjedhja dhe deformimi i vullnetit të qytetarëve, me shpresën që janë të paprekshëm.

The post Rinumërimi i votave në Fier/ Bardhi: SPAK s’ka arsye të vonojë hetimet për Ceno Klosin appeared first on Albeu.com.