rinis Archives - Albeu.com

Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës
Këtë të hënë, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, rikthehen në Kuvend për nisjen e sesionit të ri parlamentar, në orën 17:00.

Më herët gjatë ditës, në orën 11:00, do të mblidhet Konferenca së Kryetarëve, ku do të shqyrtohet kalendari dhe programi i punës për pesë javët e ardhshme.

Sipas Kuvendit, rendi i ditës në Konferencën e Kryetarëve është si vijon:

1. Shqyrtimi i projektprogramit të punës së Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 27 shkurt 2026.

2. Shqyrtimi i projektkalendarit të punimeve të Kuvendit për periudhën 19 janar 2026 – 6 shkurt 2026.

3. Shqyrtimi i projektkalendarit të kontrollit parlamentar të Kuvendit (agjenda vjetore për kontrollin e mbikëqyrjen parlamentare për institucionet e pavarura dhe agjencitë ligjzbatuese), si dhe projektkalendari vjetor i kontrollit parlamentar (seanca dëgjimore dhe vizita monitoruese të komisioneve parlamentare).

4. Miratimi i projektplanit të Veprimit të Kuvendit për zbatimin e rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025.

Sipas agjendës së bërë publike në faqen e Parlamentit, seanca plenare do të hapë punimet me diskutime nga kryetarët e grupeve parlamentare, miratimin e procesverbalit të seancës së kaluar dhe njoftime të ndryshme, sipas rendit të ditës të miratuar nga Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi.

The post Kuvendi i Shqipërisë rinis punën, deputetët mblidhen për herë të parë për 2026-ën, zbardhet rendi i ditës appeared first on Albeu.com.

Sesioni i fundit para “shpërndarjes”/ Sot rinis Kuvendi, ja se çfarë pritet të diskutohet
Këtë të hënë, pas ndërprerjes për festat e fundvitit, do të rinisë Kuvendi me seancën plenare që është planifikuar të nisë në orën 17:00.

Ky do të jetë sesioni i fundit për këtë legjislaturë të dhjetë, e cila do të vijojë punimet deri në mars, për t’ia lënë më pas vendin përgatitjeve për zgjedhjet e 11 majit, ku qytetarët do të zgjedhin parlamentin e ri.

Mazhoranca dhe opozita, do të përpiqet të gjejnë gjuhën e përbashkët për disa nisma. Një prej nismave kryesore, është ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të lehtësuar votën e diasporës, të cilat janë ndryshime teknike.

Më konkretisht, bëhet fjalë për afrimin e datës së regjistrimeve dhe shpalljes së emrave të kandidatëve për deputetë në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe të shpërndahet te emigrantët që do të votojnë me postë.

Ndryshimi tjetër është ai që kërkon të specifikojë në ligjin zgjedhor, se për këto zgjedhje, emigrantët nuk do të kenë asnjë kosto, pasi njëjtë si dërgimi i fletës së votimit, edhe marrja e saj do të bëhet me buxhetin e shtetit.

Ndërkohë, palët kanë përplasje sa i përket numërimit të votave të diasporës, ku Partia Socialiste, ia lë në dorë administratës së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, ndërsa opozita kërkon të procedohet normalisht njësoj si me votat brenda vendit, pasi nuk ka besim tek institucioni i drejtuar nga Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu, Partia Demokratike, propozon që emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja, por kjo kërkesë duket e vështirë për të gjetur dakordësinë mes palëve.

Në seancat e para të këtij sesioni, pritet të votohet edhe për dërgimin ose jo në Gjykatë Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist vullnet Sinaj, çështje për të cilën u ra dakord disa ditë më parë në Këshillin e Mandateve. Ai akuzohet nga opozita për konflikt interesi duke përfituar fonde publike

Në Kuvend, gjithsesi debate pritet të ketë edhe për nismat e fundit ligjore të depozituara nga të dyja palët përgjatë javëve të fundit e që do t’i nënshtrohen diskutimit parlamentar, siç është paketa e maleve e qeverisë, apo dy projektligjet e depozituara nga demokratja Jorida Tabaku për “Për marrëveshjet e kredisë konsumatore” apo ai për “Mbrojtjen e Konsumatorëve”.

Mbledhja e Kuvendit në seancë plenare në datën 20.1.2025, ora 17:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si me poshtë:

1. Hapja e punimeve të sesionit VIII të Legjislaturës X.

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.12.2024.

3. Njoftime.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë

The post Sesioni i fundit para “shpërndarjes”/ Sot rinis Kuvendi, ja se çfarë pritet të diskutohet appeared first on Albeu.com.

Kampet në Gjadër/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga “vendet e sigurta” do të akomodohen në Shqipëri
Nga e hëna anija e Marinës, ‘Libra’, do të kthehet në stacionin 20 milje larg Lampedusa për të ruajtur ujërat dhe për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujrat e Mesdheut, për të bërë skriningun e parë në bord dhe për t’i transportuar drejt Shqipërisë ata që janë “të përshtatshëm”: vetëm burrat e rritur “jo vulnerabël” dhe që vijnë nga vende të konsideruara të sigurta sipas legjislacionit italian.

Në thelb, vendimi i gjykatës së Romës përcaktonte se “procedura kufiri i përshpejtuar”, nuk mund të zbatohet për migrantët që vijnë nga vende të tjera, që konsiderohen të sigurtë vetëm nga Italia dhe jo nga legjislacioni evropian.

Tani është e qartë, për Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, nuk vend nuk mund të përcaktohet i sigurtë, nëse edhe një pakicë e vogël qytetarësh janë në rrezik dhe i takon gjyqtarit përgjegjës që të dallojë rast pas rasti nëse riatdhesimi do të rrezikonte jetën e personit.

Më 21 tetor, Qeveria Meloni, miratoi një dekret ligjor që shënon përmirësimin e listës së “vendeve të sigurta”.

Pika e pritjes së emigrantëve në Shëngjin dhe tre objektet e akomodimit në Gjadër, ai për azilkërkuesit, ai për emigrantët që do të riatdhesohen dhe burgu, prej dy javësh kanë mbetur pa “mysafirë” por të populluar thuajse 300 punëtorë: përkthyes, pastrues, personel mjekësor dhe infermierët, oficerët e policisë, policia financiare dhe karabinierët.

The post Kampet në Gjadër/ Nga e hëna rinis operacioni, emigrantët nga “vendet e sigurta” do të akomodohen në Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak
Ngërçi i krijuar në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, i ngritur si pjesë e paktit PS-Rithemelimi për normalitet në Kuvend, duket se po shkon drejt zgjidhjes.

Pas 4 mbledhjesh të dështuara, opozita dhe mazhoranca pritet t’i drejtohen sërish të martën tryezës së Komisionit për ta vijuar punën aty ku e lanë, me tentativën e parë për të gjetur dakordësinë për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

Zhbllokimi i punës në Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi vjen pasi opozita kërkoi ndërhyrjen e Lindita Nikollës dhe pas një takimi që kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi pati me kryeparlamentaren, takim në të cilin u informua se nuk ka një vendim politik të PS për të bojkotuar punën e komisioneve hetimore, por se palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët brenda komisionit.

Partia Socialiste refuzonte të merrte pjesë në Komision prej 4 mbledhjesh, me argumentin se kryetarja Albana Vokshi e kishte kthyer në një proces partiak hetimi dhe se merrte vendime për të thirru mbledhjen, në mënyrë të njëanshme.

Komisioni Hetimor I Koncesioneve në Shëndetësisë ka hartuar deri më tani vetëm listën e dëshmitarëve, ku do të thirret si dëshmitar kryeministri Edi Rama ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Albana Koçiu e të tjerë funksionarë apo ish funksionarë të lartë të ministrisë së shëndetësisë.

Ky komision po heton koncesionet e check-up dhe sterilizimit ndërsa është tërhequr nga hetimi i hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë.

The post Zgjidhet ngërçi! Pas 4 mbledhjeve të dështuara, të martën rinis komisioni i Shëndetësisë! PS refuzonte të merrte pjesë: Vokshi ‘hetim’ partiak appeared first on Albeu.com.