rinumërim Archives - Albeu.com

Pas pretendimeve të Haxhiut dhe Kryeziut, hapen pikëpyetje për numërimin e votave brenda PDK-së
Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të dy ish-kandidatë për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, disa ditë më parë iu drejtuan Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) me një ankesë, ku kërkuan rinumërim të plotë të votave preferenciale për kandidatët e kësaj partie.

Në ankesën e tyre ata ngritën dyshime se gjatë numërimit mund të kenë ndodhur parregullësi dhe mospërputhje, ndaj kërkuan verifikim të gjithanshëm për të siguruar transparencë dhe saktësi në rezultatin përfundimtar.

Në kërkesën dërguar PZAP-it thuhet: “Rinumërimi i vetëm 185 vendvotimeve, që përfshin rreth 3.52% të votave të PDK-së, dëshmoi se kishte gabime në numërimin fillestar…”

Megjithatë, sot PZAP vendosi t’i hedhë poshtë si të pabazuara ankesat e dy kandidatëve për deputetë nga PDK, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu.

Sipas vendimeve të 22 qershorit 2026, paneli i përbërë nga gjyqtarët Skender Çoçaj, Kymete Kicaj dhe Arsim Hamzaj ka vlerësuar se pretendimet e paraqitura nga kandidatët nuk përmbushin kushtet për miratim.

Avokati Gazmend Halilaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha se ankesa e Haxhiut dhe Kryeziut duhet parë si një përpjekje për të garantuar transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor, me theks kryesor te renditja e kandidatëve brenda PDK-së.

Sipas tij, procedurat që lidhen me ankesat dhe rinumërimet mund ta ngadalësojnë certifikimin e rezultateve, por mbeten të domosdoshme për të siguruar legjitimitetin e procesit zgjedhor dhe konstituimin e institucioneve mbi baza të rregullta ligjore.

Halilaj u shpreh: “Ankesa e Bekim Haxhiut dhe Qëndrim Kryeziut në PZAP duhet parë para së gjithash si një përpjekje për të siguruar transparencë dhe saktësi në procesin zgjedhor. Megjithatë, fakti që kërkesa vjen nga kandidatë të së njëjtës parti dhe lidhet me votat preferenciale për deputetë, tregon se bëhet fjalë kryesisht për një çështje të renditjes së brendshme të kandidatëve të PDK-së dhe jo për rezultatin e përgjithshëm zgjedhor.

Megjithatë, vonesat nuk lidhen drejtpërdrejt me ndryshimin e raportit të forcave politike, por me përfundimin e të gjitha procedurave ligjore që garantojnë legjitimitetin e rezultatit. Sa më shumë ankesa dhe rinumërime të ketë, aq më shumë mund të zgjatet procesi i certifikimit, gjë që mund të ndikojë në afatet për konstituimin e institucioneve”, theksoi avokati.

Ai shtoi se pretendimet për manipulim të votave brenda PDK-së, për momentin, mbeten në nivel dyshimesh derisa të ketë prova konkrete.

Në deklaratën e tij për “Bota sot”, Halilaj tha: “Sa i përket pretendimeve për manipulim të votave brenda PDK-së, aktualisht nuk mund të nxirren përfundime të tilla pa prova konkrete dhe pa një vendim të institucioneve kompetente. Ekzistenca e gabimeve në numërim nuk nënkupton domosdoshmërisht manipulim; ato mund të jenë rezultat i gabimeve njerëzore gjatë procesit të numërimit. Megjithatë, vetë kërkesa për rinumërim tregon se ekziston mosbesim nga disa kandidatë ndaj mënyrës se si janë administruar votat preferenciale. Nëse rinumërimi i plotë do të evidentonte dallime të konsiderueshme, atëherë do të shtroheshin pyetje serioze mbi integritetin e procesit të numërimit brenda kësaj partie. Deri atëherë, është më e drejtë të flitet për dyshime dhe kërkesa për transparencë sesa për manipulim të provuar”.

Në anën tjetër, analisti Faton Mehmeti deklaroi për gazetën se ankesat e kandidatëve të PDK-së në PZAP nuk janë të rastit dhe se, sipas tij, ekzistojnë dyshime serioze për manipulim votash brenda partisë.

Ai vlerësoi se PZAP duhet të procedojë me rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së, në mënyrë që procesi të jetë transparent dhe i drejtë.

Mehmeti u shpreh për “Bota sot”: “Tashmë është e njohur që PDK për hajninë që e zhvillon brenda vet partisë, kandidatë e të njejtës parti që i vjedhin vota njëri-tjetrit, gjë që nuk është befasi kjo.

Kështu që besoj se duhet të ketë pasur shumë elemente që deputetët në fjalë pra i janë drejtuar PZAP-it, kështu që besoj dhe jam i bindur që ka pas manipulime të theksuara nga brenda PDK-së, mirëpo ka dyshime edhe ka manipulime edhe brenda partive tjera, po brenda PDK-së sigurisht që ka sepse ia kanë marrë dorë kësaj pune, prandaj une pres që PZAP t’i numëroj të gjitha votat e deputetëve të PDK-së sepse me të vërtetë ka pasur keqpërdorime.

Besoj që ish-deputeti Haxhiu duhet të ketë fakte për ta sjellë një vendim të drejtë në favor të tij nëse numërohet votat e të gjithë kandidatëve të PDK-së.

Në këtë kuptim kjo mund ta zvarrisë për një kohë të caktuar shpalljen zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, por besoj që është shumë e drejtë që të ketë pastërti të të gjithë kandidatëve që kanë marrë pjesë në këtë proces”, potencon ai për “Bota sot”.

The post Pas pretendimeve të Haxhiut dhe Kryeziut, hapen pikëpyetje për numërimin e votave brenda PDK-së appeared first on Albeu.com.